Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit. Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet që t’i rrisin investimet e tyre, por prej tyre ka kërkuar që t’i mbështesin më shumë punëtorët, me vende pune të qëndrueshme, kushte e paga të dinjitetshme.

“Një vizitë në Frigo Star, një emër i besuar në industrinë e teknologjisë së ushqimit në Xerxë të Rahovecit. Ky është një rajon bujqësor, me shumë vreshtarë e perimtarë të dalluar, që i mbushin tryezat tona me prodhime vendore. Gjithandej Kosovës, njerëzit që duan të punojnë, që kanë ide e plane, do ta kenë mbështetjen time. Ne do t’i mbështesim ndërmarrjet që t’i rrisin investimet e tyre, por prej tyre kërkojmë t’i mbështesin më shumë punëtorët, me vende pune të qëndrueshme dhe me kushte e paga të dinjitetshme. Vendit i duhen investime publike që nxisin punësim dhe zhvillim. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Liria triumfon ndaj Albionëve me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Lajmet e Fundit