17.6 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7952

SITF-it i kërkohet qartësimi i dyshimeve të Dick Martyt

0

MartyKur në mes të korrikut të qëndrojë në Prishtinë, Clint Williamson, kryeprokurorit amerikan që po i kryen hetimet për raportin e Dick Martyt, do t`i bëhet një kërkesë specifike. Atij do t`i kërkohet raport i detajuar mbi raportin e Martyt.

Raport i detajuar mbi hetimet po shihet si rruga e vetme që do t’i zbardhte të gjitha dyshimet e ngritura në raportin e ish-senatorit zviceran, raport që ka akuza të rënda dhe që dyshohet se e ka rrënuar imazhin e Kosovës, të shqiptarëve dhe të luftës së UÇK-së.
Në kërkesën për raport mbi raportin e Martyt, institucionet e Kosovës nuk janë vetëm.

Edhe shtetet mbështetëse të SIFT-it dhe mbështetëset e pavarësisë së Kosovës duan që Williamson të tregojë detajet e hetimeve, në mënyrë që pos akuzave që do të ngrihen dhe do të përballen me Gjykatën Speciale, dyshimet e tjera të mëdha si trafikimi i organeve, ai i armëve, i drogës dhe të tjera të sqarohet nëse kanë qenë të bazuara apo jo./Tribuna/.

Haraqija: Mund edhe të jem lider i LDK’së

0

Astrit HaraqijaAstrit Haraqija, ka folur për zhvillimin e LDK’së, humbjen e zgjedhjeve nga kjo parti dhe për angazhimin e tij më aktiv në LDK.
Ai ka thënë së lista “Ibrahim Rugova”, nuk ekziston më.

Haraqija ka treguar se do t’i hyjë garës për t’u bërë pjesë e udhëheqjes së LDK’së në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen në shtator.

Nuk e përjashton mundësinë që pas katër vjetësh të jetë lideri i LDK’së.

Haraqija në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se Isa Mustafa deri hedhjet e partisë është vetëm kryetar në detyrë i LDK’së, ashtu siç është Hashim Thaci kryeministër.

VV ende nuk ka marrë përgjigje për kriteret nga LDK, AAK e Nisima

0

VV-logo9-09Erzen Vraniqi nga Sekretariati për Media dhe Komunikim i Vetëvendosjes, ja bërë me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga blloku opozitar LDK, PDK e Nisma për kriteret që kjo lëvizje ua ka bërë atyre për t’i përkrahur për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë për Epokën e Re se me këto kritere ndalohet rrëshqitja e Kosovës drejt humnerës.

Sipas tij, kriteret e VV’së janë shpëtim për Kosovën.

100 familjarë të maturantëve akuzohen për krime kibernetike

0

Suhareke-testi maturesNjëqind familjarë të maturantëve të sivjetmë do të përballen me drejtësinë nën akuzën se kanë kryer krime kibernetike, shkruan sot Koha Ditore.

Ata janë zënë duke u ndihmuar maturantëve përmes celularit për të zgjidhur detyrat e testit të maturës.
MASHT-i do të ngrejë kallëzime penale ndaj tyre, si dhe ndaj disa administruesve të qendrave të testimit

Nis sezoni turistik, aktivizohen maskat në autostradë

0

Autostrada-ks8-14Maskat grabitëse janë riaktivizuar, në fillimin e sezonit turistik, pikërisht në rrugën nga ku qarkullojnë më shumë vizitorët për në Shqipëri.

Në aksin rrugor Milot-Kukës-Morin janë regjistruar dy grabitje me maska brenda 48 orësh, ku viktimë kësaj radhe kanë qenë një autogrill në afërsi të Repsit dhe një drejtues automjeti nga Tirana në Fushë-Milot.

Bilanci i këtyre grabitjeve ka qenë xhiroja ditore e pikës së shpërndarjes së karburantit në autogrill dhe një automjet “Mercedes” dhe 10 mijë lekë i qytetarit nga Tirana.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk ka mundur të arrestojë apo të identifikojë autorët e grabitjes me maska në pikën e karburantit në Reps, por ka shoqëruar në policinë e Lezhës një të dyshuar si autor të grabitjes së “Mercedesit”.

I dyshuari është punonjës i policisë së burgjeve në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Përfundoi rinumërimi i 439 vendvotimeve

0

Kutite e votimitNë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar rinumërimi i 439 vendvotimeve, proces që shënon edhe fundin e numërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj, ka bërë me dije se në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka përfunduar procesi i rinumërimit të 439 vendvotimeve dhe raporti final me rezultatet përfundimtare do t’i dërgohet KQZ-së.

“Tashmë ka përfunduar procesi i rinumërimit të 439 vendvotimeve dhe raportin final të rezultateve do t’ia dërgojmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, të enjten KQZ-ja do ta ketë raportin me të gjitha rezultatet sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit”, ka thënë Ahmetaj për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se i tërë procesi i numërimit dhe rinumërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka ecur sipas dinamikës së paraparë dhe është zhvilluar në mënyrë shumë transparente. Po ashtu, ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë shans për manipulime eventuale në QNR.

“Në përgjithësi i gjithë procesi i numërimit dhe rinumërimit ka shkuar shumë mirë. Është me rëndësi se të gjitha parregullsitë janë korrigjuar me procesin e rinumërimit. Prandaj, nuk ka pasur asnjë mundësi për keqpërdorime sepse ka pasur menaxhim dhe mbikëqyrje të rreptë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Po ashtu, çdo aktivitet dhe proces është vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë, kështu që nuk ka pasur asnjë mundësi që dikush ta keqpërdorë. Përkundrazi, nëse ka pasur ndonjë s’përputhje, QNR-ja ka korrigjuar aty për aty, duke mos lejuar as më të voglën parregullsi”, ka deklaruar Ahmetaj.

Kuçi: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

0

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike e Kosovës do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese se kë duhet të mandatojë për kryeministër Presidentja edhe nëse nuk është në favor të PDK-së.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe nëse ai nuk është në favor të saj.

Këto deklarata Kuçi i ka bërë në Rrokum TV, teksa ka komentuar çështjen e dërgimit të një sërë pyetjesh në Kushtetuese nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila pret të marrë përgjigje se kë duhet ta mandatojë për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Zafir Berisha në koalicion me Ramadan Mujën?

0

Zafa-Muja14Kryetari i Bashkimit Demokratike (BD) në Prizren, Zafir Berisha ka marrë një ofertë për koalicion lokal nga PDK-ja në Prizren. Oferta ka ardhur pasi që PDK-ja i ka ftohur raportet me partnerin e koalicionit AAK-në.

Burimet e TV Prizrenit bëjnë të ditur se BD-ja dhe PDK-ja janë duke e shqyrtuar mundësin e hyrjes në koalicion.

 “Afërsia e BD-së me PDK-në në Prizren do të mund t’i ofron edhe liderët e këtyre dy subjekteve politike, Zafir Berishën dhe Hashim Thaçin”, tregon burimi për TVPZ.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Lulëzim Kabashi ka paralajmëruar se subjekti i tij politik pas analizës së 100 ditëshit të bashkëqeverisjes, do të shqyrton edhe (mos)vazhdimin e koalicionit me PDK-në.

Sipas burimeve të këtij televizioni kërcënimi i Kabashit, ka detyruar PDK-në që të kërkojë një partner tjetër për bashkëqeverisje në Prizren./PrizrenPress.com/

Elita 5 publikon baladën “Më fal” (Video)

0

Elita5-mefal1Grupi legjendar “Elita 5” ka publikuar videospotin më të ri “Më fal”.

Rokerët nga Tetova kanë vazhduar zakonin e tyre duke i kënduar dashurisë, e në këtë spot ata shtjellojnë lidhjen e një ushtari me të dashurën e tij.

Elita5-mefalMuzikën e ka realizuar

“Wirusi”, anëtar i këtij grupi, derisa tekstin e ka shkruar Fatmir Muja.

Kënga “Më fal” do të jetë pjesë e albumit “Mohikani i fundit”.

Seks me De Biasin, Bleona: Kurrë nuk kam deklaruar një gjë të tillë

0

Bleona Qereti ne shtratKëngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti, ka mohuar një shkrim bombastik në media se ajo i ka premtuar seks 24 orësh trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, në rast se kombëtarja kuqezi kualifikohet në Euro 2016.

“Përshëndetje të gjithëve! Mora njoftim sot përmes përfaqësuesit tim në Shqipëri, se një lajm i çuditshëm po qarkullon për mua në mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithë respektin që kam për Kombëtaren Shqiptare në futboll dhe për trajnerin e saj, si pasojë e largimit nga Shqipëria nuk jam fare e azhurnuar mbi lajmet nga sporti”, ka shkruar Qereti në Facebook.

“Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetëm sot u ndesha me emrin e tij dhe kurrë nuk kam deklaruar diçka për të në media. Çfarëdo që të keni lexuar, nuk jam unë. Ky është profili i vetëm zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shumë që të tregoheshit të kujdesshëm përpara publikimit të lajmeve të tilla”.

“Më bën vërtet për të qeshur shkrimi i publikuar, për nivelin e gazetarisë. Lexova mes rreshtave në lajmin e publikuar se intervista është dhënë për Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idenë se çfarë është ky televizion, e jo më të kem thënë diçka për të”.