210 raste pickimi nga rriqrat në Suharekë

RriqratSivjet në Komunën e Suharekës janë pickuar nga rriqrat 210 qytetarë, ka bërë me dije të dielën drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Melit Elshani.

Ai ka njoftuar se në mesin e të pickuarve nuk ka pasur ndonjë të infektuar dhe pas heqjes së rriqrës nga trupi pacientët janë liruar për në shtëpi.

Këta pacientë, sipas Elshanit, trajtohen si raste urgjente dhe nuk kanë nevojë të presin radhë kur paraqiten për ndihmë mjekësore, shkruan Koha Ditore.

QKMF-ja, sipas tij, është e pajisur mirë me material të nevojshëm si dhe ka një staf profesional e të përgatitur mirë për këtë çështje. “Gjendjen e kemi nën kontroll”, ka theksuar Elshani.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë, Frashër Behluli, ka thënë se fillimi i spërkatjes selektive në zonat endemike varet nga niveli qendror dhe se komuna është e përgatitur të jetë pjesë aktive e kësaj faze.

Zona endemike të kësaj komune konsiderohen fshatrat që shtrihen në fqinjësi me Komunën e Malishevës duke filluar nga Nishori, Sllapuzhani, Semetishti, Studençani, Samadraxha, Dobërdolani, Krushica e Epërme dhe Krushica e Ulët.

Fshati Nishor i Suharekës njihet si fshati ku për herë të parë më 1954 kishin ndodhur disa vdekje brenda një familjeje nga ethet hemorragjike krime-kongo.

Pas luftës ndërkaq është shënuar vetëm një rast vdekjeje nga ethet hemorragjike ndër qytetarët e Suharekës.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit