16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7924

Irina Shayk ankohet: Më ofrohen vetëm rolet e prostitutave ose kameriereve

0

IrinaShayk5-23Irina Shayk ka pozuar topless për numrin e ri të revistës ‘Maxim’ dhe ka folur për fillimin e karrierës së saj si aktore.

Irina Shayk është njëra nga modelet më të famshme në botë, e cila ka pozuar për çdo publikim nga ‘Sports Illustrated deri te ‘Vogue’.
Supermodelja ruse 28-vjeçare do me çdo kusht të hyjë edhe në botën e aktrimit, por tregon për revistën se kjo është pak e vështirë, pasi është ankuar se asaj i ofrohen vetëm rolet e prostitutave ose kameriereve.

Ajo ka treguar: ‘Sa herë që marr ndonjë skenar, është ose kameriere ose prostitutë.. Nuk po them që nuk mund të bëja një prostitutë të mirë, apo kameriere, ju e dini..’

Faktikisht Irina nuk do bënte keq në asnjë nga këto role, por do që të merret si aktore serioze, ndërsa roli i parë i saj është tek filmi ‘Hercules’ ku do të luajë të dashurën e aktorit The Rock.
Gjithsesi, ajo nuk ankohet për punën si modele, duke thënë se e ka ndihmuar shumë financiarisht dhe e kanë bërë shumë të lumtur shumat e majme të parave që ka marrë duke i shpenzuar pa kriter.

Hoti: LDK nuk po negocion me PDK-në

0

AvdullahHoti-LDKAvdullah Hoti demanton pohimet se LDK është duke negociuar me PDK-në për formimin e qeverisë.

“LDK nuk po negocion me PDK. LDK tashme e ka formuar koalicionin qe do te qeverise ne mandatin e ardshem.

Duket Rrokum TV ka rene pre e dezinformatave te “sherbimit per agjitacion e propagande” te PDK-se. Rrokum TV nuk mund te rrise shikueshmerine keshtu. Duhet te gjeje diqka me te besueshme per tu thene qytetareve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Koalicioni LDK-AAK-Nisma e ka planin per cdo situate qe mund te krijohet nga veprimet e ulta qe mund te ndermarre PDK gjate procesit te konstituimit te Kuvendit dhe votimit per qeverine e shpreses.

Do te ishte mire per vendin qe PDK as mos te pranoje mandatin per formimin e qeverise duke ditur qe askush nga forcat politike shqiptare nuk deshiron te bashkepunoje me ta. Ata duhet te reflektojne per nje kohe te gjate derisa qendrojne ne opozite se perse askush nuk deshiron te bashkeqeverise me ta”, shkruan Hoti.

S’ka eshtra në lokacionin “dy” në Rudnicë

0

Rudnice-varreze masive1Sot kanë përfunduar punimet në Rudnicë të Rashkës, për gjetje të edhe një varreze eventuale masive për të cilën dyshohej.

Në vendin e koduar si “pika dy”, në Rudnicë, kanë përfunduar punimet dhe nuk janë gjetur dëshmi se aty janë varrosur trupa të personave. Këtë për Indeksonline e ka thënë edhe Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Sot janë ndërpre punimet në Rashkë. U krye edhe rasti i dytë në Rudnicë dhe nuk u gjet asgjë. E kontrolluam gjithë atë vend, por nuk pati asgjë”, tha Gërxhaliu.

Ai më tej shpjegoi se gërmimet do të vazhdojnë pas tri javësh në lokacionin tre në Rudnicë. Ai tregoi se palës serbe po i duhet kohë, pasi që po i mungojnë mjetet.

“Pas tri javësh do të rifillojnë gërmimet edhe në lokacionin e tretë. Pala serbe është duke pritur për donacione dhe për këtë punimet do të rifillojnë pas tri javësh në lokacionin e tretë”, tha Gërxhaliu.

Ben Blushi: Shqipëria pesimiste, Kosova optimiste

0

BenBlushiDeputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe shkrimtari Ben Blushi, thotë se Tirana ka të drejtën të mendojë se është Dielli rreth të cilit sillen shqiptarët në rajon, meqë është shteti amë.

Në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Blushi thotë se në këtë egocentrizëm duhet të dihet se çfarë raportesh kërkon Shqipëria me vendet tjera ku jetojnë shqiptarët, sidomos Kosovën.

“Gjatë këtyre 20 vjetëve gjatë hapjes së Shqipërisë dhe të Kosovës ndaj Shqipërisë, Shqipëria e ka dominuar Kosovën kulturalisht. Por, nuk do të vazhdojë kështu. Shqipëria po hyn në pesimizëm dhe Kosova është më optimiste”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, këtë kontrast ai e ka parë edhe sot në Prishtinë.

“Edhe sot në Prishtinë e shija këtë kontrast. Kosova është në fazë optimiste se ende nuk është konsumuar në ciklin historik, meqë mund të ketë pavarësinë e plotë që nuk e ka këtë sot, ekonomi më të fortë apo bashkim me Shqipëri, BE… Pra, ka pritshmëri të lartë dhe kjo jep më shumë frymëzim në Kosovë që të të prodhojë cilësi më të lartë kulture në raport me shqiptarët e Shqipërisë. Sot Kosova bën trend në muzikë, sport…”, thekson Blushi.

Jacobson: SHBA vazhdon mbështetjen e Kosovës në integrimet euroatlantike

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikanePërvjetori i 238-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar edhe në Kosovë. Ambasada e SHBA-ve ka zhvilluar një ceremoni në selinë e saj në lagjen Arbëria ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme.

Së bashku me 238 vjetorin e SHBA-ve, ambasadorja Tracy Ann Jacobson ka festuar edhe zhvillimet demokratike në Kosovë, duke u ndalur kryesisht në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në Kosovë, ato lokale dhe parlamentare dhe që u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.

Ajo i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ha shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i ndihmuar edhe më tutje këtij vendi.

“Sfidat mbesin, por unë jam e bindur se nëse Kosova e mban përkushtimin ndaj parimeve të saj demokratike dhe rrugëtimit evropian atëherë ajo do të vazhdojë të përparoj. Mirëpresim vazhdimin e partneritetit të ngushtë që kemi me njëri-tjetrin, duke ju mbështetur në punën e rëndësishme që keni përpara dhe në integrim et euroatlantike”, ka thënë ambasadorja Jacobson, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja amerikane, është shprehur e lumtur që dy shtetet janë miq dhe i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.

Falënderimet nuk kishin munguar as nga ana e përfaqësuesve të shtetit të Kosovës. Ishte presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga që ju drejtua të pranishmëve dhe falënderoi shtetin e Amerikës për mbështetjen që po i jep Kosovës.

Ajo ka ngre dolli për urimin e 238 vjetorit të SHBA-ve dhe për miqësinë që kanë populli i Kosovës dhe ai amerikan.

“Të bashkuar me qëllimin tonë të përbashkët për liri, barazi dhe demokraci. E dashura ambasadore ju falënderoj nga zemra, përjetësisht për ndihmën tuaj që ne sot të jetojmë në paqe. Dhe kjo ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj. Ju falënderoj për besimin e vazhdueshëm në vizionin tonë që të ndërtojmë një shtet dhe një demokraci dhe një vizion tonin të mëtutjeshëm që dita e ditës ne po i japim formën dhe ne po e fuqizojmë shumë e më shumë”, ka thënë Jahjaga.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, liderët e partive politike në vend, kryetarët e komunave, ministra, prijës fetarë etj.

A gjendet traseja e autostradës mbi ndonjë lokalitet arkeologjik?!

0

Edi Shukriu-arkeologeLajmi për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup ka ngritur në publik një çështje sa i përket trashëgimisë sonë kulturore e materiale.

Arkeologia Edi Shukriu përmes një postimi të saj në Facebook ka ngritur dilemën nëse traseja e paraparë për ndërtimin e kësaj rruge ekziston mbi ndonjë lokalitet arkeologjik.

Shukriu madje vlerëson se para fillimit të realizimit të këtij projekti është dashur të shqyrtohet kjo çështje me qëllim të hulumtimit të gjetjeve të reja arkeologjike.

“Arkeologët në botë gëzohen kur ndërtohen rrugët e reja e autostradat – është rast i mirë të zbulohen lokalitetet e reja arkeologjike. Se si nuk kam dëgjuar se a është bërë përnjohja e terrenit gjatë gjithë trasesë së autostradës në drejtim të Shkupit para nismës së punimeve. Tjetër është çështja e prezencës së arkeologëve gjatë vetë punimeve”, ka shkruar Shukriu.

Arkeologia kosovare me këtë rast ka tërhequr një paralele me jë përvojë jo të mirë në rastin e autostradës në drejtim të Merdares.

“Mos po ngutemi gjë e na del si në rastin e autostradës në drejtim të Merdares – ta kemi vetëm një lokalitet arkeologjik (Poslishten). E di se do të thonë se është krejt në rregull, sa e di se nuk është”, ka theksuar arkeologia Edi Shukriu.

Ukraina gati të rifillojë armëpushimin

0

Petro Poroshenko-ukrainePresidenti ukrainas Petro Poroshenko thotë se është gati të rifillojë një armëpushim me separatistët pro-rusë, nëse plotësohen disa kushte.

Në faqen e internetit të presidentit ukrainas sot thuhet se ai ka biseduar për situatën në Ukrainën lindore në një bisedë telefonike me nënpresidentit amerikan Xho Bajden, raporton VOA.

Sipas faqes së internetit, Poroshenko i ka thënë nënpresidentit Biden se ai është i gatshëm të rifillojë armëpushimin pasi të marrë konfirmimin se ai do të respektohej nga të dyja palët, pas lirimit të të gjitha pengjeve dhe pasi të vihet kontrolli mbi kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë me monitorim nga ana e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Presidenti Poroshenko me 20 qershor shpalli një armëpushim të njëanshëm një-javor dhe pastaj e zgjati atë për tre ditë të tjera. Duke përmendur mungesën e bashkëpunimit nga rebelët, ai nuk pranoi ta zgjaste përsëri armëpushimin dhe të martën urdhëroi fillimin e operacioneve të reja ushtarake kundër seperatistëve pro-rusë.

Sot më herët, Petro Poroshenko emëroi zyrtarë të rinj në postet që lidhen me mbrojtjen e vendit, ndërsa zyrtarë evropianë po kërkojnë të zhvillohen bisedime që synojnë ndalimin e luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Qeveria e Ukrainës njoftoi sot emërimin e Valery Heletey-t në postin e ministrit të mbrojtjes, ndërsa Viktor Muzhenko është emëruar si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Dje ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Berlin dhe thanë se bisedimet që synojnë rifillimin e armëpushimit mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë duhet të fillojnë jo më vonë se dita e shtunë.

Kryekuvendari – nga grupi më i madh parlamentar

0

kuvendi zbrazenPDK-ja dhe Hashim Thaçi mund ta kenë shansin që për herën e parë të provojnë të bëjnë Qeverinë e re, por një shans të tillë duket se nuk do ta kenë kur është fjala për kryeparlamentarin, raporton KTV.

Blloku politik, i bërë bashkë pas zgjedhjeve, nuk do t’ia falë minutat më PDK-së së Hashim Thaçit.

Derisa PDK-ja vazhdon të insistojë se kreu i Kuvendit do t’i takojë asaj si partia që ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend, blloku politik paszgjedhor ka bërë plane edhe për këtë çështje.

Ata planifikojnë që deri në fund ta realizojnë marrëveshjen e tyre të arritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve dhe LDK-së t’i takojë kryeparlamentari.

Në ditën kur do të konstituohet Kuvendi, deputetët e partive që synojnë t’i marrin gjithçka nga duart Hashim Thaçit, planifikojnë të regjistrohen si një grup i vetëm parlamentar dhe kështu edhe në këtë rast do ta mundin PDK-në.

Driton Selmanaj, nga KDI-ja, thotë se pavarësisht insistimeve të PDK-së, kësaj çështje i ka dhënë përgjigje kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

Ai thotë se çështje të tilla edhe po të dëshironte t’i komplikonte dikush, do të ishte e vështirë të komplikoheshin sepse kushtetuta e thotë qartë.

Ndërkohë, Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë se ngërçi i parë politik do të shihet pas konstituimit të Kuvendit.

“Nata e parë” e Lindit dhe e Venerës (Video)

0

Lindi dhe VeneraKëngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani kanë publikuar këngën e tyre me titull “Nata e parë”.

Dyshja që është produkt i “The Voice of Albania” kanë sjellë baladën e tyre në të cilën janë vetë protagonistë të saj.

Gjykata Supreme pranon 11 ankesa

0

Gjykata supremeSipas zyrtyrëve të Gjykatës Supreme janë 11 ankesa nga ato 6 të subjekteve politike dhe 5 të kandidatëve janë në trajtim. Ndërsa deri tani një ankesë është përfunuduar derisa ankesa tjetër megjithatë është në fazën e përkthimit. AKR është ankuar për dy komuna ndërsa prej kandidatëve është ankuar Hashim Deshishku.

Ajna Gashi, administratorev në Gjykatën Supreme tha per RTK se është afati prej 72 orësh kur kur paraqiten ankesa nga subjekti apo kandidati.

Kur përmbyllet ky 72 orësh? “Kjo mvaret kur pala e merr vendimin nga PZAP-i”, thotë administratorja Gashi.

Zyrtarë të të Gjykatës Supreme thonë se janë duke punuar me përkushtim për të përmbyll ankesat e subjekteve dhe kandidatëve brenda afateve të parapara me ligj.

Subjektet dhe kandidatet të cilët janë ankuar janë:

Demokratska Stranka – Graqanicë
LDK- Hashim Deshishku
LDK- Avdyl Sopa
LDK- Armend Ibrahimi
Gragjanska Iniciativa Srbska – Lista Shterpce
Aleanca Kosova e Re ne dy komuna
Iniciativa për Prosperitet – Graqanicë – Dragisha Miriq
LDK- Bajrush Hoti
Partia e Ashkalinjëve – Ferizaj