19.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 8011

“Globe Teatre Shekspir” i Londrës shfaq sonte “Hamletin” në Prishtinë

0

20140610094732990646Katërqind vjetori i lindjes së dramaturgut të njohur anglez, William Shakespeare, do të shënohet edhe në vend. Me rastin e këtij përvjetori, tragjedia “Hamleti” e teatrit shekspirian të Londrës, në regji të Dominik Dromgul dhe Bill Bakharst, do të shfaqet të martën në dy termine, nga ora 16:00 dhe 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Dymbëdhjetë aktorë që tashmë kanë ardhur në Prishtinë, Xhon Dugal, Ladi Emeruva, Fibi Fildes, Miranda Foster, Naem Hayat, Berus Kan, Tom Lorens, Xhenifer Liong, Raviri Paratin, Methju Romein, Amanda Vilkin, Kit Bartlet pritet ta inskenojnë para publikut kryeqytetas tragjedinë e jetës së Hamletit, princit të Danimarkës, shkruar gjatë viteve të shekullit gjashtëmbëdhjetë nga Shakespeare.
Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte vrarë babanë e tij me helm kur ai ishte duke fjetur .

“Në shfaqjen Hamleti, unë do të luajë princin e Danimarkës, ku zbulohet se babai i tij ka vdekur nga plagët e marra gjatë përleshjes me axhën e tij, dhe i cili vajton me të madhe ndaj asaj kësaj vrasje”, ka deklaruar gjatë konferencës së mbajtur për media njëri nga aktorët e shfaqjes, Naem Hayat që është me origjinë nga Pakistani.

“Globe Teatre Shekspir” në Londër, një nga teatrot më të mëdhenj të botës, më njëzet e tre prill të këtij viti shpalli turneun e tij më ambicioz me rastin e 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit. Ky turne i jashtëzakonshëm në mbarë globin pritet të realizohet në një periudhë dy vjeçare. Por ky turne botëror i cili zhvillohet në kuadër të afër shekullit të pestë të lindjes së Shekspirit, e vendos Kosovën në listën e shteteve që “Globe Teater Shekspir” ka menduar të jetë prezent në skenën teatrore dhe shënon një moment të veçantë për Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Është ndoshta e tepërt të them se kjo është një ngjarje e rëndësishme kulturore për Kosovën. Shteti i Kosovës po bëhet pjesë integruese e performancave dhe ngjarjeve kulturore botërore, kështu që falë impenjimit dhe ndihmës së pakursyer të ministrit Krasniqi edhe Prishtina do të presë një nga trupat më të njohura në botë, që do të sjellë në skenë tragjedinë e Shekspirit, për të vazhduar turnin botëror edhe në dyqind e katër shtete të tjera”, citon KultPlus drejtorin e përgjithshëm të TKK-së, Valdet Avdiu.
Globe i Shekspirit është një rindërtim i përpiktë i përshtatur origjinal me gdhendje druri dhe koncept të hapur të skenës si në kohërat e Shekspirit. Sot ajo është një pjesë e gjallë dhe integrale e peizazhit teatrale të Londrës, duke ofruar Shekspirin dhe shkrimet e tij të guximshme në formatin botëror nën menaxhimin e drejtorit artistik Dominic Dromgoole.

“Jemi tejet të privilegjuar që na është dhënë mundësia të inskenojmë këtë shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, shtoi më tutje aktori nigerian Ladi Emeruva, i cili do të luajë në dramën “Hamleti”.
Teatri Globe i cili në Londër ndërlidhet me emrin Uilliam Shekspirit, është themeluar nga kompania teatrore e Shekspirit në vitin 1599, ndërsa gjatë një zjarri është djegur më 29 qershor të vitit 1613. Teatri modern i njohur nën emrin “Teatri shekspirian Globe” është hapur në vitin 1997 në afërsi të vendit ku ndodhej teatri i vjetër. Ai disponon me 1.380 ulëse dhe 700 vende për të qëndruar në këmbë.

 

Krasniqi kërkon front të përbashkët opozitar

0

JakupKrasniqi14-29Jakup Krasniqi është kundër një koalicioni në mes të NISMA për Kosovën dhe PDK-së. Ai thotë për Politiko.net se nuk beson se NISMA do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por megjithatë pret që me vendimin përfundimtar të dalin organet e partisë.

Krasniqi, dikur një nga eksponentët kryesor të PDK-së, më shumë parapëlqen një front të përbashkët opozitar.

Ai thotë për Politiko.net se me votat që kanë marrë partitë opozitare mund të formojnë një Qeveri të përbashkët teknike, por edhe një Qeveri të mirëfilltë dhe stabile.

“Nuk besoj se Nisma do ta konsiderojë një koalicion me PDK-në. Nuk do të hyjmë në atë pazar. Unë po e them këtë JO, pasi kështu mendoj por prapë po ju them se duhet të ulen organet e partisë dhe të vendosin për këtë çështje. Sa për mua, JO, por për qëndrimin e prerë të Nismës, këtë vendim do ta marrë shumica në parti”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi thotë se opozita ka marrë bashkë më shumë se gjysmën e votave të elektoratit të dalë në zgjedhje. Dhe kjo, sipas tij, është një mundësi për krijimin e Qeverisë nga opozita.

“Ka mundësi për një front të përbashkët të partive opozitare, nëse partitë opozitare janë të gatshme për t’i hyrë një përgjegjësie të re. Mund të jetë një Qeveri teknike, por mund të jetë edhe një Qeveri e mirëfilltë. Ju bëni llogaritë dhe ju del se opozita i ka 377 mijë e më tepër vota. Ka më shumë se gjysmën e votave të elektoralit të Kosovës”, ka theksuar më tej ai.

“Ka pra mundësi edhe për Qeveri teknike, edhe për Qeveri të mirëfilltë por edhe për këtë do të bisedohet, do të shihet se cili është interesi i vendit”, ka thënë Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën.

Përfundon seanca, bashkohen MTPT1 dhe MTPT2

0

Limaj-MTPTKa përfunduar seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin MTPT, të ndjekur penalisht nga EULEX, ku ndër të akuzuarit është edhe ish-Ministri i Transportit, Fatmir Limaj. Vendimi i vetëm është bashkimi i dy rasteve që ishin krijuar nga EULEX për të njëjtin hetim, MTPT1 dhe MTPT2.

Këtë për Express e ka konfirmuar avokati i Endrit Shalës, Arianit Koci. Ai ka thënë se beson në pafajësinë e klientit të tij, dhe pret që epilogu do të jetë pozitiv për të akuzuarit, duke thënë që deri tash organi i akuzës nuk ka sjell prova bindëse për akuzën që ka ngritur.

Avokati Koci ka thënë që seanca e radhës pritet që të mbahet pas katër muajsh.

Përfundon seanca, bashkohen MTPT1 dhe MTPT2

0

Fatmir-Limaj5-22Ka përfunduar seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin MTPT, të ndjekur penalisht nga EULEX, ku ndër të akuzuarit ëhstë edhe ish-Ministri i Transportit, Fatmir Limaj. Vendimi i vetëm është bashkimi i dy rasteve që ishin krijuar nga EULEX për të njëjtin hetim, MTPT1 dhe MTPT2.

Këtë për Express e ka konfirmuar avokati i Endrit Shalës, Arianit Koci. Ai ka thënë se beson në pafajësinë e klientit të tij, dhe pret që epilogu do të jetë pozitiv për të akuzuarit, duke thënë që deri tash organi i akuzës nuk ka sjell prova bindëse për akuzën që ka ngritur.

Avokati Koci ka thënë që seanca e radhës pritet që të mbahet pas katër muajsh.

Lil Kim bëhet nënë e një vajze

0

Lil Kim - me te dashurinLil’ Kim është bërë nënë e nje vajze. Reperja ka sjellë të jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Royal Reign në Nju Xhersi këtë të marte.

Babai i vajzës së vogël është reperi Mr. Papers dhe shtatzaninë e saj Lil’ Kim e ka bërë të njohur në shkurt gjatë një sfilate mode në New York Fashion Week.

Irina mërzitet nga ndeshja, e zë gjumi në krahun e Ronaldos

0

Ronaldo-Irina ne gjumeSiç duket Irina Shayk nuk i interesojnë shumë ndeshjet e boksit teksa është parë të përgjumet në krahun e futbollistit Cristiano Ronaldo.

Çifti ka parë këtë të dielë në Nju Jork një ndeshje boksi mes Miguel Cotto vs. Sergio Martinez në Madison Square Garden.

Topmodelja ruse gjatë gjithë kohës është munduar të kalojë mërzitjen e saj duke i kapur dorën ose duke u mbështetur tek i dashuri i saj Ronaldo.

Çka pas zgjedhjeve?

0

Blerim RrecajShkruan: Blerim Rrecaj

Zgjedhjet shkuan si shkuan dhe tash edhe rezultatet po dihen ndonëse pritet të bëhen zyrtare e të certifikohen. S’dimë se pse po vonohen se…Tash të freskëta i kemi ato që ndodhën. Një mal dromcash e detajesh. Tubime, fjalime, premtime…Frymëmarrje më e lehtë në fshat e në qytet aty këtu vetëm ndonjë poster i ngjitur ilegalisht. Ndonjë kartëvizitë e dhuruar a nga ndonjë kandidat dikush ta bën me gisht. Dikush doli e dikush s’doli, përqindja e votuesve thanë të jetë 43. Për dikë e madhe për dikë e vogël. Për dikë e pritur e për dikë e papritur. Dikush edhe mund t’i kontestojë këto zgjedhje. Ka a s’ka të drejtë?! Dikush iku për kurbet pa votuar, dikush erdhi dhe hodhi kokrrën në kuti. Pa ç’na u kujtuan dhe ca këngë që i këndojnë kësaj problematike si kënga “Kandidati” e Vëllezërve Lleshi ose kënga “Kokrra” e Faraonit G. Por edhe tregime, fabula, shkrime të tjera se gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi si sot e si ngahera. Dikush ditën festive të zgjedhjeve kërkon ndonjë borxh sepse duhet shtyrë kjo jetë e vështirë.

Dikush nga  Durrësi a në ndonjë copë bregdeti  nuk harroi të lajmëroi me anën e ndonjë fotografie në facebook se “mori azil” për t’u freskuar së paku  derisa të mbyllen qendrat e votimit. Përfundi fotografisë mund të lëmë edhe fjalinë: “Le të jetë ky një hap tjetër përpara e le të ecin shqiptarët drejt formulës: Një komb- një palë zgjedhje!”  Thanë se nuk votoi as Adem Demaçi.

Pamë një intervistë në Ora news të Koço Danaj me titull: “Këto janë zgjedhjet e fundit që Kosova i bën vetë”, sepse sipas tij “Hapi tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është dhe plani B i SHBA-së.” Danaj tha dhe të tjera gjëra. Se pas këtij hapi s’do t’i duhen më Kosovës njohjet e as ushtria se këto kur të bashkohemi do të na thonë ju jeni një, ju jeni Shqipëria. U thanë e po thuhen e stërthuhen shumë gjëra por kjo nuk është e tëra. E lule e dritë kishte qenë fushata e emocionet në krahasim çfarë na solli çfarë pasfushata po bëhet për koalicionet e (pa)mundura. Analistët që po arsyetohen për parashikimet që nuk u dolën as këtë herë edhe këtë njëherë kanë ripushtuar televizionet, mbase dhe kanë marrë dhoma me qera brenda objekteve televizive për të riparashikuar për formimin e qeverisë së re, pasi kryepyetja që ju bëhet nga jaranët e tyre gazetarët moderatorë është: Kush me kë? Të shohim të presim…

PDK-ja s’e ka vështirë ta formojë qeverinë

0

bexhet Shala KMDLNJNjohësi i proceseve politike, Behxhet Shala, ka vlerësuar se pas fitores së zgjedhjeve të 8 qershorit, PDK-ja nuk e ka të vështirë ta formojë qeverinë e re.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Shala ka thënë se në momentin që LDK-ja nuk ka bërë koalicion me AKR-në e ka ditur se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Ai ka thënë se PDK-ja i ka fituar zgjedhjet për shkak të lidershipit të Hashim Thaçit.

Në këtë drejtim Shala ka thënë se PDK-ja nuk e ka të vështirë ta formojë qeverinë e re. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ashtu sikurse nuk e ka përjashtuar një koalicion ndërmjet partive të krahut të luftës, me përjashtim të Vetëvendosje!-s. Ai ka thënë se koalicioni PDK – LDK do të krijonte më shumë stabilitet në vend.

“Ndërkaq, nëse shkohet me një koalicion, PDK – AAK – NISMA dhe minoritetet, do të siguroheshin numrat, mirëpo do të kishim një situatë ku do të kishim një opozitë shumë të fuqishme”, ka thënë Shala.

Sipas tij, është edhe në interes të ndërkombëtarëve që Kosova të ketë një qeveri nga partitë e krahut të luftës. “Bashkësia ndërkombëtare ka interes ta bëjë një koalicion me partitë e krahut të luftës sepse i gjithë ai potencial që kanë e llogarisin si destabilizues”, është shprehur Shala.

QKK-ja shpall 12 skenarët që do t’i subvencionojë

0

Film-kameramanPasojat e luftës së fundit në Kosovë, ndikimi i teknologjisë në jetën e përditshme e deri tek opsionet e daljes nga izolimi që lidhet me liberalizimin e vizave, janë temat që shtjellohen në 33 skenaret që ka lexuar juria e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Vetëm 12 nga skenarët në kategorinë e filmave të shkurtër, dokumentarë dhe animacion, kanë marrë dritën e gjelbër për subvencionim me para të shtetit. QKK-ja të hënën ka publikuar listën me emrat e kineastëve që kanë përfituar nga konkursi i sivjetmë për përkrahje të projekteve. Disa prej anëtarëve të jurisë janë shprehur të kënaqur me nivelin e skenarëve në kategorinë e filmave të shkurtër e dokumentarë por jo edhe në animacion. Juria që ka bërë vlerësimin e skenarëve në këto tri kategori përbehet nga AlAlban Ukaj, Blerta Zeqiri, Florent Mehmeti, Kaltrina Krasniqi, Alban Muja, Imer Mushkolaj dhe Bardh Rugova (në mungesë). Lista e projekteve fituese filmike të metrazhit të gjatë do të bëhet publike më 29 qershor.

Në kategorinë e filmave të shkurtër kanë dalë shtatë projekte fituese. “Treni” nën regji të Selmin Beha, “Anestezioni” i Noar Sahitit, “Echo e heshtur” i Dren Zherkës, “Shok” me skenar të James Oliver Donughe, “ONN Side” i Valter Lucajt, “Cheers” i Norika Sefës dhe “Basti” i Ujkan Hysajt.

Fitues në kategorinë e filmave dokumentarë janë “Nakino” e Sami Mustafës, “Gratë nga Gjakova” nga Shkurta Dauti dhe Gazmend Bajri, “Chronicle of the last battle” me regji të Dardan Islamit dhe “Ushtarët paralel” i Mathieu Jouffre. E fitues i vetëm në kategorinë e animacionit është “N’kornizë” me regji të Gëzim Ramizit. E kjo e fundit, ka qenë kategoria që u ka shkaktuar më së shumti telashe jurisë për shkak të mungesës së kualitetit.

“Në përgjithësi kanë qenë skenarë të mirë. Jam i kënaqur me shumicën e skenarëve që kemi lexuar, megjithëse në animacion ka ende punë për t’u bërë meqë është disciplinë e re tek ne”, ka thënë Imer Mushkolaj, anëtar i jurisë, transmeton Koha.net.

Sipas tij, skenarët që ka lexuar juria gërshetojnë tema të ndryshme.

“Janë trajtuar pasojat e luftës siç është përshembull dhunimi i femrave. Po ashtu ka edhe tema për ndikimin e teknologjisë në jetën bashkëkohore e deri te dalja nga izolomi”, ka shpjeguar Mushkolaj.

Regjisori Florent Mehmeti, po ashtu ka thënë se në kategorinë e animacionit nuk ka pasur kualitet të mjaftueshëm.
“Në animacion është vërejtur mungesë e kualitetit, ndërsa në dy kategoritë tjera kanë qenë më të mirë. Por në përgjithësi, mendoj se ka qenë kualitet i mirë”, ka thënë Mehmeti, tek ka folur për disa ide që janë trajtuar në skenarë.

“Ka pasur ide me kohë të kaluar që s’është trajtuar më parë, për shembull viteve ’40, ’25. Tema e luftës ka vazhduar të sillet në shumicën e skenarëve por në kënde të ndryshme. Po ashtu ka pasur tema sociale dhe deri te ato më subjektive e personale”, ka thënë ai.

Në konkursin e sivjetmë të QKK-së nuk janë marrë parasysh ndryshimet që janë përcaktuar me Projektligjin për kinematografi që tashmë ka kaluar në Qeveri, por ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Sipas këtij projektligji, shtetit i lejohet të financojë prodhimin e një filmi të metrazhit të gjatë dhe atij dokumentar deri në 70 për qind. Me ligjin aktual, me buxhet shtetëror një film financohet deri në 51 për qind. E shuma me të cilën do të përkrahen 12 projektet fituese në tri kategori nuk është zbuluar ende.

“Do të vendos Këshilli Drejtues në bazë të vendimit të jurisë dhe këshilltarit financiar të QKK-së”, ka thënë Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.

136 vjetori i formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Lidhja e Prizrenit-136Sot mbushën 136 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherit një ndër Lidhjet më të organizuara Politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të.

Është kjo njëherit një ndër Lidhjet më të organizuara Politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar. Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të troje ve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878. Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444. Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edh e pas 131 vjetëve, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtarë të kombit shqiptar.