Kryetari i Rahovecit njofton për vdekjen e veprimtarit të UÇK-së, Sabri Popaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e veprimtarit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabri Popaj, nga fshati Fortesë.

Latifi e ka cilësuar Popajn si një figurë të shquar të luftës për liri, duke theksuar se kontributi i tij është i paharruar dhe se ka lënë pas një trashëgimi të çmuar për qytetarët e Rahovecit dhe për tërë Kosovën.

“Sabriu ka qenë një njeri i madh, një atdhetar i paepur që luftoi për lirinë e Kosovës me çdo mjet dhe me gjithë shpirtin e tij. Ai dha gjithçka për lirinë e vendit tonë, duke u përballur me sfida të mëdha dhe sakrifikuar gjithçka kishte, përfshirë jetën e dy djemve të tij”, shkruan  Latifi në Facebook.

“Sabri Popaj ka qenë një shembull i guximit dhe i dashurisë për atdhenë. Çdo veprim i tij ishte i motivuar nga dëshira për një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar dhe për Kosovën e lirë”,  shtoi ai.

Latifi, në emër të Komunës së Rahovecit, shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen Popaj, për farefisin dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin këtë luftëtar të shquar.

“Kujtimi për Sabri Popajn do të jetojë përherë në zemrat tona”, përfundoi Latifi./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit