20.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 7938

Prizren, seksi me para i kushton me arrestim

0

seksPolicia në Prizren, ka arrestuar një femër,e cila ka detyruar shoqen e vetë të bëjë seks me pare.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta nën përdorimin e forcës e ka detyruar viktimën femër K/Boshnjake e moshës së mitur, të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm në këmbim të parave”,njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Pistës

0

Policia e KosovesPolicia e Kosovës ende nuk ka të dyshuar e as të arrestuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur një ditë më parë në Rahovec, ku ka mbetur i vrarë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Autoritet e rendit njoftojnë se lidhur me këtë vrasje është formuar një ekip i veçantë për të kryer hetimet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha për Radion Evropa e Lirë se hetimet janë ende duke vazhduar.

“Rasti është duke u hetuar nga Drejtori për Hetimin e Krimeve të rënda në nivel të drejtorisë së përgjithshme. Është një ekip i cili është duke marrë me analizimin e çdo informacioni lidhur me këtë rast. Përveç dëshmive që janë marrë në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë tjera, ne kemi ofruar edhe një shpërblim për të gjithë atë qytetarë që kanë informacione që mund të çojnë deri te zbardhja e këtij rasti; çdo informacion që kemi është duke u analizuar”, tha Sadriu.

Sadriu tha e nga hetimet e deri tanishme janë disa drejtime të cila po analizohen me shumë kujdes në mënyrë që, siç u shpreh ai, mund të çojnë në drejtimin e duhur për zbardhjen e rastit.

“Ka pista të cilat jemi duke i analizuar me kujdes, çdo detaj dhe vlera e informatës duhet të analizohet me qëllim që të dihet se sa ka vlerë në zbardhjen e hetimeve. Kështu që krejt çka mundemi të themi momentalisht është kjo që është duke u punuar edhe presim rezultate nga pistat e hetimeve që ne e i kemi”, tha Sadriu.

Rastin e vrasjes në Rahovec janë duke e hetuar edhe prokurorët nga Komuna e Gjakovës.

Kryeprokurorja Shpresa Bakija tha për Radion Evropa e Lirë se prokurori i rastit, por edhe vetë prokuroria, janë duke u angazhuar dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për të pasur mundësi që të bije në gjurmët e vrasësit.

“Jemi duke punuar në të gjitha drejtimet, por konkretisht nuk mund të them se edhe atë që bëjmë deri në momentin e zbardhjes nuk mund t’i publikojmë veprimet tona në mënyrë që të mos i dëmtojmë hetimet. (Sa u takon dëshmitareve) janë në proces të intervistimit nga njësiti i hetimeve”.

“Po merren në pyetje dëshmitarët që kanë qenë atë natë me të ndjerin edhe pronari i lokalit apo edhe persona të tjerë që kanë qenë në atë moment. Deri në sa ka arritur numri i dëshmitarëve nuk mund ta them”, tha Bakija për të shtuar se ende nuk ka persona të dyshuar për vrasjen.

Elvis Pista ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.

Sipas informacioneve të policisë, i ndjeri Pista u vra në oborrin e një restorantit në të cilin kishte qenë së bashku me bashkëshorten dhe disa persona të tjerë.

Policia tha se ai dyshohet të jetë qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.

Në bazë të gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes, besohet se arma ishte e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës.

Vrasjen e kanë dënuar udhëheqësit më të lartë të vendit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Ata kanë kërkuar nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

LDK: Lista e publikuar përfshin rezultat të pjesshëm

0

LDK-logo5-23Pas publikimit në medie të një liste me rezultate të kandidatëve të LDK-së, kjo parti thekson se, sipas të dhënave nga përfaqësuesi i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lista e publikuar përfshin një rezultat të pjesshëm.

“Sipas të dhënave që ka LDK-ja, ende janë të panumëruara 458 kuti, të cilat ndodhen në auditim, si dhe votat me postë dhe ato me kusht.

Lidhja Demokratike e Kosovës pret dhe e konsideron valid vetëm rezultatin që do ta japë KQZ-ja pas numërimit të të gjitha votave në secilën kuti”, thekson LDK.

Malisheva shënon Ditën e Çlirimit

0

malisheva festKomuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme, sot po shënon 16 Qershorin- Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve. Fillimisht, është mbajtur një seancë solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ndërsa më pas janë bërë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të vazhduar me nderime dhe homazhe në varrezat e Brigadës 122 në Malishevë dhe të Brigadës 121 në Kleçkë dhe më pas janë bërë nderime dhe homazhe në Prekaz.

Aktiviteti qendror, është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ku është mbajtur një akademi solemne, si dhe janë dhënë çmimet tradicionale. Sipas vendimit të KK të Malishevës, çmimin “Imer Krasniqi”për trimëri dhe heroizëm, Ju nda veteranëve të luftës Selman Hoti dhe Habib Zogaj, të propozuar nga shoqata e veteranëve të UÇK-së në Malishevë, pastaj çmimi “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në arsim, ju nda i Qerim Krasniqit-post mortum dhe profesorit Qemajl Morina . Ndërsa çmimi i tretë “Shpëtim Robaj” e që jepet për kontribut në shëndetësi, ju nda Sanije Desku dhe Milazim Kryeziu.

Aktivitetet e ditës së sotme, do të përfundojnë me një koncert në sheshin kryesor të Malishevës, e ku pritet për marrin pjesë artist të shumtë nga estrada jonë.

Në vazhdim fjalimi i kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbajtur në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës.

Të nderuar të pranishëm.

E kthejmë kujtesën pesëmbëdhjetë vite pas nga momenti që po e përjetojmë sot, kujtojmë që atëbotë Kosova në përgjithësi e Malisheva në veçanti ishte në luftë.

Këtu ishte pushtuesi serb që me gjithë aparaturën shtetërore po bënte terror dhe gjenocid të paparë, duke djegur e shkatërruar, duke vrarë e masakruar njerëz të moshave dhe gjinive të ndryshme pa dallim, burrat po ndaheshin nga gratë, nënave po ju merrnin fëmijët nga duart, populli po depërtohej dhunshëm, Kosova po zbrazej, e tëra ishte në flake. Ky ishte realiteti i ndodhur atë kohë, nuk është teori, nuk është tregim i sajuar, por realitet të cilin e kanë përjetuar nënat, etërit, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë.
Në këto momente shumë të vështira, populli jonë vuajtjen e kishte shndërruar në forcë, dhimbjen kishte vendosur ta kthente në krenari, duke ju rezistuar denjësisht të gjitha mundimeve.

Shpresa dhe mbështetja e popullit ishte e përqendruar tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kushtrimi i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, jehona e luftës për liri, bëri që djem dhe vajza ti përgjigjeshin këtij kushtrimi dhe i ngjeshën radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të nderuar të pranishëm, nuk ka e as nuk mund të ketë moment më historik dhe më fisnik se sa momenti kur është veshur uniforma e UÇK-së, dhe kur është ngjeshur arma në krah e për tu drejtuar në frontin e luftës.

Guximi i shfaqur, heroizmi i treguar i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vepër unikate dhe në saje të këtij guximi, heroizmi dhe gatishmërisë për flijim, sot jemi këtu duke e shënuar Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.
Ju, familjarë të dëshmorëve, krenohuni me bijtë dhe bijat tuaja që i rritët, i shkolluat dhe i përgatitët që ata ti dalin zot atdheut.
Ju, veteran dhe invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të jeni krenarë gjatë gjithë jetës, për faktin se e keni kryer misionin e juaj duke dhënë gjithçka nga vetja e juaj, duke i dhënë edhe gjymtyrët e trupit, vetëm e vetëm që ky popull të shijoj lirinë, që ky vend të frymoj lirshëm pas okupimit shekullor.

Sot, ne bartësit e funksioneve në institucionet publike, frymojmë, punojmë dhe angazhohemi drejtë sendërtimit të idealit të dëshmorëve.

Sot, kur po e shënojmë këtë ditë festive, jemi krenar për të arriturat, dhe marrim obligim dhe zotohemi për përgjegjësi në punë dhe të ecim me hapa të sigurt drejt të ardhmes prosperuese për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Urime për këtë ditë të shënuar, urime për të gjitha të arriturat dhe gjithë të mirat, njëkohësisht faleminderit që ishit prezent sot këtu me ne.

Përfundon takimi. LDK-AAK-Nisma në një grup të përbashkët parlamentar

0

ramushi, limaj  mustafaLDK-AAK-Nisma do të ketë vetëm një grup parlamentar në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, thonë burime të Gazetës Express.
Kështu është vendosur në takimin që u mbajt pak caste më parë në selinë e LDK’së ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Nis takimi Mustafa-Haradinaj-Limaj, sot ndahen ministritë

Burime të Gazetës Express thonë se pak çaste më parë ka nisur një takim mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt

Takimi është duke u zhvilluar në selinë qendrore të LDK’së.

“Në këtë takim, partnerët po i ndajnë ministritë dhe resorët e tjerë qeveritarë. Në takimet e mëhershme janë marrë vesh pak a shumë për numrin e ministrive, kurse sot pritet të definohen plotësisht këto çështje”, ka thënë për Express një burim i afërt me tre liderët e opozitës.

Hashim Deshishku mallkon dorasin e Elvisit: Zoti ua ktheftë në fëmijët e vet

0

HashimDeshishkuIsh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Elvis Pista i cili u vra mesnatën e së dielës derisa po dilte nga një lokal në vendin e tij të lindjes në Rahovec.

Por përveç ngushëllimit, Deshishku ka gjet vend edhe ta mallkojë atë që ia mori jetën Elvisit, kandidatit për deputet të PDK-së.

Në një postim në faqen e tij të Facebolk, biznesmeni Deshishku ka mallkuar ashër dorasin e krimit të kryer të dielën kah mëngjesi në Rahovec.

“Ngushëllime familjes Pista. Elvisit i qoftë dheu i lehtë. E dorasit, ishalla ja kthen zoti në thmi të tina”, ka shkruar Deshishku në Facebook.

Edhe një numër i vendvotimeve pritet të shkojnë në rinumërim

0

Kosove-Kutite e votimeveQendra e numërimit dhe e rezultateve është duke e përgatitur raportin e auditimit për disa vendvotime në të cilat kanë pasur kandidatët më shumë vota se partia dhe anasjelltas, ku partia ka më shumë vota se kandidatët e saj apo partia nuk ka fare vota. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha për Radio Kosovën se ende nuk dihet numri i saktë i vendvotimeve që duhet të rinumërohen.

Edhe një numër i vendvotimeve pritet të shkojnë në rinumërim pasi Qendra e numërimit dhe rezultateve ka gjetur se ka një shpërputhje të numrit të votave mes subjektit dhe kandidatëve. Burim Ahmetaj shpjegon arsyen pse një numër i vendvotimeve nuk mund të procedohen si të rregullta, duke mos saktësuar se sa është numri i tyre.

“Për numrin e saktë të vendvotimeve se sa mund të shkojnë në rinumërim nuk mund ta them në këtë fazë sepse jemi në përgatitje të raportit të auditimit ku një numër i vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta për shkak të mos përputhjes brenda formularëve të rezultateve. Kjo nënkupton që numri i vendvotimeve për subjekte politike që kanë mospërputhje brenda formularëve të rezultateve është dukshëm më i vogël në krahasim me atë që është për kandidat që është shumë më i madh numri i vendvotimeve për kandidat, ku ka raste të caktuara ku kandidati ka më shumë vota se sa subjekti, ose kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti. Ose rasti tjetër është kur subjekti i ka votat e kandidatët nuk kanë, ose subjekti nuk ka vota e kandidatët kanë. Mirëpo kemi edhe disa raste tjera kur mungojnë edhe fletët e formularëve të rezultateve”, tha ai.

Ahmetaj tha se pritet që raporti për hetim të kompletohet sot dhe t’i dërgohet KQZ.

“Do të bëhen përpjekje që raporti të kompletohet sot në mënyrë që të dërgohet sot ose më së largu nesër në KQZ në mënyrë që të procedohet tutje sipas vendimit të KQZ, sigurisht që raporti do të shkojë me rekomandime edhe nga QNR”, tha ai.

QNR po ashtu ka pranuar votat me postë të cilat duhet t’i nënshtrohen të njëjtave procedurave sikurse procedimi i votave me kusht dhe votave me nevoja të veçanta dhe të bëhet numërimi i tyre, i cili pritet të fillojë nesër.

210 raste pickimi nga rriqrat në Suharekë

0

RriqratSivjet në Komunën e Suharekës janë pickuar nga rriqrat 210 qytetarë, ka bërë me dije të dielën drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Melit Elshani.

Ai ka njoftuar se në mesin e të pickuarve nuk ka pasur ndonjë të infektuar dhe pas heqjes së rriqrës nga trupi pacientët janë liruar për në shtëpi.

Këta pacientë, sipas Elshanit, trajtohen si raste urgjente dhe nuk kanë nevojë të presin radhë kur paraqiten për ndihmë mjekësore, shkruan Koha Ditore.

QKMF-ja, sipas tij, është e pajisur mirë me material të nevojshëm si dhe ka një staf profesional e të përgatitur mirë për këtë çështje. “Gjendjen e kemi nën kontroll”, ka theksuar Elshani.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë, Frashër Behluli, ka thënë se fillimi i spërkatjes selektive në zonat endemike varet nga niveli qendror dhe se komuna është e përgatitur të jetë pjesë aktive e kësaj faze.

Zona endemike të kësaj komune konsiderohen fshatrat që shtrihen në fqinjësi me Komunën e Malishevës duke filluar nga Nishori, Sllapuzhani, Semetishti, Studençani, Samadraxha, Dobërdolani, Krushica e Epërme dhe Krushica e Ulët.

Fshati Nishor i Suharekës njihet si fshati ku për herë të parë më 1954 kishin ndodhur disa vdekje brenda një familjeje nga ethet hemorragjike krime-kongo.

Pas luftës ndërkaq është shënuar vetëm një rast vdekjeje nga ethet hemorragjike ndër qytetarët e Suharekës.

Nora revoltohet me kritikët: Çfarë ka më shumë Beyonce se unë?

0

Nora14-16aFustani i Norës apo Beyonces po bën xhiron e botës dhe pas kritikave, vjen edhe reagimi i këngëtares e cila shquhet për shije të holla.

E revoltuar për komentet negative dhe se këtë fustan e ka veshur dhe më parë Afërdita Dreshaj, Nora i është “vërsulur” të gjithëve me anë të një postimi në Instagram.

“Për ju që e njihni vetëm Beyonce. Çka dalloj unë këtu? Këto trija nuk e kanë kopju njëra tjetrën, thjesht e kanë ndjekur trendin …unë e katërta …gabimi vetëm që e kom emrin Nora edhe jam kosovare …kurrë me pranu faktin që jemi të barabartë, ose në hap me kohën, gjith me negativizëm e përulësi”, shkruan ajo.Beyonce-JLo-RitaOraNora14-16

Pse CIA e braktisi planin për përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës më 1949

0

Operation valuable fiend1Një libër i ri me titull “Operation Valuable Fiend” (Operacioni “Djalli i vlefshëm”) doli në shitje para pak ditësh në SHBA dhe autor është shqiptaro-amerikani Albert Lulushi

Operacioni “Djalli i vlefshëm” titullohet libri që flet për operacionet e fshehta të CIA-s për përmbysjen e regjimit komunist të Shqipërisë mes viteve 1949 dhe 1954, operacione të cilat dështuan për arsyet që autori i librit, Albert Lulushi shpjegon në intervistën e tij për gazetarin Ilir Ikonomi në “Zërin e Amerikës”. Kjo ishte goditja e parë e CIA-s përtej ‘Perdes së Hekurt’.
-Pse këtë titull? Çfarë është “Djalli me vlerë”?…kështu e kam përkthyer unë

Origjina e titullit vjen nga emrat e koduar të operacioneve të Agjencisë Britanike dhe asaj Amerikane. Emri i koduar për amerikanët ishte Fiend, që mund të përkthehet si dreq ose djall, dhe për britanikët emri i koduar ishte Valuable, që mund të përkthehet i vlefshëm. Prandaj dhe titulli i libri është ‘Operacioni Djalli i vlefshëm’
-Si filluan operacionet e CIA-s dhe britanikëve në Shqipëri. Cila është origjina?

Origjina fillestare ishte dëshira e Agjencisë Amerikane CIA, e cila sapo ishte formuar për të goditur Bashkimin Sovjetik dhe vendet satelite të tyre. Ata (CIA) e gjetën Shqipërinë si një vend të izoluar fizikisht pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes Titos dhe Stalinit. Shqipëria ishte e izoluar nga kampi sovjetik dhe ishte mendimi se me një goditje të përqendruar, regjimi i Hoxhës mund të përmbysej në atë kohë.
-Është fjala për vitin 1948 dhe 1949?
Planifikimi filloi nga fundi i vitit 1948 dhe operacionet e para u ekzekutuan më 1949.
-Pse CIA zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe jo një vend tjetër përtej ‘Perdes së Hekurt’. Iu duk regjimi në Shqipëri më i lehtë për t’u goditur?

Shkaku i parë ishte se Shqipëria ishte fizikisht më e izoluar nga kampi sovjetik, kështu trupat ruse e kishin të vështirë kalimin për t’i ardhur në ndihmë regjimit të Hoxhës. Arsyeja tjetër ishte sepse në atë kohë zhvillohej një luftë e ashpër civile në Greqi, mes forcave komuniste dhe forcave antikomuniste dhe siç dihet, regjimi i Hoxhës e kishte hapur kufirin jugor për kalimin e këtyre forcave komuniste në Shqipëri. Dy agjencitë e huaja mendonin se një ndryshim regjimi mund të ndihmonte aspekte të luftës civile në Greqi.
-Natyrisht, baza e operacionit ishin grupet e emigrantëve shqiptarë. Po cilët ishin këta njerëz konkretisht?
Ishin tri grupe kryesore, të cilat kishin dalë nga lufta dhe si kundërshtarë të komunistëve. Grupi ndoshta më i madh ishte Balli Kombëtar, grupi tjetër ishin ndjekësit e legalitetit me në krye Abaz Kupin, dhe një grup kosovarësh dhe malësorësh nga Shqipëria Verilindore, me në krye Sait Kryeziun. Të tria këto grupe kishin luftuar komunistët gjatë luftës dhe kur kishin dalë në emigrim u koordinuan nga amerikanët, britanikët dhe agjenci të tjera në rajon kundër regjimit të Hoxhës.

-Ku i kishin bazat këto grupe?
Shumica prej tyre ishin emigrantë në Itali dhe në kampe refugjatësh në Greqi. Disa kishin kaluar në Egjipt pranë Zogut, i cili jetonte në atë kohë në Aleksandri. Por shumica e këtyre shqiptarëve jetonin në kushte të dëshpëruara nëpër kampe refugjatësh.
-Si dërgoheshin këto grupe? Si arriti CIA t’i organizonte dhe t’i hidhte në Shqipëri?
Kishte ndërhyrje nga toka dhe deti. Metoda më e preferuar e CIA-s ishte parashutimi nga ajri, britanikët preferonin më shumë zbarkimin nga deti. Nga vitet 1952, 1953 dhe 1954, shumica e zbarkimeve ishin nëpërmjet kufirit grek.
-Me siguri ka qenë shumë e vështirë hedhja e këtyre grupeve në Shqipëri?

Ishte shumë e vështirë, sidomos nga ata që parashutoheshin. Në qoftë se shikon stërvitjen dhe trajnimin që një ushtarak i zakonshëm merr për të kryer rënien me parashutë dhe ta krahasosh me trajnimin që CIA u dha agjentëve shqiptarë, mund të kuptohet se sa guxim dhe kurajë kishin këta agjentë për t’u hedhur nga aeroplani. Shumica e tyre hidheshin për herë të parë me parashutë.
Operacionet e para të viteve 1950 dhe 1951 nuk kishin njerëz në tokë që të sinjalizonin apo t’u tregonin vendin për t’u hedhur dhe ndoshta kjo është një nga arsyet që shumë prej të zbarkuarve pa mjete dhe municione binin në vende të gabuara dhe u ndoqën nga forcat e ndjekjes dhe të Sigurimit.
-Ju provoni në librin tuaj se dështimi i operacioneve të CIA-s dhe Agjencisë Britanike nuk erdhi kryesisht si rezultat i tradhtisë së Kim Filbit, por erdhi për shkaqe të tjera. Si keni arritur ju ta provoni këtë? Në çfarë dokumentesh jeni mbështetur?

CIA i ka deklasifikuar të gjitha dokumentet e operacioneve në Shqipëri dhe këto janë nxjerrë nga Arkivi Kombëtar në Uashington. Po të vihet re janë tri valë operacionesh në kohë; më 1949-ën, Filbi ishte akoma me detyrë në Turqi dhe nuk ishte në dijeni të këtyre operacioneve. Gjatë operacioneve të ‘50 dhe ’51, Filbi ishte i pranishëm, por ai u largua nga Uashingtoni me dyshimin se mund të ishte bashkëpunëtor sovjetik.
-Filbi erdhi në Uashington si sekretar i Ambasadës britanike, në mos gaboj?
Ajo ishte mbulesa diplomatike, por roli i Filbit ishte koordinues midis zbulimit britanik dhe agjencive të zbulimit amerikan CIA-s, FBI etj. Po të shihet, dështimet më të mëdha të këtyre operacioneve ndodhën gjatë viteve ’52, ’53 dhe ’54, dhe s’ka asnjë dyshim që në atë kohë Filbi nuk kishte asnjë dijeni për operacionet sepse ishte larguar nga shërbimi britanik.
-Sidoqoftë, Filbi, një pjesë të informacionit duhet t’ua ketë dhënë sovjetikëve?

Teorikisht ndoshta po, por po të shikosh detyrat nga zbulimi sovjetik për Filbin në Uashington ishin më shumë për sekretet bërthamore të Amerikës, ose për të kontrolluar pozitën e CIA-s si një agjenci e re informacioni dhe zbulimi në Amerikë. Për mendimin tim, një operacion në Shqipëri ishte diçka që dhe sikur Filbi të kishte informata, sovjetikët nuk do ta rrezikonin zbulimin e një agjenti kaq të rëndësishëm për diçka me vlerë kaq të vogël.
-Pra, shkak kryesor ishin përçarjet mes grupeve shqiptare. Pse ishin këto përçarje?
Për mendimin tim, këto përçarje ishin trashëguar që nga koha e luftës dhe vazhdonin. Fraksioni zogist, fraksioni i Ballit Kombëtar që ishte kundër Zogut, ashtu si dhe gjatë luftës nuk patën pjekuri që të shikonin komunistët si armikun e tyre kryesor dhe të bashkoheshin në luftën kundër komunistëve. Pasi dolën në emigracion, sado që ata ishin nën ombrellën e Komitetit Shqipëria e Lirë, prapë kishin shumë përçarje midis tyre. Për shembull, kompania 4000 në Gjermani, ku shumica e refugjatëve qëndronin në atë kohë, ishin ndarë në fraksione; ballistët ishin në një grup dhe zogistët në grup më vete. Ata nuk komunikonin me njëri-tjetrin dhe shpesh luftonin njëri-tjetrin.

-CIA ishte e vetëdijshme për këto përçarje mes grupeve?
Po, CIA ishte e vetëdijshme. Arriti një kohë pastaj që dhe ata hoqën dorë nga shpresa se këto grupe mund të bashkoheshin.
-Një faktor tjetër ishte sipas jush dhe planifikimi i dobët i këtij operacioni. Si shpjegohet kjo?
Diçka që unë kam zbuluar në këto dokumente që kam përmbledhur në libër është se qëllimin final për përmbysjen e regjimit të Hoxhës CIA e braktisi shumë shpejt, qysh nga fundi i vitit 1949 dhe fillimi i vitit 1950. Konjukturat në Ballkan kishin ndryshuar për CIA-n dhe ata thanë që le t’i vazhdojmë këto operacione thjesht për të bërë presion ndaj Hoxhës. Gabimi që CIA bëri, për mendimin tim, është se ajo nuk u tha agjentëve shqiptarë që ne po marrim veprime kundër regjimit të Hoxhës, por tani për tani nuk jemi të përgatitur për përmbysjen e regjimit.

-Ndërkohë që grupet e emigrantëve mendonin se synimi ishte përmbysja e regjimit…
Po, ata e kishin të qartë se objektivi kryesor dhe përfundimtar ishte përmbysja e regjimit të Hoxhës.
-Tentoi CIA për operacione të tjera në vitet e mëvonshme?
Pas vitit 1954, CIA i pezulloi të gjitha operacionet. Të paktën nuk ka dokumente që të faktojnë një gjë të tillë dhe për mendimin tim, nuk ka pasur.
-Pse CIA hoqi dorë?
Po ta shohësh në aspektin historik, Stalini vdiq më 1953, mbas një debati të brendshëm në Bashkimin Sovjetik erdhi Hrushovi me atë zbutjen ndaj Perëndimit, kështu që vendimi strategjik i Departamentit të Shtetit Amerikan ishte të zbutej lufta paraluftarake me Bashkimin Sovjetik. Ata vazhdonin me operacione kundërzbulimi dhe inteligjence, por jo goditje paraushtarake. Vëmendja e CIA-s pas kësaj u përqendrua në Amerikën Latine, në Iran dhe në Azinë Juglindore.

Operation valuable fiendIsh-zv/sekretari i Shtetit amerikan Frank Wisner: Operacioni dështoi se grupet shqiptare ishin të përçara
Mendoj se shumë gjëra në këtë libër janë të reja, sepse autori eksploron një fushë për të cilën është folur shumë përciptas, me sa kam lexuar për historinë e asaj kohe. Ky libër përshkruan me thellësi të konsiderueshme vetë operacionet, jep hollësi për pjesëmarrësit shqiptarë në to si dhe futet në thelbin e gabimeve që u bënë, pra fakti që ky operacion nuk u planifikua dhe aq mirë, nuk u zbatua mirë dhe nuk u financua sa duhej. Informacionet e zbulimit nuk ishin të plota. Pra, megjithëse motivet ishin të qarta, zbatimet e tyre si nga ana e britanikëve dhe ajo shqiptare linte shumë për të dëshiruar. Shqiptarët ishin shumë të përçarë dhe regjimi i Tiranës kishte shumë më tepër hapësirë për ta penguar operacionin si pasojë e përçarjeve mes kundërshtarëve të tij.

Historiani Prof. Nikolla Pano: Libri provon se fajin për dështimet nuk e kishte Kim Filbi
Mendoj se ky libër provon se zoti Kim Filbi, megjithëse ishte në dijeni të natyrës së operacioneve sekrete në Shqipëri, nuk kishte akses në planet operative. Megjithëse ai mund të kishte qenë një faktor në dështimin e kësaj aventure në Shqipëri, faktori kryesor që e shkaktoi dështimin ishin përçarjet dhe rivalitetet mes grupeve shqiptare dhe nxjerrjet e informacionit nga ana e grupeve të emigrantëve shqiptarë, si dhe karakteri mjaft burokratik i operacionit. Ishte gjithashtu rivaliteti mes agjencive të ndryshme të përfshira në planifikimin e këtij projekti.