26 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025
Home Blog Page 7931

Berisha: Qeveria e ardhshme e Kosovës, do të funksionojë me kulturën politike të Prizrenit

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, për të dytën herë, do të përfaqësojë qytetin e Prizrenit në Parlamentin e Kosovës. Herën e parë ishte bërë deputet në zgjedhjet e vitit 2007, ndërkaq në zgjedhjet e të 8 qershorit ka arritë të fitojë mandatin e dytë të deputetit.

Berisha në këto zgjedhje ka garuar bashkë me subjektin politik, Nisma për Kosovë të Fatmir Limajt. Sipas rezultateve preleminare, ai ka fituar 3652 vota.

Zafir Berisha premton se në Parlamentin e Kosovës, do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit.

“Prioriteti im do të jetë përfaqësimi me dinjitet i kulturës politike të qytetit tonë”, premton Berisha.

Ai thotë se kultura politike e Prizrenit, do të jetë edhe në Qeverinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht kjo kulturë deri më tash i ka munguar Kosovës, prandaj do të angazhohem që të instalojë në Qeverinë e Kosovës”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/

Një muaj paraburgim për A.Bytyqin, dyshohet për trafikim me njerëz

0

BurguGjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim, A.Bytyqi nga Prizreni, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz.

“Departamenti për Krime të Rënda, me datën 14.06.2014 i cakton paraburgim të pandehurës A.Bytyqit nga Prizreni, me kërkesën e prokurorit të Shtetit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 171 par.1 lidhur me par.2 të KP-së”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Sipas saj, e pandehura gjatë periudhës kohore nga nëntori i vitit 2013 e gjerë me datën 12.06.2014, merr pjesë në trafikimin e njerëzve të viktimës femër duke e shfrytëzuar atë që të kryej shërbime, pa dëshirën e saj, prandaj duke pas parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e kësaj vepre penale, e cila ka ndikim negativ për shoqërinë.

“Gjykata Themelore në Prizren, ka marr Aktvendim për caktimin e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit 13.06.2014 në ora 14:40 dhe do të zgjasë deri më datën 13.07.2014”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më e mira në Europë

0

Enver Hasani(E plotësuar) Enver Hasani e ka lavdëruar tej mase Gjykatën Kushtetuese. Tha se edhe nëse marrëveshja e fundit politike, ata do të ofrojnë një interpretim “shumë të mirë”.

Hasani tha edhe se Gjykata Kushtetuese është ndër më të mirat në Europë.

Ai ka premtuar edhe se nëse çështja e marrëveshjes politike shkon në Gjykatë, do të ofrojnë një interpretim cilësor me shumë faqe.

“Për të gjitha dyshimet do t’i shihni në mënyrë shumë mirë të shkruar, siç e keni parë deri më sot.Kushtetua e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë”, tha ai.

 

Enver Hasani: Nëse na vjen çështja e marrëveshjes politike, mund të na merr deri në tri javë kohë

Hasani ka thënë se në disa raste, Kushtetuta jonë i përngjanë asaj të Egjiptit. Ai ka thënë se nëse pyetjet për marrëveshjen politike u shkon në Gjykatë, atëherë u duhen deri në tri javë për ta analizuar atë.

“Më duket se Egjipti i përngjanë. Ne analizojmë, nëse vie te ne mund të vie në një trajtë krejt ndryshe nga kjo që po flasim sot. Prandaj është e pandershme që të spekulojmë në bazë të dy apo tri neneve. Nëse na vie çështja, do të punojmë me profesionalizëm.Po them se na duhen tri javë, nëse vien pyetjet e strukturuara mirë”, ka thënë Hasani.

“Do të ishte vendim me arsyetime për publikun, ashtu si herave të tjera që kanë qenë me nga 200 faqe. Ne nuk ofrojmë arsyetime me nga 2 faqe. Ne nuk e dimë cila palë e autorizuar do ta sjellë. Nëse kërkohet që ta japim mendimin profesional, publikisht po them se Gjykata Kushtetuese do ta jap rolin e vet profesional. Nuk do të bëhemi pengesë e asnjë vakumi institucional në Kosovë”, tha ai.

 

Enver Hasani: Nuk mund ta komentoj marrëveshjen politike, do të ishte sikur po bëj fall

Hasani thotë se mosmarrëveshjet politike në një fazë tjetër mund të transformohen në mosmarrëveshje kushtetuese, por derisa kjo nuk ndodhë, ai thotë se nuk mund të komentojë asgjë.

Thotë se është njëjtë sikur të provonte të bënte “fall”.

“Ato veprime që ndërmerren kanë karakter politik dhe nuk mund të analizohen përmes prizmit kushtetues. Mosmarrëveshjet politike mund të transformohen më vonë në mosmarrëveshje kushtetuese, por derisa të mos jetë rasti, nuk mund të them asgjë, sepse do të dilsha sikur njeri çet fall.”, ka thënë ai.

KQZ e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, analistët alarmojnë për pasoja

0

KQZ-salla-ksPo që se partitë politike dështojnë të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton KTV.

Organizimi eventual i këtyre zgjedhjeve nuk do të paraqesë problem për Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se institucioni që ajo drejton është në gjendje të organizojë zgjedhje brenda afateve kohore.

Por, mbajtja eventuale e zgjedhjeve mund të prodhojë pasoja të shumta. Albert Krasniqi, nga Instituti “KIPRED”, thotë se shkuarja në zgjedhje mund të nxisë tensione politike dhe të prodhojë pasoja strategjike.

Krasniqi – Thaçit: Askush nuk dëshiron të qeverisë me ty

0

Jakup Krasniqi14-12Sekretari i përgjithshëm i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, ku ky i fundit gjatë një interviste kishte thënë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Krasniqi, përmes telefonit për “Zëri-n”, ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka numra të mjaftueshëm për ta formuar qeverinë e ardhshmë dhe se sipas tij, askush nuk dëshironë që të qeverisë me Thaçin.

“Nëse i siguron 61 e më shumë vota, mundet, por ku i ka marrë ata numra? Kur askush nuk po dëshiron të qeverisë me atë”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për “Zëri-n”, se për të qenë kryeministër i Kosovës, duhet të ketë 61 vota pro, gjë që sipas tij, me bllokun që ia ka bërë opoziat, Hashçi nuk mund të arrijë që të formojë qeverinë e ardhshmë.

“Për me qenë kryeministër duhet ta ketë shumicën parlamentare në Kuvend të Republikës dhe shumica parlamentare është e vetmja mundësi kushtetuese që dikush të bëhet kryeministër dhe kjo nënkupton që duhet të ketë 61 vota pro dhe ta ketë shumicën prezente në Kuvend dhe shumicën mbështetëse në votim. Kjo është rruga e vetme. Ajo që e shohim sot, deri në certifikimin e rezultateve duhet të presim për konfirmim, por PDK-ja dhe aletatët e saj nuk kanë shumicë parlamentare dhe janë në bllokimin e dytë së paku parlamentar deri më sot”, ka deklaruar Hazimi.

Agim Gashi, këngë për Elvis Pistën

0

ElvisPista14

Ti Elvis i Rahovecit
Ti Elvis djal i Arbërisë
Ti sot dhëndërr prap u bëre
Ditë e zezë e Dardanisë

Pak më parë për disa muaj
Martoi nëna të vetmin djalë
Si do t´ndjehet sot zemra e nënës
Kur ja bien n´shtëpi të vrarë

Ta zunë priten pas mesnte
Ti s´mendoje që ka krime
Kriminelët zbrazën armën
Në tradhëti të vranë pas shpine

Kushdoqofshin e kahdoqofshin
Krimineli ka veç një ftyrë
I ka duart zemërprishuri
Plot me gjak deri në brrylë

Deputet populli të zgjodhi
Ta dha votën e besimin
S’ka mendue Rahoveci
Sot me gjak ta zbardh agimin

Nusja jote e dashura nuse
Gjakun tënd në bark e mban
Rrobat tua në shtrat t´nusnisë
Krejt me lot e shkreta i lane

Mallkon jetën edhe fatin
Mallkon vrasësin e kriminelin
Plagë në zemrat e nuseve tona
Plagë në zemrën e atdheut

Dardania qan me lotë
Si e kemi kështu shtetin
N´liri vritet çlirimtari
N´liri vritet deputeti

15.06.14
Düren

Fatmir Sejdiu: Nuk kam kontaktuar me Thaçin, kjo është shpifje

0

FatmirSejdiu-ldk

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu mohon çdo përfshirje në kalkulimet politike për krijimin e qeverisë së re kosovare.

“Gjithçka në këtë rast është veç një shpifje. Unë kam qenë me familjen time të ngushtë jashtë vendit”, thotë Sejdiu, për Gazetën Express.

Ish-Presidenti Sejdiu që e la këtë post me dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese e zuri duke e shkelur Kushtetutën ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me Hashim Thaçin për çështjen krijimit të Qeverisë.

Ai ka paralajmëruar padi për shpifje kundër Express dhe e quan vepër penale cilësimin e tij si “tradhtar”.

 

Tradhtia e Fatmir Sejdiut ndaj LDK’së – Hashim Thaçi ia ofron postin e Kryeministrit

Hashim Thaçi ka bërë një plan dinak për të mbetur edhe më tutje në pushtet. Dhe, në këto synime atij i ka ardhur në ndihmë Fatmir Sejdiu, ish-Kryetari i LDK’së që kishte qenë në shërbim të tij gjatë qeverisjes PDK-LDK.
Burime të Gazetës Express thonë se Thaçi ia ka afruar Sejdiut postin e Kryeministrit.

“Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu janë takuar këto ditë dhe Thaçi ia ka ofruar atij postin e Kryeministrit. Plani është që Sejdiu të marrë me vete edhe 7-8 deputetë të LDK’së, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ’së”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Express ka kontaktuar zyrtarë të LDK’së dhe ata shfaqen të bindur se e kanë në kontroll plotësisht grupin parlamentar, derisa lojërat e Fatmir Sejdiut me Hashim Thaçin i konsiderojnë tradhtitë e radhës së Kryetarit të Nderit.

Ndërpritet numërimi i votave në QNR

0

kqz votatËshtë ndërprerë numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe i personave me nevoja të veçanta, pasi vëzhguesit e partive politike shqiptare kanë lëshuar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke shprehur pakënaqësi rreth votave të serbëve.

PDK, LDK,AAK, AKR, NISMA, dhe VV janë bërë bashkë duke bojkotuar vëzhgimin e procesit të numërimit, pasi sipas burimeve të KosovaPress-it, ata kanë vërejtur se votat e serbëve janë të votuara nga një dorë.

Kordinatori i QNR-SË, Burim Ahmetaj tha për Kosovapress se aktualisht vëzhguesit e partive politike kanë bojkotuar QNR-në, por nuk ka komentuar se pse e kanë bërë këtë. Ai tha se do të raportojë në KQZ dhe do të marrin udhëzimin nga KQZ-ja se si do të veprohet. /KP/

Ja si po përgatitet skenari për rrëzimin e Nismës dhe prishjen e koalicionit përmes Listës Srpska!

0

KQZ-kosoveeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u munduar që përmes rrëzimit të Nismës për Kosovën ta prishë koalicionin LDK- AAK- Nisma. Këtë është duke u munduar që të realizoj përmes Listës Srbska.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim, i Gazetës Blic brenda QNR-së. “Thuasje të gjitha votat e Listës Srbska janë të pavlefshme. Të gjitha janë të shkruara me një laps dhe me të njëjtën dorë”, ka thënë ky burim.

Vëzhguesit e LDK-së, AAK-së e të Nismës kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë këtë proces.

“EC Ma Ndryshe” i bënë dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit udhëzuesin për transparencë

0

EcMaNdryshe-dhurat Ymer Berishes“EC Ma Ndryshe” i bëri sot dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, një kopje të shtypur në kolor të publikimit të fundit “Udhëzues për Transparencën në Komuna”. Edhe pse dhurata i dedikohet të gjithë zyrtarëve të komunës, ajo iu dorëzua zëdhënësit të komunës pasi që bart pozitën esenciale të transparencës komunale.

Ndonëse vendimmarrja transparente është obligim ligjor dhe demokratik i institucionit të komunës, “EC Ma Ndryshe” ka marrë mundin të hartojë këtë dokument që i mungon komunës dhe t’ia dorëzojë atë Zyrës për Informim si dhuratë dhe kërkesë për përmirësimin e transparencës komunale.

“EC Ma Ndryshe” e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit të obligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj, me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit të obligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies. /PrizrenPress.com/