Home Blog Page 799

Përurohet renovimi i hapësirave për Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren

0

Drejtoria e Administratës në Prizren ka përuruar të premten renovimin e një pjese të hapësirave të administratës komunale, të cilat do të shërbejnë për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH).

Ky investim synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se ky investim ishte  një kërkesë e Drejtorisë së Urbanizmit për krijimin e kushteve më të mira pune, që do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës së zyrtarëve të administratës komunale.

Drejtori i Administratës,Edin Shehu  tha  se krijimi i kushteve më të mira për punonjësit ka qenë një nga prioritetet kryesore që nga marrja e mandatit, për të garantuar shërbime më efikase dhe cilësore për qytetarët.

Ai dha detaje për realizimin e këtij projekti, i cili u financua plotësisht nga Drejtoria e Administratës, me një vlerë prej rreth 80 mijë euro.

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Pranverim Berisha, shprehu gëzimin e tij për hapësirat e reja, duke theksuar se ato do të kenë një ndikim pozitiv në motivimin dhe angazhimin e ekipit të tij.” Përveç mundësisë për një punë më efikase, hapësirat e reja do të shërbejnë gjithashtu për krijimin e një mini-arkivi, i cili do të ndihmojë në organizimin dhe ruajtjen e dokumenteve të rëndësishme për qytetin”, tha ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Derbi dhe përballje të forta në fundjavë

0

Fundjava do të sjellë super ndeshje në ProCredit Superligë.

Xhiroja e 11-të do të hapet me sfidën ndërmjet skuadrave verdhezi, Golden Eagle Yllit dhe Pejës apo ish-kampionëve, ku pritet një përballje mjaft interesante. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e pesë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë. Duelin e parë në këtë edicion e fitoi Ylli 79:80.

Bora me Bashkimin do të ndeshen sërish, kësaj radhe në elitë, pasi të enjten u ndeshën për Kupë, ku prizrenasit fituan me 22 pikë dallim, 66:88. Në ProCredit Superligë, skuadra prishtinase ka një fitore e tetë humbje, duke u renditur e fundit, ndërsa ajo prizrenase ka tetë fitore e dy humbje.

Duel me mjaft me rëndësi zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, skuadrave të renditura në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë. Prizrenasit kanë dy fitore e tetë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e gjashtë humbje.

Java e 11-të do të përmbyllet me super derbin ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tetë fitore e dy humbje. Në sfidën e parë të këtij edicioni prishtinasit fituan në “Minatori” 76:82.

ProCredit Superliga-Java 11

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Bora – Bashkimi

E diel

17:00 Proton Cable Prizren-Vëllaznimi

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

/PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Berisha: Specila po e dëshmon se është një monstrum politik

0
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka  qenë goxha kritik ndaj Gjykatës Speciale të Hagës dhe arrestimet e fundit që bëri në Kosovë.

 

 

Në emisionin Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Specialja për të është një monstrum politik që është formuar nga Serbia.

“E dimë se që në fillim është paralajmëruar një numër tepër i madh i dëshmitarëve, befasia është se edhe pas arrestimeve, prokuroria ka vazhduar të hulumtojë dëshmitarë dhe materialet e mundshme për t’i inkriminuar liderët e UÇK-së”.

“Gjë që nënkuptojmë se prokuroria nuk ka qenë e gatshme me aktakuzën për vet faktin që ka kërkuar materiale shtesë dhe dëshmitare shtesë. Si do që të jetë unë e mbroj qëndrimin që e kam pasë sa isha si deputet në parlament që kam votuar kundër kam qenë i sigurt. Po vërtetohet ajo bindja ime se kjo gjykatë është një monstrum politik i formuar prej Serbisë më ndihmën e Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë.

“Këto po dëshmohen çdo ditë se në seancat publike  po demantohen shumë  dokumente dhe dëshmitarë se janë angazhuar dhe rektrutuar nga shërbimi sekret serb. Arrestimet e djeshme janë në kuadër të tendencës për të kamufluar dështimin e  kësaj gjykate, sot kemi më shumë persona të arrestuar se gjoja po e pengojnë drejtësinë se sa personat që po trajtohen po nga ajo drejtësi”, ka thënë Berisha. /Klankosova.tv

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Malisheva thjeshton shërbimet komunale: Vendimi i ri hyn në fuqi më 1 janar 2025

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me koordinatorët Hafir Rexhaj dhe Arsim Morina, sot takuan ekipin e performancës komunale dhe zyrtarë të administratës të drejtorive dhe sektorëve komunal.

Në këtë takim u bisedua për zbatimin e Vendimit për Thjeshtëzimin e Shërbimeve në Komunën e Malishevës. Ky vendim synon thjeshtimin e shërbimeve të cilat ofrohen nga drejtoritë përkatëse dhe sektorët e administratës në Komunën e Malishevës.

“Ky vendim parashikon që në të gjitha rastet kur qytetari bën kërkesë për një shërbim administrativ, për nxjerrjen e të cilit kërkohet një dokument që lëshohet nga e njëjta drejtori apo nga një drejtori tjetër të komunës, zyrtari përkatës i komunës obligohet që dokumentin e tillë të mos e kërkojë nga pala”, thuhet në njoftimin e komunës.

Një pjesë e këtij vendimi do të përfshijë masa për lehtësimin e qytetarëve dhe institucioneve nga barra administrative, duke përmirësuar shërbimet dhe efikasitetin. Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2025./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rahoveci vazhdon dominimin në Superligën e hendbollit

0

Kampioni në fuqi, Rahoveci, vazhdon me bilanc maksimal në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të enjten mbrëma në kryeqytet, Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 46:28. Ndeshja ishte e mbetur dhe i takoi xhiros së dhjetë. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të sfidave evropiane të ekipit rahovecas.

Në 15 minutata e parë në epërsi ishte Prishtina. Më pas mysafirët rritën ritmin dhe u shkëputën në rezultat. Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit ishte vazhdimisht bindëse.

Mali Luzha shkëlqeu te Rahoveci me 12 gola. Nga gjashtë i kishin Arbios Mushkolaj e Alban Haziri, ndërsa katër i shënoi Granit Kadiri. Gola shënuan edhe nëntë lojtarë të tjerë të Rahovecit.

Oltion Beshiri i realizoi 10 gola për Prishtinën. Nga katër i kishin Gent Bajrami e Edon Shaqiri.

Rahoveci ka dhjetë fitore nga dhjetë ndeshje. Udhëheq në tabelë me 20 pikë. Prishtina është e katërta me 12 pikë. E pësoi humbjen e pestë.

Rahovec: Fillon ndërrimi i gypit të ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

0

KRU “Gjakova” njofton konsumatoret e lagjes “Haxhi Hoti” në Rahovec se kanë filluar punimet për ndërrimin e gypit të ujësjellësit nga fi40 çelik ne fi40 PVC dhe kanalizimit nga fi100 në fi300, për t’i eliminuar problemet që kanë hasur qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se ky investim është bashkëpunim i kompanisë së bashku me Komunën e Rahovecit.

Tutje theksohet se punimet do të zgjasin 3 ditë dhe do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve.

22-vjeçarit nga Prizreni i gjenden edhe dy granata dore

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve të një rasti të datës 4 dhjetor 2024, ku ishte arrestuar një i dyshuar 22-vjeçar në Prizren, janë zbuluar edhe dy mjete të tjera të dyshuara shpërthyese.

“Në vazhdën e hetimit të një rasti të datës 04.12.2024, në të cilin rast ishte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës 22 vjeçar, të cilit në një lokal në qytetin e Prizrenit, në xhepin e xhaketës së tij i është gjetur një mjet i dyshuar, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren me datën 05.12.2024 ka arritur tek informacioni se i dyshuari është në posedim edhe të disa mjeteve të dyshuara të tjera”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative, janë gjetur edhe dy mjete të tjera shpërthyese (granata dore), të cilat janë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga njësiti përkatës i Policisë së Kosovës.

I dyshuari vazhdon të qëndrojë në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vijim./PrizrenPress.com/

Policia shqiptoi 1.470 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.470 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 27 aksidente kanë qenë me lëndime e 41 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 9 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy muaj para zgjedhjeve, a është gjithçka gati?

0

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të vitit që vjen. E zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare menjëherë pasi është caktuar data e mbajtjes së tyre.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ai u shpreh se momentalisht kanë vetëm të dhëna nga lista preliminare e votuesve, dhe sipas saj numri i qytetarëve me të drejtë vote në Republikën e Kosovës është 2 milionë 47 mijë e 148 votues.

“Janë më shumë se 160 mijë votues në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021”, u shpreh Elezi.

Tutje ai tregoi se për herë të parë do të kemi krijimin e qendrave komunale të numërimit, të cilat do të vendosen në qendra sportive nga një për çdo komunë, që do të shërbejnë për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Ndryshimi tjetër në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme që ka të bëjë drejtpërdrejt me votuesin, sipas Elezit është edhe numri i kandidatëve që një votues ka të drejtë të votojë në ditën e zgjedhjeve.

“Fillimisht është e domosdoshme që votuesi të zgjedhë në anën e majtë të fletëvotimit një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë. Në zgjedhjet e kaluara ky numër ka qenë deri në pesë kandidatë”.

“Ndryshime të tjera në ligj kanë të bëjnë edhe me votimet jashtë Kosovës. Ka ndryshime thelbësore, ka edhe lehtësira shumë të mëdha sa i përket procesit, fillimisht regjistrimit të diasporës. Në zgjedhjet e kaluara ka pasur vetëm një mënyrë votimi dhe ajo ka qenë dërgimi i pakos me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë. E me ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme janë edhe dy mundësi të tjera: është votimi në përfaqësi diplomatike dhe mënyra tjetër është dërgimi i pakos me fletëvotim në adresë të kutisë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme. Do të jenë gjithsej 22 kuti postare që planifikohet të hapen në shtete të ndryshme të botës”, sqaroi Elezi./klankosova.tv

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve