29.3 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7974

SHIK-u ka qenë i trajnuar nga NATO

0

Kajtazi-LepajaNë emisionin “Puls” të KTV-së, është debatuar për raportin e NATO-s të botuar në Koha Ditore për shërbimet sekrete partiake.

Vehbi Kajtazi tregon se ky raport tregon punët e këtyre shërbimeve.

“Këtu kemi Shërbimin Sekret të PDK-së, SHIK-un, shërbimin e LDK-së, AIK-un”, ka thënë Kajtazi, transmeton Koha.net.

“Sipas këtij raporti të NATO-s, ky shërbim ka qenë ilegal edhe pse ka qenë publik. Këto organizata kanë qenë ilegale. Të gjithë e kanë ditur që kanë funksionuar”, ka thënë më tej gazetari Kajtazi, duke theksuar se ky raport është përpiluar është nga qindra dokumente që janë mbledhur gjatë kohës.

Kajtazi ka ripërsëritur faktin se raportet e NATO-s, të publikuara në “Koha Ditore”, kanë specifikuar se “SHIK-u ka pasur financim kriminal”.

Ndërkaq, analisti Fadil Lepaja, ka thënë se shërbimet sekrete nëpër raporte përmendin shumë emra dhe ka raporte të ndryshme.

“Raport mund të bëjë një njësit i KFOR-it dhe një strukturë e KFOR-it. Nuk ishte shumë e specifikuar natyra e raportit. Është një dokument ku ka të dhëna me të cilat prokuroria duhet të merret në Kosovë. Ky është vetëm një raport. Tash nuk e di sa është serioz raporti i KFOR-it”, ka thënë Lepaja.

Ndaj kësaj deklarate, Vehbi Kajtazi është kundërpërgjigjur, duke thënë se ky raport tregon se ne i kemi mbledhë raportet, “dhe sa për informatën tuaj, kemi punuar gjatë”.

“Këta emra janë nga të gjitha partitë politike jo veç të një partie, sepse ka persona nga PDK, LDK, AAK, AKR e VV”, thotë Kajtazi.

“Dokumenti i sigurimit të atdheut ka qenë dokument i prodhuar nga SHIK-u, sipas raportit të KFOR-it, ndërsa ky raport që e kemi botuar është raport i NATO-s”, ka thënë më tej Kajtazi.

Sipas Kajtazit, shumica e këtyre dokumenteve janë britanike dhe thotë se shumica e këtyre dokumenteve e ka besueshmërinë të kategorisë A.

Ndërkaq, Fatmir Humolli nga LKÇK, ka thënë se SHIK-un e kanë përgatitur strukturat e NATO-s, por thotë se raporti nuk i përmend këto.

Vajza e Kim Kardashian feston 1 vjetorin e lindjes

0

North West feston 1 vjetorin e lindjesKim Kardashian dhe Kanye West kanë festuar 1 vjetorin e vajzës së tyre North West në një festë të madhe në “Kidchella”.

Bukuroshja e vogël kishte veshur një fustan të dizenjuar posaçërisht për të dhe me një kurorë në kokë.

Kim ka postuar një foto në Instagram ku tregon North duke i fryrë qiriut të tortës së saj shumëngjyrëshe.

“Our baby girl’s 1st birthday party! #kidchella.”, ka shkruar ajo.

Po mblidhen dëshmi për krimet e luftës

0

DeshmoretAnëtarët e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë deklarojnë se janë duke punuar në disa projekte që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Identifikimi i lokacioneve në nivel vendi ku janë kryer dhunime seksuale gjatë luftës, vende dhe dëshmitë e masakrave dhe çështja e të zhdukurve, janë disa nga projektet në të cilat është duke punuar instituti.

Anëtari i institutit, Pajazit Nushi, i cili është bartës i projektit për të dhunuarit seksualisht gjatë luftës dhe të zhdukurit, konsideron se instituti është duke kryer punët në bazë të projekteve dhe obligimeve që ka.

Për me tepër, Nushi thekson se një ndër punët më të rëndësishme që është bërë deri më tash është identifikimi i disa lokacioneve ku ka ndodhur dhuna seksuale.

“Ne deri më tash, kemi identifikuar 69 lokacione në qytete edhe fshatra të Kosovës ku janë kryer dhunimet seksuale dhe njëkohësisht jemi në vërtetim të 8 lokacioneve të dyshimta deri tash. Besoj se për një kohë të shkurtër mund të gjejmë dëshmitarë edhe për këto lokacione të tjera”, tha për Radion Evropa e Lirë, zoti Nushi.

Ai tha po ashtu se instituti është duke punuar në projektin që ka të bëjë me kualitetin e jetës ekonomike etike e sociale të femrave të dhunuara dhe familjes se tyre.

Kurse, sa i takon projektit tjetër për të zhdukurit, akademik Pajazit Nushi mendon se edhe ne ketë çështje është punuar konsiderueshme.

“Kanë ngelur ende prej 1712 veta që kërkohen e që me vështirësi mund të gjinden, por besojmë se ky numër do të zvogëlohet relativisht shumë me hapjen e varrezës masive afër Rashkës”, tha Nushi.

Anëtarët tjerë të institutit konsiderojnë se vonesa në kryerjen e shumë punëve të tyre është duke i pamundësuar mosmiratimi i Ligjit për Institutin e Krimeve të Luftës.

Thuhet se instituti deri më tash nuk ka përfunduar ende publikimet rreth masakrave në Kosovës, publikime këto që së pari duhet t’i ofrohen Ministrisë së Drejtësisë.

Anëtarët e instituti kanë thënë që nga themelimi i Institutit kanë dalë në terren për të gjetur informacione lidhur me projektet e tyre.

Ata janë takuar me autoritete komunale në nivel vendi dhe persona kompetentë të cilët kanë pasur mundësi të japin të dhëna apo dëshmi lidhur me masakrat e luftës, aktet gjenocidale apo edhe të tjera.

Nga ana tjetër, Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, punën e deritanishme të institutit nuk e sheh në nivelin e kënaqshme duke marr parasysh kohën sic thotë ajo, kur është themeluar ky institut.

“Natyrisht ky institucion kur është themeluar, ambiciet kanë qenë shumë të larta për faktin se është menduar se do të merret me dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës, përfshirë këtu edhe viktimat e dhunës seksuale gjate luftës.Megjithatë, për faktin që ky institucion përbëhet nga gjinia mashkullore, ka qenë e ndjeshme natyra e dokumentimit të grave të dhunuara gjatë luftës. Prapë se prapë rezultati i deritanishëm (i punës së institutit) nuk është në nivel të kënaqshme për periudhën ku jemi tani”, tha Rushiti.

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është institucioni publik hulumtues me qëllim të mbledhjes, sistematizimit, përpunimit dhe publikimit të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999.

Udhëheqësit e këtij Instituti kanë deklaruar se Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar.

Thaçi, priti një delegacion të Bordit të “Institutit Kombëtar për Demokraci”

0

Thaci-Institutit Kombëtar për DemokraciKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të Bordit të Drejtorëve të “Institutit Kombëtar për Demokraci” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Howard Dean, anëtar i Bordit, në ndërtesën e Kryeministrisë në Prishtinë.

Kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që “Instituti Kombëtar për Demokraci” ka dhënë për partitë politike dhe për spektrin politik në Kosovë në përgjithësi për tërë këto vite. Kryeministri Thaçi u shpreh krenar me raportet që ka Republika e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtoi se Kosova mundohet vazhdimisht të dëshmojë përkrahjen e vet për partnerin e vet, Shtetet e Bashkuara.

“Suksesi i fundit i Kosovës janë zgjedhjet e mbajtura në qershor e që ishin më të mirat që nga përfundimi i luftës dhe tani Kosova po angazhohet që të tregojë se funksionon në respektim të plotë të ligjeve të saj” theksoi Kryeministri Thaçi.

Anëtari i Bordit të “Institutit Kombëtar për Demokraci”, Howard Dean, u shpreh i kënaqur me të arriturat e demokracisë në Kosovë, duke theksuar veçanërisht të arriturat në fuqizimin e gruas në politikë, që është bërë shembull për rajonin dhe më gjerë. Dean gjithashtu tha se instituti që ai përfaqëson do të mbetet partner i partive politike në Kosovë. Ai gjithashtu lavdëroi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e demokracisë në Kosovë dhe përfundoi se shteti i ri po dëshmon që di të përballet me testet e demokracisë dhe këtë do ta dëshmojë edhe në procesin pas-zgjedhor.

Limaj priti ambasadoren e Beligjikës, Anick Van Calster

0

Limaj-Anick Van CalsterKryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, priti në takim një delegacion të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, të kryesuar nga ambasadorja, Anick Van Calster.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe për planet e ardhshme të NISMËS për Kosovën.

Limaj e ka njoftuar ambasadoren Van Calster për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për rolin e NISMA për Kosovën në zhvillimet politike të vendit, poashtu edhe për marrëveshjën e arritur mes partive opozitare për qeverisjen e ardhshme të vendit.

“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në skenën politike të Kosovës, tani dhe në të ardhmën” u tha Limaj delegacionit të ambasadës belge në Kosovë.

Limaj foli edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë. /PrizrenPress.com/

Ndërroi jetë shkrimtari Ali D. Jasiqi

0

ali jasiqShkrimtari dhe kritiku letrar Ali Demë Jasiqi ka ndërruar jetë sot në mëngjes. Njeri prej shkrimtarëve që nuk u ndal së shkruari deri në ditën e tij të fundit të jetës është edhe Ali Demë Jasiqi, i cili ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit.

Jasiqi në veprimtarinë e tij la pas vetës plot vepra të shkruara, kritika letrare, libra biografi, libra për fëmijë, poezi dhe romane. Ai po ashtu ka punuar edhe si gazetar. Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e kryeqytetit në Prishtinë.

Komisioni për emërtimin e rrugëve në Rahovec, bën gati propozimet për Kuvend

0

komuna e rahovecitKomisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve komunale në Rahovec, nën drejtimin e nënkryetarit Xhemali Haxhimustafa mbajti takimin e fundit, ku u bë rishikimi i tërë procesit të emërtimeve. Me këtë rast u rishikuan të gjitha propozimet për emërtime të rrugëve dhe shesheve të fshatrave dhe lagjeve urbane.

Nënkryetari Haxhimustafa, që është edhe kryetar i këtij Komisioni, tha se në këtë drejtim ka pasur mjaft vonesë, prandaj është koha e fundit që të përgatisim propozimet dhe t’i dërgojmë për miratim në Kuvend. Kjo punë duhet të përfundojë, në mënyrë që edhe komuna jonë të ketë adresa të sakta. Ndërsa Ali Hoxha, ish nënkryetari i këtij Komisioni dhe hartues i skemës së propozimeve, theksoi se komisioni i kaluar ka bërë një punë të madhe dhe tashmë jeni në fazën finale të hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm. Ai pohoi se që nga viti 2012 është debatuar hollësisht kjo problematikë, ndërsa takime e debate janë mbajtur me banorët e të gjitha fshatrave të komunës së Rahovecit.

Të gjithë anëtarët e Komisionit kanë qenë të angazhuar që propozimet të finalizohen dhe dokumenti të jetë i gatshëm për miratim në Kuvend. Nënkryetari Hxhimustafa, tha se këto propozime tashmë janë të gatshme dhe besoj se së shpejti do të thërrasim një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, në mënyrë që në ditët e para të korrikut edhe Rahoveci të ketë të emërtuara të gjitha rrugët, sheshet dhe institucionet që janë në përgjegjësi të Komunës.

Romancë e re, Madonna lidhet me 26 vjeçarin

0

madona me 26 vjecarinPas ndarjes nga një balerin, Madonna është fotografuar me një të dashur të ri, i cili është sërish i ri në moshë, vetëm 26 vjeç. Ndonëse kohë më parë qarkullonin zërat se ajo ka nisur një romancë të re, tashmë çdo gjë konfirmohet.

Kjo në fakt nuk përbën risi tek këngëtarja, pasi është e shquar për lidhjet e saj me djem më të ri se ajo. Mbretëresha e pop-it është fotografuar me të dashurin e ri, 26-vjeçarin Timor Steffens.

Në dhjetor, 55 vjeçarja u nda nga balerini francez Brahim Zaibat, 25 vjeç, me të cilin kishte filluar të shoqërohej që në vitin 2010.

NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në politikë

0

kupa me ambasadorJakup Krasniqi në zyren e tij priti në takim Drejtorin për Kosovën, Shqipëri e Maqedoninë , të departamentin për Evropën në Ministrin e Jashtme të Britanis së madhe Danshiell Caldwell i shoqëruar nga ambasadori i Britaniasë së madhe Jan Cliff.

Krasniqi ,ka sqaruar se si ka shkua procesi i votimit dhe rolin qe do ta luaj Nisma në këtë procës.
“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në politiken aktuale të vendit. Kontributi dhe puna e saj do të jetë për zhvillimin e gjithëmbarshëm Kontributi dhe puna e saj do të jetë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit si dhe për ndërtimin e institucioneve dhe të qeverisjes së të vendit si dhe për ndërtimin e institucioneve dhe të qeverisjes së qëndrueshme në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Rita Ora shfaqet seksi

0

Rita-Ora bbbÇfarë po vesh Rita Ora?

Ose më mirë çfarë nuk ka veshur ajo?

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq në qendër të Londrës, teksa do shkonte në Summertime Ball.

Ajo shoqërohej nga një mashkull misterioz.

Ka pasur spekulime se ai është i dashuri i ri i saj.

Këngëtarja ka pak kohë që është ndarë nga Calvin Harris.