Ministria e Ekonomisë kompenson Postën e Kosovës për Shërbimin Universal

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se e ka kompensuar për herë të parë Postën e Kosovës me shumën prej 1.1 milionë euro (1,168,932 €) për Shërbimin Universal Postar (SHUP) për vitin 2023.

 

Nga ky shërbim përfitojnë qytetarët e vendit, pasi pavarësisht nëse dërgojnë letër nga Prishtina në Fushë-Kosovë, apo nga Leposaviqi në Dragash, Posta e Kosovës e ofron shërbimin me çmim bazik të njëjtë, të përballueshëm, për të gjithë qytetarët.

“Për këtë, Ligji Nr. 06/L-038, Neni 10,  parasheh kompensim për të përballuar koston më të lartë të shërbimit për zona më të largëta, por Posta e Kosovës deri më tani kurrë nuk ka marrë kompensimin e merituar, si rrjedhojë e mungesë të akteve nën-ligjore të institucioneve kompetente e kapaciteteve njerëzore në vetë ndërmarrjen”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se sot kjo padrejtësi po adresohet për herë të parë dhe pagesa e SHUP nga Qeveria e Kosovës do të ndihmojë që Posta e Kosovës të përmirësojë operimin e ndërmarrjes e investimet e nevojshme që kanë munguar me dekada.

 

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit