31.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 7902

Dokufest shpall programin Path To Freedom: Music On Film

0

20140711120759454Me performanca elektrizuese në koncerte live, regjisori Florian Habicht prezenton një homecoming të shthurur për James Cocker dhe grupin e tij në Pulp: a Film about Life, Death & Supermarkets. Programi është kuruar nga Pamel Cohn nën titullin “I lied when I said I was done. I knew I wasn’t done”.
Në vitin 2008, Dokufest e shtoi festivalin e muzikës të quajtur DokuNights. Që nga ajo kohë, të gjitha koncertet live janë të mbushura me të rinjë nga i gjithë rajoni të cilët vijnë në Prizren për të dëgjuar bendet dhe DJ e tyre favorit lokal dhe ndërkombëtar, duke kënduar secilën kangë me brohorimë dhe duke vallzu deri në mëngjes.

Një grup i shokëve nga lagjet e varfëra të Kajros të cilët jetojnë në margjinat e revolucionit kulturor dhe të cilët së fundi kanë formu një verzion elektrizues të hip-hoput arab të cilin e quajnë Mahraganat në filmin Electro Chaabi të Hind Meddeb. Pas afërsisht 40 viteve të një lufte brutale, paqja dhe rindërtimi po mbërrijnë shpejtë në Angolë. Në Huambo, qytetin e dytë më të madh të Angolës, 55 jetimë të luftës jetojnë në jetimoren Okutiuka në përkujdesjen e një figure të fuqishme të nënës, Sonia Ferreira. I dashuri i Sonias, Wilker Flores është një gitarist i një grupi death metal i cili i shfrytëzon tingujt dhe ritmin e muzikës së tij si një rrugë për tu shëruar në filmin Death Metal Angola të regjisorit Jeremy Xido.

I pandalshmi Zivan Pujic – aka Jimmy – jeton në një fshat të vogël në rrethinën e Beogradit me nënën e tij. Në filmin Zivan Pravi Pank Festival të Ognjen Glavonic, Jimmy me guxim e organizon edicionin e gjashtë të festivalit të tij punk i cili këtë vit bëhet “ndërkombëtar” sepse njëri nga bendet është nga Sllovakia. Shumëcka mungon, përfshirë edhe publiku, por sidoqëtëjetë – Glavonic prezanton një portret të dashur dhe të thellë të Zivan-it i cili prezantohet duke u shpalosur storia.

Ne gjithashtu takohemi me muzikantë të cilët i kanë kaluar përçarjet e famës ndërkombëtare dhe pasurisë, një ëndërr që vjen me sfidat e veta. Mistaken for Strangers i Tom Berninger është një histori e rivalitetit dhe dashurisë mes vëllezërve. Kjo është larg nga vështrimet e thjeshta në prapaskenën e grupit të njohur Amerikan indie-rock, The National. Vëllezërit Matt dhe Tom tentojnë ta zbusin armiqësinë e tyre të krijuar nga sukseset e njërit dhe dështimet e panumërta të tjetrit. Por në mes tyre ekziston një dashuri e thellë dhe asnjëri nga ta nuk do ta konsideronte si opcion braktisjen e njëri-tjetrit.

Me performanca elektrizuese në koncerte live, regjisori Florian Habicht prezenton një homecoming të shthurur për James Cocker dhe grupin e tij në Pulp: a Film about Life, Death & Supermarkets. Pulp u bë ndërkombëtarisht i njohur në vitet e 90-ta me himnet si “Common People” dhe “Disco 2000”. Njëzet e pesë vite më vonë dhe pas një shitje të 10 milion albumeve, ata u kthyen ne qytetin e tyre të Sheffield për koncertin e tyre të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Habitcht i shfaq meditimet e grupit me tablo si në ëndërr duke i përfshirë edhe qytetarët e zakonshëm të Sheffield. Njëri nga ta me shumë krenari vesh një bluzë që shkruan: “I am a common person so fuck you.”

Programi është kuruar nga Pamel Cohn nën titullin “I lied when I said I was done. I knew I wasn’t done”. / KultPlus.com

P.I.N.T, Henry Saiz dhe Kultur Shock në NGOMFest

0

ngomfestiiiP.I.N.T. aka Për Inati t’Njoni Tjetrit, është grup i krijuar në vitin 2010 si shtëpi e artistëve të ndryshëm. Prej atyre që sot janë ikona muzikore e deri te ata që do te jenë ikonat e së ardhmes. Pjesë e këtij grupi janë: MC KResha, Lyrical Son, Bim Bimma, etj.
Festivali i muzikës dhe i aktivizmit NGOMFest ka shpallur sot emrat e artistëve kryesorë të cilët do të performojnë në NGOMfest4.

Henry Saiz është artist i zhanrit të muzikës elektronike. Llejbëlli i tij NATURASONORIS fitoi çmimin si “Llejbëlli më i mirë” i vitit 2012 nga Gazeta DJ, dhe remixi i tij i shquar Guy J’S ‘Lamur’ i solli atij “Melodinë e re Thelbësore” nga Radio 1 Pete Tong. Vitet e fundit ai arriti shumë suksese, përfshirë çmimin nga kritikët dhe audienca e shumë festivaleve si: Sonar, CreamFields, Ultra, Miami. Global, Gathering dhe Benicassim dhe shumë të tjerë. Henry kishte krijuar dhe prirë radio programin e tij online “Labirinti” me një numër të madh të ndëgjuesëve në të gjithë botën. Henry realizon debutimin e tij LP, e quajtur “Realiteti është për ata të cilët nuk janë mjaftueshëm të fortë t’i bëjnë ballë ëndrrave të tyre”.

Në NGOMFest sivjet do të performojë edhe Kultur Shock, bend nga Seattle i cili është i specializuar në përzierjen muzikës rock, metal dhe punk me muzikë tradicionale ballkanike. Ky bend është aktiv që nga viti 1996 dhe përbëhet nga anëtarë që vijnë nga Bosnia, Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitet e fundit bendi ka performuar në më shumë se 600 koncerte në Evropë e SHBA, dhe ndryshe nga bendet tjera të komercializuara, ky bend emrin e tyre e ka vetëfinancuar dhe vetëdistribuar. Në vitin 2011 Kultur Shock lansoi në treg albumin e shtatë me bashkëpunimin e katërt me rradhë me producentin Jack Endino.

P.I.N.T. aka Për Inati t’Njoni Tjetrit, është grup i krijuar në vitin 2010 si shtëpi e artistëve të ndryshëm. Prej atyre që sot janë ikona muzikore e deri te ata që do te jenë ikonat e së ardhmes. Për here të parë u zyrtarizua më 16 Gusht 2011, duke lançuar albumin e “Mc Kresha & Lyrical Son – Për inati t’njoni tjetrit”. Përgjegjësitë dhe drejtimi i punës së P.I.N.T. është cilësia e lartë e produkteve muzikore, që do të lançohen në tregun mbarëshqiptarë dhe internacional.
Pjesë e këtij grupi janë: MC KResha, Lyrical Son, Bim Bimma, etj. / KultPlus.com

LDK miraton koalicionin me AAK-në dhe Nismën

0

kryesia e lldkKëshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka miratuar koalicionin e lidhur me AAK’në dhe Nismën. Me vetëm pesë abstenime, vendimi ka hyrë në fuqi dhe Isa Mustafa mund të vazhdojë marrëveshjen me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së e ka nisur mbledhjen për ta miratuar marrëveshjen koalicionit që kanë lidhur me AAK’në dhe NISMA’n. Aty nuk ka ardhur kryetar i nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK, pritet miratimi i koalicionit

Ai deri tash nuk e ka shprehur në publik qëndrimin e tij për këtë marrëveshje.

Ndërkohë zyrtarët e LDK’së kanë thënë që presin që marrëveshja të miratohet pa ndonjë kundërshtim të madh. Prezent është edhe Arben Gashi i cili është i pakënaqur me marrëveshjen që ka bërë LDK.

KDI kërkon më shumë angazhim për rinin e komunave të regjionit të Prizrenit

0

takimi i kdiInstituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar konferencën me temën “Politikat Lokale në sektorin e Rinisë, përvojat nga komunat e regjionit të Prizrenit”. Panelistë të Konferencës ishin: Kujtim Gashi – kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Osman Hasku – drejtorë i Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna e Rahovecit, Leotrim Gërmizaj – drejtor i Qendrës Rinore në Prizren dhe Labinot Berisha – ekspert i fushës në sektorin e rinisë.

Fillimisht, Haxhi Seferqaj – zyrtarë i KDI-së ka prezantuar të gjeturat e analizës mbi politikat lokale të qeverive të komunave të Prizrenit mbi sektorin e rinisë. Në kuadër të të gjeturave të këtij punimi, si rekomandime konkrete ka potencuar: fuqizimin dhe përkrahjen e sektorit të rinisë me mjete më të mëdha buxhetore në politikat lokale për të rinjtë dhe ndarja e kodeve (linjave) buxhetore për sektorin e rinisë, përfshirjen e të rinjve në aktivitetet e komunave me qëllim të përfshirjes së tyre në vendimmarrje, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave të regjionit të Prizrenit dhe Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbi bashkërendimin e aktiviteteve rinore , licencimin e Qendrave Rinore Publike nga Komunat e Regjionit të Prizrenit dhe hapjen e degëve vartëse në qendrat më të mëdha rurale, investimet më të mëdha në infrastrukturën përcjellëse dhe financimin e tërësishëm të Qendrave Publike Rinore nga komunat e regjionit të Prizrenit (resurse njerëzore dhe financiare), hartimi i programeve të edukimit jo-formalë për të rinjtë me qëllim të pregaditjes së tyre për tregun e punës dhe promovim të punës vullnetare, vetë organizim më i madh nga të rinjtë dhe organizatat rinore që veprojnë në komunat e Regjionit të Prizrenit si dhe hartimi i Planeve të Veprimit Rinore në komunat që nuk kanë planet të tilla dhe të zbatohen në përpikëri planet në ato komuna të cilat i kanë të miratuara Planet e Veprimit Rinorë Lokal.

Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka potencuar se “komuna e Prizrenit ka pas në fokus rinin, ku në këtë drejtim është hartuar Plani i Veprimit Rinorë dhe është aprovuar në asamble komunale dhe ky plan tanimë duhet të ridizajnohet për tri vitet e ardhshme dhe është zotuar se sektori i rinisë do të jetë i përkrahur edhe me mjete më të mëdha buxhetore me qëllim të avancimit të politikave në këtë sektorë”.

Osaman Hasku, drejtorë i drejtorisë për kulturë rini dhe sport në komunën e Rahovecit tha se “komuna e Rahovecit ka bërë diçka për sektorin e rinisë me buxhet të komunës derisa ka falënderuar punën e organizatës “SHL-Kosova” për kontributin e dhënë në aktivizimin e rinisë në këtë komunë. Jemi të gatshëm që të rrisim angazhimin që komuna jonë të ketë në fokus rinin dhe në rishikim të buxhetit do ti rishikojmë mundësit për rritjen e mjeteve buxhetore për këtë sektorë”.

Leotrim Gërmizaj, drejtor i Qendrës Rinore në Prizren ka thënë se “ ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë si dhe obligimet tjera ligjore që kanë dalë në kuadër të këtij ligji krijojnë mekanizma të atillë që duhet të merren më çështjen e implementimit të politikave rinore. Me organizatat rinore, KVRL-të në Prizren kemi qenë pjesë e hartimit të Planit të Veprimit Rinore por sfidë në vete ka qenë buxheti i pa mjaftueshëm që ky dokument të implementohet në tërësi”.

Labinot Berisha, ekspert në fushën e sektorit të rinisë tha se “mungojnë politikat lokale në përgjithësi, në komunat që i kanë politikat ta hartuara dhe aprovuara janë fiktive për arsye së nuk ka implementim dhe as monitorim dhe njëkohësisht ka kërkuar nga kuvendet komunale që të aprovojnë këto politika të përcjellura edhe me mjete të mjaftueshme buxhetorë”.

Të pranishëm të tjerë në këtë aktivitet kanë vu theksin tek çështjet tjera që preokupojnë rinin e posaçërisht punësimin e tyre, duke i dhënë mbështetje të gjeturave të punimit si dhe kanë kërkuar që rekomandimet të gjejnë zbatim nga institucionet lokale të komunave të regjionit të Prizrenit.

Vlerat e demokracisë në Shqipëri janë nën kërcënim

0

kerry5Për Sekretarin e Shtetit, Xhon Kerri bllokimi i ambasadorëve të rinj po e dobëson diplomacinë amerikane sidomos në “vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë të kërcënuara”

Sekretari amerikan Xhon Kerri thotë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për demokracinë në Shqipëri.

Shqetësimi i sekretarit Kerri është publikuar me një shkrim të tij në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit ku analizon gjendjen pas bllokimit të kandidaturave për ambasadorë në disa vende.

Në këto vende që sekretari Kerri i quan “strategjike” për Shtetet e Bashkuara përfshihet edhe Shqipëria:

Për zotin Kerri bllokimi i ambasadorëve të rinj po e dobëson diplomacinë amerikane sidomos në “vendet ku vlerat e përbashkëta demokratike janë të kërcënuara”.

Vendet e lëna bosh janë në disa vende strategjike të Europës, si Hungaria, Turqia, Republika Çeke, Moldavia dhe Shqipëria. Pa autoritetin e një ambasadori ne nuk mund të vazhdojmë angazhimin e plotë me zyrtarët e lartë në këto shtete ku vlerat demokratike janë nën kërcënim”-shkruan sekretari Kerri.

Ai jep më tej një shembull tjetër për domosdoshmërinë e emërimit sa më shpejt të një ambasadori për Shtetet e Bashkuara:

“Ne kemi nevojë për një ambasador në Guatemalë për të ndihmuar në gjetjen e mënyrave të parandalimit të dëshirës së fortë hyrjes në kufirin tonë të të vegjëlve të pashoqëruar”.

Shkrimi i Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri me titull “Pse është bllokues për diplomacinë Senati amerikan” u publikua në 8 korrik 2014./ylyriapress/

Izraeli dhe Palestina, drejt një lufte të re!

0

Franca-per-Israelin-320x180Në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, të gjitha shenjat, sipas shumë analistëve, tashmë po flasin për një luftë të re.

Israeli & PalestinaTë enjten, militantët palestinezë kanë hedhur disa herë raketa në drejtim të metropolit izraelit, Tel Aviv. Në qytet shpesh dëgjoheshin sirenat, ndërsa mediat nga terreni raportonin për turma njerëzish që vraponin në ankth për të kërkuar një vend të sigurt për t’u mbrojtur. Televizioni publik izraelit raportoi për pesë raketa të eliminuara me sistemin antiraketor në hapësirën ajrore të Tel Avivit, veprim të cilin ata e kanë bërë gjatë gjithë ditëve të mëparshme, pas shpërthimit të krizës. Më parë, ushtria izraelite kishte goditur nga ajri 320 objektivë në Rripin e Gazës, me qëllim shkatërrimin e vendqëndrimeve të raketave dhe vendkomandave të Hamasit apo grupeve të tjera të cilësuara si terroriste.

Viktimat, shumica nga civilët

Ndërkohë, njoftohet se gjatë këtyre bombardimeve, kanë humbur jetën 17 vetë, por mediat palestineze e çojnë këtë numër në 75 të vdekur, që nga fillimi i bombardimeve. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, bën të ditur se gati dy të tretat e viktimave janë civilë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. Radioja palestineze bënte të ditur dje, se në qytetin e Gazës janë vrarë edhe tre militantë, pas një sulmi nga ajri, por në qytetin Kan Junis u vranë tri gra dhe katër fëmijë, ndërsa nëntë të tjera u vranë duke parë një ndeshje të botërorit në një lokal.

Presidenti Abas: Po kryhet një gjenocid!

Presidenti palestinez Abas, ka akuzuar dje direkt Izraelin për “gjenocid” ndaj popullit palestinez. Ndërsa Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, bëri të ditur se misioni luftarak “kundër Hamasit dhe terroristëve të tjerë” do të forcohet. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një ofensive tokësore. “Hamasi do të paguajë një çmim shumë të shtrenjtë për sulmet me raketa kundër civilëve izraelitë”, citojnë agjencitë e lajmeve, Kryeministrin izraelit, Netanjahu. Sipas të dhënave të ushtrisë, deri më tani janë mobilizuar 20 000 rezervistë. Bëhet fjalë për gjysmën e rezervistëve që ka miratuar qeveria izraelite, tha dje Peter Lerner, një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Sipas tij, sulmet nga ajri kundër Rripit të Gazës janë më intensive se ato të nëntorit të vitit 2012.

Ban Ki Mun: Gaza, në tehun e thikës!

Kanë mbërritur dje gjithashtu edhe reagimet e bashkësisë ndërkombëtare, pas shkallëzimit të dhunës në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, e ka cilësuar këtë shkallëzim të ri si një nga krizat më të rrezikshme në rajon në vitet e fundit. Para gazetarëve, në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ban u shpreh se “Gaza ndodhet në tehun e thikës”. Shpërthimi i një spiraleje të tillë të dhunës të çon në një rreth vicioz, i cili mund të dalë jashtë çdo lloj kontrolli, tha ai. Po dje, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar konsultime për situatën e dhunës në rajonin e Lindjes së Afërt.

Dëshirat më të nxehta të femrave

0

cifti martesorQë të dyja gjinitë si femrat edhe meshkujt kanë ëndrra erotike dhe kjo provohet sipas një studimi të Universitetit holandez në Amsterdam.

Mirëpo lidhur me këtë çështje janë renditur disa nga dëshirat më të nxehta të femrave në shtrat. Dashuri me partnerin dhe ish të dashurin- Kjo është një ndër ëndrrat më të shpeshta të femrave, për të shijuar në maksimum eksperiencën.

Marrëdhëniet orale- Është një nga praktikat seksuale që pëlqehet zakonisht nga meshkujt, por edhe femrat nuk mbeten mbas, pasi në këtë mënyrë eksitohen më shumë.

Pozicione të reja- Kjo është një nga taktikat më tunduese për femrën, e cila është e etur për të provuar diçka ndryshe.

Marrëdhënie në publik- Kjo është një nga dëshirat më të përhapura si në radhët e femrave edhe në të meshkujve, dhe natyra shpesh tundon ndjeshëm. Dashuri me një të panjohur- Kjo mund të duket një ide absurde por studimet e fundit kanë treguar se nuk janë të pakta femrat që kanë një dëshirë të tillë.

Si u martua ‘Sulltani i Madhërishëm’ me një vajzë të varfër

0

sultanHalit Ergenc, aktori i mirënjohur turk kishte përjetuar një jetë të ngarkuar emocionalisht dhe duket se vetëm pas të tridhjetave ka gjetur qetësinë. Pas vdekjes së babait të tij ai kishte dështuar edhe në martesë për shkak të depresionit të madh.

Në gjithë këtë situatë ai mori rolin kryesor në serialin “Binbir Gece” në të cilin u takua me aktoren e re Berguzar Korel.

Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë. Por duket se kjo nuk ishte mirëpritur nga të afërmit e tij pasi, Berguzar ishte e varfër, ndërsa Halit ishte një yll filmi.

“Prindërit e mi ishin kundër lidhjes që kam tani, sepse para katër vitesh Berguzar ishte e varfër. Sapo kishte filluar të paguhej si aktore, por ne e kuptuam se jemi për njëri-tjetrin pavarësisht gjërave dhe fati na solli këtu, mëkat që ende nuk kemi kurorë si duhet. Tani nuk mund ta imagjinoj jetën time pa Berguzar dhe Aliun”, ka thënë Halit Ergenc.

Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali ndërsa sot marrin rolet më të njohura të kinemasë turke. Së fundi 40 vjeçari po arrin sukses me rolin e Sulltanit në telenovelën me të njëjtën titull.

Një mami seksi si Çiljeta

0

ciliAjo tashmë është nënë dhe për këtë arsye, është tërhequr paksa nga koncertet e shumta verore, në mënyrë që t’i përkushtohet të birit.

Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, e cila ka postuar disa foto duke pushuar me të birin.

Këngëtarja e njohur vazhdon që të jetë mjaft seksi, ndërsa ajo që bie në sy, ka të bëjë me faktin se nuk shfaqet në asnjë foto me babain e fëmijës.

Vetë Çiljeta deklaronte në një intervistë të fundit, se kërkon që ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave.

JLo dhe vajza vishen njësoj, takohen me Michelle Obama-n

0

127174JLo tashmë është e njohur për stilin e saj në të veshur, por duket se këtë ia kishte transmetuar edhe vajzës. Së bashku me 6 vjeçaren Emma, Lopez ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare për amerikano-latinët, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama.

Ajo u fotografua teksa dilte nga hoteli në Nju Jork me 6-vjeçaren, e cila ishte veshur identik me të ëmën. Me to ishte edhe motra e Lopez, Lynda. /