Home Blog Page 8366

PDK-së i rrezikohen koalicionet me AAK-në dhe LDK-në në Komuna

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shumë shpejtë mund të mbetet pa mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) edhe në nivel lokal.

Kjo pasi që këto dy subjekte politike bashkë me Nismën për Kosovën dhe me mbështetje të “Vetëvendosjes” kanë arritur marrëveshje koalicioni në nivel qendror, me qëllim që ta nxjerrin partinë e Thaçit në opozitë/Zeri/

PDK oferta të “majme” për deputetët!

0

Parat ne xhepE zënë ngushtë nga situata që u krijua pas zgjedhjeve të 8 qershorit nga blloku opozitar me marrëveshjen për moslejimin e qeverisë “Thaçi 3”, PDK-së i është ngatërruar udha në oborr.

Pavarësisht të qenit e para në listën e zgjedhjeve, PDK nuk po mund të krijojë qeverinë, ndërkohë që, opozita e ka siguruar numrin e duhur të deputetëve dhe tashmë e ka proklamuar këmbëngulshëm qeverinë Haradinaj.

E për të mos lëshuar nga dora pushtetin, PDK-ja po mundohet të përdorë lloj-lloj metode me të vetmin qëllim që të jetë edhe për një mandat udhëheqëse e shtetit të Kosovës.

Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur se lideri i këtij subjekti politik është i gatshëm që t’ia ofrojë postin e kryeministrit kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, vetëm që ky i fundit t’i bashkohet PDK-së për të formuar qeverinë.

Një metodë tjetër që PDK-ja duket se po e përdor për të marrë rreth vetës deputetë nga partitë e tjera, është “blerja” e deputetëve.

Ofertat e “majme” që është në gjendje t’i ofrojë lideri i PDK-së, kanë futur frikën te liderët e tri partive të bllokut opozitar.

Tre liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma i kanë bërë thirrje PDK-së që të ndalë shantazhet dhe presionet ndaj të përzgjedhurve të popullit, ndërsa shprehin shqetësimin që një presion të drejtpërdrejtë PDK-ja po e ushtron edhe ndaj Presidentes së vendit.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe të votës së lirë.

Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, në një deklaratë për gazetën “Botapress” tha se tendencat e PDK-së për të “blerë” deputetë janë joserioze dhe se LDK-ja as që dëshiron të diskutojë për gjëra të kësaj natyre.

Ai mohon edhe zërat se brenda LDK-së ka pakënaqësi sidomos nga deputetët e rajonit të Dukagjinit për shkak të koalicionit me partitë e bllokut opozitar. /Botapress/

Obama, Hollande dhe Putin biseduan për Ukrainën

0

obama putin hollandePresidentët e Francës dhe të Shteteve të Bashkuara, përkatësisht Francois Hollande dhe Barack Obama, kanë kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tu bëjë presion kryengritësve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që të bisedojnë me qeverinë në Kiev.

Presidenca franceze ka njoftuar mbrëmë vonë se Hollande dhe Obama biseduan me telefon me Putinin për 45 minuta dhe se “i kanë bërë thirrje Putinit tu bëjë presion separatistëve, në mënyrë që ata të pajtohen për dialog”.

Në një kumtesë të ndarë, Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Hollande kanë vendosur që Evropa duhet të vendos çmime të mëtejshme për Rusinë, nëse ajo nuk ndërmerrë hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në pjesën lindore të Ukrainës./Rel/.

Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e gjashtë

0

Enver Hoti malisheveKomiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës në Malishevë, drejtuar nga kryesuesi i KK, Enver Hoti, ka mbajtur mbledhjen e i VI (gjashtë) të radhës, ku janë diskutuar një varg çështjesh dhe janë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

KPF, pas shqyrtimit ka rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të kuvendit, që të shqyrtohet dhe miratohet raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor-2014, ku sqarime për këtë pikë të rendit të ditës ka dhënë Drejtori për Ekonomi dhe Financa Vesel Krasniqi para anëtarëve të KPF-së.

Për kuvend është rekomanduar pika 3 dhe 4 e rendit të ditës, shqyrtimi i kërkese për marrjen e vendimit për formimin e komisionit vlerësues, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së pa luajtshme të Komunës, dhe shqyrtimi i kërkesës për marrjen e vendimit për formimin e komisionit të ankesave për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës.

Rekomandim për kuvend KPF dha edhe shqyrtimin dhe miratimin e propozimit të Komisionit komunal për emërtimin e Rrugëve, dhe një çështje tjetër e rekomanduar për KK ishte pagesa e kryetarëve të komisionit, pastaj raporti komulativ i punës së Zyrës së Tatimit në Pronë, si dhe kërkesa nga LDK, Plani vjetor i punës Janar-Dhjetor-2014 i Zyrës së Tatimit në Pronë./PrizrenPress.com/

 

VV duhet të vetëvendosë

0

AlbinKurti1205Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuar bllokut opozitar të cilën e përbëjnë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, që qeveria e ardhshme të ketë mandat të shkurtuar dy vjeçar, nuk po shihet me sy të mirë nga analistët.

Madje ky propozim po thuhet se është jo kushtetues dhe në kundërshtim më ligjin. Të paktën kështu mendon njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka.

Ai në një prononcim për gazetën ka thënë se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje është antiligjor dhe në kundërshtim më kushtetutën

“Propozimi i tillë është i pavend, i papranueshëm dhe juridikisht i paqëndrueshëm. Edhe sikur të arrihej konsensusi për këtë do të ishte në kundërshtim me ligjin, sepse mandati nuk mund të negociohet nga subjektet politike, sepse mandati i qeverisë është 4 vjeçar, edhe sikur të dakordoheshin krejt subjektet politike do të ishte marrëveshje juridikisht e paqëndrueshme”, ka thënë Smaka../Tribuna/.,

Beteja për 17 korrikun

0

Jakup Krasniqi ne mbledhje te kryesise se kuvenditPropozimi për rendin e ditës së seancës konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës pritet të bëhet më së largu deri më 12 korrik. Kjo dinamikë, përcaktohet nga fakti që presidentja Atifete Jahjaga ka caktuar seancën konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës më datën 17 korrik.

Andaj, tani u mbetet kryetarit në largim nga përbërja e kaluar e Kuvendit, Jakup Krasniqit si dhe ish-anëtarëve të Kryesisë që të thërrasin takimin me liderët e partive që kanë siguruar ulëse në Kuvend, për të propozuar rendin e ditës.

Sipas Rregullores së Punës, propozimi i rendit të ditës duhet të bëhet më së largu pesë ditë para seancës konstitutive. Marrë parasysh që data 17 korrik është e enjte, nëse jo gjatë vikendit, ky takim mund të mbahen edhe gjatë kësaj jave. Nga ai takim, do të nisë edhe zyrtarisht beteja politike ndërmjet PDK-së në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër për grupin më të madh parlamentar dhe postin e kryetarit të Kuvendit…

65-vjeçari tentoi të puthë të miturën, dënohet 3 vjet

0

dhunimiDënohet me 3 vjet burg 65-vjeçari që dyshohet se ka ngacmuar një 14-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë në rrugën “Don Bosko”, teksa e mitura, Z.M ka qenë duke shkuar në shtëpi pas mësimit.

Mësohet se sapo 14-vjeçarja është futur në ashensor, bashkë me të është futur edhe 65-vjeçari, i cili banonte në të njëjtin pallat me vajzën e mitur. Sipas dëshmisë që vajza ka dhënë në polici, Sala në një moment e ka kapur të miturën me duar në faqe e më pas e ka puthur një herë në faqe.

Pas kësaj, 14-vjeçarja e ka shtyrë, duke e larguar dhe i ka thënë me zë të lartë që mos ta prekte. Myzafer Sala ka tentuar ta puthë në buzë, por gjatë kësaj kohe është hapur dera e ashensorit.

Vajza është larguar menjëherë dhe ka shkuar në shtëpi, ku ka gjetur motrën e saj, të cilës i ka treguar gjithçka dhe më pas nëna e tyre ka njoftuar policinë, të cilët e kanë vënë në pranga 65-vjeçarin. Ai më pas është lënë në ‘arrest shtëpie’ dhe duke përfituar nga situata, 65-vjeçari është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim./bw/

Policia shkel të drejtat e njeriut

0

Policia e KosovesE kishin pritur me gëzim ardhjen në vendlindje, por pushimet e tyre kaluan si mos më keq. Çifti bashkëshortor Nexhmedin dhe Sanije Berisha ardhja në Kosovë u kushtoi me humbjen e vendit të punës.

E krejt kjo sherri i një dënimi nga policia. Nexhmedini kishte bërë kundërvajtje në trafik e me këtë rast policia ia konfiskoi patentë-shoferin por edhe pasaportën. Nexhmedin Berisha rrëfen për Tribunën se ditën që duhej të niseshin për Gjermani u ndaluan nga Policia dhe e dënuan për tejkalim shpejtësie.
Me këtë rast policia ia konfiskoi dokumentet dhe rastin e dërgoi në gjykatë. Berisha thotë se ishte i gatshëm të paguaj çfarëdo çmimi vetëm që dokumentet të mos shkojnë në gjykatë./Tribuna/.

Zgjedhja e Qeverisë mund të zgjasë deri në vjeshtë

0

KuvendiKosoves5-27Kosova mund të hyjë në vjeshtë pa një Qeveri të re. Procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe ato për formimin e Qeverisë, mund të marrin deri në 4 muaj.
Presidentja Atifete Jahjaga ka vendosur të hënën që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret për 17 korrik.

Nga kjo datë presidentes nis t’i rrjedhë koha për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Por, mund të aplikohet pauza nëse edhe çështja e kryeparlamentarit bëhet lëndë e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Koha Ditore.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit, ka dy pretendentë për të marrë postin e kryeparlamentarit: koalicioni parazgjedhor i PDK-së, që në zgjedhje ka fituar më së shumti vota (37 deputetë) dhe koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, që bashkërisht kanë diku rreth 10 për qind më shumë vota sesa subjekti fitues (47 deputetë). Të dyja palët kanë theksuar se do t’i drejtohen gjykatës, në rast se dëmtohen gjatë seancës konstituive.

Arrestohen katër shqiptarë dhe një italiane

0

127755_14 shqiptarë dhe një shtetase italiane kanë rënë në pranga të forcave të policisë së Puglias në Itali, pasi po transportonin dy ton marijuanë në një gomone që vinte nga Shqipëria. Vlera e drogës së sekuestruar kapte shifrën 9 milionë euro.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim me ato të Toskanës, u sekuestruan më shumë se 2 ton lëndë narkotike, 537 fishekë kallanishkovi të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë.

Policia bëri të mundur arrestimin e 5 personave në sajë të një përgjuesi të vendosur në mjetin e një shtetasi maroken me precedent penal. Nëpërmjet ndjekjes së automjetit të tij, u arrit të zbulohej vendi i dorëzimit të lëndës narkotike.

Menjëherë pas kapjes në flagrancë, policia arrestoi 4 korrierët shqiptarë, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike, dhe 42-vjeçaren italiane me banim në Romë.

Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur më tepër çështjen, dhe për të vënë përpara drejtësisë të arrestuarit.