Home Blog Page 8311

Fier, vret 2 vëllezërit, kunatën, mbesën dhe më pas veten

0

Policia-crime sceneNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fshat të Fierit, ku një person ka vrarë dy vëllezërit, kunatën, mbesën dhe më pas veten, shkruan gazeta Start.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 në fshatin Sturmë të Fierit, ndërsa mësohet se autori i ngjarjes tragjike është Bajram Vrapi, 73 vjeç.

Krimi është kryer me një armë gjahu, por ende nuk dihen detajet dhe motivet e kësaj vrasjeje të rëndë. Dy vllezërit e vrarë ishin Xhemal dhe Besim Vrapi, 60 dhe 7 9 vjeç, mbesa me inicialet M.V 17 vjeç, ndërsa kunata 43 vjeç.

Menjëherë sapo është sinjalizuar forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje, ku si fillim kanë rrethuar autorin duke i bërë thirrje të dorëzohet, por ai ka refuzuar duke qëlluar edhe mbi veten.

Policia ka nisur të hetojë për të zbuluar shkaqet.

Drejtori i ri i Muzeut të Kosovës nis punën, me gjithë ankesat për emërim politik

0

MuzeoKosovesPavarësisht akuzave për zgjedhje politike dhe një ankesë që ka pranuar Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, drejtori i ri i Muzeut të Kosovës, të hënën, ka nisur punën, shkruan Koha Ditore. Historiani Arsim Mehmeti, i cili nga viti 2007 deri në vitin 2013 ka qenë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, në ditën e parë të punës në postin e ri nuk ka pranuar të flasë për gazetën me arsyen se ka punë të tjera në javën e parë.

“Kam agjendë të ngjeshur. Do të takoj stafin dhe të njihem me gjendjen e secilit sektor”, ka thënë ai, tek ka shtuar se tek pas një jave mund të flasë për planet e tij. Ai ka dy javë që u zgjodh drejtor i institucionet më të lartë muzeor në vend. Mehmeti nuk i ka komentuar as akuzat për përzgjedhje politike. Për këtë çështje thotë se duhet të flasë institucioni që e ka emëruar atë në krye të MK-së.

Vetëm tri ditë pasi institucioni më i lartë kulturor në vend kishte njoftuar se Mehmeti do të jetë në krye të MK-së për katër vitet e ardhshme, kundërkandidati i tij, Sadik Krasniqi, është ankuar në MKRS. Krasniqi i cili tash e dymbëdhjetë vjet është menaxher i Seksionit të Historisë, pretendon se drejtori i ri është përzgjedhur në kundërshtim me konkursin e hapur në fund të majit, me Ligjin për shërbyesit civilë dhe Rregulloren 5/11. Ai është i vetmi nga tre kundërkandidatët e Mehmetit, i cili ka deponuar ankesë me shkrim në adresë të MKRS-së.

Nga Komisioni përzgjedhës i MKRS-së, Krasniqi përmes ankesës kërkon sqarime në shtatë pika.

Irinës i hyn në qejf aktrimi

0

Irina Shayk14-22Irina Shayk dëshiron më shumë role filmike. Supermodelja 28-vjeçare e cila ka bërë debutimin e saj në aktrim me rolin në filmin ”Hercules” i cili në kinema del në fund të këtij muaji, planifikon që të zgjeroj karrierën e saj në botën e filmit.

“Kur je në sheshxhirim për modelim, edhe kur bëhet fjalë për veshje intime, ju keni së ndoshta 10 persona prapa kamerës, ndërsa në një film, ke rreth 200 persona. Duhet të interpretosh dhe të harrosh se je një modele.

Duhet të jesh e vërtetë. Është shumë ndryshe. Ti duhet të besosh në karakterin tënd”, ka deklaruar e dashura e Christiano Ronaldos. Ajo thotë se i pëlqen modelimi, por gjithashtu është kënaqur duke aktruar.

“E dua modën dhe e adhuroj të jem modele, por përfundimisht jam kënaqur duke bërë këtë film dhe do të dëshiroja të aktroja sërish”, ka shtuar ajo. Sidoqoftë, modelja e “Sports Illustrated” nuk ka ende të kontraktuar ndonjë rol dhe po pret se çfarë do t’i sjell e ardhmja. “Nëse diçka ndryshe apo e madhe vjen, do ta provoj. Kurrë nuk mund të bësh plane, është sikur lotari.

Modelimi hap shumë dyer, udhëheqje në televizion, aktrim, dizajnim, pra nuk mund të planifikosh kurrë. Të shohim”, thekson ajo.

Ndërkohë, Irina e cila në filmin në fjalë paraqitet në rolin e gruas së Hercules-it, që luhet nga Dwayne Johnson, e ka pranuar se është ndjerë mjaft e lidhur me burrin e saj të filmit dhe është mirënjohëse ndaj 42-vjeçarit që i ka ndihmuar të ndjehet rehat gjatë xhirimeve.

Në Bruksel, takimi për ndërtimet tek Ura e Ibrit

0

Barrikada mbi Iber-parkuPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kethrin Eshton ka ftuar për sot në Bruksel delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë për të diskutuar për ndërtimet në dhe afër urës në lumin Ibër në Mitrovicë.

Zyra e kryenegociatorës së Kosovës Edita Tahiri theksoi se nga ky takim pritet të dal një plan konkret për heqjen e barrikadave dhe lëvizjen e lirë në urën e Ibrit dhe përreth saj në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës.

Presidenca: Ramush “mbylle gojën!”

0

RamushTahiri5-30Megjithëse ende siguron në listën e këshilltarëve të kabinetit të presidentes Atifete Jahjaga, Ramush Tahiri duket se është vetëm “formalisht” në kabinetin presidencial.
Ai kohëve të fundit nuk është i pranishëm as në takimet zyrtare në Presidencë me personalitete vendore e ndërkombëtare, por mbi të gjitha nuk është i pranishëm në opinion me deklarimet e tij për zhvillimet politike në vend.

Ramush Tahiri është politikolog me profesion dhe në kabinetin e presidentes Atifete Jahjaga është i vetmi me këtë përgatitje profesionale.

Ai është i njohur në opinionin kosovar jo vetëm me pozicionet e tij politike, që prej kohës së paraluftës, por edhe pas lufte.

Tahiri ka qenë pjesë e kabinetit të Qeverisë së Bujar Bukoshit ,në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Atij i përshkruhen meritat për inicimin e formimit të strukturave të kësaj Ministrie.

Por kohëve të fundit Ramush Tahiri duket i heshtur dhe i tërhequr. Ai nuk është i pranishëm jo vetëm në paraqitjet publike të presidentes Jahjaga, por as në opinion.

Burime të gazetës “Botapress” bëjnë të ditur se Ramush Tahiri ka kohë që nuk ftohet fare as në takimet e rregullta të mëngjesit në Presidencë.

I kontaktuar nga gazeta “Botapress” dhe i lutur që të marrim një mendim të tij për zhvillimet politike në vend, Ramush Tahiri ka preferuar që së pari të kontaktojmë me Arbër Vllahiun për mundësinë e intervistimit të tij.

“Është një qëndrim në Presidencë që paraprakisht të mos deklarohemi për zhvillimet e fundit në vend me qëllim që Presidenca mos të involvohet në këto zhvillime politike . Unë ju preferoj që të kontaktoni Arbër Vllahiun, paraprakisht, se a mund të deklarojmë ne, personeli politik i Presidencës, për zhvillimet politike në vend’, ka deklaruar Ramush Tahiri.

“Bota press” ka kontaktuar nëpërmjet sms-ave telefonikë me Arbër Vllahiun, nga i cili ka marrë këtë përgjigje: “Në këtë periudhë kohore e vlerësojmë se kabineti i Presidentes nuk mund të përfshihet në debat dhe në intervista. Jemi në kontakt për një periudhë të mëvonshme!” /botapress

Rrëzimi i MH17, media ruse: E bëri CIA

0

avioni i rrezuarMediet ruse kanë deklaruar se rrëzimi i avionit të “Malaysia Airlines MH17”, u bë nga Ukraina me ndihmën e sofistikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht të CIA-s, ose e kundërta.

Vetëm një ditë pas vdekjes tragjike të 298 personave që ndodheshin në bordin e avionit, televizioni “Channel One”, i Rusisë deklaroi se i gjithë aksidenti ishte i orkestruar nga SHBA-të, dhe veçanërisht nga Agjensia Qëndrore e Inteligjencës, CIA.

Një dokument u shfaq për publikun, i cili tregonte se SHBA-ja kërkonte të bënte të njëjtën gjë si me Krizën e Raketave në Kubë në vitin 1962.

Sipas medieve ruse, SHBA-të kanë organizuar gjithë incidentin, pasi qeveria ukrainase nuk është mjaftueshëm e sofistikuar për të organizuar një sulm të tillë.

Sipas “Channel One”, rritja e shpejtë ekonomike e Rusisë dhe përparimi i kombeve të zhvilluara (BRIC) si Brazili, Rusia, India dhe Kina, kanë frymëzuar Shtetet e Bashkuara për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.

Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin, mbështet financiarisht dhe kontrollon këtë medie, që është bërë makina e propagandës sovjetike, duke mbyllur kanalet e pavarura të lajmeve.

Obama: Putin të mos pengojë hetimet

0

Obama2Në një deklaratë të re për shtyp, presidenti amerikan Barack Obama akuzoi Rusinë për ndikim negativ në Ukrainën lindore, në lidhje me krijimin e pengesave ndaj hetuesve ndërkombëtarë në vendin e rrëzimit të avionit.

“Kjo është një lloj sjelljeje që nuk ka vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe që bën të dalin dyshime. Kjo ngre pyetjen: ‘çfarë saktësisht po përpiqet të fshehë Rusia me këto veprime?’ Fokusi ynë i menjëhershëm është të sigurojmë të gjithë se e vërteta dhe llogaridhënia ekzistojnë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë tani. I kërkojmë presidentit Putin që të mos ndikojë në kontrollin e separatistëve të tij përgjatë kufirit me Ukrainën”, deklaroi Obama.

Megjithëse Putin ka thënë se ai mbështet një hetim ndërkombëtar, Obama kërkoi me insinstim bashkëpunimin e Rusisë. Zyrtarët amerikanë gjithashtu thonë se nuk ka gjasa që separatistët të kenë gjuajtur me raketë pa një urdhër nga Moska.

Në vijim pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mblidhet në Nju Jork për të votuar mbi një rezolutë e cila bën thirrje për qasje të ndërkombëtareve në vendin e rrëzimit të avionit, si edhe për të vendosur një armëpushim rreth zonës.

Më herët presidenti ukrainas Petro Poroshenko urdhëroi forcat e qeverisë për të ndalur zjarrin të paktën në një vijë tokësore 40 km rreth zonës së aksidentit, në mënyrë që të mos pengohen hetimet.

Hilton nuk u beson meshkujve

0

ParisHilton1128Njëra ndër vajzat me të pasura në botë, Paris Hilton, nuk u beson meshkujve dhe se gjithmonë ka dyshime në ta për shkak të videos së publikuar para 10 viteve, ku ajo ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me ish të dashurin e saj në atë kohë, Rick Salomon.

Trashëgimtarja e pasur, Paris Hilton, thotë se gjithmonë ka dyshim te meshkujt, që nga koha kur u publikua videoja e saj seksuale. Në vitin 2004, në internet rrodhi xhirimi shtëpiak, ku ajo shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me asokohe të dashurin e saj, Rick Salomon, të cilin më vonë e paditi për publikimin e videos.

“Ishte dëshpëruese, sepse ai ishte dikush me të cilin kisha qenë në lidhje për disa vite. Nuk mendoj se do të arrij ndonjëherë t’u besoj meshkujve. Pas asaj që ndodhi ishte gjëja më e dhimbshme dhe më e keqe që mund t’ia bënte dikush një vajze të re. Isha shumë e re, nuk ishte faji im”, ka thënë 33-vjeçarja. Në të kaluarën Paris ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në publikim e videos për t’u bërë e famshme, ngjashëm siç bëri edhe Kim Kardashian në vitin 2007.

Scarlett do të martohet në gusht

0

Scarlett JohanssonScarlett Johansson do të martohet me të fejuarin e saj, Romain Dauriac, në muajin gusht të këtij viti, njoftojnë mediat amerikane.

Aktorja amerikane, e cila është në pritje të fëmijës me partnerin e saj francez, aktualisht po jeton në Paris.

Sipas Page Six të New York Post, çifti do të martohet kah fundi i gushtit. Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth martesës, e cila pritet të zhvillohet ose në New York ose në Paris.

Johansson ka qenë në të kaluarën e martuar me aktorin Ryan Reynolds.

Neymar, mes një sherri femrash

0

8899Neymar ka parë me sytë e tij një sherr femrash, përderisa po darkonte me të dashurën e tij.

Ylli brazilian, Neymar, kaloi një moment jo shumë të mirë të dielën mbrëma, teksa ishte duke dalë nga një lokal ku qëndroi me të dashurën e tij, Bruna, ku u bë protagonist i një sherri femrash.

Pas ndërhyrjes së sigurimit të lokalit, Neymar dhe Bruna u larguan të sigurt nga vendngjarja.