21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7975

Jagxhiu: Vetëvendosje! subjekti i vetëm që shënoi rritje në Prizren

0

Jeton JagxhiuLëvizja Vetëvendosje! në Prizren,është subjekti i vetëm që në zgjedhjet e 8 qershorit ka shënuar rritje të votave në këtë qytet.

Koordinatori i VV-së në Prizren, Jeton Jagxhiu tregon se VV në këtë qytet, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2010, në zgjedhjet e fundit ka shënuar rritje për 10 për qind, përderisa subjektet e tjera politike kanë shënuar rënie.

“Përkundër daljes më të ulët me 8 qershor (rreth 6000 vota më pak), LVV është subjekt i vetëm në Prizren që ka rritje rreth 10 për qind”, tregon Jagxhiu.

Sipas tij, të gjitha subjektet tjerat në këto zgjedhje janë zvogëluar.

“PDK ka shënuar rënie për rreth 1000 vota ose rreth 6%, LDK është zvogëluar rreth 4000 vota ose rreth 25% si dhe tjerët janë zvogëluar”.

“Për ne ky rezultat është një shtytje e madhe që na rrit vetëbesimin për garën e ardhshme”./PrizrenPress.com/

EULEX: Ukën e riarrestuam sepse mund të ikte

0

uka4Tri ditë pasi që është riarrestuar Ukë Rugova pasi që ishte liruar, EULEX ka shpjeguar arsyen e riarrestimit.
Në shpjegimin e EULEX-it thuhet se Rugova mund të ikte si dhe mund të frikësonte dëshmitarët.

“Me kërkesën e një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), më 21 qershor 2014, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi një muaj paraburgim për Ukë Rugovën, i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës konstatoi se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga juridiksioni dhe që po ashtu ekziston rreziku konkret i frikësimit të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e zyrës së informimit të EULEX-it.

Ukë Rugova u arrestua më 20 qershor 2014 bazuar në një urdhër të lëshuar nga një prokuror i PSRK-së.

Kurti, i vendosur – edhe britanikëve u thotë se dialogu duhet pezulluar

0

VV-Ian CliffLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë, të Departamentit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim u diskutua për situatën politikë në vend, posaçërisht për zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

“Albin Kurti i njoftoi Caldwell dhe Cliff për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për takimet që janë mbajtur me subjektet politike në vend”, thuhet në komunikatë.

Midis të tjerash Kurti theksoi se: “Ne kemi thënë se janë tri faza. E para, për të cilën kemi arritur dakordim shumë të shpejtë me të gjithë, ishte që nuk do të ketë Thaçi 3”.

“Aktualisht jemi në fazën e dytë e cila konsiston në atë se çfarë nuk duhet të bëjë Qeveria e ardhshme dhe me këtë rast ne kemi paraqitur kriteret tona, e që janë pezullimi i dialogut me Serbinë dhe ndalja e privatizimit. Nëse e mbarojmë me sukses fazën e dytë, atëherë do të kalojmë në fazën e tretë e cila lidhet me se çfarë duhet të bëjë Qeveria e re”, citohet të ketë thënë Kurti.

Gjithashtu shtohet se gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera në lidhje me zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Albin Kurti bëhet baba

0

AlbinKurti-martesaLideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili para disa muajve është martuar me norvegjezen Rita Augestad Knudesen, është bërë baba. Norvegjezja Rita, e cila ka lindur në spitalin Amerikan në Prishtinë ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë vajzë, raporton Kosovainfo.

Përndryshe për një kohë të gjatë Rita ka jetuar edhe punuar në Kosovë. Ajo ka qenë e angazhuar në disa projekte dhe ka shkruar në shtypin kosovar.

Ndryshe, Rita është duke studiuar doktoraturën ne LSE (London School of Economics) në Britani të Madhe.

Të mërkurën përfundon procesi i rinumërimit të votave

0

Kosove-Kutite e votimeveQendra e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar rinumërimin e gjysmës së kutive të cilat me vendim të KQZ-së iu nënshtruan këtij procesi. Nëse procesi i rinumërimit të kutive vazhdon me dinamikën e deritanishme, ky proces pritet të përfundoj këtë të mërkurë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon rinumërimi i kutive, të cilat me vendim të KQZ-së u kthyen në rinumërim. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se QNR ka rinumëruar 220 kuti nga gjithsejtë 439 sa janë identifikuar për ri-numërim.

“Në bazë të raportit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve deri në mbarim të ditës së diel, janë rinumëruar 220 nga 439 kuti të votimit, të parapara me vendim të KQZ-së, pra gjysma e tyre. Aktualisht në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive tjera të votimit sipas një dinamike të paraparë nga kjo qendër”, tha Elezi.

Procesi i rinumërimit të 439 kutive, nisi të premten në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo qendër përgjatë tri ditëve ka arritur të rinumëroj gjysmën e kutive, nëse vazhdohet me këtë dinamikë, ky proces do të përfundoj të mërkurën. Ndryshe, zyrtarë të KQZ-së ditë më parë, deklaruan se shpallja përfundimtare e rezultateve nga zgjedhjet e 8 qershorit, pritet të bëhet brenda 10 ditëve.

Goditet me makinë një biçiklist në Rahovec

0

bicikletaNjë veturë ka goditur një biçiklist . Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugë “Sadedin Hajda” në Rahovec,

“Vozitësi mashkull K/Shqiptar me automjet të tij me targa civile nga pakujdesia ka goditur biçiklistin viktimën mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur”.

“ Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Vozitësi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”/PrizrenPress.com/

DokuFest hap aplikimin për Fabrikën e të Drejtave të Njeriut

0

dokufest storieFestivali ‘DokuFest’ ka hapur thirrjen për aplikim në projektin “Fabrika e të Drejtave të Njeriut: Bashkëpunimi i komuniteteve etnike përmes rrëfimit të tregimeve- Stories We Tell”, i cili është financuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Implementuar nga DokuFest.

“Stories We Tell” është një program trajnimi për prodhimin e 6 filmave të shkurtër dokumentar, nga ideja fillestare deri në realizimin e tyre të plotë.
Autorët e filmave të përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në një seri seminaresh dhe master klasash, pas së cilës atyre do t’u ofrohet një grant i plotë me pajisjet e nevojshme për prodhim të filmiave të tyre, si ndriçim, kamera dhe pajisje për montazhë. 6 dokumetanrë do të prodhohen përmes Qendrës së Prodhimit të Filmit- DokuFest. Dokumentarët e prodhuar do të shfaqen premierë në DokuFest 2015.

Blloku opozitar: Kushtetuta është e qartë

0

ramushi, limaj  mustafaLideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarja e AAK-së, Melihate Tërmkolli, nuk pajtohen me veprimin e presidentes Atifete Jahjaga për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese çështjen për mandatarin e qeverisë, duke e vlerësuar atë si hap të ngutshëm.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së NISMËS, Bilall Sherifi, nuk e ka komentuar këtë veprim të presidentes, me arsyetimin se deklarimi rreth kësaj çështje mund të konsiderohet si presion mbi presidenten e vendit dhe Gjykatën Kushtetuese, megjithatë ka thënë se NISMA mendon se Kushtetuta është e qartë sa i përket asaj se kush ka të drejtë ta formojë qeverinë.

I pari që ka reaguar ka qenë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’ ka shkruar se edhe presidentja e vendit duhet ta ketë të qartë Kushtetutën ashtu siç e kanë të gjithë qytetarët e Kosovës. “Presidentja e vendit duhet ta ketë të qartë Kushtetutën ashtu siç e kemi të gjithë ne. Kushtetuta jonë nuk është rast i veçantë kundrejt kushtetutave të vendeve të tjera demokratike dhe praktikave të njohura nga vendet evropiane. Shpresoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta interpretojë, edhe kësaj radhe, Kushtetutën si në rastin e presidentes dhe të na tregojë se ‘çfarë pret populli’”, ka shkruar Mustafa. Sipas tij, Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë për gjithë ata që duan ta kenë të qartë jetën demokratike. “Qeverinë e themelon ai që e arrin shumicën në Kuvend. Këtë shumicë nuk e ka fituar në mënyrë të veçantë asnjë subjekt gjatë zgjedhjeve. Qytetarët kanë vendosur se si do ta votojnë çdo subjekt politik (apo koalicioni parazgjedhor) dhe çdo kandidat për deputet, kurse koalicionet ndërmjet partive politike, mbi bazën e votave dhe besimit që e kanë marrë nga qytetarët, po vendosin se kush do ta qeverisë vendin. Asgjë nuk po vendoset jashtë fuqisë së votës”, është shprehur kreu i LDK-së.

Në të njëjtën vijë ka qenë edhe reagimi i partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së. Nënkryetarja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli, ka thënë për “Epokën e re” se presidentja Jahjaga është ngutur me veprimin e saj për të kërkuar sqarim te Gjykata Kushtetuese se kush ka të drejtë ta formojë qeverinë. “Mendoj se presidentja duhet t’i dijë kompetencat e veta. Në rast se ka dilema rreth kompetencave që ka, atëherë duhet të paraqesë kërkesë për interpretim nga Gjykata Kushtetuese më herët. Paraqitja e saj në këtë moment, pa pasur asnjë kërkesë zyrtare, mendoj se është shumë e parakohshme. Ajo do të mund ta paraqiste kërkesën e saj vetëm atëherë kur do të bëhet certifikimi i rezultateve dhe kur të kishim një apo dy grupe parlamentare të cilat do t’i paraqitnin kandidatët për kryeministër”, ka deklaruar Tërmkolli, duke shtuar se një veprim i tillë është i dyshimtë dhe mund të jetë në shërbim të kryeministrit aktual, Hashim Thaçit. “Ky veprim është i hershëm. Në interes të kujt po e bën këtë nuk e di. Mund të jetë në interes të qeverisë në largim dhe kryeministrit në largim. Por, sido që të jetë, kjo është një ngutje”, është shprehur ajo.

Më tutje, Tërmkolli ka deklaruar se partitë që kanë arritur marrëveshjen e kanë shikuar mirë këtë punë. “Ne i kemi respektuar dhe vazhdojmë t’i respektojmë institucionet tona dhe vendimet që dalin nga ato institucione. Por, para së gjithash, e respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila është shumë e qartë në këtë aspekt. Po të mos ishte e qartë nuk do t’i hynim një ndërmarrje të tillë. Nuk do të binim ndesh me Kushtetutën. E kemi studiuar mirë dhe e kemi parë se Kushtetuta këtë e lejon”, ka thënë Tërmkolli.

Ndërkaq anëtari i Kryesisë së NISMËS për Kosovën, Bilall Sherifi, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “Epokën e re” se duhet lejuar të gjitha institucionet kushtetuese t’i ushtrojnë përgjegjësit e tyre, pa bërë presion nga jashtë. “Mendoj se çdo prononcim tani për veprimin e presidentes do t’i bie që po ushtrojmë presion indirekt edhe mbi presidenten, edhe mbi Gjykatën Kushtetuese. Ne mendojmë se duhet t’i lëmë të lira të gjitha institucionet kushtetuese siç janë presidentja, Gjykata Kushtetuese, Parlamenti apo Qeveria që t’i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre konform Kushtetutës. Nuk mendoj se duhet të bëjmë presion qoftë direkt apo indirekt, sepse tanimë procesi ka filluar. Komenti ynë është se nuk dëshirojmë ta komentojmë veprimin e presidentes, sepse do t’i binte se dëshirojmë ta influencojmë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Sherifi.

Ai ka theksuar se NISMA do ta respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se a do t’i pëlqejë apo jo. “Nuk diskutohet ajo. Edhe nëse nuk do të na pëlqejë, ne do ta respektojmë atë vendim, sepse për vendimet e gjykatës nuk shtrohet pyetja se a doni ta respektoni apo jo. Ato janë vendime të pakontestueshme. Ne sigurisht se kemi pozicionin tonë rreth kësaj çështje. Mendojmë se Kushtetuta është e qartë, mirëpo ky është vetëm pozicioni ynë dhe i partnerëve të koalicionit”, ka deklaruar Sherifi. Menjëherë pasi presidentja Atifete Jahjaga e ka dërguar në kushtetuese çështjen e mandatarit të qeverisë, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga palët ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha: Situata me ethe hemorragjike e qetë dhe nën kontroll në Malishevë

0

MalishevaSituata epidemiologjike me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), aktualisht është e qetë dhe nën kontroll. Kështu u bë e ditur sot në mbledhjen e rregullt të këshillit të drejtorëve në Malishevë.

“Gjendja me EHKK, aktualisht është e qetë dhe nga tri rastet e deritanishme të konfirmuara si pozitive, gjendja e tyre është e mirë, ku dy prej tyre tashmë janë në shtëpi dhe një tjetër në përfundim të trajtimit mjekësore dhe në gjendje shumë të mirë”, tha drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Ndërsa drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, tha se “po vazhdon spërkatja kundër rriqrave, si dhe spërkatja e stallave, ku deri më tani janë dezinfektuar mbi 250 stalla”. /PrizrenPress.com/

Morina: Vazhdon spërkatja kundër rriqrave në Llapqevë

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikPas përmirësimit të kushteve atmosferike, sot vazhdohet me fushatën e spërkatjes kundër rriqrave. Gjatë paradites së sotme, do të përfundoj spërkatja selektive në Mirushë dhe do të vazhdohet me spërkatjen në Llapqevë. Kështu ka njoftuar sot, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina.

“Kushtet atmosferike e kanë ndërprerë për disa ditë fushatën e spërkatjes së zonave endemike, por me ndërprerjen e shirave, sot vazhdon kjo fushatë e spërkatjes”, ka bërë të ditur Morina.

Spërkatja selektive e zonave endemike, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), ndërsa rriqrat janë bartësit kryesor të këtij virusi. /PrizrenPress.com/