30.8 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7945

Haradinaj: Vendimi i Gjykatës na hap rrugën për formimin e Qeverisë së re

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeRamush Haradinaj, kandidati për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, ka dhënë një intervistë për Gazetën Express menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi Aktgjykimin e saj për pyetjen e Presidentes. Lideri i AAK’së duket i lumtur me këtë vendim.

Express: Cili është interpretimi juaj për këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese?

Ramush Haradinaj: Ne kemi pritur që do të procedojë demokracia në vend. Pra, që Gjykata Kushtetuese ta respektojë demokracinë në vend. Megjithatë ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po e presim afatin kohor kur do të na jepet e drejta për ta ndërtuar qeverinë e vendit; pra, afatin kohor të paraparë për pretendentin tjetër.

Express: Ju besoni që Gjykata ka qenë e qartë – që pas dështimit të pretendentit të parë, t’i jepet e drejta koalicionit që ka shumicën e votave?

Ramush Haradinaj: Pas dështimit të partisë së parë, megjithëse është shumë hipotetike të thuhet, ne e kuptojmë nga vendimi se do të fillojnë konsultimet me ofertën dytë politike që i ka shumicën e deputetëve në Kuvend.
Express: A besoni që koalicioni LDK-AAK-Nisma a është aq unik sa mos të ja jap mundësinë Thaçit që ta formojë Qeverinë?

Ramush Haradinaj: Nuk e di nëse PDK’ja do ta harxhonte krejt kohën në dispozicion për ta themeluar Qeverinë, apo do ta dorëzonte këtë mundësi te Presidentja. Ne kemi vendosur që të mos i përgjigjemi ftesës për konsulta. Pra, kuptohet që ka unitet në spektrin politik opozitar që t’i bëjmë një shërbim vendit.

Ne, së bashku me grupet punuese jemi në punë e sipër të përcaktimit të 100 veprimeve emergjente qeverisëse për 100 ditëshin e parë, si dhe 100 prioriteteve qeverisëse. Këto veprime do ta kthejnë njëherë e përgjithmonë besimin në shtet. Idetë dhe sugjerimet nga ana e juaj janë të mirëseardhura. Komunikimi dhe pjesëmarrja e juaj na ndihmon për t’i kuptuar dhe renditur më mire këto veprime dhe prioritete.

Hapet plazhi i parë publik model në Durrës

0

Plazhi_durres“Pastërtia nuk është çështje buxhetesh, është çështje vetëdijeje dhe kujdesi qytetar”. Këtë mesazh, Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot, vullnetarëve që i janë bashkuar programit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për plazhe të pastra, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për të ndryshuar imazhin e plazheve të bregdetit tonë.

Kryeministri e bëri këtë apel gjatë vënies në funksionim të Kampit të parë të Vullnetarëve në plazhin publik të Golemit në Durrës. Një risi kjo, pjesë e programit të ri, “për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e sezonit të turistik,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se në këtë përpjekje duhet të marrin pjesë të gjithë pushuesit, duke e trajtuar mjedisin si “shtëpinë e tyre”.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare informoi se kampi vullnetarëve të Golemit është pjesë e rrjetit prej 10 kampesh të tilla që do të shtrihen në të gjithë vijën bregdetare të vendit, në shërbim të pushuesve dhe për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kampet do të funksionojnë si bashkëveprim i disa agjencive ekzekutive me shoqërinë civile, nën drejtimin e AKB-së.

“Në prani të Kryeministrit, ne do hapim kampet e vullnetarëve, të cilat janë planifikuar si një bashkëpunim i Forcave të Armatosura, vullnetarëve, pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni, për të ardhur për të pastruar jo vetëm plazhin, por edhe për të disiplinuar të gjithë mbarëvajtjen e pushuesve gjatë sezonit,” – u shpreh Tare.

Drejtori i AKB-së lajmëroi edhe organizimin e një festivali të Filmit të Detit dhe aktivitete të tjera, që do të shërbejnë si argëtim për pushuesit.

Por Kryeministri u shpreh se ndryshimi do të ishte i vështirë pa u vetëdijësuar edhe qytetarët se duhet të japin kontributin e tyre për plazhe të pastra.

Kryeministri theksoi se është fatkeqësi të shikosh sesi në shumë raste, përshtypjet e vizitorëve dhe e gazetarëve të huaj nga plazhet shqiptare janë përshtypje që na turpërojnë të gjithëve.

Kryeministri Rama vizitoi edhe një plazh privat në Golem, ku për herë të parë janë ngritur kulla e rojës bregdetare, biblioteka e plazhit apo edhe zona e përcaktuar për të notuar, të cilin Kryeministri e vlerësoi një model të standardit që duhet të ofrojnë plazhet tona.

Në hapjen e Kampit të parë të vullnetarëve në Golem merrnin pjesë edhe të zgjedhur vendorë, kryetar i Bashkisë së Durrësit, Golemit, Rrashbullit. /albeu.com/

Thaçi: E respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0

thaci ne malisheveePak kohë nga publikimi zyrtarë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i njeh partisë fituese të drejtën për dy mandate, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin dhe ka theksuar se e respekton plotësisht këtë vendim.

Postimi i plotë i Thacit në facebook:

`Sapo mora Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe të drejtën e mandatarit për formimin e institucioneve të reja, sipas Nenit 95, paragrafi 4 të Kushtetutës si dhe Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme që përcakton qartë mënyrën dhe afatet e krijimit të koalicioneve. E respektoj këtë vendim plotësisht. HTH`

Bashkimi Evropian pret formimin e Qeverisë “pa zarfe”

0

Zhbogar6-13Bashkimi Evropian e vlerëson si “çështje të brendshme të Kosovës” formimin e qeverisë së re të vendit ndërsa refuzon mundësinë që vet të përzihet në këtë proces.

Në ditën kur mediat kanë raportuar se Bashkimi Evropian mund të ndërhyjë në procesin e formimit të qeverisë së re të vendit, Zyra e BE-së në Kosovë shprehu besimin se liderët e Kosovës do të mund ta formojnë qeverinë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 8 qershor.

Madje raportet shkonin deri aty sa përmendnin mundësinë që vetë Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, ta sjellë “në zarf” emrin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Por, Zyra e BE-së i ka përgënjeshtruar këto raportime.

“Përderisa BE është duke ndjekur me interes formimin e Qeverisë së re, është e qartë se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Ne besojmë se liderët politikë të Kosovës do të mund ta formojnë qeverinë pa zarfet tona, në një proces demokratike dhe në bazë të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë për Gazetën Jeta në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese: Herën e parë Hashim Thaçi, herën e dytë mandatohen ata që e kanë shumicën

0

Atifete jahjagaGjykata Kushtetuese sapo ka publikuar vendimin rreth cështjes së mandatarit.
Në aktgjykimin e Kushtetuesuese thuhet se së pari mundësinë për të formuar qeverinë e ka Partia Demokratike e Kosovës, pastaj partitë ose partitë tjera. Express se shpejti do ta publikoje te plote aktgjykimin.

Ja vendimi i Gjykates.

Gjykata VENDOS

I. Njezeri, TA DEKLAROJE kerkesen te pranueshme;

II. Me shumice votash, TE KONSTATOJE qe:

a. Nenet 84 (14) dhe 95 te Kushtetutes jane ne perputhshmeri me

njeri-tjetrin;

b. Perdorimi i termave “parti politike ose koalicion”, kur permendenne lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafet 1 dhe 4, teKushtetutes, nenkupton partine politike ose koalicionin qe eshteregjistruar sipas Ligjit per Zgjedhjet e Pergjithshme, merr pjese sisubjekt zgjedhor, eshte i perfshire ne fletevotim te zgjedhjeve, ekalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton vende ne Kuvend;

c. Partia ose koalicioni qe ka fituar shumicen ne Kuvend, si<;percaktohet ne nenin 95, paragrafi 1, te Kushtetutes, nenkuptonpartine ose koalicionin qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend,qofte shumicen absolute, qofte ate relative;<;. Presidenti Republikes, ne baze te nenit 95, paragrafi 1, teKushtetutes, i propozon Kuvendit kandidatin per Kryeminister tenominuar nga partia politike ose nga koalicioni qe ka numrin mete madh te vendeve ne Kuvend;

d. Presidenti i Republikes nuk e ka diskrecionin te refuzoje caktimin e kandidatit te propozuar per Kryeminister;

dh. Ne rast se kandidati i propozuar per Kryeminister nuk merr votate nevojshme, Presidenti Republikes, ne diskrecionin e tij/saj, nebaze te nenit 95, paragrafi 4, te Kushtetutes, emeron kandidatintjeter per Kryeminister, pas konsultimit me partite ose me koalicionet (e regjistruara ne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme) qe kane plotesuar kriteret e lartpermendura, prame parti ose me koalicion qe eshte regjistruar si subjekt zgjedhorne pajtim me Ligjin per Zgjedhjet e Pergjithshme, e ka emrin nefletevotim te zgjedhjeve, ka marre pjese ne zgjedhje dhe ka kaluarpragun;

e. Nuk perjashtohet qe Presidenti i Republikes te vendose t’i jape partise ose koalicionit te pare, sipas nenit 95, paragrafi 1, teKusbtetutes, mundesine te propozoje kandidatin tjeter perKryeminister;

Haradinaj përgatitet për qeverisje – harton prioritetet për 100 ditëshin e parë

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë me dije se janë duke punuar së bashku me LDK-në dhe NISMA për Kosovën për përcaktimin e 100 veprimeve emergjente të qeverisjes Haradinaj.
Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka kërkuar sugjerime edhe nga qytetarët.

“Së bashku me grupet punuese jemi në punë e sipër të përcaktimit të 100 veprimeve emergjente qeverisëse për 100 ditshin e parë, si dhe 100 prioriteteve qeverisëse. Këto veprime do ta kthejnë njëherë e përgjithmonë besimin në shtet. Idetë dhe sugjerimet nga ana e juaj janë të mirëseardhura. Komunikimi dhe pjesëmarrja e juaj na ndihmon për t’i kuptuar dhe renditur më mire këto veprime dhe prioritete”, ka thënë Haradinaj.

Në Malishevë përfundoi spërkatja nga ajri kundër rriqrave

0

Malisheve-spërkatja kundër rriqraveE organizuar dhe financuar nga Komuna e Malishevës, në harmoni me strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), ka përfunduar spërkatja tre ditore nga ajri (me aeroplan), kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit të EHKK.

Ky projekt, është financuar nga Komuna e Malishevës, me vlerë prej 200 mijë euro dhe është realizuar nga kompania “ALA-CO”, ndërsa e tërë spërkatja ka zgjatur tri ditë, ku është përfshirë i tërë territori i pabanuar i Komunës së Malishevës.
Spërkatja kundër rriqrave, përmes ajrit, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të Komunës së Malishevës, si rezultat i përhapjes së virusit vdekjeprurës i EHKK, ku deri më sot, kanë vdekur 18 qytetar të Komunës së Malishevës.

Kjo spërkatje, bëhet krahas spërkatjes selektive të 39 zonave endemike dhe stallave e bagëtive, duke përfshirë 306 kilometra katrorë të territorit të Komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, i cili krahas zyrtarëve tjerë të kësaj drejtorie, përveç vëzhgimit nga poshtë, gjatë ditës sotme e ka përcjellë spërkatjen nga aeroplani, “e gjithë kjo fushatë ka shkuar mirë dhe pa probleme dhe është realizuar sipas planit të hartuar për spërkatje nga ajri”. Ndërsa nga ana tjetër drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka deklaruar se “deri më tani nuk kemi raste me fatalitet nga infektimi me virusin e EHKK, por janë regjistruar tri raste të infektimit dhe të gjitha këto raste e kanë mbijetuar këtë infektim, si rezultat i trajtimit në klinikën infektive në QKUK”.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me këtë rast, e ka përshëndetur kryerjen me sukses të kësaj spërkatje përmes ajri, e që njëherit është edhe hera e parë, që në Kosovë kryhet një fushatë e tillë, që nga paslufta. “Unë e shfrytëzoj rastin të falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në të gjitha fushatat e spërkatjes kundër rriqrave, si nga toka ashtu edhe ajri, duke përfshirë të gjitha organet komunale, IKSHP-në, ministritë përkatëse që janë të involvuara, pastaj stafin e emergjencës në QKMF të Malishevës, për trajtimin e personave të thumbuar nga rriqrat, si dhe stafin e Klinikës Infektive në QKUK, për trajtimin e rasteve të prekura me EHKK, pasi puna e të gjitha këtyre institucioneve, është heroike në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës”, ka thënë mes tjerash kryetari Bega

Visar Zhiti fitues i “Netëve korçare të poezisë”

0

Visar Zhitiaa“Netët korçare të poezisë”, të organizuara në qytetin e Korçës nga Bashkia dhe Biblioteka “Thimi Mitko” si dhe nga Klubi i shkrimtarëve “Bota e Re”, tashmë janë bërë traditë e njohur në vend.

Poetët e ftuar nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por dhe më gjerë, nga Ballkani, Greqia e Bullgaria, Rumania e Bosnje-Hercegovina, Turqia, etj, mblidhen, njohin Korçën dhe traditat qytetare dhe lexojnë poezitë e tyre gjatë tre netëve. Edicioni i 18-të, tashmë ndërkombëtar, u mbyll me recitime të shumta nga 40 poetët e ftuar. Si zakonisht veprimtaritë ishin të ndryshme, takime e vizita, përurime veprash dhe debate mbi poezinë dhe kohën si dhe dhënie çmimesh e shëtitje nëpër Korçën e bukur.

Fituesi i sivjetshëm i “Kurorës së Poezisë” u shpall shkrimtari Visar Zhiti me motivacionin: “Për shpirtin e palodhur artistik me të cilin është afirmuar në karrierën e gjatë krijuese”. Trofeun ia dha drejtori i festivalit, poeti korçar Skënder Rusi. Sipas ritualit, në prani të të ftuarve, poeti Visar Zhiti mbolli “pemën e poezisë”, aty në pyllin e vogël ku blerojnë dhe pemët e fituesve të mëparshëm në netët e korçare të poezisë, si Dritëro Agolli, Dhori Qirjazi, Moikom Zeqo apo poeti i njohur grek Dinos Kubatis.

“Vetë jeta futet në poezi dhe poezia patjetër që futet në jetë, duke u bërë pjesë e saj”, tha ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti,duke shtuar se deri sa të jetë njeriu, do të jetë dhe poezia e tij. Që në natën e parë të këtij aktiviteti, janë promovuar dy librat e rinj të poetit të njohur korçar Skënder Rusi. Lirikat e tij të veçanta u përcollën nën interpretimin e aktorëve të teatrit “Andon Zako Çajupi” Zamira Kita, Ligoraq Riza, Blerta Belliu e Shkëlqim Jaupi, ndërsa janë duartrokitur mes emocionesh nga pjesëmarrësit.

Arben Gashi, Eqrem Kryeziu dhe pallavrat

0

Arbana XharraShkruan: Arbana Xharra

Garda që ka qëndruar me arrogancë në barrikada të LDK-së, ata që me çdo mjet kanë penguar reformimin e kësaj partie, tek tani, pas zgjedhjeve, ka nisur të shfaqet e pakënaqur. Dyfytyrësia politike u doli në pah pikërisht kur doli në shesh se sa shumë u ka rënë pesha në opinion. E pesha e tyre matet shumë lehtë me votat që kanë marrë në këto zgjedhje, krahasuar me ato të para katër vjetëve.

Arben Gashi dhe Eqrem Kryeziu, ndonëse përfaqësojnë gjenerata të ndryshme, i bashkon një gjë e pështirë: mentaliteti i njëjtë politik dhe ambiciet pothuaj absurde për fuqi brenda partisë. Por, me sa duket kësaj here ata zemërimin e tyre po e drejtojnë kundër figurave qendrore politike në LDK që arritën sukses dhe morën vota. Ndikimi i figurave si Gashi e Kryeziu, po bie për shkak se nuk i afruan asgjë opinionit.

A e mbani në mend të ketë mbajtur ndonjë fjalim në Kuvend Eqrem Kryeziu, ose Arben Gashi? Diçka që mbahet në mendje. Jo. Eqrem Kryeziu ishte kujdestar për humor, Arben Gashi kujdestar për të ruajtur qetësinë dhe heshtjen brenda grupit parlamentar të LDK-së.

Nëse krahasohen votat që kanë marrë në vitin 2010 me ato të 2014, shihet qartë se këta dy zyrtarë të LDK-së dhe disa të tjerë janë ndëshkuar nga elektorati dhe jo me pak vota. Arben Gashi në vitin 2010 ka marrë hiç më pak se 20 mijë e 443 vota, kurse në zgjedhjet e qershorit të sivjetmë 14 mijë e 879 vota. Kurse Eqrem Kryeziu nga 11 mijë e 678 vota ka rënë në vetëm 4 mijë e 182 vota, duke mos e siguruar as pragun për t’u bërë deputetë.

Njëkohësisht kemi ngritjen marramendëse të Vjosa Osmanit, nga 9 mijë e 778 vota sa kishte në vitin 2010, në 39 mijë e 925 vota në zgjedhjet e 2014. Suksesi i Vjosa Osmani është lehtë i shpjegueshëm: qëndrimet e prera, analizat e mençura jo vetëm juridike, maturia, me një fjalë: serioziteti në paraqitje. Gashi e Kryeziu dhe shokët e tyre nuk kishin asnjë nga këto karakteristika.

Fatmirësisht lista e LDK-së jep sinjal për ndërrimin e mentalitetit të votuesit të kësaj partie, ku të konsumuarit që nuk arritën të krijojnë bindjen për ndryshim, kanë rënë nga fundi i listës. Kësaj here së paku një grup i tyre, ka dalë në pension të merituar politik. Do të ishte mirë që pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut të shkonin edhe disa shokë të tij, të cilët kurrë nuk morën përgjegjësi për asnjë dështim. Sabri Hamiti, për shembull, mund të shkojë t’u mbajë ligjërata studentëve nëse e dëgjojnë dhe jo të zërë një karrige në Kuvend pa dhënë asnjë kontribut.

A e keni dëgjuar Hamitin duke thënë diçka në fushatën elektorale? Jo. Sepse me gjasë mendon se mitizimi i vetvetes i sjell vota. Kjo kohë po mbaron. Dhe mirë që po mbaron. Është koha që LDK-ja të hapë rrugë për figura të reja, personalitete me kredibilitet që nuk ndryshojnë qëndrim brenda natës.

Gashi, Kryeziu e disa të tjerë që tek tash nisën të japin deklarata të serta ishin pjesë e zhvillimeve të LDK-së edhe para disa javësh, kur u nënshkrua marrëveshja me partitë tjera për bllokun e shumicës së re parlamentare. E tek tash iu paska rënë ndër mend të reagojnë gjoja se nuk pajtohen me këtë marrëveshje.

Dikur i përkëdheluri i LDK-së, i cili s’i ka lënë vend kujt të ketë hapësirë në medie, Arben Gashi, “rastësisht” pasi që u dhanë rezultatet finale të zgjedhjeve, kur u pa se sa ka rënë me vota, shfaqi pakënaqësi për koalicionin LDK, AAK, Nisma. Ai madje u solidarizua me dorëheqjen e Eqrem Kryeziut për të shprehur tërthorazi pakënaqësinë ndaj kreut të Isa Mustafës.

Por, duhet rikujtuar se ishte pikërisht Isa Mustafa ai i cili i dha mundësinë Gashit që të jetë pjesë e politikës, sepse duke e ditur kapacitetin e tij intelektual sot zor se do ta kalonte pragun. Këtu, ndërkaq, nuk ia vlen të futem në analizë për përrallat e Kryeziut, i cili ka kohë që i ka ardhur vakti të pensionohet.

E pakënaqësisë së tyre publikisht iu bashkëngjit edhe Naser Rugova, duke thënë se brezi i ri nuk hesht. Pyetja është cilit brez i takon Naser Rugova? Çfarë referencash politike, publike dhe profesionale ka? Një emër i famshëm s’thotë gjë. Këtë e kemi parë nga Ukë Rugova. Motra e tij, Teuta Rugova, e cila po hyn në Kuvend me vota sentimentale për babanë e saj, duhet të nxjerrë mësim nga sjelljet e akraballëkut të saj.

Ta zëmë Naser Rugova e ka braktisur ndër të parët LDK-në në vitin 2006 dhe ka kaluar te egoisti primitiv Nexhat Daci. Pastaj Naser Rugova është kthyer në LDK, në fakt ka hyrë kokulur, si anëtar i thjeshtë. Të presësh tash që partia brenda pak muajsh të japë krejt privilegjet është e tepërt. Kritika e tij ndaj LDK-së bazohet në inat personal për mosarritjen e ambicieve personale. LDK-ja vërtet mund të bëhet lokomotivë, por në këtë tren Naser Rugova është vetëm njëri nga udhëtarët në vagonin diku nga fundi.

Të gjitha këto kundërshtime publike ndaj koalicionit të shumicës shqiptare erdhën me vonesë nga një grup brenda LDK-së, të cilët po tentojnë të shfrytëzojnë situatën për përfitime personale. Shumë e thjeshtë, ata kanë mundur të reagojnë qysh para se të nënshkruhej kjo marrëveshje ose menjëherë. Nëse të tillët kanë alternativa të tjera politike le të vazhdojnë rrugëtimin: Hashim Thaçi i pret ata me dyer të hapura dhe me ndonjë qese me para, por karrierë politike s’mund të bëjnë më. Andaj, sa më parë që i lënë pallavrat, aq më mirë.

Turqi, Erdogan garon për President

0

ErdoganiiiRecep Taip Erdogan është kandidati i shpallur nga AKP për kandidat në zgjedhjet që do të mbahen në muajin gusht në Turqi.

Erdogan mban postin e Kryeministrit të vendit që prej vitit 2003, por ligjet vendase e ndalojnë të garojë për një tjetër mandat në këtë post.

Në mesin e akuzave për korrupsion dhe skandaleve të përgjimeve analistët thonë se ai është bërë gjithnjë e më shumë autoritar në pushtetin e tij. Por Erdogan këmbëngul se është viktimë e një puçi të organizuar e drejtuar nga kundërshtarët e tij politikë për ta rrëzuar nga pushteti.

Presidenti në Turqi deri më tani është një post më shumë ceremonial. Ai është zgjedhur nga parlamenti, por me ndryshimet e bëra në Kushtetutë që nga gushti pushteti i Presidentit zgjerohet.

Në prill presidenti aktual, Abdullah Gyl mohoi zërat për një rrokadë pushtetesh mes tij dhe Erdogan, njësoj si precedenti Medvedev-Putin në Rusi.

AKP ka fituar në shumicë dërrmuese gjashtë zgjedhjet e fundit për pushtetin qendror e lokal dike ruajtur bazën e saj; klasën punëtore. Fitorja e fundit e saj ishte në zgjedhjet vendore pak muaj më parë, edhe pse lideri i partisë, Erdogan ishte vendosur në qendër të akuzave për korrupsion dhe për autoritarizëm.

Vendimi i të martës për të emëruar Erdogan si kandidat për president është pritur me brohorima dhe duartrokitje të gjata nga pjesëtarët e partisë në kongresin e zhvilluara në kryeqytetin Ankara. / Top Channel