18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7948

Rryma e mbyt Ahmet Morinën nga Kushnini i Hasit

0

rrymaRryma ka mbytur Ahmet Morinën nga fshati Kushnin Hasit. I ndjeri ka rënë në kontakt të rrymës gjatë kohës sa ishte duke qëndruar në arën e tij të punës.

Sipas informacioneve nga ky fshat, telat e rrymës kanë rënë në tokë nga era e fortë që ka ndodhur në ditët e fundit në këtë fshat./PrizrenPress.com/

Korniza më e qartë se Kushtetuta!

0

KushtetusjaKryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk do të mund të bëhej kryetar i Kuvendit nëse sot në fuqi do të ishte Korniza Kushtetuese, e cila më 15 maj të vitit 2001 ishte hartuar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Një dokument prej 30 faqesh, i nënshkruar atëherë nga shefi i UNMIK-ut, Hans Hackeroup, është kujdesur që të sqarojë në detaje çdo hap që çon deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e lira.

Dokumenti në fjalë nuk ka lënë hapësira për interpretime sikurse Kushtetuta aktuale e cila po nxjerr telashe se si dhe kush e gëzon të drejtën për t’i krijuar institucionet e reja.

Rasti më i freskët është pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kur tri partitë opozitare LDK AAK dhe NISMA kanë bërë koalicion dhe pretendojnë ta marrin qeverisjen e vendit.

Në këtë mes kanë ndarë edhe pozitat kryesore duke përfshirë edhe atë të kryeparlamentarit.

Opozita vlerëson se ky post i takon grupit më të madh parlamentar, ndërsa fituesja e zgjedhjeve PDK, e thotë të kundërtën.

Aktualisht Kushtetuta në këtë mes lë hapësirë për interpretime pasi në nenin 67 thotë se: “Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Por kjo punë shumë qartë ishte e precizuar në Kornizën e UNMIK-ut. /Tribuna/

 

Nitaj: Vetëvendosje duhet të vendosë

0

Muharrem NitajMuharrem Nitaj, analist politik vlerëson se për qeverinë e ardhshme të Kosovës vendos Prishtina e jo Washingtoni apo Brukseli.
Nitaj po ashtu mendon se Vetëvendosje do të duhej të jetë pjesë e qeverisë, pro nga kjo parti kërkon që të mos “bëjë numra”, jo e mbështesim jo nuk e mbështesim qeverinë!

I pyetur nga se a duhet të jetë Vetëvendosje pjesë e koalicionit të opozitës, Nitaj është shprehur se Vetëvendosja duhet të vendos.

“Ose ta mbështesë koalicionin e opozitës ose të mos bëjë numra, jo e mbështesim jo nuk e mbështesim”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas tij, do të ishte fare e natyrshme që VV të ishte pjesë e qeverise.

“Nëse është mbështetëse e saj, atëherë duhet të jetë pjesë e saj. Mbështetja nga jashtë nuk i ndihmon as asaj e as qeverisë eventuale të opozitës. Do të ishte më mirë besoj, që VV të ishte pjesë e qeverisë” ka thënë Muharrem Nitaj. /Bota press/

Kuvendi me përfaqësues të rinj

0

KuvendiKosoves5-27Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundimisht ka shpallur listën prej 120 emrave të deputetëve të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç qëndronte edhe me rezultatet preliminare, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me disa parti më të vogla me 30. 38 për qind. Kjo fitore i ka siguruar PDK-së 37 ulëse në Kuvend. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 25. 24 për qind dhe 30 ulëse në Kuvend.

Pastaj vjen Lëvizja Vetëvendosje me 13. 59 për qind apo 16 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 9. 54 për qind që i sigurojnë 11 ulëse, kurse Partia Nisma për Kosovën 5. 15 për qind apo 6 ulëse. Nga pakicat, Lista “Srpska” ka arritur të fitojë 5. 22 për qind me çka ka marrë 9 ulëse. Kurse partia partnere e PDK-së në qeverinë në largim, Aleanca Kosova e Re, nuk ka arritur ta kalojë pragun prej 5 për qind.

Këto rezultate janë prezantuar nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Nga 120 ulëset në Kuvend, 100 vende i kanë fituar partitë e shumicës – shqiptare, kurse komunitetet pakicë kanë arritur të sigurojnë vetëm 20 ulëset e garantuara, të cilat ndahen 10 për serbët dhe po aq për komunitetet joserbe. Po ashtu, është ruajtur edhe kuota kushtetuese e përbërjes së Kuvendit prej 30 për qind të gjinisë femërore..

Beyonce e ‘kall’ skenën, prapanica jashtë (Video)

0

Beyonce prapanica jashteBeyonce dhe Jay Z kanë humbur një ton me para për të investuar për promovimin e nisjes së turneut të tyre, të cilin e kishin lajmëruar edhe më herët. Ata e ndezën atmosferën me performancën e Beyonce.

Çifti e filloi turneun në Miami mbrëmjen e së mërkurës dhe momenti i shoë-t ka qenë kur ajo këndoi këngën “Girl Naughty”, e veshur me një kostum provokues, i cili ia nxirrte në pah të pasmet e saj. Beyonce e veshur seksi ka kërcyer mbi disa hekura mbajtës.

Edhe pse biletat e çiftit ishin të shtrenjta, fansat e tyre ishin gati që të paguanin për të parë idhujt e tyre të muzikës.

PDK e fton Bajram Rexhepin: Bëhu burrë e fol me emra!

0

BajramRexhepi-ministerBajram Rexhepi le t’i drejtohet organeve të drejtësisë nëse ka emra që kanë provuar të ndikojnë në tenderët e Ministrisë së Brendshme. Këtë e thonë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Rexhepi mbrëmë ka thënë se ka mundësi që votat e tij “janë avulluar rrugës”, pasi që sipas tij, ai nuk ka qenë pjesë e strukturës së partisë dhe grupeve të caktuara të njerëzve, dhe nuk ka lejuar njerëz të caktuar që të përzihen në tenderë.

Zyrtarë të lartë të PDK-së i kanë bërë thirrje ministrit në largim të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, që t’i drejtohet prokurorisë nëse ka dëshmi se “njerëz të caktuar kanë tentuar të përzihen në tenderë të lëshuar nga kjo ministri”.

Bajram Rexhepi, i cili është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së, të mërkurën në një intervistë për KTV, tha se ka mundësi që votat e tij janë avulluar rrugës pasi që, siç ka thënë ai, është i bindur se qytetarët e kanë votuar atë.

Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se Bajram Rexhepi, një nga figurat kryesore të PDK-së, ka mbetur jashtë përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

“Ka qenë fushatë e egër kundër Bajram Rexhepit edhe nga strukturat e partisë, edhe nga individë të caktuar, pse nuk jam pjesë e grupeve të caktuara dhe nuk kam lejuar të përzihen në tenderë”, qe shprehur Rexhepi në këtë intervistë.

“Ka pasur tendenca për linçime politike, por unë jam i pathyeshëm”, tha ai.

Por, kolegët e Rexhepit nga partia e tij dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se nëse ai ka argumente le t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

“Kur të thuhet diçka dhe kur të akuzohet dikush, duhet mbi bazën e argumentit dhe nëse ka argumente. Absolutisht, unë çdo njërit e jo vetëm Bajramit (Rexhepit) i kisha preferuar që t’i drejtohet organeve të drejtësisë”, tha për Gazetën Jeta në Kosovë, Adem Grabovci nga PDK-ja.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati thotë se Rexhepi duhet t’i bëjë publikë emrat e atyre që po pretendon Rexhepi që nuk i ka lejuar të përzihen në tenderë.

“Nuk kam koment se nuk e di. Sikur ta di, sigurisht se do ta bëja publike. Por nëse është ashtu, ai do të duhej t’i bënte publike këto”, tha Musmurati.

Nga ana tjetër, Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol thotë se ministri Rexhepi do të duhej të dërgonte informata në Prokurori, në rast të ndërprerjeve të tenderëve, e jo për pritur zgjedhjet dhe vjedhjen eventuale të votave të tij.

Sa i përket deklarimit të Rexhepit se ka mundësi që votat e tyre “janë avulluar rrugës”, zyrtarë të PDK-së thonë se nuk duan të komentojnë deklaratat e tij.

“Unë nuk jam për të komentuar deklaratat e dikujt, në rastin konkret as të kolegut tim Bajram Rexhepi. Ai më së miri i din arsyet lidhur me deklaratat e tij”, tha Grabovci.

Sipas Grabovcit, zgjedhjet e 8 qershorit ishin “të mira dhe të rregullta”.

“Kosova ka dhënë një provim shumë të rëndësishëm, ka dëshmuar vlerat e veta institucionale, përgatitjen e institucioneve të veta për të menaxhuar veten”, tha Grabovci.

Ndërsa për Basri Musmuratin, deklaratat e Rexhepit nuk dallojnë nga ato të shumë kandidatëve që nuk arrijnë të sigurojnë vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Ai mendon se deklaratat e tilla “duhet të merren krejt normale”.

“Është një problem te të gjithë kandidatët për deputetë, jo vetëm të PDK-së, por edhe të partive tjera të cilët kanë hyrë në garë për të fituar dhe kanë llogaritur se do të marrin numër të madh të votave dhe kur ju del numri më i vogël, mund të kenë arsye e vërejtje të ndryshme”, tha Musmurati.

Ai tha se në bazë të Ligjit për Zgjedhje dhe Rregulloreve të KQZ-së, secili person i cili mendon se votat e tij janë vjedhur, ai mund të bëjë ankesë në organet kompetente.

Por ai nuk ka informata nëse dikush nga të pakënaqurit në PDK ta ketë bërë këtë.

“Deri më tash asnjë kandidat i subjektit tonë politik nuk ka bërë ndonjë ankesë zyrtare në KQZ, andaj për këto që flasin njerëzit për rrejte sociale dhe nëpër gazeta nuk e kam ndërmend të merrem”, shtoi Musmurati.

Bajram Rexhepi, me profesion kirurg, kishte filluar karrierën politike menjëherë pas luftës, duke u emëruar kryetar i komunës së Mitrovicës.

Në vitin 2002, ai u zgjodh kryeministër i Kosovës në qeverinë e koalicionit të madh LDK-PDK-AAK.

Nga viti 2007- 2009 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndërsa në vitin 2010 u emërua Ministër i Punëve të Brendshme./GJNK/

Kursani: Momentalisht i kemi disa VV në skenën politike

0

Shpend Kursani-analistQëndrimet kontradiktore të ditëve të fundit të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me mbështetjen apo mos mbështetjen e koalicionit LDK- AAK- Nisma, sipas analistit politik Shpend Kursani, ndodhin për shkak të diversiteteve të mëdha në këtë lëvizje.

Derisa Glauk Konjufca në një deklaratë për medie ka qenë shumë i ashpër në lidhje me mbështetjen e koalicionit LDK- AAK- Nisma, duke thënë se Vetëvendosje i ka kushtet strikte, lideri i VV-së gjatë një takimi me disa diplomatë të huaj, ka thënë se e mbështet që siç ka thënë ai Qeverinë e re “emergjente” në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Sipas analistëve politik, në partinë e Albin Kurtit këto qëndrime kontradiktoe po vijnë edhe për shkak se disa njerëz të VV-së shihen se janë të etur për pushtet.

Shpend Kursani, analist politik, ka thënë për Gazetën Blic se qëndrimet kontradiktore të anëtarëve të VV-së, qasje që nuk është parë shpesh më herët, është pikë së pari rezultat edhe i diversitetit apo ndryshimit të strukturës në anëtarësinë e VV-së.

“VV-ja mori shumë anëtarë të rinj para zgjedhjeve, anëtarë të cilët nuk ishin të bindur me bindjet e VV-së dhe programin e saj. Por VV-ja ata i mori sa për ta rritur numrin e votave, duke anashkaluar potencialin e këtyre anëtarëve të rinj për ta devijuar VV-në. Kjo pra tash ka filluar të ndodhë”, ka thënë Kursani.

Sipas Kursanit, edhe në VV me gjasë edhe për shkak të diversitetit të ri ideologjik brenda partisë, kanë filluar të shfaqen etjet për pushtet nga disa anëtar të saj. “Anëtarët që po qëndrojnë me parimet fillestare të VV-së po mbesin pakicë në këtë subjekt politik”, tha Kursani për Gazetën Blic.

“Mendoj se negociatat që VV-ja i ka filluar me ata që i ka cilësuar më herët si haraçi e mafioz, pra AAK-në dhe z. Haradinaj, ka krijuar një stres brenda këtij subjekti politik, sidomos mes atyre që po donë t’i ruajnë parimet fillestare”, thotë ai.

Sipas Kursanit, “momentalisht i kemi disa VV-ja në skenën politike: disa që po mundohen t’i përmbahen disa parimeve, disa që janë të etshëm për pushtet, disa që veprojnë në bazë të inateve e interesave personale, e kështu me radhë”.
“Z. Kurti po thotë se qeveria e re, që me gjasë po e përkrah në bazë të disa kushteve, duhet ta luftoj korrupsionin dhe krimin. Pyetja që duhet t’i shtrohet z. Kurti është se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi me ata që i cilësuat si haraçi e mafioz, apo me ata që vetë VV-ja po ia shpalos krimet ne kryeqytet?”, ka thënë Kursani.

Të trajtohet me prioritet zbardhja e fatit të personave të pagjetur

0

Te pagjeturit nga luftaNëpërmjet një raporti, Grupi Punues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme dhe të Pavullnetshme, ka paraqitur të gjeturat gjatë vizitës në Kosovë, duke treguar për nevojën e riidentifikimit dhe rëndësinë e dialogut për marrjen e informatave për zbardhjen e fatit të 1 711 personave të pagjetur, 532 ?prej tyre të komunitetit serb.

Sipas tyre një proces i tillë është shumë i vështirë dhe i dhimbshëm posaçërisht për familjarët e personave të zhdukur, duke ftuar të gjithë akterët të përfshirë në procesin e gjetjes së të zhdukurve që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet.

Ata thanë se institucionet përkatëse, duhet të kenë resurse financiare dhe përkrahje teknike për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre për këtë çështje.

“Ne e dimë gjithashtu se këto çështje humanitare dhe e të drejtave të njeriut duhet të jenë pjesë e procesit politik të lehtësuar nga BE­ja. Pa një proces të tillë në agjendë nuk është e mundur që të këmbehen informatat dhe të këmbehen kërkesat. Dhe ne e trajtojmë këtë si çështje humanitare të të drejtave të njeriut… Duhet të ketë dialog të fuqizuar në mes të prokurorëve të cilët mund ta bëjnë këtë drejtpërdrejtë për të arritur këtë duhet të ketë platformë politike, dhe roli i UNMIK­ut dhe EULEX­it duhet të jetë që të lehtësojë themelimin dhe fuqizimin e dialogut tanishëm mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha anëtarja e Grupit Punues të OKB­së,Jasminka Dzumhu, transmeton RTK

Kryesuesi I këtij grupi punues Airel Dulitzky, theksoi se ka nevojë për përkushtim të fortë politik dhe udhëheqje të fortë politike, dhe se sipas tij nuk duhet të bëhen kalkulime dhe konsiderata të cilat do të mund të justifikonin vonesën e zgjidhjes së këtij problemi.

“Ne besojmë se duhet të ketë stimulime më të mëdha dhe kushte më të mira, për të mundësuar që njerëzit të dalin me informata konkrete që mund qojnë në sqarimin e fatit të personave të zhdukur, dhe ne besojmë se akterët e ndryshëm ndërkombëtar, duke përfshirë Tribunalin e Hagës, KFOR­i duhet t’i hapin të gjitha arkivat dhe dosjet e tyre për të ofruar informata potenciale që mund të qonin në sqarimin e fatit të zhdukurve”, tha ai.

Grupi ka realizuar vizitën në Kosovë në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur. Ata kanë rekomanduar se duhet të bëhet më shumë për të ngritur kapacitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendor, dhe se duhet përkrahje më e madhe institucionale dhe politike për të siguruar pavarësinë e tyre.

Prizreni vetëm gjashtë deputet

0

Prizren ura e guritPublikimi zyrtar i rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit nga ana e KQZ-së prishi ‘hesapin’ e subjekteve politike në Prizren, duke bërë që kjo qendër të përfaqësohet vetëm me gjashtë deputetë, dy me pakë seç ishte paralajmëruar.

Sipas listës zyrtare, kësaj radhe jashtë Parlamentit ka mbetur deputeti Nait Hasani (PDK), i cili për disa vite ka qenë pjesë e legjislativit. Hasani edhe në mandatin e kaluar hyri në Kuvend pas lirimit të vendit meqenëse disa deputet kaluan në ekzekutiv.

Në listën e deputetëve të rinj nuk është as Albulena Balaj nga Nisma për Kosovën, për të cilën kohë u më parë jo zyrtarisht u raportua se kishte siguruar ulëse në mesin e të zgjedhurve të popullit.

Numrin më të madh të deputetëve në Prizren e dha PDK. Pjesë e saj janë Nezir Çoçaj, Edita Tahiri dhe Lulejta Veselaj-Gutaj. Përkundër që është partia e dytë, LDK-ja dha vetëm një deputet Hatim Baxhakun, aq sa kanë edhe dy partitë tjera më të vogla, Vetëvendosje!Mytaher Haskukën dhe Nisma, Zafir Berishën.

AAK nuk ka asnjë prizrenas në legjislativ.

Mbështetur në listën zyrtare të KQZ-së numrin më të madh të votave nga deputetët prizrenas e ka marrë Nezir Çoçaj, gjithsej 10. 47825, duke u ranguar i 25 në partinë e tij.

Edhe ish deputeti dhe ish kryetari i komunës, Eqrem Kryeziu ka mbetur jashtë Parlamentit.

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2010, kur dha vetëm 4 deputetë shqiptarë, kësaj radhe Prizreni do të ketë dy më tepër.

Pos deputetëve shqiptar, Prizreni do të ketë edhe disa deputetë nga radhët e komunitetit pakicë turk dhe boshnjak./zeri/

Erleta Hoti paralajmëron braktisjen e VV-së dhe politikës

0

Erleta hotiRezultatet zgjedhore të publikuara sot duket se do të lënë një boshllëk të pariparueshëm. Largimin nga VV dhe skena politike e ka paralajmëruar edhe Erleta Ukshin Hoti.

Hoti këtë paralajmërim kobzi e ka bërë publik në Facebook, më saktësisht, aty ku edhe kandidati tjetër i VV’së për deputet Avni Zogiani e ka paralajmëruar largimin nga jeta politike.

“Erleta Ukshin Hoti Agon Destani edhe une jam ne LVV, por se shpejti do te largohem” ka shkruar Hoti.