7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Izraeli dhe Palestina, drejt një lufte të re!

Franca-per-Israelin-320x180Në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, të gjitha shenjat, sipas shumë analistëve, tashmë po flasin për një luftë të re.

Israeli & PalestinaTë enjten, militantët palestinezë kanë hedhur disa herë raketa në drejtim të metropolit izraelit, Tel Aviv. Në qytet shpesh dëgjoheshin sirenat, ndërsa mediat nga terreni raportonin për turma njerëzish që vraponin në ankth për të kërkuar një vend të sigurt për t’u mbrojtur. Televizioni publik izraelit raportoi për pesë raketa të eliminuara me sistemin antiraketor në hapësirën ajrore të Tel Avivit, veprim të cilin ata e kanë bërë gjatë gjithë ditëve të mëparshme, pas shpërthimit të krizës. Më parë, ushtria izraelite kishte goditur nga ajri 320 objektivë në Rripin e Gazës, me qëllim shkatërrimin e vendqëndrimeve të raketave dhe vendkomandave të Hamasit apo grupeve të tjera të cilësuara si terroriste.

Viktimat, shumica nga civilët

Ndërkohë, njoftohet se gjatë këtyre bombardimeve, kanë humbur jetën 17 vetë, por mediat palestineze e çojnë këtë numër në 75 të vdekur, që nga fillimi i bombardimeve. Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, bën të ditur se gati dy të tretat e viktimave janë civilë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA. Radioja palestineze bënte të ditur dje, se në qytetin e Gazës janë vrarë edhe tre militantë, pas një sulmi nga ajri, por në qytetin Kan Junis u vranë tri gra dhe katër fëmijë, ndërsa nëntë të tjera u vranë duke parë një ndeshje të botërorit në një lokal.

Presidenti Abas: Po kryhet një gjenocid!

Presidenti palestinez Abas, ka akuzuar dje direkt Izraelin për “gjenocid” ndaj popullit palestinez. Ndërsa Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, bëri të ditur se misioni luftarak “kundër Hamasit dhe terroristëve të tjerë” do të forcohet. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një ofensive tokësore. “Hamasi do të paguajë një çmim shumë të shtrenjtë për sulmet me raketa kundër civilëve izraelitë”, citojnë agjencitë e lajmeve, Kryeministrin izraelit, Netanjahu. Sipas të dhënave të ushtrisë, deri më tani janë mobilizuar 20 000 rezervistë. Bëhet fjalë për gjysmën e rezervistëve që ka miratuar qeveria izraelite, tha dje Peter Lerner, një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Sipas tij, sulmet nga ajri kundër Rripit të Gazës janë më intensive se ato të nëntorit të vitit 2012.

Ban Ki Mun: Gaza, në tehun e thikës!

Kanë mbërritur dje gjithashtu edhe reagimet e bashkësisë ndërkombëtare, pas shkallëzimit të dhunës në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, e ka cilësuar këtë shkallëzim të ri si një nga krizat më të rrezikshme në rajon në vitet e fundit. Para gazetarëve, në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ban u shpreh se “Gaza ndodhet në tehun e thikës”. Shpërthimi i një spiraleje të tillë të dhunës të çon në një rreth vicioz, i cili mund të dalë jashtë çdo lloj kontrolli, tha ai. Po dje, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar konsultime për situatën e dhunës në rajonin e Lindjes së Afërt.

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit