S’ka eshtra në lokacionin “dy” në Rudnicë

Rudnice-varreze masive1Sot kanë përfunduar punimet në Rudnicë të Rashkës, për gjetje të edhe një varreze eventuale masive për të cilën dyshohej.

Në vendin e koduar si “pika dy”, në Rudnicë, kanë përfunduar punimet dhe nuk janë gjetur dëshmi se aty janë varrosur trupa të personave. Këtë për Indeksonline e ka thënë edhe Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Sot janë ndërpre punimet në Rashkë. U krye edhe rasti i dytë në Rudnicë dhe nuk u gjet asgjë. E kontrolluam gjithë atë vend, por nuk pati asgjë”, tha Gërxhaliu.

Ai më tej shpjegoi se gërmimet do të vazhdojnë pas tri javësh në lokacionin tre në Rudnicë. Ai tregoi se palës serbe po i duhet kohë, pasi që po i mungojnë mjetet.

“Pas tri javësh do të rifillojnë gërmimet edhe në lokacionin e tretë. Pala serbe është duke pritur për donacione dhe për këtë punimet do të rifillojnë pas tri javësh në lokacionin e tretë”, tha Gërxhaliu.

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit