18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vërmicë: Aksioni “Kokaina”, shkatërrohet grupi kriminal

Drogaa(I plotësuar) – Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda e Republikës së Shqiperisë mbështetur në informacionet e siguruara nga rrugët operativo-hetimore, kanë realizuar një operacion kundër një grupi të organizuar të trafikimit me narkotikë.
Në vazhdën e hetimeve të përbashkëta janë shkëmbyer informacione si dhe janë realizuar takime pune në mes të Prokurorisë Speciale dhe zyrtarëve të DHTN-së ( Policia e Kosovës ) për t’i harmonizuar veprimet në teren, dhe menjëherë është vendosur kontakti i drejtperdrejtë në mes të hetuesve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
Në kuadër të hetimeve janë bërë kërkesat për masa të fshehta hetimore dhe janë pranuar urdhëresat përkatëse nga gjyqtari i procedurës paraprake të cilat kanë filluar të implementohet në funksion të hetimeve.

Operacioni ka vazhduar gjithnjë në koordinim në mes të Prokurorisë Speciale dhe hetuesve të Policisë së Kosovës me Prokurorinë dhe hetuesit e Shqipërisë.

Si rezultat i hetimeve më 12.06.2014 rreth orës 07:00 në pikën kufitare ( Kosovë Shqipëri) në Vermicë, nga Policia e shtetit të Shqipërisë ( në pjesën e Republikës së Shqipërisë), është ndaluar një person i dyshuar i cili nga Shqipëria transportonte shtatë (7) kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Si pjesë e operacionit policor hetuesit e Policisë së Kosovës kanë reaguar dhe kanë bastisur një shtëpi në rajonin e Pejës.
Gjate bastisjes së shtëpisë është gjetur një lokacion i improvizuar si laborator në të cilin janë gjetur pajisje që shërbejnë për matje , përzirje dhe paketim të supstancës narkotike.
Në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar si më poshtë:
18 kg. e 235 g. lëndë narkotike të llojit kokainë
• 5 kg. e 955 prekursorë
• 8 litra acid klorhidrikë
• 246 litra aceton
• 7 litra hidro-kiselinë
• Pajisje laboratorike: (mikserë, sita, korita, ventilatorë, llampa, dorëza, peshore etj)
• 2 vetura
• 1 shkorpion
• 1 revole me gasë
• 1 pushkë ajrore
• 2 karikatorë me 18 fishekë 7.65mm
• 1200 euro
• 7040 lekë shqiptarë
• 65 Franga CH
• Telefona celular dhe prova tjera
Si të dyshuar për veprimtari kriminale të krimit të organizuar dhe trafikim me supstanca narkotike janë arrestuar ;
1. V. T e lindur më 1964 f/sh me shtetësi Amerikane
2. V . B i lindur më 1972 m/sh kosovar
3. V . B i lindur më 1981 m/sh /kosovar
Si pjesë e këtij operacioni është realizuar edhe një bastisje në Ferizaj ku është arrestuar një person i dyshuar me inicilaet A.Z i lindur më 1981 m/sh/k, i cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi kriminal. .
Po ashtu në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni si rezultat i hetimit të përbashkët dhe shkëmbimit të informacioneve janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar:
• 207 kg. e 360 gr. kanabis sativa
• 22 kg. e 323 gr. heroinë
• 2.8 gr. kokainë
• 22 bidona nga 25 litra me aceton
• 6 armë zjarri
• 929 fishekë
• 143 000 euro
• 3 automjete
• 25 telefona celular
Dhe prova të tjera relavante për rastin.
…………………………………………..
Policia e Kosovës ka arritur të shkatërroi një grup kriminal. Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë ka përfunduar me sukses.
Aksioni i quajtur “Kokaina” ka përfunduar me kapjen e 7 kilogramëve kokainë, armë të ndryshme, shuma parash dhe telefona celularë.
Një veturë është ndaluar në Vërmicë, ku janë gjendur 7 kilogramë drogë. Aksioni më pas ka vazhduar në Pejë ku është bastisur një shtëpi, në të cilën ëshjtë gjetur një laborator.
Vlera e kapur thuhet të jetë afër shifrës 1 milion euro. Policia po vazhdon hetimet për këtë rast. /Indeksonline/

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin...

Lajmet e Fundit