20.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7949

I ndjeri Elvis Pista s’kishte marrë vota për të hyrë në Kuvend

0

ElvisPista-misioni i riKandidati i PDK’së për deputet, Elvis Pista, i vrarë në Rahovec, nuk kishte marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë përfaqësues i popullit.
Kështu, Pista ka marrë vetëm 6 mijë e 486 vota.

Elvis Pista u vra një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkohë, ende askush s’është i dyshuar për vrasjen e tij.

Pista, kishte pasur pozita udhëheqëse në Postën dhe Telekomin e Kosovës, derisa në zgjedhjet e fundit kandidoi me PDK’në./express/

Arrestohen hajnat e kabllove elektrike në Suharekë

0

arrestimi 2Katër persona të dyshuar për vjedhjen e kabllove elektrike janë arrestuar nga policia në Suharekë. Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se personat janë zënë në flagrancë.

“Në orët e pasdites një patrullë policore nga Suhareka ka arrestuar katër meshkuj, të gjithë në cilësi të personave të dyshuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëveprim ishin duke vjedhur kabllo elektrike në një objekt të një biznesi privat”, tha Berisha.

“Sipas hetuesve nga vendi i ngjarjes thuhet se janë prerë kabllo të instalimeve elektrike”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Mos u marto me njeriun e gabuar

0

ciftet martesaMos mendoni se mund të ndryshoni tjetrin.

Nuk ka asnjë garanci që pas martese partneri juaj mund të ndryshojë. Nëse mendoni se më vonë çdo gjë do rregullohet atëherë ju po mendoni gabim, dhe në këtë aspekt më mirë të mos martoheni.

Mos e zgjidhni partnerin vetëm nga paraqitja.

Sigurisht që paraqitja e jashtme është me rëndësi por karakteri është diçka më tepër për dikë që doni të martoni. Një shprehje e vjetër thotë: bukuria ndez zjarrin, por karakteri e mban gjallë.

Duhet të jeni të kujdesshëm për ndjenjat emocionale ndaj njëri tjetrit.

Gratë kërkojnë vëmendje, dashuri dhe nderim, ndërsa meshkujt duan respekt dhe qetësi. Nëse nuk është kjo linje në ldhjen tuaj atëherë mos e zgjatni.

Pyesni veten nëse ndani pasione dhe projekte së bashku.

Nëse ju i dini planet e njëri-tjetrit dhe ndani së bashku pasione e projekti atëherë keni mundësinë për tu rritur në martesë së bashku.

Nait Hasani nuk hynë në Parlament

0

Nait HasaniKandidati i PDK-së, Nait Hasani nuk ka arrit të hyjë në Parlamentin e Kosovës. Ai në dy mandatet e kaluar ka qenë deputet i PD-së në Parlamentin e Kosovës.

Hasani duket se kishte informacione se nuk do të jetë pjesë e Parlamentit. Ai dy ditë më parë kishte postuar  disa vargje “filozofike” në të cilën paralajmëronte se nuk do të dorëzohet derisa të jetë gjallë.

 

“Kam kaluar momente që nuk mendoja se do mund ti kaloja…

Kam jetuar dhimbje që mendoja se po më vrisnin..

Kam përjetuar zhgënjime nga persona që nuk e prisja, pasi atyre vetëm të mira u kisha sjelIur…

Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje…

Por unë jam këtu, pasi jeta ime nuk ka përfunduar ende, dhe herët apo vonë do vijë dhe dita ime e fitores, sepse unë: UNË NUK DORËZOHEM KURRË..! N.H.”/PrizrenPress.com/

Berisha: Këto janë “pallavra” të PDK-së

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratike (BD), Zafir Berisha, në një prononcim për Telegrafin ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë që partia e tij të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, në komunën e Prizrenit.

Ai ka thënë se këto fjalë janë thjeshtë “pallavra”.

“Këto janë lajme të fabrikuara nga partia në pushtet, nga PDK-ja. S’ka asgjë të vërtetë, janë rrenë e kulluar”, ka thënë Berisha për Telegrafin.

Ndryshe, mediat të enjten kanë raportuar se kryetari i BD-së, Zafir Berisha ka marrë një ofertë për koalicion lokal nga PDK-ja në Prizren.

Oferta sipas këtyre raportimeve ka ardhur pasi që PDK-ja i ka ftohur raportet me partnerin e koalicionit AAK-në. /Telegrafi/

Diktatorët më të çmendur në botë, Enver Hoxha në vend të tretë

0

EnverHoxha7-25Ne Youtube ka marrë shume vizita një klasifikim i diktatorëve të të gjitha kohërave. Klasifikimi është bërë nga një televizion britanik i cili ka përmbledhur diktatorët më të çuditshëm në botë.

Kriter për këtë vlerësim, janë veprat e tyre të çuditshme që kanë kryer gjatë jetës së tyre. Vendin e tretë në këtë klasifikim e zë Enver Hoxha ish diktatori ynë konunist. Sipas tyre, veprimi më i çmendur i tij është ndërtimi i 750 mijë bunkerëve, ndërkohë që popullsia ishte vetëm 3 milionë banorë. Edhe pas kaq kohësh, Enver Hoxha vazhdon të bëj të flas për veten, me cmendurite e tij që i kushtuan jo pak popullit tone.

BD-ja demonton koalicionin me PDK-në

0

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik reagon ndaj shkrimit dezinformues i cili po qarkullon nëpër portalet informative që BD dhe PDK janë afër marrvëshës për koalicion në nivel lokal.

BD mendon se këto dezinformata janë të fabrikuara nga PDK për të krujuar huti tek qytetarët dhe anëtarisa e BD-së.

“Bashkimi Demokratik është pjesë e koalicionit NISMA për Kosovë në nivel qendrorë dhe bënë të ditura qëndrimet e saja se është shumë i vendosur se këtë garniturë të korruptuar qeverisese ta dërgoj në shtëpi, e cila ka ndikuar negativisht në perspektivën e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e BD-së.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë një kryetarë i cili punon në interes të qytetarëve dhe qytetit të Prizrenit e jo në interes të grupeve parapolitike që veprojnë në Prizren”.

“Ne po presim vendimin e shkallës së dytë të gjykatës dhe jemi të bindur që më së largu në Tetor do të kemi zgjedhje të reja për kryetar të komunës dhe nuk vjen në shprehje koalicioni me njeriun i cili është i denuar nga gjykata për krim dhe korrupsion”. /PrizrenPress.com/

Kurti: Qeveria e re duhet ta luftoj korrupsionin e krimin

0

Kurti-Anne MeskanenAlbin Kurti me bashkëpunëtorë ka pritur në takim, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen. Kurti me këtë rast ka thënë se Qeveria e re emergjente duhet të ketë fushëveprim me fokus të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në këtë takim, Kurti foli për zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë dhe për propozimin që Lëvizja Vetëvendosje u ka dorëzuar me shkrim partnerëve të koalicionit në kuadër të takimeve që janë zhvilluar për harmonizim të qëndrimeve.

“Ne kemi propozuar që të ndryshojmë kornizën dhe llojin e dialogut, duke avancuar kështu nga një dialog i mbyllur diplomatik në një dialog të hapur, demokratik e social brenda Kosovës dhe me Bashkimin Evropian. Ne vlerësojmë se nuk mund të vazhdohet me një dialog si ai që kemi parë deri tani ku e tërë agjenda e zhvillimit të brendshëm është pezulluar. Pra, kemi pasur 3 vjet asfalt dhe dialog dhe asnjë zhvillim në ekonomi, shëndetësi e arsim”, ka thënë Kurti.

Duke folur për llojin e qeverisjes që duhet të ketë Kosova, Kurti ka thënë se qeveria e re emergjente duhet të ketë fushëveprim me fokus të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. /PrizrenPress.com/

Ja 6 emrat deputetëve të NISMA

0

LimajKrasniqi-nismaNISMA për Kosovën, në legjislativin e ardhshëm pritet të prezantohet me 6 deputetë.

01. Fatmir Limaj 26,770
02. Jakup Krasniqi 18,600
03. Haxhi Shala 7,285
04. Shukrije Bytyqi 6,024
05. Zafir Berisha 4,609
06. Valdete Bajrami 3,754

Lista zyrtare e deputetëve të AAK-së

0

ramush haradinaj, drejtimi i riVëllezërit Haradinaj udhëheqin listën e deputetëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti, në legjislativin e ardhshëm pritet të prezantohet me 11 deputetë.

1. Ramush Haradinaj 50,391
2. Daut Haradinaj 11,590
3. Pal Lekaj 8,481
4. Donika Kada Bujupi 6,150
5. Bali Muharremaj 6,135
6. Blerim Shala 5,833
7. Time Kadrijaj 5,751
08. Rrustem Berisha 5,663
09. Lahi Brahima 5,641
10. Teuta Haxhiu 4,000
11. Melihate Tërmkolli 2,589