Përurohet ndërtimi i aneksit dhe renovimi i tërësishëm i shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë

Sot u përurua ndërtimi i aneksit dhe renovimi i tërësishëm i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë. Ky projekt është realizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, duke sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën shkollore.

“Me këtë projekt, shkolla tashmë disponon tri kate (bodrumin, përdhesën dhe një kat të sipërm), me një sipërfaqe totale prej 765 m². Përveç hapësirave komunikuese, si shkallët dhe korridoret, në objekt janë instaluar makineritë për ngrohje dhe janë krijuar 9 hapësira të dedikuara për nevojat e shkollës, që përfshijnë klasa, kabinete, zyra administrative, hapësira për lojëra rekreative dhe sportive si dhe blloqet sanitare për nxënësit dhe personelin e shkollës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky investim synon përmirësimin e kushteve mësimore, duke ofruar një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit