Home Blog Page 8367

Arrestohen katër shqiptarë dhe një italiane

0

127755_14 shqiptarë dhe një shtetase italiane kanë rënë në pranga të forcave të policisë së Puglias në Itali, pasi po transportonin dy ton marijuanë në një gomone që vinte nga Shqipëria. Vlera e drogës së sekuestruar kapte shifrën 9 milionë euro.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim me ato të Toskanës, u sekuestruan më shumë se 2 ton lëndë narkotike, 537 fishekë kallanishkovi të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë.

Policia bëri të mundur arrestimin e 5 personave në sajë të një përgjuesi të vendosur në mjetin e një shtetasi maroken me precedent penal. Nëpërmjet ndjekjes së automjetit të tij, u arrit të zbulohej vendi i dorëzimit të lëndës narkotike.

Menjëherë pas kapjes në flagrancë, policia arrestoi 4 korrierët shqiptarë, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike, dhe 42-vjeçaren italiane me banim në Romë.

Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur më tepër çështjen, dhe për të vënë përpara drejtësisë të arrestuarit.

Kurteshi: Në Kosovë funksionon vetëm ligji i të fortit

0

SamiKurteshi-avokati popullitNë emisionin “Puls” të KTV-së, këtë javë të ftuar kanë qenë Avokati i Popullit, Sami Kurteshi dhe avokati Skender Musa, të cilët folën në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut nga institucionet publike në Kosovë.

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka akuzuar institucionet shtetërore për abuzim me ligjin, pushtetin dhe shtetin.

“Në Kosovë kemi të privilegjuar. Në shumë fusha privilegjohesh pse je i pasur, privilegjohesh pse e ke shpinën e fortë, mandej po vijmë tek gjendja duke e personalizuar dhe i përgjithësuar gjërat, dhe ku askush nuk i beson sistemit gjyqësor. Sot e kam lexuar një deklaratë të një prokurori ku thotë se nuk e dërgoj lëndën në një gjykatë se nuk i besoj. Tash llogarite çfarë deklarate bën prokurori i shtetit. Pastaj kemi mosbesim te qytetarët në institucionet e vendit e sidomos në gjykata”, ka thënë mes tjerash Kurteshi.

Ai më tej ka thënë se administrata shtetërore më shumë i ngjanë “kohës së gogolit”.

“I keni lexuar veprat e gogolit? Pra, kemi administratë të kalbur të shtetit. Pastaj si është e mundur që individi kosovar me qenë i pasur ndërsa shteti më i varfër në Evropë. Ose po e vjedhim shtetin të gjithë një nga një ose ka diçka që nuk po funksionon. Ne po e dimë ku është problemi, por s’po guxojmë ta gjejmë problemin”, është shprehur Kurteshi.

Kickert dhe Limaj: Dialogu duhet të vazhdojë

0

kickert-dhe-limaj-dialogu-duhet-t-euml-vazhdoj-euml_hdKryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur në takim drejtorin politik për çështjet e Evropës dhe ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Limaj e ka njoftuar Kickert për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për zgjedhjet e përgjithshme në vend e të cilat janë përmbyllur me sukses.

Gjithashtu Limaj dhe Kickert, kanë folur edhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe të dy janë pajtuar dhe kanë theksuar nevojën që ky proces të përfundoj sa më shpejt dhe në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Gjatë takimit u diskutua edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ku të dytë u pajtuan që procesi i dialogut duhet të vazhdojë.

Haradinaj: Jemi dakorduar që ta kemi vetëm një grup parlamentar

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se tashmë janë pajtuar me LDK-në e Nismën për Kosovën, që të veprojnë si një grup i vetëm parlamentar në legjislativin e ri.

Derisa, sipas tij, PDK-ja duhet ta kuptojë tranzicionin demokratik dhe ta kuptojnë mesazhin se Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka, vetëm që PDK-në ta heqin nga qeverisja.

Haradinaj këto komente i ka bërë pas një takimi me drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert, të shoqëruar nga Johann Settler, zyrtar i lartë në MPJ-së së Austrisë dhe Johann Brieger, ambasador i Austrisë në Kosovë.

Lideri i AAK-së theksoi se në vazhdimësi janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit, LDK-në dhe Nisman, për qeverisjen e ardhshme, e po ashtu edhe me Vetëvendosjen për t’i harmonizuar qëndrimet.

“Jemi dakorduar që të jemi një grup parlamentar për të gjitha procedurat që i paraprijnë zgjedhjes së kryetarit. Njëkohësisht sot e kemi shfrytëzuar kohën edhe për projektin e Qeverisë se me çka do të ballafaqohemi në qeverisjen e ardhshme. Sikurse e shihni, pas ngjarjes tragjike në KEK, e cila nuk është sanuar dhe mund të përsëritet, pra na duhet të parashohim se në çka do të ndodhemi në ditët e para të qeverisjes dhe po punojmë për të gjitha këto tema”, tha Haradinaj, transmeton KP.

Kreu i AAK-së e ka quajtur spekulim lajmin se ai është takuar me Agim Çekun në “Zanzi Bar” për të diskutuar rreth koalicionit me PDK-në.

Haradinaj tha se kjo është vetëm spekulim, pasi që sipas tij, “Zanzi Bar” ka harruar se ekziston, madje nuk ka qenë klubi i tij i preferuar kurrë.

Ndërsa, rreth qëndrimeve të VV-së, Haradinaj tha se ka takuar liderin e saj, Albin Kurtin, në vikend pa praninë e mediave, derisa do ta takojë edhe nesër për të biseduar për temat që u interesojnë palëve.

“Tash, ndoshta është prejudikim të flas, por është me rëndësi që ne nuk po përtojmë të ulemi të ballafaqohemi me gjithë ato që e presin Kosovën. E mora shembullin e KEK-ut, por mos harroni se Kosova A është bombë e kurdisur. Herën e parë e kanë shpëtuar, kanë vdekur dy njerëz, herën tjetër do të jetë edhe më keq, nëse vazhdon të shpërthej sikurse atëherë. Pra kemi një qeveri e cila nuk është kujdesuar për asgjë, përveç atyre që ka pasur interesat e tyre, dhe e ka lënë Kosovën në një gjendje të keqe dhe e dimë me çka do të ballafaqohemi dhe një pjesë të kohës po ia kushtojmë të gjitha temave”, tha Haradinaj.

Ndërsa thotë se reagimet e PDK-së janë duke i parë me indiferencë, edhe pse i quan gabim, pasi sipas tij, është më mirë të reflektojnë më me dinjitet në këtë tranzicion demokratik dhe ta kuptojnë mesazhin, se “Kosova është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm të heq PDK-në nga pushteti”.

Kadri Kryeziu ka dëmtuar besimin e Gjykatës Kushtetuese

0

Kadri KryeziuPër dallim prej gjykatave tjera në vend, të cilat ish-administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë i kishte pranuar si vazhdimësia e vetme faktike institucionale nga koha e ish-Jugosllavisë, Gjykata Kushtetuese kishte filluar të ngritej tek pas pavarësisë në vitin 2008.

Duke qenë gjykatë e re, ajo nuk trashëgonte mentalitetin e kulturës së punës dhe kredibilitetin e dëmtuar të gjykatave tjera. Përkundrazi, ajo kishte mbështetjen e nevojshme financiare, si dhe praninë e përvojës së gjykatësve të huaj.

Respekti ndaj saj ishte ngulitur në sferën publike kosovare me kalimin e kohës, gjë që ia kishte mundësuar të kalonte fare lehtë edhe aktgjykime aq të vështira që përfshinin, ndër të tjera, konstatime shkeljesh nga Presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli. Pas aktgjykimeve të saj, të dy kishin dhënë dorëheqje, respektivisht më 2010 dhe 2011.

Mirëpo, aktgjykimi i datës 1 korrik që ndërlidhet me kompetencat e Presidentit të vendit në lidhje me propozimin e Mandatarit të Qeverisë, erdhi nën hijen e një imazhi të saj të dëmtuar.

Njëri nga gjyqtarët e Gjykatës, Kadri Kryeziu, ishte parë në takim zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, në muajin maj. Ndonëse, si pasojë, Kryeziu nuk ka marrë pjesë në gjykimin e lëndës, gjykata dhe institucionet tjera ende nuk kanë vendosur për rastin e tij.

Neni 1.2 i kodit të mirësjelljes së kësaj Gjykate thotë se “gjyqtarët nuk duhet të perfshihen në asnjë aktivitet, ose të jenë anëtarë të ndonje asociacioni, që do të mund të ndikonte në përceptimin dhe në besimin e qytetarëve në pavaresinë e tyre në vendimmarrje”.

Kryeziu e ka dëmtuar pikërisht përceptimin dhe besimin në pavarësinë e tij në vendimmarrje.

Edhe Kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, është parë në takime me përfaqsues politikë të institucioneve të Kosovës.

Institucionet janë të ngritura për të balancuar pushtetet. Prandaj, anëtarët e tyre duhet të bëjnë kujdes që edhe me veprimet e tyre personale e private të ruajnë kredibilitetin e institucioneve ku punojnë, sepse këtë përgjegjësi e marrin bashkë me kontratën e punës.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti i fundit për të bërë interpretimin e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Si e këtillë, ajo duhet të mbrohet nga presioni politik. Por, kësaj here ajo së pari duhet të marrë masa të vetëmbrohet.

Rregullorja e punës e Gjykatës Kushtetuese mundëson dorëheqjen, shkarkimin ose përjashtimin e gjyqtarit të saj. Kadri Kryeziu duhet të përcaktohet ose të detyrohet për një nga këto opsione.

Kryetari Enver Hasani duhet së paku të përgjigjet përpara publikut të Kosovës./Politko.net/

Ja emrat e përfituesve të bursave të studentëve “Ukshin Hoti” në Prizren

0

UPZ 45Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka ndarë bursat për studentë.

Prej 71 studentëve sa kanë konkurruar , 53 prej tyre i kanë plotësuar kryetaret e përfitimit të bursat.

Po e përciellim linkun ku mund të hyni dhe shikoni emrat e perfituesve.

 

Linku

http://uni-prizren.com/repository/docs/Vendim_-_Mbi_ndarjen_e_bursave_per_vitin_akademik_201314_216196.PDF

 

 

Rita Ora në lidhje me djalin e Tommy Hilfiger

0

rita1Nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja e saj me Calvin Harris dhe Rita Ora ka nisur një tjetër romancë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare thuhet se është në lidhje me djalin e stilistit të famshëm Tommy Hilfiger, Ricky Hil.

Ky i fundit është edhe këngëtar i muzikës rap.

Raportohet se 24- vjeçari është vendosur në Londër për të qenë më pranë 23- vjeçares.

Film për Adem Jasharin

0

AdemShabanHamz-JashariFigura e komandantit legjendar, Adem Jashari, pritet që, për herë të parë, të jetësohet përmes një filmi të gjatë artistik. Regjinë e filmit do ta bëjë ideatori i këtij projekti, regjisori kosovar Luan Kryeziu.
“Ne sapo kemi filluar fazën përgatitore të projektit. Kemi marrë vetëm disa konfirmime të marrëveshjeve të bashkëpunimeve me disa prej institucioneve të duhura për këtë punë. Mirëpo qëllimi kryesor është që filmi të jetë kombëtar, për shkak të interesave të veçanta kombëtare, në mënyrë që të përfshihen të gjitha vendet me këtë interes”, tha Luan Kryeziu, regjisor.

Për realizimin e këtij projekti, regjisori Kryeziu thotë se ka marrë edhe pëlqimin e familjes Jashari.

“Kemi pasur bisedime edhe me familjen dhe kemi marrë urimin për fillimin e kësaj procedure, kësaj vepre të madhërishme, që pretendojmë t’ia afrojmë asaj vlere në kuptimin artistik”, shtoi më tej Luan Kryeziu.

Luan Kryeziu tha se, në projekt do të përfshihen dy qendrat kinematografike, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, drejtorët e të cilave së bashku me regjisorin ishin pjesëmarrës në takimin me përfaqësuesin e familjes Jashari, Murat Jasharin.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes telefonit tha se, gjatë takimit me familjen Jashari dhe regjisorin Kryeziu, ka shprehur gatishmërinë për përkrahje institucionale e ligjore.

Projekti është në fazën fillestare të paraproduksionit dhe aktorët do të zgjidhen përmes një audicioni, e që pritet të jenë nga të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa, sa i përket mbështetjeve financiare është ende herët të flitet. /tch/

A është e mundur kjo në Prizrenin e Ramadan Mujës ?!

0

shtyllatKjo nuk është fotomontazh. Fotoja është realizuar në Prizren, ku megjithë investimin në rrugë, në të kanë ngelur shtyllat elektrike.

Pamje të tilla “ofrohen” edhe në Shqipëri, por askund tjetër në botë./express/

 

 

shtylla 2

Ja cila është ideja e Ramush Haradinajt nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

0

Ramush Haradinaj 1I propozuari për Kryeministër nga partitë opozitare, Ramush Haradinaj ka shpalosur idenë se nëse shkohet në zgjedhje të reja atëherë 40 deputetët më të votuar prej LDK’së, AAK’së dhe Nismës duhet të renditen të parët.
Në këtë formë, Haradinaj ka parashikuar se edhe kandidatët e partive tjera do të pajtoheshin pasi kjo është renditje më fer që mund të ishte.

Këtë ide Haradinaj e ka shpalosur në Rubikon të KTV’së derisa ka shpalosur idenë e tij se si do të bëhet Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Deri më tash, partitë tjera, LDK dhe Nisma s’kanë komentuar këtë ide të Haradinajt, por se i kanë vazhduar takimet për të gjetur zgjidhjen sa i përket pozitës së Kryetarit të Kuvendit. Sot, pas takimit që kanë pasur, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajn kanë thënë se do të shkojnë në Kuvend me një grup parlamentar.