Home Blog Page 832

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë, nuk raportohet për të lënduar

0

Një shtëpi është përfshi nga zjarri të premten në Malishevë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Shkarashnik, Malishevë 15.11.2024 – 09:45. Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura, shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar ishte djegë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raport të policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Raportohen dy gra të zhdukura nga Rahoveci

0
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy të zhdukura në Rahovec, njëra nga të cilat e mitur.Në rastin e të miturës sipas raportit policor nuk është e parë që zhduket.
Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Më 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Më 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit që familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2046 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente kanë qenë me lëndime e 29 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq  5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se 4 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Borë, shi e ulje e temperaturave – moti për sot dhe dy javët e ardhshme

0

Mot i thatë parashihet të mbajë sot, derisa temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 5C e 7C, sipas “Mendimi për motin”.

Të dielën pritet mot kryesisht me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira.

“Temperaturat shënojnë rritje në 9C e 11C. Vransira kalojnë më shpesh të hënën dhe të martën, e të reshura shiu paraqiten ditën e mërkurë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C”, thuhet në njoftim.

Gjatë javës së parashihen periudha me shi e borë. Temperaturat fillimisht në rritje më pas në rënie.

“Sipas trendeve të fundit, pas një rritje të temperaturave në fillim të javës, në 12C e 14C, sinjale për të reshura më të shumta shfaqen nga mesi i javës, që me një rënie të temperaturave ka gjasa të përzien apo të shndërrohen në reshje bore. Maksimalet zbresin në 3C e 4C, derisa minimalet deri në -3C e -5C.

Në javën e fundit të nëntorit, pas datës 25, mund të ketë më shumë vransira, e sinjalet për të reshura mbesin, si një indikator për mot të ndryshueshëm dhe periudha me të reshura. Temperaturat për momentin në modelet, si europiane e amerikane tregojnë për një tendencë të rritjes së temperaturave në 11C e 12C”, thuhet në njoftim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Tysoni “hekur më i butë” kah pleqëria, mposhtet nga Pauli

0

Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul.

Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me nivelin e lartë të agresivitetit sikur në rini.

27-vjeçari përballë boksierit të “hekurt” qëndronte shpesh në distancë, jo rrallë herë të njëjtën e bënte edhe kundërshtari i tij, raporton Klankosova.tv.

Ngjarja u zhvillua në ShBA, në stadiumin AT&T me kapacitet 80,000 ulësesh në Arlington.

Meçi i shumëpritur, fillimisht ishte përcaktuar për datën 20 korrik, por më vonë u shtye për 15 nëntor, për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura te Tysoni.

27-vjeçari kishte deklaruar se për këtë përballje paguhet 40 milionë dollarë (afro 38 milionë euro), ndërsa për të “hekurtin” pati fjalë që do të fitonte 20 milionë dollarë (afro 19 milionë euro).

I riu ambicioz pësoi një shuplakë nga veterani i boksit, gjatë peshimit para se të hynin në ring.

“Të folurit mbaroi”, tha Tysoni pas veprimit të bërë.

Pauli pasi u godit nga legjenda e boksit, tha se tani “është personale”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kosova nuk pranon të dalë në fushë, gjyqtari e mbyll ndeshjen

0

Kombëtarja e Kosovës nuk ka pranuar të dalë në fushë, teksa gjyqtari doli dhe e mbylli ndeshjen.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumani-Kosovë ka kërkuar që ndeshja të vazhdohet.

Ai ka biseduar me kampin kosovar, duke u thënë se tashmë janë krijuar kushtet që të vazhdohet ndeshja, raporton RTK.

Megjithatë, lojtarët kosovarë kanë qenë të vendosur të mos kthehen dhe ndeshja do të mbyllet dhe më pas do t’i takojë UEFA-s të vendos për fatin e këtij takimi.

Tashmë mbetet të shihet nëse Kosova do të bëjë ankesa në organet kompetente dhe të presë nëse do të ketë ndonjë dënim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren promovohet libri “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” i autorit Fadil Smajlaj nga Shkodra

0

Libri historik “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” i studiuesit Fadil Smajlaj nga Shkodra u promovua edhe në Prizren.

Në promovim ishin të pranishëm përfaqësues nga Posta e Kosovës në Prizren dhe dashamirës të librit.

Redaktorja Liliana Konomi-Mero e ka vlerësuar lart botimin e këtij libri.

Ajo tha se ky libër dokumenton ngjarje historike dhe politike përgjatë 150 viteve në trojet shqiptare.

“Libri është i shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe në aspektin letrar, ku përshkruhet historia e Postës Shqiptare në periudha të ndryshme”, tha Konomi-Mero.

Zyrtari i Postës së Kosovës në Prizren, Rexhep Morina, tha se autori i librit Fadil Smajlaj ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në zhvillimin e Postës Shqiptare dhe të Kosovës, por edhe në çështjen kombëtare.

“Baca Fadil ka dhënë një kontribut të madh për kombin shqiptar. Ai, gjatë luftës në Kosovë, ka pritur e përcjellur luftëtarë të UÇK-së”, tha Morina, i cili ishte edhe njëri ndër organizatorët e promovimit të librit.

Ndërkaq, në emër të Postës së Kosovës – regjioni i Prizrenit, Etrit Hoti e ka përgëzuar autorin Fadil Smajlaj, për botimin e këtij libri.

Smajlaj ka shërbyer për 35 vjet në poste të larta drejtuese pranë Postës Shqiptare.

Nëpërmjet këtij libri, Smajlaj pasuron më tej dijen dhe historiografinë e Postës në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët.

Me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, Fadil Smajlaj ofron në këtë libër një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar.

Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë shqiptare, që na kujton se shërbimet postare janë më shumë se thjesht një mënyrë për të dërguar letra.

Studjuesi Fadil Smajlaj, me mbarimin e luftës në Kosovë, ofrohet vullnetarisht pranë Postës dhe Telekomit të Kosovës, si ndihmës i Drejtorit të Përgjithshëm të PTK-së për riorganizimin e shërbimeve postare.

Ai punoi për riorganizimin e shërbimit postar në Kosovë, i shkëputur krejtësisht nga shërbimet postare të ish-Jugosllavisë. Më 15 mars të vitit 2000 emetohet pulla e parë postare e Kosovës nën siglën e UNMIK-ut.

Smajlaj punoi intensivisht për realizimin e shërbimit postar ndërkombëtar në Kosovë. Ky shërbim u realizua më 31 maj të vitit 2000.

Libri u promovua në përkujdesjen e Shoqatës për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren./PrizrenPress.com/

Profesori Petrit Duraj i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren

0

Profesori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Dr. Petrit Duraj, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Ai është mirëpritur nga kryetari i LVV-së në Prizren, Artan Abrashi, dhe deputeti Arbër Rrexhaj.

“Dr.Petrit Duraj është nga fshati Mazrrek i Hasit, por jeton në Prizren. Ai ka mbaruar doktoraturën në Gjuhësi dhe që nga viti 2014 punon si profesor i rregullt në Universitetin e Gjakovës. Në fushën e gjuhësisë ka publikuar disa punime shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka marrë pjesë në një numër konferencash. Petriti ka përfunduar gjithashtu studimet në Psikologji. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë,” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përurohet ndërtimi i aneksit dhe renovimi i tërësishëm i shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë

0

Sot u përurua ndërtimi i aneksit dhe renovimi i tërësishëm i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë. Ky projekt është realizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, duke sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën shkollore.

“Me këtë projekt, shkolla tashmë disponon tri kate (bodrumin, përdhesën dhe një kat të sipërm), me një sipërfaqe totale prej 765 m². Përveç hapësirave komunikuese, si shkallët dhe korridoret, në objekt janë instaluar makineritë për ngrohje dhe janë krijuar 9 hapësira të dedikuara për nevojat e shkollës, që përfshijnë klasa, kabinete, zyra administrative, hapësira për lojëra rekreative dhe sportive si dhe blloqet sanitare për nxënësit dhe personelin e shkollës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky investim synon përmirësimin e kushteve mësimore, duke ofruar një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Anulohet aktiviteti i prokurimit për vizitën e kuvendarëve të Prizrenit në Turqi

0

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për realizimin e vizitës së kuvendarëve në Republikën e Turqisë.

Në njoftimin për anulim, organet komunale si arsyetim kanë cekur dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik si dhe vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur me këtë aktivitet.

OShP-ja në fund të javës së shkuar përmes një vendimi ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik të parashtruar për këtë aktivitet të prokurimit, dhe njëherësh ka lejuar autoritetin kontraktues që të vazhdojë me procedurën.

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj ka sqaruar se ky aktivitet i prokurimit është anuluar për shkak se nuk ka pas oferta të përgjegjshme, dhe se lidhur me këtë çështje është adresuar një ankesë në OShP.

“Duke qenë se ne kemi anuluar aktivitetin e prokurimit për shkak se nuk kemi pranuar oferta të përgjegjshme, ka pasur ankesë në OShP, dhe e njëjta ankesë është hedhur si e palejuar. Prandaj pas vendimit të OShP-së përmes njoftimit kemi konfirmuar anulimin e aktivitetit të prokurimit për realizimin e vizitës së punës së kuvendarëve në Republikën e Turqisë”, ka thënë Osmankaj për Telegrafin.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Në tenderin e shpallur muaj më parë nga Komuna e Prizrenit, parashihej realizimi i një vizite pune me qëndrim 5 ditor për 41 anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit si dhe 4 punëtorëve të Komunës për në Republikën e Turqisë.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 27 mijë euro, raporton Telegrafi.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Do të organizohet vizitë pune katër ditë në Turqi dhe një ditë në Selanik të Greqisë”, thuhej në njoftimin për kontratë.

Në vitet e shkuara aktivistët e shoqërisë civile kanë bërë thirrje që mjetet nga buxheti komunal i Prizrenit të shfrytëzohen për ngritje të kapaciteteve të kuvendarëve dhe jo për shëtitje pa agjenda të strukturuara me qëllim të përfitimit të përvojave të dobishme. /Telegrafi/