15.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 8010

Marrëveshja e opozitës antikushtetuese

0

Kuci-hajredin5-30Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka reaguar ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe NISMËS për Kosovën për ta formuar qeverinë e ardhshme.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe po bëhet vetëm një lloj presioni për ta rritur pazarin negociues me PDK-në.

“Besoj se duhet ta lexojnë Kushtetutën, kanë jurist të mirë ata. Vullneti i qytetarëve nuk ndërrohet me marrëveshje antikushtetuese”, ka thënë Kuçi për “Telegrafin”.

Haradinaj: Do të angazhohem për një Kosovë Europiane

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj, njeriu që do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së opozitës, ka dhënë një deklaratë ekskluzive për Gazetën Express.

Ai thotë se do të angazhohet për një Kosovë Europiane.

“Të vetëdijshëm për gjendjen në vend, për gjendjen e rënd, me qëllim të ndërrimit të kësaj gjendje, sot subjektet opozitare kemi rënë dakord për këtë marrëveshje. Angazhohem për një Kosovë Europiane, një Kosovë me rend dhe ligj dhe e zhvilluar ekonomikisht. Marrë obligim që secili qytetar i Kosovës të ndihet i lirë në vendin e vet. Do të punoj me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile për vendin”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Thaçi nuk flet për një bllok të mundshëm opozitar

0

Thaci-qeveriaKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi pas mbledhjes së Kryesisë, vlerësoi lartë procesin zgjedhor në vend.

“Ne kishim një mbledhje të rregullt të kryesisë së PDK-së, partisë fituese në zgjedhjet e 8 qershor. E vlerësojmë lartë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Zgjedhe fer, të lira dhe demokratike të standardeve perëndimore. Falënderojë BE-në dhe SHBA-në për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vlerësimin e tyre. Tash presim certifikimin zyrtarë të rezultatit zgjedhor dhe të shohim për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë ai.

I pyetur nëse po frikësohet se mund të mbetet në opozitë në rast se partitë opozitare vendosin të mos bëjnë koalicion me PDK-në, Thaçi nuk është përgjigjur.

Ndryshe pas takimit me kryesinë, pritet të fillojë takimi me të gjithë kandidatët e listës së PDK-së për deputetë.

Në këto momente të gjithë kandidatët e listës së PDK-së ja kanë mësyrë selisë së kësaj partie ku edhe pritet të mbahet takimi.

Ekskluzive: Qe marrëveshja që e shpie Hashim Thaçin në opozitë

0

ramushi, limaj  mustafa

Burime të larta të Gazetës Express thonë se tashmë është nënshkruar marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
“Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”, tha burim i Gazetës Express.

Marreveshja eshte konfirmuar nepermjet nje njoftimi per media nga LDK, AAK dhe NISMA.

Ramushi kryeministër

Burime të Telegrafit thonë se tashmë është nënshkruar marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”, tha burim i Telegrafit.

 

komunikattttt

“Tirana 14”, filmi më i ri artistik shqiptar

0

88394“Tirana 14” quhet Filmi Artistik me i ri Shqiptar i cili do të shfaqë premeierën e tijë ditën e nesërme në ambjentet e Kinema Millenium. Komedia me metrazh te gjatë, është realizuar nga Regjia dhe Skenari i Edmond Mandros, dhe drejtorit të Fotografisë Lorenc Pelushaj.

Kasti i Aktorë ve si: Genc Fuga, Gent Hazizi, Eni Jani, Ervin Bejleri, Ola Harizaj, Laura Nezha, Ina Gjoncaj, Azra Sallahi, Ledio Lako, Marin Orhanasi, Orsi Vangjeli, Eglein Laknori etj, si dhe pjesemarrja e personazheve të ndryshme televizive si Marina Vjollca, Jorida Rustemi, Edmond Tupe, Arjon Muca, apo këngetarëve Endri dhe Stefi Prifti, Sheila Haxhiraj, si dhe Aurela Hoxha, Franceska Jacaj etj, ka ngjallur mjaft kuriozitet dhe interesim në publik, dhe kjo e fundit konstatohet edhe në facebook, ku pothuajse çdo shqiptar përdorues i këtij rrjeti social, nuk ka hezituar ta komentojë apo paraprijë filmin, duke kompliemtuar realizuesit për zgjedhjn e kastit mjaft të larmishëm.
Ky prodhim i ri i “Edjoramafilm”, mezi po pritet nga publiku artdashës, të cilët nuk kanë ngurruar të vërshojnë drejt kinemasë për të rezervuar biletat e premierës së nesërme, dhe javë së shfaqes së filmit.

Filmi është një komedi romantike që merr shkas nga një fenomen sa i hershëm, po aq edhe present siç është tradhtia bashkëshortore, për tu fokusuar më pas tek impakti që ka “ky lloj seksi” sot në shoqërinë tonë.
Ngjarjet dhe personazhet rrotullohen rreth një televizioni privat, roli i të cilit në ditët e sotme është shumë dominues.

Ëngjëlli,(Genc Fuga) drejtor Programacioni në këtë televizion, është një 40 vjecar i përkushtuar tek familja, besnik ndaj gruas por që monotonia e jetës e ka futur edhe në monotoninë e jetës në cift. Për pasojë, gruaja e tij, Ada, (Ola Harizaj) e tunduar nga joshjet e nje mashkulli tjetër, e tradhëton duke ia shembur atij gjithë murin e vlerave morale që ai e ruante me aq fanatizëm.
Pas kesaj, i tërhequr nga shoku I tij feminist i lindur (Gent Hazizi), ai hyn në një aventurë mbushur me flirte, dashuri dhe seks.

Fatmir Limaj takohet me Ramush Haradinajn, flasin për koalicionin e opozitës

0

Fatmir  Limaj 5Para pak çastesh ka përfunduar një takim ndërmjet liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt dhe atij të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se temë e takimit ka qenë mundësia e një koalicioni të përbashkët të partive opozitare pa PDK-në e Hashim Thaçit.
Takimi është zhvilluar në një nga kafiteritë e qytetit, në kafiterinë “Papillon”.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me përfaqësues të AAK-së dhe me ata të Nismës, por kontakti ka qenë i pamundur.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj për një koalicion të mundshëm të partive opozitare.

Pro kësaj ideje, sot është deklaruar edhe Jakup Krasniqi, si dhe një pjesë e madhe e shoqërisë civile po e përkrahin një ide të tillë. Madje, edhe lide4ri i Vetëvendosjes ka kërkuar që të bëhet bashkë opozita, në mënyrë që të mos e lejoj krijimin e qeverisë nga Hashim Thaçi.

Kurti, Mustafës: Qeveria jote do të ketë edhe votat e VV-së

0

Kurti haradinaj mustafaLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në bazë të asaj që është diskutuar në takim, dy liderët opozitarë janë pajtuar që të mos hyjnë në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.

“LDK është motori kryesor i kësaj nisme për të mos hyrë në koalicion qeveritar me PDK-në asnjë nga partitë opozitare. Deri tani kemi pajtim me Vetëvendosjen dhe me NISMA për Kosovën”, ka thënë një burim i Koha.net brenda LDK-së i afërt me takimin, duke saktësuar se LDK nuk do të hyjë me PDK-në në koalicion.

Ky burim ka thënë gjithashtu se Vetëvendosje është treguar shumë konstruktive për sa i përket mundësisë së krijimit të koalicionit qeveritar me partitë opozitare, por ka theksuar se VV nuk është e interesuar të hyjë në qeveri.

Ndërkaq Nisma për Kosovën, sipas burimit wshtw treguar e gatshme të hyjë në koalicion qeverisës me LDK-në, duke përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në, ndërsa ka mbetur të dakordohen edhe me partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Malisheva përgatitet për shënimin e festave të qershorit

0

MalishevaKëshilli Organizativ, për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, i kryesuar nga kryetari i Komunës, z.Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e radhës së këshillit, ku janë njoftuar me përgatitjet e deritanishme, për shënimin e 16 Qershorit në Malishevë.

Në këtë mbledhje, u njoftua edhe për agjendën e planifikuar për datën 16 qershor, ku parashihen të mbahen: një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, pastaj nderime dhe homazhe pranë Shtatores së Komandantit Legjendar të UÇK-së në “Sheshin e dëshmorëve” në Malishevë dhe plakës me emrat e dëshmorëve të Komunës së Malishevës, për të vazhduar me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Pas këtyre, në mesditë, parashihet të mbahet Akademia solemne, apo manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ndërsa pasdite parashihet një koncert i madh në parkun e qytetit në Malishevë, që do të zgjas deri në orët e vona.

Të gjitha këtyre aktiviteteve, gjatë tërë javës, ju paraprijnë aktivitete të planifikuara nga drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, si në sport dhe kulturë, ku parashihen, ndarja e çmimeve në kulturë, ekspozita, turne të ndryshme në sport, një ndeshje miqësore në basketboll, shfaqje filmi, pastaj shfaqje teatrale për fëmijë, ekspozita të ndryshme, dhe aktivitete tjera.

Ligjet nuk po e mbrojnë Qendrën Historike të Prizrenit

0

Prizreni9-18EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka analizuar kornizën legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Një numër i konsiderueshëm ligjesh dhe dokumentesh në të dyja nivelet e qeverisjes janë miratuar viteve të fundit, të cilat duhet të sigurojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e Qendrës Historike. Me gjithë këtë kornizë legjislative dhe institucionale mjaft të avansuar, Qendra Historike e Prizrenit vazhdon të degradohet në mënyrë sistematike. EC Ma Ndryshe beson dhe rekomandon se vetëm opsioni i ndëshkimit (me gjobë ose burgim) për veprën penale “dëmtim i trashëgimisë kulturore” mund të shpëtojë Qendrën Historike nga shkatërrimi i tërësishëm.

Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2013 i publikuar nga Komisioni Evropian ka konfirmuar shqetësimet e shoqërisë civile në Prizren dhe Kosovë për degradimin e trashëgimisë kulturore. Raporti në mënyrë eksplicite konstaton se “interesat biznesore shpesh herë mbizotërojnë kundruall interesave të trashëgimisë kulturore”, duke aluduar në ndërtimet pa leje. Njëherësh, Komisioni Evropian, në pjesën e raportit që flet për të drejtat kulturore ka bërë thirrje për “veprime të fuqishme për të ndaluar aktivitetet ilegale dhe degraduese si dhe korrigjimin e atyre ndërtimeve që kanë tejkalime”. Ky degradim është tregues i dështimit institucional për të mbrojtur Qendrën Historike të Prizrenit dhe konfirmim i konstatimit se ligjet janë të pamjaftueshme për të siguruar rend urbanistik dhe mbrojtje te trashëgimisë kulturore në këtë qendër.

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit parasheh që personi fizik dhe juridik që bën ndërtimin, rrënimin, ndërhyrjet në infrastrukturë apo çfarëdo aktiviteti tjetër të ndaluar, paguan të gjitha shpenzimet e nevojshme për kthimin e objektit të dëmtuar të trashëgimisë kulturore dhe fetare në gjendjen para shkaktimit të dëmit. Sipas këtij ligji gjobat e parapara me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Ligjin për Ndërtim, dyfishohen në rast të shkeljeve brenda Qendrës Historike të Prizrenit, ndërsa zbatohen masat sanksionuese të parapara në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Edhe Kodi Penal i Kosovës është mjaft i qartë në raport me dëmtimin, shkatërrimin dhe nxjerrjen e paautorizuar të monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës. Sipas Kodit Penal kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. Për më tepër, nëse monumenti i mbrojtur ka vlerë të posaçme ose nëse vepra penale rezulton me dëm të rëndë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.

Me gjithë këtë kornizë ligjore dhe sistem institucional, Qendra Historike e Prizrenit po degradohet në vazhdimësi. Institucionet e shtetit kanë dështuar në zbatimin e ligjeve, e mbi të gjitha në ndëshkimin e keqbërësve. Dëmtimi dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, për shkak të praktikës së mosndëshkimit, po konsiderohet si shkelje e vogël (në rastin më të mirë). Mosndëshkimi po inkurajon veprime tjera degraduese ndaj trashëgimisë kulturore. Ndërtimi i hoteleve brenda Qendrës Historike në 3-4 vitet e fundit (pothuaj të gjithë me tejkalime) dëshmon më së miri përsëritjen e shkeljeve nëse të parët nuk ndëshkohen. Mosveprimi i institucioneve ka krijuar dhe zhvilluar kulturën e mosndëshkimit në Prizren. Qendra Historike është ndër zonat më të errëta të sundimit të ligjit në Prizren, me mungesë totale të transparencës dhe llogaridhënies.

Mbrojtja dhe zhvillimi i Qendrës Historike të Prizrenit është përgjegjësi e ndarë e dy niveleve të qeverisjes dhe e një numri të madh institucionesh. Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe rekomandon koordinim mes institucioneve të shtetit për të vendosur rend urbanistik në këtë zonë. Ky koordinim duhet të zbatohet në disa nivele, përfshi atë brenda komunës së Prizrenit (drejtoritë), komuna në raport me QRTK dhe ministritë përkatëse (kulturë, planifikim hapësinor, qeverisjelokale), institucionet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrja parlamentare në raport me qeverinë dhe komunën. Paralelisht, ne besojmë në nevojën e organizimit qytetar për të artikuluar presion ndaj institucioneve të shtetit për transparencë dhe llogaridhënie në raport me Qendrën Historike.

Rekomandimi kryesor është zbatimi i ligjeve përmes ndëshkimit, që do të shërbente si shembull parandalues. Dëmtimi ose shkatërrimi i trashëgimisë kulturore përbën vepër penale dhe mosndëshkimi nënkupton paaftësinë e institucioneve për të siguruar sundim të ligjit. EC Ma Ndryshe beson dhe rekomandon se vetëm opsioni i ndëshkimit (me gjobë ose burgim) për veprën penale “dëmtim i trashëgimisë kulturore” mund të shpëtojë Qendrën Historike nga shkatërrimi i tërësishëm.

Justin Bieber lan mëkatet

0

bieberpagezimiNë vitin 2009, barcaleta me sfond racist dhe, më pas, një video e re e publikuar pak ditë më parë, ku Bieber shfaqet duke përdorur fjalë fyese për njerëzit me ngjyrë.

Justin Bieber, i ndodhur në mesin e ciklonit për batutat e tij raciste, ka vendosur të ndërmarrë kryerjen e ritit religjioz të pagëzimit, për pastrimin e mëkateve. Siti amerikan TMZ ka thënë se pastori evangjelist, Carl Lentz, ka bërë pagëzimin në një vaskë me ujë, ku popstari të mund të pastronte imazhin.

Riti religjioz ka ndodhur në shtëpinë e mikut të besuar të Bieber. Zgjedhja origjinale e vendit është menduar për shkak të privatësisë dhe se përpara kishës ungjillore mund të mblidheshin një tufë paparacësh, që mund të shqetësonin “paqen e pagëzimit”.