14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Malisheva shënon Ditën e Çlirimit

malisheva festKomuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme, sot po shënon 16 Qershorin- Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve. Fillimisht, është mbajtur një seancë solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ndërsa më pas janë bërë nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të vazhduar me nderime dhe homazhe në varrezat e Brigadës 122 në Malishevë dhe të Brigadës 121 në Kleçkë dhe më pas janë bërë nderime dhe homazhe në Prekaz.

Aktiviteti qendror, është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ku është mbajtur një akademi solemne, si dhe janë dhënë çmimet tradicionale. Sipas vendimit të KK të Malishevës, çmimin “Imer Krasniqi”për trimëri dhe heroizëm, Ju nda veteranëve të luftës Selman Hoti dhe Habib Zogaj, të propozuar nga shoqata e veteranëve të UÇK-së në Malishevë, pastaj çmimi “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në arsim, ju nda i Qerim Krasniqit-post mortum dhe profesorit Qemajl Morina . Ndërsa çmimi i tretë “Shpëtim Robaj” e që jepet për kontribut në shëndetësi, ju nda Sanije Desku dhe Milazim Kryeziu.

Aktivitetet e ditës së sotme, do të përfundojnë me një koncert në sheshin kryesor të Malishevës, e ku pritet për marrin pjesë artist të shumtë nga estrada jonë.

Në vazhdim fjalimi i kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbajtur në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës.

Të nderuar të pranishëm.

E kthejmë kujtesën pesëmbëdhjetë vite pas nga momenti që po e përjetojmë sot, kujtojmë që atëbotë Kosova në përgjithësi e Malisheva në veçanti ishte në luftë.

Këtu ishte pushtuesi serb që me gjithë aparaturën shtetërore po bënte terror dhe gjenocid të paparë, duke djegur e shkatërruar, duke vrarë e masakruar njerëz të moshave dhe gjinive të ndryshme pa dallim, burrat po ndaheshin nga gratë, nënave po ju merrnin fëmijët nga duart, populli po depërtohej dhunshëm, Kosova po zbrazej, e tëra ishte në flake. Ky ishte realiteti i ndodhur atë kohë, nuk është teori, nuk është tregim i sajuar, por realitet të cilin e kanë përjetuar nënat, etërit, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë.
Në këto momente shumë të vështira, populli jonë vuajtjen e kishte shndërruar në forcë, dhimbjen kishte vendosur ta kthente në krenari, duke ju rezistuar denjësisht të gjitha mundimeve.

Shpresa dhe mbështetja e popullit ishte e përqendruar tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kushtrimi i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, jehona e luftës për liri, bëri që djem dhe vajza ti përgjigjeshin këtij kushtrimi dhe i ngjeshën radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të nderuar të pranishëm, nuk ka e as nuk mund të ketë moment më historik dhe më fisnik se sa momenti kur është veshur uniforma e UÇK-së, dhe kur është ngjeshur arma në krah e për tu drejtuar në frontin e luftës.

Guximi i shfaqur, heroizmi i treguar i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vepër unikate dhe në saje të këtij guximi, heroizmi dhe gatishmërisë për flijim, sot jemi këtu duke e shënuar Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.
Ju, familjarë të dëshmorëve, krenohuni me bijtë dhe bijat tuaja që i rritët, i shkolluat dhe i përgatitët që ata ti dalin zot atdheut.
Ju, veteran dhe invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të jeni krenarë gjatë gjithë jetës, për faktin se e keni kryer misionin e juaj duke dhënë gjithçka nga vetja e juaj, duke i dhënë edhe gjymtyrët e trupit, vetëm e vetëm që ky popull të shijoj lirinë, që ky vend të frymoj lirshëm pas okupimit shekullor.

Sot, ne bartësit e funksioneve në institucionet publike, frymojmë, punojmë dhe angazhohemi drejtë sendërtimit të idealit të dëshmorëve.

Sot, kur po e shënojmë këtë ditë festive, jemi krenar për të arriturat, dhe marrim obligim dhe zotohemi për përgjegjësi në punë dhe të ecim me hapa të sigurt drejt të ardhmes prosperuese për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Urime për këtë ditë të shënuar, urime për të gjitha të arriturat dhe gjithë të mirat, njëkohësisht faleminderit që ishit prezent sot këtu me ne.

Më Shumë

Neymar bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

Sulmuesi i Brazilit, Neymar Jr., është bërë baba për herë të tretë. Së fundmi ai ka zbuluar emrin e vajzës së tij së sapolindur, si...

Fluks i madh nga Kosova drejtë Shqipërisë!

Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Sipas të...

Lajmet e Fundit