Home Blog Page 823

Drejtori Tarashaj mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë

0

Panairi i Artizanateve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, solli së bashku bizneset dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Prizrenit dhe ato të Tetovës për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët turistik.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, i shoqëruar nga zyrtarë të kësaj drejtorie, morën pjesë sot në Panairin e Artizanateve, që u mbajt në Tetovë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ringjallja e Zejeve dhe Ndërtimi i Kulturës për Zhvillimin e Përbashkët Turistik”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në këtë panair, bizneset dhe organizatat joqeveritare nga Komuna e Prizrenit morën pjesë me produkte të ndryshme artizanale dhe krijuan mundësi bashkëpunimi me bizneset lokale të Tetovës.

Ky projekt ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të përbashkët turistik dhe ruajtjen e traditave të pasura kulturore dhe artisanale të rajonit.

Pjesëmarrësit në panair patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe ide për zhvillimin e biznesit dhe të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy komunave, si dhe të promovojnë mundësitë për rritjen e turizmit dhe zhvillimin e sektorit artizanal.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

0

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga ky klub.

Tani, raportohet se ka pasur interesim për yllin portugez edhe nga një ekip në Evropë.

Sipas mediumit turk Fotomac, Fenerbahçe shpreson të bindë Cristiano Ronaldon të kthehet në Evropë pas dy viteve të kaluara në Arabinë Saudite.

Jose Mourinho, i cili ka punuar me portugezin në Real Madrid, thuhet se tashmë ka folur personalisht me Ronaldon për ta bindur që të kalojë në Fenerbahce.

Mario Branco, drejtori sportiv i Fenerbahçes, gjithashtu do të kishte ndërmarrë hapa konkretë për ta bërë transferimin një sukses dhe ka nisur tashmë bisedimet me Al-Nassr për lëvizjen që do të ndodhte në janar.

Jose Mourinho është optimist se transferimi mund të realizohet dhe beson se agjenti Jorge Mendes, i cili menaxhon të dy do të luajë një rol vendimtar.

Cristiano Ronaldo mbërriti në janar 2023 te Al-Nassr dhe me këtë transferim u bë futbollisti më i paguar në botë, me një pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.

Individualisht, Cristiano Ronaldo pati arritje të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, 68 gola dhe 18 asistime në 79 ndeshje, por nuk arriti të fitojë kampionatin me Al-Nassr. /Telegrafi/

Probleme me ngrohjen në dy shkolla të Prizrenit

0

Për shkak të një defekti në pompën e naftës së kalldajës dhe mungesës së energjisë elektrike, sot dhe nesër nuk do të zhvillohet procesi mësimor në shkollën “22 Dëshmorët” në Randobravë, pasi nuk ka ngrohje në objekt.

Ndërkohë, shkolla “Hysen Rexhepi” në qytetin e Prizrenit po punon me orar të shkurtuar për shkak të disa punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike, ku ndodhet edhe ngrohtorja e kësaj shkolle.

Sipas drejtorit të shkollës “22 Dëshmorët” në Randobravë, Hazer Shala, mësimi nuk ka mundur të zhvillohet sot dhe do të shtyhet edhe për ditën e nesërme, për shkak të defektit në pompën e naftës dhe mungesës së energjisë elektrike. Drejtori konfirmoi për TV Prizreni se procesi mësimor do të rifillojë vetëm pasi të zgjidhen këto probleme teknike.

Në shkollën “Hysen Rexhepi” në lagjen Ortakoll, ka pasur gjithashtu probleme me ngrohjen për një periudhë kohore. Drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj, njoftoi se mësimi po zhvillohet me orar të shkurtuar për shkak të punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike, ku ndodhet ngrohtorja e shkollës. Ajo theksoi se aktualisht po punohet për kalimin në një sistem ngrohjeje me pelet, çka do të mundësojë zhvillimin normal të mësimit që nga dita e hënë.

Kjo situatë është konfirmuar edhe nga Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, e cila theksoi se problemet do të zgjidhen shpejt dhe nga e hëna mësimi në këto dy shkolla do të kthehet në normalitet. Ajo shtoi se përveç këtyre dy shkollave, nuk ka pasur raporte për telashe me ngrohjen në institucionet e tjera arsimore të komunës së Prizrenit./TV Prizreni

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bizneset e reja marrin përkrahje nga buxheti i Komunës së Rahovecit

0

12 biznese të reja (START UP) të Komunës së Rahovecit, kanë përfituar përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës sl Rahovecit, përmes thirrjes së vendosur nga Drejtorisa për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në këtë komunë.

Prej këtyre 12 bizneseve përfituese, 4 nga këto biznese janë në pronësi të grave dhe merren me veprimtari artizanale, ndërsa 8 përfitues të tjerë të kësaj përkrahjeje janë meshkuj, të cilët merren me veprimtari të ndryshme.

Kjo mbështeje konsiderohet është një tregues i një angazhimi të vazhdueshëm për të krujuar lehtësira dhe kushte më të mira për bizneset e reja, të cilat me zhvillimin e tyre do të kenë mundësi të ndihmojnë edhe zhvillimin e ekonomisë në Komunën e Rahovecit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizreni synon një tjetër triumf, sfidon Beharin në ‘Përparim Thaçi’

0

Kampioni aktual i Ligës së Dytë të Kosovës, FC Prizreni, është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme teksa pret KF Beharin në stadiumin “Përparim Thaçi”. Ndeshja, që zhvillohet të premten, në ora 13:30, pritet të jetë vendimtare për konsolidimin e pozitave të FC Prizrenit në krye të tabelës.

Pas një serie rezultatesh mbresëlënëse, skuadra vendase kërkon të vazhdojë me formën e saj të lartë, duke synuar një tjetër fitore përpara tifozëve të saj të zjarrtë. Trajneri i FC Prizrenit ka shprehur optimizëm për një performancë të fortë, ndërsa ekipi është përgatitur maksimalisht për sfidën.

KF Behari, nga ana tjetër, vjen në Prizren me synimin për të ndalur ecurinë e kampionëve dhe për të marrë pikë të vlefshme në këtë përballje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndeshja Zvicër-Kosovë shtyhet për shkak të motit të keq

0

(I plotësuar) Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e planifikuar ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e cila duhej të zhvillohej sonte në orën 19:30, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër.

Sipas burimeve zyrtare, kushtet e motit kanë shkaktuar vështirësi për ekipin zviceran që të arrijë në kohë për këtë sfidë. Federata e Basketbollit e Kosovës premton të informojë publikun në lidhje me datën dhe kohën e re të zhvillimit të ndeshjes, përcjell PrizrenPress.


Sonte Zvicër-Kosovë, Dardanët kërkojnë fitore

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte në Bern, do të përballet me Zvicrën.

Zviceranët dhe Dardanët do të ballafaqohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, derisa tri ditë më vonë, Kosova do të luajë në Dublin kundër Irlandës.

Kombëtarja jonë ka disa ditë që është duke u përgatitur për këto dy sfida tejet të rëndësishme.

Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe se të gjithë lojtarët janë gati për duelin me zviceranët dhe irlandezët.

Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje.

Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 19:30.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

0

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit. Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet që t’i rrisin investimet e tyre, por prej tyre ka kërkuar që t’i mbështesin më shumë punëtorët, me vende pune të qëndrueshme, kushte e paga të dinjitetshme.

“Një vizitë në Frigo Star, një emër i besuar në industrinë e teknologjisë së ushqimit në Xerxë të Rahovecit. Ky është një rajon bujqësor, me shumë vreshtarë e perimtarë të dalluar, që i mbushin tryezat tona me prodhime vendore. Gjithandej Kosovës, njerëzit që duan të punojnë, që kanë ide e plane, do ta kenë mbështetjen time. Ne do t’i mbështesim ndërmarrjet që t’i rrisin investimet e tyre, por prej tyre kërkojmë t’i mbështesin më shumë punëtorët, me vende pune të qëndrueshme dhe me kushte e paga të dinjitetshme. Vendit i duhen investime publike që nxisin punësim dhe zhvillim. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nesër përurohet Qendra e Re e Mjekësisë Familjare në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i Qendrës e Re e Mjekësisë Familjare në komunën e Mamushës.

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se ceremonia e përurimit të kësaj QKMF-je, do të mbahet me fillim nga ora 12:00.

Tutje, bëhet e ditur se në këtë përurim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i Rahovecit njofton për vdekjen e veprimtarit të UÇK-së, Sabri Popaj

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e veprimtarit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabri Popaj, nga fshati Fortesë.

Latifi e ka cilësuar Popajn si një figurë të shquar të luftës për liri, duke theksuar se kontributi i tij është i paharruar dhe se ka lënë pas një trashëgimi të çmuar për qytetarët e Rahovecit dhe për tërë Kosovën.

“Sabriu ka qenë një njeri i madh, një atdhetar i paepur që luftoi për lirinë e Kosovës me çdo mjet dhe me gjithë shpirtin e tij. Ai dha gjithçka për lirinë e vendit tonë, duke u përballur me sfida të mëdha dhe sakrifikuar gjithçka kishte, përfshirë jetën e dy djemve të tij”, shkruan  Latifi në Facebook.

“Sabri Popaj ka qenë një shembull i guximit dhe i dashurisë për atdhenë. Çdo veprim i tij ishte i motivuar nga dëshira për një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar dhe për Kosovën e lirë”,  shtoi ai.

Latifi, në emër të Komunës së Rahovecit, shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen Popaj, për farefisin dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin këtë luftëtar të shquar.

“Kujtimi për Sabri Popajn do të jetojë përherë në zemrat tona”, përfundoi Latifi./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Rrëzohet shtylla elektrike në Malishevë, rrezikohen fëmijët (FOTO)

0

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në Senik të Malishevës pas ndryshimit të kushteve atmosferike ku pati erëra, shi e tashmë edhe borë.