7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Noteria shkarkoi Gjykatën Themelore në Prizren

ura e gurit ne prizrenFillimi i punës së noterëve në Prizren ka ndikuar në lehtësimin e punës së Gjykatës Themelore (GJTH), duke shkarkuar një numër të lëndëve, të cilët për vite, me apo pa dashje janë grumbulluar në sirtarët e gjykatës.

Mentor Krasniqi nga Prizreni, tha se për një kohë të shkurtër ka bërë bartjen e trashëgimisë së një prone, përkundrazi referuar asaj çfarë kishte dëgjuar më parë nga babai i tij kishte llogaritur të humbte më tepër kohë.

“Pasi ia dorëzova dokumentet, noteri e ka kryer pa ndonjë vonesë”, tha ai.

Fillimi i funksionalizimit të noterisë, në vitin 2012 është vlerësuar si ndihmesë e madhe për sistemin gjyqësor. Çështjet që kanë kaluar prej Gjykatës tek noterët janë ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë, kontratat dhe me legalizimin. Në Prizren tashmë janë të licencuar shtatë noterë.

Zëdhënësja e GJTH-së, Afërdita Kicaj, tha për “Zërin” se funksionalizimi i noterisë ka reflektuar pozitivisht në punën e Gjykatës, që tashmë është liruar nga ngufatja që ka pasur nga lëndët e kësaj natyre, që tashmë janë punë e noterëve.

Mbështetur në shënime, del se në fund të vitit 2012, në GJTH përafërsisht kanë qenë rreth 14 mijë lëndë, që kanë të bëjnë me legalizimin, ndërsa 381 prej tyre i kanë takuar çështjeve të trashëgimisë.

“Në vitin 2014 në GJTH janë pranuar vetëm dy lëndë të cilat janë kthyer nga Gjykata e Apelit sipas ankesës së palëve, edhe këto dy lëndë janë të kryera. Kjo tregon se ka një shkarkim nga lëndët që kanë të bëjë me legalizimin e dokumenteve, kontratave e të ngjashme, të cilat kanë kaluar tek noterët”, tha ajo.

Orhan Gashi, njëri nga noterët prizrenas, tha për “Zërin” se qytetarët kanë nisur të mësohen me shërbimin e ri, të cilin ai e vlerëson si një lehtësim të madh për ta, meqenëse për një marrëveshje, kontratë apo autorizim është dashur të presin në radhë nëpër gjykata.

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit