14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Edhe një numër i vendvotimeve pritet të shkojnë në rinumërim

Kosove-Kutite e votimeveQendra e numërimit dhe e rezultateve është duke e përgatitur raportin e auditimit për disa vendvotime në të cilat kanë pasur kandidatët më shumë vota se partia dhe anasjelltas, ku partia ka më shumë vota se kandidatët e saj apo partia nuk ka fare vota. Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha për Radio Kosovën se ende nuk dihet numri i saktë i vendvotimeve që duhet të rinumërohen.

Edhe një numër i vendvotimeve pritet të shkojnë në rinumërim pasi Qendra e numërimit dhe rezultateve ka gjetur se ka një shpërputhje të numrit të votave mes subjektit dhe kandidatëve. Burim Ahmetaj shpjegon arsyen pse një numër i vendvotimeve nuk mund të procedohen si të rregullta, duke mos saktësuar se sa është numri i tyre.

“Për numrin e saktë të vendvotimeve se sa mund të shkojnë në rinumërim nuk mund ta them në këtë fazë sepse jemi në përgatitje të raportit të auditimit ku një numër i vendvotimeve nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta për shkak të mos përputhjes brenda formularëve të rezultateve. Kjo nënkupton që numri i vendvotimeve për subjekte politike që kanë mospërputhje brenda formularëve të rezultateve është dukshëm më i vogël në krahasim me atë që është për kandidat që është shumë më i madh numri i vendvotimeve për kandidat, ku ka raste të caktuara ku kandidati ka më shumë vota se sa subjekti, ose kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti. Ose rasti tjetër është kur subjekti i ka votat e kandidatët nuk kanë, ose subjekti nuk ka vota e kandidatët kanë. Mirëpo kemi edhe disa raste tjera kur mungojnë edhe fletët e formularëve të rezultateve”, tha ai.

Ahmetaj tha se pritet që raporti për hetim të kompletohet sot dhe t’i dërgohet KQZ.

“Do të bëhen përpjekje që raporti të kompletohet sot në mënyrë që të dërgohet sot ose më së largu nesër në KQZ në mënyrë që të procedohet tutje sipas vendimit të KQZ, sigurisht që raporti do të shkojë me rekomandime edhe nga QNR”, tha ai.

QNR po ashtu ka pranuar votat me postë të cilat duhet t’i nënshtrohen të njëjtave procedurave sikurse procedimi i votave me kusht dhe votave me nevoja të veçanta dhe të bëhet numërimi i tyre, i cili pritet të fillojë nesër.

Më Shumë

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

Rrugët e Prizrenit përmbyten nga ujërat si pasojë e reshjeve të shiut

Rrugët e qytetit të Prizrenit janë përmbytur nga ujërat si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm në orët e pasditës. Qytetarë të ndryshëm në rrjete sociale...

Lajmet e Fundit