7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haradinaj: Jemi dakorduar që ta kemi vetëm një grup parlamentar

Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se tashmë janë pajtuar me LDK-në e Nismën për Kosovën, që të veprojnë si një grup i vetëm parlamentar në legjislativin e ri.

Derisa, sipas tij, PDK-ja duhet ta kuptojë tranzicionin demokratik dhe ta kuptojnë mesazhin se Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka, vetëm që PDK-në ta heqin nga qeverisja.

Haradinaj këto komente i ka bërë pas një takimi me drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert, të shoqëruar nga Johann Settler, zyrtar i lartë në MPJ-së së Austrisë dhe Johann Brieger, ambasador i Austrisë në Kosovë.

Lideri i AAK-së theksoi se në vazhdimësi janë duke diskutuar me partnerët e koalicionit, LDK-në dhe Nisman, për qeverisjen e ardhshme, e po ashtu edhe me Vetëvendosjen për t’i harmonizuar qëndrimet.

“Jemi dakorduar që të jemi një grup parlamentar për të gjitha procedurat që i paraprijnë zgjedhjes së kryetarit. Njëkohësisht sot e kemi shfrytëzuar kohën edhe për projektin e Qeverisë se me çka do të ballafaqohemi në qeverisjen e ardhshme. Sikurse e shihni, pas ngjarjes tragjike në KEK, e cila nuk është sanuar dhe mund të përsëritet, pra na duhet të parashohim se në çka do të ndodhemi në ditët e para të qeverisjes dhe po punojmë për të gjitha këto tema”, tha Haradinaj, transmeton KP.

Kreu i AAK-së e ka quajtur spekulim lajmin se ai është takuar me Agim Çekun në “Zanzi Bar” për të diskutuar rreth koalicionit me PDK-në.

Haradinaj tha se kjo është vetëm spekulim, pasi që sipas tij, “Zanzi Bar” ka harruar se ekziston, madje nuk ka qenë klubi i tij i preferuar kurrë.

Ndërsa, rreth qëndrimeve të VV-së, Haradinaj tha se ka takuar liderin e saj, Albin Kurtin, në vikend pa praninë e mediave, derisa do ta takojë edhe nesër për të biseduar për temat që u interesojnë palëve.

“Tash, ndoshta është prejudikim të flas, por është me rëndësi që ne nuk po përtojmë të ulemi të ballafaqohemi me gjithë ato që e presin Kosovën. E mora shembullin e KEK-ut, por mos harroni se Kosova A është bombë e kurdisur. Herën e parë e kanë shpëtuar, kanë vdekur dy njerëz, herën tjetër do të jetë edhe më keq, nëse vazhdon të shpërthej sikurse atëherë. Pra kemi një qeveri e cila nuk është kujdesuar për asgjë, përveç atyre që ka pasur interesat e tyre, dhe e ka lënë Kosovën në një gjendje të keqe dhe e dimë me çka do të ballafaqohemi dhe një pjesë të kohës po ia kushtojmë të gjitha temave”, tha Haradinaj.

Ndërsa thotë se reagimet e PDK-së janë duke i parë me indiferencë, edhe pse i quan gabim, pasi sipas tij, është më mirë të reflektojnë më me dinjitet në këtë tranzicion demokratik dhe ta kuptojnë mesazhin, se “Kosova është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm të heq PDK-në nga pushteti”.

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit