Home Blog Page 798

Arrestohet ukrainasi në Vërmicë, u dha zyrtarëve policorë 50 euro për ta kaluar kufirin

0

Një shtetat ukrainas është arrestuar në pikën kufiare në Vërmicë, pasi në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dimri midis traditës dhe ndryshimit

0

Shkruan: MSc. Shaban Osmanollaj

Dhjetori, dikur sinonim i borës së bardhë dhe të ftohtit të ashpër, sot sjell një atmosferë krejtësisht ndryshe.

Dimrat që përjetojmë tani nuk janë më të njëjtë me ata të dikurshëm. Nuk është më e zakonshme të shohësh borën e dendur që mbulon gjithçka, apo akullin që qëndronte si kristal në rrugë dhe që shkëlqente nën dritën e diellit të ftohtë të dimrit.

Në kujtimet tona, dimrat e dikurshëm ishin të fortë dhe të egër. Shtëpite ishin te vjetra dhe gjithandej fryente e hynte era. Bora arrinte deri ne kulme shtepish, fëmijët ndërtonin njerëz prej bore “dordoleca” dhe rrëshqitnin mbi kodrina të mbuluara nga bardhësia. Qatitë e shtëpive mbuloheshin me shtresa të trasha bore, dhe në mëngjes, rrugët ishin të ngrira e të mbushura me akull që pasqyronte ngjyrat e qiellit.

Por sot, këto peizazhe duket se po bëhen gjithnjë e më të rralla.

Në ato kohë të hershme, shtëpitë e fshatit ishin të vogla dhe të thjeshta, por shpesh të mbushura plot me familjarë. Në dhomat e vogla, edhe frymëmarrja e njerëzve dukej se shtonte ngrohtësinë në ajër. Nën të njëjtën çati, nganjëherë të ngjitur ose edhe mbi stallat e bagëtive, jeta kalonte mes aromës dhe nxehtësisë së kafshëve, që shpesh ndihmonte në përballimin e dimrit të ashpër.

Dhoma kryesore, ku të gjithë grumbulloheshin, ishte e vetmja hapësirë ku ndiznin një zjarr të vogël në vatër. Fëmijët mblidheshin përreth flakëve, duke zgjatur duart për të ndjerë nxehtësinë, ndërsa të moshuarit rrinin më pranë murit, të mbështjellë me tesha te vjetra e të trasha, duke treguar rrëfime nga kohët e shkuara.

Zjarri dukej sikur ngrohte, por të ftohtit hynte nga të gjitha anët, përmes të çarave të mureve dhe pllakave të kulmit, ndërsa era ulërinte si një bishë jashtë.

Lagështia dukej se përhapej në çdo qoshe të dhomës, duke lënë njolla të zeza dhe një ndjesi të rëndë në ajër. Megjithatë, shpirti i madh i familjes i bënte njerëzit të harronin kushtet e vështira, duke u mbledhur rreth një pjate të thjeshtë të përgatitur mbi zjarr ose duke bashkuar duart për të ndarë një copë bukë misri apo me vone buke gruri.

Jashtë ne oborr, bora e dendur mbulonte gjithçka, duke krijuar një shtresë të trashë që vinte deri tek dritaret e vogla. Akullnajat vareshin si shtiza të ngrira nga kulmi, ndërsa nga larg dëgjoheshin lehjet e qenve dhe tingujt e bagëtive në stalla. Përkundër të gjitha sfidave, në ato kushte të acarta, njerëzit gjenin mënyrën të qëndronin pranë njëri-tjetrit, duke ndarë jo vetëm shtëpinë, por edhe ngrohtësinë dhe shpresën.

Por sot, ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre mbi natyrën janë të dukshme. Dimrat nuk janë më aq të ftohtë dhe të gjatë. Bora zbret gjithnjë e më pak, dhe kur ndodh, ajo shpesh shkrihet brenda pak orësh. Rrugët janë të hapura, dhe nuk ka më nevojë për lopatat e mëdha për të pastruar shtresat e trasha të borës. Akulli që dikur prekte tokën nga qatitë është bërë një kujtim i largët. Shtëpite jane ngritur te medha disa kateshe, ndersa ne qytete ndertesa te izoluara e te klimatizuara.
Këto ndryshime kanë sjellë lehtësira në jetën e përditshme, por gjithashtu kanë zbehur një pjesë të magjisë së dimrit. Mungesa e borës e ka bërë dhjetorin të duket më pak si përrallë dhe më shumë si një muaj i zakonshëm i vitit.

Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është atmosfera e ngrohtë dhe bashkëjetesa që dimri sjell në zemrat e njerëzve. Edhe në mungesë të borës së dikurshme, dimri vazhdon të jetë një periudhë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të ëndërruar për të ardhmen.

Andaj, dimri në dhjetor bashke me festat e fund vitit nuk është thjesht një stinë, por një periudhë e reflektimit, pushimit dhe fillimeve të reja. Ai na fton të ndalemi për një çast, të mendojmë për vitin që po mbyllet dhe të ëndërrojmë për atë që po vjen. Por do të themi se edhe nën bardhësinë e borës dhe qetësinë e netëve të ftohta, dhjetori na mëson që edhe në kohërat më të vështira, ka gjithmonë bukuri për t’u parë dhe ngrohtësi për t’u ndarë.

Moti për sot i vranët dhe me riga shiu e bore të herëpashershme

0
Në Kosovë të shtunen moti parashikohet të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme të shiut dhe fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 4-7°C”.

“Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ministria e Ekonomisë kompenson Postën e Kosovës për Shërbimin Universal

0
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se e ka kompensuar për herë të parë Postën e Kosovës me shumën prej 1.1 milionë euro (1,168,932 €) për Shërbimin Universal Postar (SHUP) për vitin 2023.

 

Nga ky shërbim përfitojnë qytetarët e vendit, pasi pavarësisht nëse dërgojnë letër nga Prishtina në Fushë-Kosovë, apo nga Leposaviqi në Dragash, Posta e Kosovës e ofron shërbimin me çmim bazik të njëjtë, të përballueshëm, për të gjithë qytetarët.

“Për këtë, Ligji Nr. 06/L-038, Neni 10,  parasheh kompensim për të përballuar koston më të lartë të shërbimit për zona më të largëta, por Posta e Kosovës deri më tani kurrë nuk ka marrë kompensimin e merituar, si rrjedhojë e mungesë të akteve nën-ligjore të institucioneve kompetente e kapaciteteve njerëzore në vetë ndërmarrjen”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se sot kjo padrejtësi po adresohet për herë të parë dhe pagesa e SHUP nga Qeveria e Kosovës do të ndihmojë që Posta e Kosovës të përmirësojë operimin e ndërmarrjes e investimet e nevojshme që kanë munguar me dekada.

 

Çeku: U rinovua objekti i ish-konsullatës austro-hungareze në Prizren

0
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është rinovuar objekti i ish-konsullatës austro-hungareze në Prizren.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se ky aset është në mbrojtje të përhershme, shpëtohet nga rrënimi.

“Ndërtesa që i takon shek. XIX-të, për nga forma, proporcionet dhe trajtimi artistik paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit të kësaj periudhe. Punë. Përditë”, ka thënë Çeku.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Gashi: Qeverisja e PDK-së ka sjellë zhvillim të hovshëm në Prizren

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, vlerëson se me qeverisjen e PDK-së, Prizreni ka bërë përparim të dukshëm në shumë aspekte.

Sipas tij, komuna është transformuar në një kantier ndërtimi, me makineri që po punojnë në avancimin e infrastrukturës.

“Prizreni ka qenë në një gjendje të rëndë gjatë periudhës kur qeverisëte VV-ja, i plogësht dhe pa investime. Tani, Prizreni ka marrë një zhvillim të hovshëm, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës, por edhe në ndërtim dhe zhvillim urban. Janë tre hyrje kryesore të qytetit, të cilat po zhvillohen jashtëzakonisht, ndërkohë që komuna po kryen punën e saj në rregullimin e infrastrukturës”, tha Gashi.

Ai veçon disa projekte të mëdha që kanë ndikuar në përmirësimin e qytetit, si transformimi i sheshit Shatërvan, ku janë eliminuar kabllot e shëmtuara dhe është rregulluar infrastruktura nën dhe mbi tokë.

Po ashtu, Gashi thekson rëndësinë e projektit të rrethit ose unazës së qytetit, që ka përmirësuar qasjen në qytet dhe ka përfshirë edhe komunitetin me nevoja të veçanta. Ai shton se puna është në vazhdimësi dhe infrastruktura po rregullohet gjithashtu në lagjet dhe fshatrat e komunës së Prizrenit.

“Prizreni ka ndryshuar edhe fizikisht gjatë periudhës së qeverisjes së PDK-së, falë investimeve të mëdha. Qytetarët vazhdimisht vlerësojnë punën tonë dhe janë të kënaqur me rezultatet. E dimë që kërkesat e qytetarëve janë të shumta, për shkak të zgjerimit të qytetit dhe zhvillimit të tij, por ne vazhdojmë të punojmë me burimet tona financiare, pasi nuk kemi pasur mbështetje të mjaftueshme nga niveli qendror”, tha Gashi.

Ai tregon se Prizreni është një qytet atraktiv, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për vizitorët ndërkombëtarë, të cilët po qëndrojnë dhe shijojnë kulturën dhe trashëgiminë që ofron qyteti.

“Prizreni po kthehet në një qytet të festivaleve, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë. Me aktivitetet e shumta dhe numrin në rritje të vizitorëve, po bëhet një destinacion turistik dhe kulturor i rëndësishëm”, shprehet Gashi./EkonomiaOnline/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Zyrtare: Orges Shehi, trajner i ri i Ballkanit

0

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Orges Shehit si trajner të ri të ekipit.

Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës këtë mesjavë, Artim Pollozhani dha dorëheqje nga Ballkanit, por klubi therandas shpejt gjeti pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e njohur shqiptar, Orges Shehi, i cili ka bërë karrierë si trajner te klubet shqiptare, Skënderbeu, Kukës, Tirana dhe Partizani.

Njoftimi për emërimin e tij erdhi nga faqja zyrtare e Ballkanit, e cila nuk tregoi detaje tjera të kohëzgjatjes së kontratës.

Njoftimi i Ballkanit pa ndërhyrje

Mirësevjen Orges Shehi!

Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.

Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.

I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!

Forca Ballkani!

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Marrëdhënia e ndërlikuar mes artit e politikës shqyrtohet në Prizren

0

Marrëdhënia ndërmjet artit dhe politikës është shqyrtuar gjatë një tryeze diskutimit të organizuar nga OJQ “The-Art”, të mbajtur në ndërtesën e Komunës së Prizrenit.

Në këtë takim të realizuar në kuadër të Edicionit të III-të të Javës së Artit, folës kanë qenë artistët, përfaqësuesit institucionalë dhe ata politikë, që kanë shprehur pikëpamjet nga këndvështrimet e ndryshme mbi “Artin dhe Politikën”.

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka vlerësuar se këto dy fusha të kreativitetit njerëzor mund të bashkëpunojnë për të mirën e një shoqërie të lirë dhe të hapur.

“Politika, veçmas diplomacia shpesh i përafrohet artit kurse arti i jep asaj shpirt duke e frymëzuar për vepra humane. Politika i krijon artit hapësirë dhe liri për t’u shfaqur. Kështu e ndryshon veten në mënyrë permanente! Bashkë, ato mund të sfidojnë luftërat dhe dehumanizimin e njeriut”, është shprehur Halimi.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se arti dhe politika qëndrojnë në marrëdhënie të sinkronizuar në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka pohuar se politika mund të luaj rol sa i përket krijimit të institucioneve më të mira kulturore.

“Politika nëse shfrytëzohet për ti ndihmuar institucionet kulturore, atëherë funksioni i tyre mund të jetë më i qëndrueshëm”, ka thënë Gashi.

Ish-gazetari dhe ish-mësimdhënësi, Fadil Bytyqi ka shprehur qëndrimin se pa mbështetje institucionale arti e kultura mbeten në fatin e nismave individuale, me dilema mbi qëndrueshmërinë.

Teksa ka përmendur vlerat e trashëgimisë kulturore, ai ka insistuar se identiteti kombëtar shqiptar duhet të përcillet përmes mesazheve kulturore dhe se këtu rol të rëndësishëm kanë politika e institucionet.

Aktivistja kulturore Valtida Shukriu ka deklaruar se “pa art nuk ka jetë”, dhe ka bërë të ditur se në këto treva shkaku i rrethanave të ndryshme arti nuk është mbrojtur, teksa edhe institucionet nuk kanë treguar ndjeshmërinë e duhur, raporton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj sipas saj në Prizren kanë nisur shumë nisma kulturore të pavarura që kanë sjellë një gjallëri në qytetin historik.

Lidhur me këtë temë kanë diskutuar edhe folës të tjerë të pranishëm nga fusha e artit e politikës. Aktiviteti është mbështetur nga Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hijet e turpit të Prokurorit të Specializuar?!

0

Shkruan: Prof. dr. Agim ZOGAJ

Historia e këtij shekulli, do t’i analizojë pretendimet e kota, të sajuara, krejtësisht shpifëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të një gjykate të improvizuar në Hagë, e cila, në mungesë të fakteve, tani më ka rënë në dëshpërim e në ankth! Ata, e dinë më së miri se, përse po ndodhë që, të gjitha pretendimet e tyre, kanë ngelur, në sferën e mashtrimeve, të lajthitjeve, e të përndjekjes së atyre shqiptarëve të pafajshëm të cilët, po i gjykojnë, por edhe të qytetarëve të lirë të Kosovës.

Çfarëdo njohës i së drejtës ndërkombëtare, po e ka të qartë se, kjo gjykatë është dështim i plotë i drejtësisë, është shndërruar në instrument për përndjekjen e shqiptarëve gjithnjë, sipas skenarit serb dhe aleatëve të saj, të cilët nuk janë të pakët edhe brenda shteteve të BE-së. Kjo gjykatë ndërkombëtare, është pafuqi e vetë BE-së, që të vërtetën ta mbrojë përmes të vërtetës, dhe të mos bie edhe vetë pre e shpifjeve, e projekteve dhe skenarëve të cilat e deskriditojnë demokracinë evropiane. Në një gjendje të këtillë, siç ndodh në procesin gjyqësor në Hagë, kur Prokuroria instrumentalizohet në shërbim të kërkesave të fashizmit serb dhe aleatëve të saj, fytyra e kësaj gjykate ka marrë hijen e turpit dhe të mjerimit.

Kujt i duhen arrestimet, bastisjet e mëngjesit, pa paralajmërim, të personave të pafajshëm shqiptarë, të cilat ndodhën sot? Arrestimet e personaliteteve të cilët, nga çlirimi e këndej ishin dhe janë drejtues të demokracisë, jo vetëm politike në Kosovë, kontribues aktiv në shtetndërtimin e Kosovës së lirë, për më tepër, personalitete të respektuara në shoqërinë dhe në shtetin tonë. Çfarë mendon, Zyra e Prokurorit të Specializuar se jemi ne shqiptarët e Kosovës, në atdheun, në shtetin, në vatrat e të parëve tanë? Ne çdo ditë e më tepër po e kuptojmë se, themelimi i Gjykatës së Hagës ishte bërë me kërkesën utimative të Serbisë dhe aleatit të saj, kryesor, Rusisë. Ne e dimë se, themelimi i Gjykatës së Hagës, ishte hakëmarrje serbo / ruse ndaj popullit liridashë dhe UÇK-së guximtare, e cila, i priu luftës së popullit për çlirim nga sundimi i gjatë i Serbisë. Ne, po ashtu, e kemi të qartë se, Serbia e dëshpëruar nga disfata në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, insistoi përmes aleatëve të saj në BE, jo vetëm në Parlamentin Evropian, të formohet Gjykata Speciale, sepse, Serbia u turpërua me të gjitha ato humbje.

UÇK-ja, luftoi edhe për lirinë e serbëve kosovarë

Prandaj, tani, kur Serbia po e kupton se, do ta humb betejën edhe në Gjykatën e Hagës, atëherë, aleatët e saj, pra, edhe në Zyrën e Prokurorit Special, të tmerruar nga kjo disfatë historike, po bëjnë shantazhe, presione, në vetë procesin e Gjykatës së Hagës, tek dëshmitarët, tek mbrojtësit kurse në të njëjtën kohë, po përsërisin arrestime dhe bastisje të shpifura. Metodat e presionit që po i bën, Zyra e Prokurori Special, janë krejtësisht jo demokratike, janë të dhunshme, dhe, mjerisht ju përngjajnë metodave të cilat, dikur i përdorte shteti serb kundër ne shqiptarëve. Këtë po e bëjnë për t’i thënë Serbisë se, ja , ne bëmë gjithçka, nuk lamë gur pa lëvizur, por, nuk po kemi fakte, argumente, parasëgjithash dëshmi për t’i akuzuar, fajësuar, dënuar çlirimtarët të cilët po i mbajmë në burg!
Në rastin e procesit të montuar të Gjykatës së Hagës, kundër çlirimtarëve tanë, duhet të fitojë drejtësia e cila, edhe në këto rrethana dhe çaste që po mbahet peng e skenarëve serbe, ruse dhe të aleatëve të tyre, bëjmë thirrje qytetërimit evro-perëndimor, mos të bëhet mashë e politikave ndëshkuese dhe hakmarrëse serbe.

 

Populli ynë, nën drejtimin e UÇK-së dhe të çlirimtarëve, të cilët po mbahen në burg, ka luftuar për vlerat më të larta të qytetërimit të sotëm, luftës për tu çliruar nga prangat e sundimit serb! A ka luftë dhe vlerë më fisnike për një popull siç është populli ynë, sesa të luftosh për vlerat më sublime: çlirimi nga sundimi, liria si histori, demokraci universale!?

UÇK-ja luftoi dhe ngadhënjeu për lirinë si kuptim universal, për të gjithë qytetarët, banorët e Kosovës, pra, edhe për çlirimin e serbëve kosovarë dhe pakicave të tjera, nga sundimi i regjimit pushtues, totalitar të Serbisë! Liria e qytetarëve të Kosovës, është vlerë e përbashkët dhe e barabartë dhe si e tillë, ajo, liria nuk ndahet mbi bazat etnike! Çlirimtarët tanë, të cilët ende po mbahen në burg, janë pikërisht ata, prijës të cilët, gjatë luftës dhe në kohë paqeje e promovuan këtë filozofi të lirisë, për të gjithë!

Prokuroria e Prizrenit mban tryezë diskutimi për rastet e dhunës në familje

0

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokurorja/koordinatore znj. Mehreme Hoxha me mbështetjen e OSBE-së, ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori dhe me gjyqtarë të regjionit të Prizrenit, si dhe bashkëpunëtorë profesional, me qëllim të bashkëbisedimit për kornizën ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. Kjo tryezë diskutimi është mbajtur në kuadër të fushatës vetëdijësuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Në këtë tryezë pune, në fjalën e tij, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se rastet e dhunës në familje janë problem global, dhe as vendi ynë nuk është imun ndaj tyre, dhe se shteti duhet të jetë garantues dhe i gatshëm në luftimin e këtyre veprave penale.

Më tutje U.D. Kryeprokurori Kryeziu, theksoi se Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, duhet të jetë prioritet i organeve të drejtësisë si dhe i të gjitha institucioneve në vend.

Ai përmendi gjithashtu, sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të dhunës në familje.

Ndërsa, Daniel Lezo, përfaqësues i OSBE-së në Prizren, prezantoi të gjeturat e raportit të monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë, nga montitorimi i OSBE-së.

Në anën tjetër, prokurorja/koordinatore për rastet e dhunës në familje Mehreme Hoxha, theksoi faktin se rastet që kanë të bëjnë më dhunën në familje kanë prioritet në zgjidhjen e tyre, ku falë punës së mirë mekanizmit që mirren me trajtimin e këtyre rasteve është rritur edhe numri i raportimeve nga viktimat për këto vepra penale.

Ndërkaq, diskutimet e zhvilluara gjatë këtij takimi u fokusuan në zgjidhjen e problemeve të dhunës në familje, me theks të veçantë në trajtimin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor e që janë kryes të veprave penale të dhunës në familje, pastaj rastet e viktimave të ndjeshme, viktimat e përsëritura etj.

Gjithashtu, u potencua rëndësia e bashkëpunimit institucional, në mënyrë që viktimat e dhunës në familje të trajtohen me profesionalizëm dhe me dinjitet të plotë.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj edhe më tej t’i trajtoj me prioritet rastet e dhunës në familje./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve