18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Elton Lulji dhe Besnik Jupaj nga Prizreni, dënohen me një vit e gjysmë burg për drogë

Gjykata-qekiqiElton Lulji dhe Besnik Jupaj janë dënuar me një vjet e gjysmë burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ata janë dënuar për shkak veprës penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge.
Në këtë vepër penale janë përfshirë edhe Patriot Morina dhe Sokol Hyseni nga Prizreni, të cilët janë dënuar me kusht.

“Me datën 04.10.2013 rreth orës 17:00, i akuzuari ,Elton Lulji, pa autorizim ka blerë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, ndërsa i akuzuari Besnik Jupaj , shpërndan (shet) substanca narkotike në kundërshtim me Ligjin për barnat narkotike, substanca psikotrope dhe analoge, në atë mënyrë që pas një bisede paraprake përmes telefonit i akuzuari ,Besnik Jupaj, shkon në banesën e të akuzuarit ,Elton Lulji, e cila gjendet në Prizren, për t’i shitur një qese me substancë narkotike të llojit marihuana, në peshë të përgjithshme prej 354.57 gram”, njodton zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I akuzuari Elton e blenë, me qëllim ofrimit për shitje të akuzuarve, Patriot Morina dhe Sokol Hyseni.Por, pas ndërhyrjes policia e parandalon këtë shitje, duke konfiskuar marihuanën e cila ishte fshehur në hapësirën e ballkonit të banesës së të akuzuarit ,Elton Lulji”.

“Ndërsa, pas kontrollit të shtëpisë së të akuzuarit ,Besnik Jupaj, policia ka gjetur gjithashtu substanca narkotike të llojit marihuana në peshë të përgjithshme prej 96.65 gram, të ndara në 8 paketime në qese plastike ,e të cilat i kishte përgatitur për shitje,ndërsa pas ekspertizës së kryer ka rezultuar se pesha e përgjithshme e marihuanës është 318.52 gram”.

“Lidhur me këtë,Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda gjykon,Elton Luljin dhe Besnik Jupajn, me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 18 muaj, në të cilin dënim me burgim do të iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim – arrest shtëpiak prej datës 04.10. 2013 deri me datën 04.02.2014-124 ditë”.

“Patriot Morina dhe Sokol Hyseni,dënohen me gjobë në shumën prej 100 euro si dhe dënim me kusht në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit në kohën e verifikimit prej 1 viti nuk kryejnë vepër të re penale”.

“ Nga të akuzuarit ,Elton Lulji dhe Besnik Jupaj, konfiskohet substanca narkotike e llojit marihuana, në peshë të përgjithshme prej 381.52 gram”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MASHTI pa vendim zyrtar

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendim zyrtar për mënyrën e furnizimit të nxënëseve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit