16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7946

Andamion Murataj: Pas gjakmarrjes film për burrneshat, fitues në Europë

0

andamion murtajKur Eliza Dushku dhe Tony Dovolani bënin hapjen ceremoniale të “Albanian American Success Stories Gala” në Nju Jork, binte në sy mungesa e regjisorit dhe skenaristit Andamion Murataj.

Shumë pjesëmarrës pyetën për mungesën e Andamionit në një event të përmasave të tilla, për më tepër që Andamioni me punën e tij, ka shënuar një nga historitë më të suksesshme të filmit shqiptar në vitet e fundit, pikërisht këtu në Amerikë, në vendin e kinemasë. Ndërkohe që shqiptarët e suksesshëm festonin në mbrëmjen e tyre Gala në Nju Jork, Andamioni, i cili po punon midis Shqipërisë dhe Kosovës për filmin e tij të ri, mori këtë e-mail: “Urime, Ju jeni përzgjedhur për të marrë pjesë me skenarin ‘Burri i Shtëpisë’ në Workshopin Ndërkombëtar të Skenaristëve ‘eQuinoxe Europe’ ”. Kështu fillon njoftimi, shkruan MAPO, që kualifikon Andamion Muratajn me projektin e ri filmik për zhvillim në një ndër workshopet më kompetitivë të skenarit të filmit në Europë.

Andamion Murataj është një skenarist dhe regjisor shqiptar, që pasi kreu studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve në Tiranë, vazhdoi masterin për film në Universitetin Amerikan në Washington DC. Pas një periudhe krijimtarie mbi 10-vjeçare në Amerikë, Murataj u rikthye në Shqipëri për prodhimin e filmit “Falja e Gjakut” bazuar mbi skenarin e shkruar prej tij dhe regjisorit të mirënjohur amerikan Joshua Martson, për të cilin ata u nderuan me një sërë çmimesh ndërkombëtare, ndër të cilët edhe me Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin më 2011.
– Andamion, prej disa kohësh skenari i këtij filmi po shënon suksese të njëpasnjëshme në forumet ndërkombëtare. A është sërish një histori shqiptare?

Projekti më i ri filmik, “Burri i Shtëpisë” ka në qendër një burrneshë shqiptare, që ka zgjedhur jetën e vështirë të burrit në një moment delikat të jetë së saj, ku asaj i duhet të zgjedhë ose të vazhdojë siç ka jetuar deri më tani ose të ndryshojë e të përshtatet në kushtet e reja. Pas një pune kërkimore prej mëse një viti, skenari i filmit është përzgjedhur dhe prezantuar në disa nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të zhvillimit të skenarit.
– Si ndihesh në Shqipëri kur miqtë e tu festojnë sukseset e tyre në një mbrëmje madhështore në Nju Jork, për më tepër që ti me punën tënde je një nga ata që bën pjesë në librin “Histori Suksesi të shqiptarëve të Amerikës” ?

… si në Shqipëri! Kush nuk do të donte të ishte në mbrëmjen Gala në Nju Jork, dhe, sigurisht që ndihem i nderuar të jem pjesë e “Albanian Success Stories”. But so much to do, so little time! Të bësh një film në Shqipëri nuk është një sport i lehtë. Siç duket, pikërisht sakrificat, që e shoqërojnë në çdo hap realizimin e një filmi në Shqipëri, e bëjnë dhe më tunduese një ndërmarrje të tillë.
– Sigurisht që skenaristët kudo në botë e njohin “eQuinoxe Europe”, por për publikun që nuk e njeh mirë, çfarë është “eQuinoxe Europe International Screenwriters Workshop”?

“eQuinoxe Europe”, sipas revistës profesionale “Screen International” është “workshopi më i mirë i skenarit në Europë”, i cili me konkurrim përzgjedh për zhvillim të mëtejshëm disa prej skenarëve më premtuese të filmit në Europë. Disa nga autorët më të shquar të kinemasë botërore, qofshin skenaristë regjisorë apo producentë ndajnë eksperiencën dhe njohuritë e tyre, duke analizuar dhe zhvilluar më tej skenarët në rrugën e realizimit filmik. Për të siguruar qetësinë zhvillimit të punës, vendi mbahet i fshehtë deri në ditën kur fillon puna, ndërsa iu njoftohet krijuesve pjesëmarrës vetëm një javë para fillimit të punës.

Themeluar sipas modelit të “Sundance Labs”, që në vitin 2001 në Berlin, fillimisht me emrin “eQuinoxe Germany”, më pas shndërrohet në “eQuinoxe Europe”. Që prej fillimeve të saj janë rreth 750 projekte filmike europiane, që kanë konkurruar për tu përzgjedhur diku tek 50 apo 60 projekte gjithsej për një periudhë 13 vjeçare. Disa prej filmave të prodhuar janë pjesëmarrës të festivaleve të Kanës, Berlinit, si edhe të nominuar për Oskar për filmin në gjuhë të huaj.

– Tashmë, pak javë pas mbylljes së workshop-it, a mund të na thuash kush ishin këshilltarët artistikë këtë vit dhe ku u mbajt workshop-i?
Hindertal, një vend i mrekullueshëm mes malesh, diku afër Salzburgut në Austri, zgjedhur qëllimisht larg qendrave të mëdha për të shmangur çdolloj shqetësimi. Ndër këshilltarët artistikë ishin disa autorë, filmat e të cilëve jo vetëm i kemi parë në tv, por shpesh i kemi studiuar edhe nëpër shkolla. Mund të përmend këtu Gregory Widen, skenarist i filmave të tillë si “Backdraft” me Robert De Niro, Kurt Russell dhe William Baldwin apo “Highlander” me Sean Connery, Randa Haines regjisore e filmit “Children of Lesser God” apo edhe Mary Agnes Donoghue regjisore dhe skenariste, e cila ka shkruar filma si “White Oleander” me aktoret Michelle Pfeiffer, Renée Zellweger, apo dhe filmin “Veronica Guerrin” me Kate Blanshet. Ndër këshilltarët artistikë ishte dhe dramaturgu i mirënjohur Martin Sherman, monodrama e të cilit, “Rous” është vënë dhe në Shqipëri me Drita Pelinkun.

Po aq i rëndësishëm është edhe fakti se ndër autorët e përzgjedhur së bashku me mua kishte titullarë të kinemasë së re europiane, ku mund të përmend Julian Roman Polsler, filmi i fundit i të cilit, “The Wall” ishte ne Berlinale vitin e kaluar dhe është ndoshta filmi austriak më i suksesshëm i vitit. Ditët e fundit ishin ftuar edhe producentët e interesuar për t’iu bashkëngjitur projekteve të përzgjedhura dhe për të ndërtuar strategjinë finale në lidhje me produksionin.

Në esencë, shkëmbimi i eksperiencës midis kineastëve të një kalibri të tillë na mundësoi klimën më të mirë për zhvillimin e një projekti filmi sa më të suksesshëm në skenën ndërkombëtare, por duke ruajtur specifikat kulturore të projekteve në fjalë.
– A ka interes nga producentë të njohur ndërkombëtarë për prodhimin e një filmi tjetër në Shqipëri? Dhe cilët janë producentët europianë që tashmë kanë zgjedhur të angazhohen në zhvillimin e mëtutjeshëm të filmit tuaj “Burri i Shtëpisë”?

Që në hapat e parë puna me skenarin e filmit ka ngjallur interesin e disa prej producentëve më të njohur të kinemasë botërore. Kjo dhe për arsyen se projekti ka qenë disa herë fitues në disa nga projektet e zhvillimit të skenarit. Mund të them se tashmë projektit i janë bashkëngjitur disa nga producentët më të mirë të kinemasë europiane, siç është producenti i mirënjohur holandez, Kees Kasander, shumë herë pjesëmarrës dhe fitues i festivalit të Kanës apo Venecias dhe si rezultat i workshop-it “eQuinoxe Europe” tashmë ka deklaruar mbështetjen dhe i bashkëngjitet filmit edhe një ndër producentët më të njohur të kinemasë së re gjermane, Alexander Wadouh, filmi i fundit i të cilit “Oh Boy” është fitues i gjashtë “German Academy Awards” dhe fitues i “Europian Academy Award”.

E vërteta është që filmi në Europë është përgjithësisht i mbështetur nga fondet publike të vendeve përkatëse dhe asnjë paketë financiare nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e vendit të origjinës, pasi është e pamundur që taksapaguesit e një vendi të financojnë krejtësisht një prodhim filmik të një vendi tjetër. Asnjë kinema kombëtare në Europë nuk mbijeton pa fondet publike.
– Thembra e Akilit: A munden institucionet shqiptare në kushtet ekonomike të vendit të jenë një partner dinjitoz për bashkëprodhime të këtij niveli ndërkombëtar? Çfarë ndryshon tashmë që Shqipëria mori statusin kandidat?

Statusin kandidat, unë e shoh si një barrierë më pak në rrugën e vështirë drejt Europës, që për hir të së vërtetës, mua po më ngjan më tepër si një garë me pengesa sesa një sprint drejt Europës që do të duhej të kish qenë. Gjithsesi duhet thënë se në Shqipëri ka një frymë të re, mbetet ende shumë për t’u bërë dhe ka vështirësi, të cilat unë me durim përpiqem t’ua komunikoj edhe partnerëve të mi ndërkombëtarë. Të qenit më afër Europës para se gjithash është përgjegjësi. Çdo entitet europian i interesuar për të investuar në filmin shqiptar, ka pritshmëritë që Shqipëria të luajë rolin e saj reciprok, siç ndodh normalisht në projektet artistike të profilit të lartë. Të qenit partner në bashkëpunim sot në Europë nënkupton para së gjithash reciprocitet dinjitoz.

Tashmë nuk i shërben askujt prezantimi i Shqipërisë si një vend i varfër në investimet në kulturë dhe art dhe besoj se vendi ynë duhet të lëvizë fuqishëm në mbështetje të kulturës së saj, të paktën në të njëjtin hap me fqinjët e saj, por duhet dhe më shumë, pasi përgjegjësitë kulturore Shqipëria i ka të shumëfishta.

Televizioni grek: Ramush Haradinaj vrau 300 njerëz!!!

0

Ramush Haradinaj 1Problemi kryesor i shoqërisë greke sot per sot është Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Kreshnik Spahiu. Të tre janë figurat më të padëshiruara nga diplomacia greke.
Televizjoni STAR me i madhi ne Greqi citon se Haradinajn “kryeministri i ri i Kosoves akuzohet per 300 vrasje dhe 400 zhdukje te serbve te pafajshem”. Ky TV ka nisur nje propagante negative ndaj Haradinaj, per te vene ne djeni institucionet Europiane per gabimet qe bene dhe po bejne duke nxjerr te pafajshem.

Sot per sot Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Kreshnik Saphiu po realizojne endren e tyre Shqiperine e Madhe dhe pushtimin e Ballkanit”. Korespondetni opozita.com nga Athina dërgon informacionet.

Marre nga www.opozita.com

Minoritetet po e presin mandatimin e Jahjagës

0

rasim-demiri-skKoalicioni “Vakat” ende nuk është përcaktuar se cilit subjekt politik do t’i bashkëngjitet për të formuar Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike Boshnjake Rasim Demiri,i cili në zgjedhjet e 8 qershorit ka garuar në koalicion me “Vakatin”, thotë se janë duke pritur vendimin e Presidentes, se kë do të mandaton për formimin e Qeverisë së Kosovës. Ai tregon se “Vakat” ka realizuar takime me PDK-në dhe koalicionin LDK-AAK dhe Nisma për Kosovë.

“Vakat’ do të pres vendimin e Presidentes Jahjaga,e cila do të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë së ardhshme,dhe pas kësaj ne do të zhvillojmë takime zyrtare për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje”,thotë ai,transmeton TV Prizreni.

Edhe kryetari i KDTP,Mahir Jagxhillar, ka thënë se janë duke pritur vendimin e Presidentes Jahjaga.”Do të shqyrtojmë mundësin të hyjmë në koalicion me atë subjekt që e mandaton Jahjaga”, Jagxhillar/PrizrenPress.com/

Ismet Kryeziu: Largimi i Eqës varfëron mendimin filozofik në politikë

0

IsmetKryeziu-KDIAnëtari i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, ka shkruar në Facebook, se largimi i Eqrem Kryeziut nga LDK’ja është mesazh jo i mirë për Partinë e Isa Mustafës.

Madje, ai ka thënë se me largimin e Eqrem Kryeizut do të humbet edhe mendimi filozofik në politikë.

”Largimi i Eqës nga LDK nuk e pasuron mendimin dhe veprimin politik të kësaj partie, përkundrazi është mesazh jo i mirë për LDK dhe politikën kosovare. Për ditë e më shumë politika po e humbë mendimin filozofik e politik dhe po bëhet veprim biznesi, klani e interesi individual duke përjashtuar të mirën e përgjithshme dhe vlerat që synon t’i sjellë shoqërisë”, shkruan Ismet Kryeziu në Facebook.

Muja uron për Muajn e Ramazanit

0

RamadanMuja14-01Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Ramazani si muaj i shenjtë për besimtaret islam, le të na shërbejë, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët, familjen si institucion i ç’do shoqërie dhe të gjithë qytetarët në përgjithësi”.

“Muaji i ramazanit është mundësi shumë e mirë për fisnikërimin e shpirtit dhe rritjen e besimit në vlerat më sublime të njeriut – besimin në krijuesin tonë”

“Ky muaj, uroj qe tu shërbejë të gjithë qytetarëve të komunës sonë, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja”/PrizrenPress.com/

Erleta Hoti: Nuk po largohem nga VV, bëra shaka!

0

Erleta hotiRaportimet në media rreth kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Erleta Hoti, dhe hyrjes apo jo të saj në Kuvend, kanë qenë kontradiktore. Edhe pse ajo nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputete, disa media kanë raportuar të kundërtën.

Ndërsa një lajmi tjetër, gjithashtu jo i vërtetë, i ka kontribuar vetë Erleta, duke paralajmëruar largimin e saj nga Lëvizja Vetëvendosje, lajm të cilin tani e mohon.
Vajza e veprimtarit Ukshin Hoti, ish gazetare në RTK, duke reaguar rreth një lajmi të publikuar në televizionin ku ka punuar deri pak kohë më parë, thotë se nuk është e vërtetë as që i ka fituar votat për deputete, e as që po largohet nga Vetëvendosje.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shprehur indinjatë ndaj televizionit publik, për mungesë profesionalizmi.

“Skandal Politik: Erleta Hoti edhe pse e ka fituar mandatin si deputete ne Kuvend te Kosovës do te largohet nga Levizja Vetevendosje!
1. Te nderuara medie, ne krye me lajmet qendrore te RTK-se “profesioniste”, a keni mundesi mos me shpernda dezinformata paraprake se jam ne Kuvend, kur faktet mund t’i nxirrrni ne faqen zyrtare te KQZ-se? Mos ja fusni kot sipas qejfit tuaj.
2. Nga LVV nuk po largohem jo, vecse po bej shaka me ju, ashtu sikurse ju qe po beni me mua!”, ka shkruar Hoti në profilin e saj privat në Facebook. (Reporteri.net)

Pas Anxhela Martinit, Turi në shtrat me Afërdita Dreshaj

0

Turi-Aferdita DreshajPas Anxhela Martinit edhe Afërdita Dreshaj ka realizuar një foto, teksa ndodhet në shtrat me prezantuesin Turjan Hyska.

Më herët, gjatë emisionit, modelja Anxhela Martini realizoi disa foto me Turin, ndërsa nuk munguan edhe momentet pikante ku ajo u ndal në jetën e saj personale.

Duket se e njëjta gjë është përsëritur edhe me Afërdita Dreshaj, e cila është bërë gati për gjumë.

Eli Fara: Fat të kesh miq të vërtetë

0

Eli Fara me shoqeKëngëtarja Eli Fara, nuk harron asnjëherë te përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, e ndërsa më herët ka treguar miqësinë e ngushtë me kolegen Aurela Gaçe. Në Instagram, ajo ka postuar dy foto me miken e saj më të shtrenjtë.

“Kafe mëngjesi me miken time të përjetshme.. Tanci.. Valltare e ansamblit Skënderbeu.. Kujtime të pafundme, përjetime të të këqijave dhe të mirave që nuk mbarojnë… Fat të kesh miq të vërtetë..”, thotë Eli Fara.

Fejohet Courteney Cox, Johnny McDaid 13 vjet më i ri

0

Courteney Cox-Johnny McDaidAktorja amerikane Courteney Cox, ka hedhur një hap tjetër pas ndarjes me David Arquette, me të cilin ka edhe një vajzë 10 vjeçare. 50-vjeçarja ka bërë me dije përmes Twiter-it se është fejuar dhe se i dashuri i saj është plot 13 vjet më i ri se ajo. Ajo ka çuar një hap përpara lidhjen e saj me muzikantin Johnny McDaid.

“Më propozoi”, ka shkruar aktorja në Twitter, duke publikuar një selfie të përbashkët me partnerin e saj, i cili po ashtu ka shkruar: “U fejova me të”.

McDaid është 37-vjeç, ndërsa miqtë e aktores thonë se ajo është shumë e lumtur me të.

Limaj: Folëm për prioritetet e Qeverisë – Haradinaj: Do të kemi takim edhe me Albin Kurtin

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14(E plotësuar) Lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe i nominuari për formimin e Qeverisë së re, Ramush Haradinaj, kanë thënë se takimi i sotëm ka pasur për qëllim përcaktimin e prioriteteve të qeverisë së re.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se kanë folur se çka duhet të bëjë Qeveria LDK-AAK-Nisma.

“Do të vazhdojmë listimin e prioriteteve të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Limaj pas takimit, shkruan Express.

Edhe Haradinaj ka thënë se po presin etapat ligjore deri te konstituimi i parlamentit.

Haradinaj nuk ka treguar nëse është folur se cila është përgjigja e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka kërkuar plotësimin e disa kushteve për të përkrahur Qeverinë e opozitës.

Haradinaj ka thënë se shpejt do të ketë një takim edhe me Liderin e VV’së, Albin Kurti.

“Do ta kemi edhe një takim të ardhshëm mes nesh dhe Kuritit, së shpejti”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në emër të LDK’së, ka folur Lutfi Haziri. Ai ka thënë se Kosova nuk duron asnjë Qeveri teknike dhe se do të vazhdohet me krijimin e Qeverisë së opozitës.

Mustafa e Haradinaj te LimajNis takimi Mustafa- Haradinaj- Limaj

Ka nisur takimi ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Në këtë takim do të diskutohet për koalicionin e arritur ndërmjet tre partive dhe për kushtet e Vetëvendosjes.

Mustafa, Haradinaj dhe Limaj pritet që të takohen sot

Një ditë pas shpalljes zyrtare të rezultateve nga ana e KQZ-së, liderët e partive opozitare, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj pritet të takohen sot gjatë ditës për të diskutuar rreth formimin e Qeverisë së re.

Një zyrtar i AAK-së, i cili nuk deshi që ti përmendet emri, ka konfirmuar për Indeksonline se takimi do të ndodhë gjatë ditës.
“Normalisht liderët e partive politike takohen për me i pa veprimet e mëtutjeshme rreth krijimit të Qeverisë së ardhme”, ka shtuar ai. /Indeksonline/