11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Si u martua ‘Sulltani i Madhërishëm’ me një vajzë të varfër

sultanHalit Ergenc, aktori i mirënjohur turk kishte përjetuar një jetë të ngarkuar emocionalisht dhe duket se vetëm pas të tridhjetave ka gjetur qetësinë. Pas vdekjes së babait të tij ai kishte dështuar edhe në martesë për shkak të depresionit të madh.

Në gjithë këtë situatë ai mori rolin kryesor në serialin “Binbir Gece” në të cilin u takua me aktoren e re Berguzar Korel.

Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë. Por duket se kjo nuk ishte mirëpritur nga të afërmit e tij pasi, Berguzar ishte e varfër, ndërsa Halit ishte një yll filmi.

“Prindërit e mi ishin kundër lidhjes që kam tani, sepse para katër vitesh Berguzar ishte e varfër. Sapo kishte filluar të paguhej si aktore, por ne e kuptuam se jemi për njëri-tjetrin pavarësisht gjërave dhe fati na solli këtu, mëkat që ende nuk kemi kurorë si duhet. Tani nuk mund ta imagjinoj jetën time pa Berguzar dhe Aliun”, ka thënë Halit Ergenc.

Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali ndërsa sot marrin rolet më të njohura të kinemasë turke. Së fundi 40 vjeçari po arrin sukses me rolin e Sulltanit në telenovelën me të njëjtën titull.

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit