9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Obama: Putin të mos pengojë hetimet

Obama2Në një deklaratë të re për shtyp, presidenti amerikan Barack Obama akuzoi Rusinë për ndikim negativ në Ukrainën lindore, në lidhje me krijimin e pengesave ndaj hetuesve ndërkombëtarë në vendin e rrëzimit të avionit.

“Kjo është një lloj sjelljeje që nuk ka vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe që bën të dalin dyshime. Kjo ngre pyetjen: ‘çfarë saktësisht po përpiqet të fshehë Rusia me këto veprime?’ Fokusi ynë i menjëhershëm është të sigurojmë të gjithë se e vërteta dhe llogaridhënia ekzistojnë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë tani. I kërkojmë presidentit Putin që të mos ndikojë në kontrollin e separatistëve të tij përgjatë kufirit me Ukrainën”, deklaroi Obama.

Megjithëse Putin ka thënë se ai mbështet një hetim ndërkombëtar, Obama kërkoi me insinstim bashkëpunimin e Rusisë. Zyrtarët amerikanë gjithashtu thonë se nuk ka gjasa që separatistët të kenë gjuajtur me raketë pa një urdhër nga Moska.

Në vijim pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mblidhet në Nju Jork për të votuar mbi një rezolutë e cila bën thirrje për qasje të ndërkombëtareve në vendin e rrëzimit të avionit, si edhe për të vendosur një armëpushim rreth zonës.

Më herët presidenti ukrainas Petro Poroshenko urdhëroi forcat e qeverisë për të ndalur zjarrin të paktën në një vijë tokësore 40 km rreth zonës së aksidentit, në mënyrë që të mos pengohen hetimet.

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit