Home Blog Page 8375

Gjykata: Paratë që mori Vetëvendosje i takojnë LB

0

AvniKlinaku-lbParatë që Vetëvendosje, nuk ia kishte dhënë Lëvizjes për Bashkim, po shkojnë drejt kësaj të fundit.Gjykata Themelore e Prishtinës më 11 qershor 2014 i ka dhënë të drejtë LB’së- një parti politike, për dallim nga Vetëvendosje që është veç si iniciativë qytetare ende, në kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor, ku kërkonin që të merrnin nga fondet publike që u takojnë si parti.

Praktikisht, paratë që i kanë takuar LB’sw, edhe sipas këtij vendimi të fundit, i ka marrë Vetëvendosje.Gjykata i jep të drejtë LB’së dhe e obligon KQZ’në që të nxjerr një vendim meritor.

Historia nisi në shtator të 2011’ës kur Lëvizja për Bashkim kishte drejtuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar si subjekt politik që shpërdoron paranë publike. Këto akuza të drejtuara nga kryetari i LB-së, Avni Klinaku, u bënë me rastin e bërjes publike të largimit të dy deputetëve të LB-së, Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje

Avni Klinaku kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje, duke shpërdoruar dhe përvetësuar fondin për mbështetje të subjekteve politike, e ka lënë Lëvizjen për Bashkim pa financimin e rregullt të paraparë nga institucionet shtetërore.

Në këtë mënyrë, ai ka thënë se edhe Lëvizjen Vetëvendosje e ka goditur sindromi i shumë partive politike në Kosovës, për shpërdorimin e parasë publike.

“Lëvizja Vetëvendosje nga buxheti i Kosovës në emër të fondit për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2011, për të 14 deputetët, 12 të Vetëvendosjes dhe 2 të Lëvizjes për Bashkim, ka marrë 284 mijë e 410 euro. Kjo shumë për mandatin katërvjeçar për të 14 deputetët arrin në 1 milionë e 137 mijë euro. Nga ky fond Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka ndarë Lëvizjes për Bashkim asnjë cent, megjithëse sipas proporcionit, për dy deputetët e saj i takojnë 40 mijë euro në vit, respektivisht 162 mijë euro gjatë mandatit katërvjeçar”, pati deklaruar Klinaku.

Këto pretendime LB’ja i ka paraqitur ne KQZ. Ky institucion, sipas Gjykatës, nuk kishte nxjerrë një vendim në këtë rast, por vetëm një përgjigje për LB’në.

LB’ja më pastaj bëri një padi kundër KQZ’së, padi të cilën e ka aprovuar si të bazuar Gjykata, shkruan Exress.

Ndahet çifti i “Big Brother”, rrëfimi i Xhulit: Zbulova që Arditi më tradhtonte

0

90206Edhe pse skeptikët parashikuan që lidhja e tyre do të zgjaste deri në fund të verës, historia e vetme e dashurisë së “Big Brother 7? Xhuli-Ardit ka marrë fund më herët. 

Gati pas tre muajsh lidhje, 23-vjeçarja Juliana Dodaj duket e vendosur për ndarjen nga Ardit Çelepija, i cili nga ana e tij e ka konsideruar thjesht një zënkë. Xhuli pohon se ndihet e lënduar nga tradhtia që i ka zbuluar Arditit dhe se tashmë nuk ka më kthim pas 

Ditët e fundit është folur për ndarjen nga Arditi. Çfarë ndodhi dhe cila ishte arsyeja që shpërtheve në rrjete sociale kundër tij? 
Po, tashmë mund të quhemi të ndarë që prej ditës së diel. Duke gdhirë e diela, unë zbulova një, le të themi, lidhje tjetër të Arditit. 
Si e mësove ti këtë fakt? 
I kapa bisedën që kishte bërë në facebook. Ndodh ndonjëherë që njerëzit ta harrojnë facebook-un hapur, ndodh po ashtu që kureshtja dhe parandjenja të shtyn ta kontrollosh inbox-in… 
E njihje vajzën me të cilën ti thua se Arditi kishte lidhje paralele?
Nuk e njoh atë vajzë, ndërsa ai po, e njihte prej kohësh. 
Si u ndjeve në atë momente, e prisje diçka të tillë nga i dashuri yt?
Normal, si çdo femër që zbulon se i dashuri e ka tradhtuar. U ndjeva e tradhtuar, e lënduar, e zhgënjyer.

DokuFest bën thirrje për “Common Ground”

0

Common GroundCommon Ground është pjesë e një iniciative më të gjërë të quajtur “The Visegrad Bridge” (Ura e Visegrad) që është një projekt për profesionistë të filmit nga shtetet e Visegradit dhe Ballkanit. Projekti përfshin një kombimin interaktiv të punëtorive dhe ligjeratave për gazetarë, krtikë të filmit, reprezentativë nga festivalet e filmit, regjisorë dhe producentë.
DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim për një program trajnimi për kritikë të filmit dhe po thërret shkrimtarë, kritikë, blogerë, gazetarë dhe filmëbërës me interes në kritikë të filmit të aplikojnë.

Punëtoria Common Ground do të mbahet nga 18 deri më 22 gusht, 2014. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen të ndjekin shfaqjet e filmave nga programi i DokuFest dhe të punojnë me tutorë të eksperiencuar dhe të vlerësuar. Programi do të prezantoj shkrimtarët e ri me praktikën e kritikës së filmit dhe të i ndihmoj ata të zhvillojnë stilin e tyre të shkrimit. Thirrja është e hapur për 10 shkrimtarë nga Ballkani dhe shtetet e Visegrad – Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia.

Punëtoria do të zhvillohet në gjuhën angleze, kështu që pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mirë të kësaj gjuhe.

Common Ground është pjesë e një iniciative më të gjërë të quajtur “The Visegrad Bridge” (Ura e Visegrad) që është një projekt për profesionistë të filmit nga shtetet e Visegradit dhe Ballkanit. Projekti përfshin një kombimin interaktiv të punëtorive dhe ligjeratave për gazetarë, krtikë të filmit, reprezentativë nga festivalet e filmit, regjisorë dhe producentë.

Projekti përfshin punëtorinë për kritikë të filmit Common Ground, takime joformale për mundësi të co-produksioneve në mes të shteteve të Visegradit dhe Ballkanit si dhe takime në mes të reprezentativëve të festivaleve nga shtetet e Visegradit për aspektet më të rëndësishme të organizimit të festivaleve të filmit. Visegrad Bridge është një iniciativë e DokuFest në partneritet me Institute of Documentary Film Czech Republic, Slovak Film Institute dhe Bialystok Cultural Centre from Poland

Mustafa: PDK do koalicion me LDK-në

0

RrustemMustafa–RemiPartia Demokratike e Kosovës do ta formojë qeverinë e re të Kosovës, me Hashim Thaçin kryeministër. Koalicioni ideal dhe i mundshëm është ai mes PDK-së dhe LDK-së, për arsye se Kosovës i duhet një koalicion i qëndrueshëm. PDK-së i takojnë të dyja herët për ta bërë qeverinë e re. Nisma për Kosovën me së lehti bëhet pjesë e koalicionit me PDK-në…, kështu thotë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi.
Rrustem Mustafa, në një intervistë për KosovaPress, tha se nga e hëna e javës së ardhshme do t’i nisin bisedimet me të gjitha partitë politike për të bërë koalicion dhe për ta formuar Qeverinë. Këtë mundësi Mustafa thotë se ua jep fitorja në zgjedhjet e 8 qershorit.

Thotë të gjithë liderëve të partive politike që të rrinë të qetë, pasi PDK-ja nuk ka dalë në gjah për të marr deputetët e partive të tyre.

“Me përfundimin e procesit ne do të aranzhojmë takimet dhe mundësitë e krijimi të qeverisë së re. Këtë mundësi na jep procesi zgjedhor që ishte më i miri që prej pasluftës, këtë mundësi na jep sepse PDK-ja doli në mënyrë të qytetëruar dhe të fuqishme partia e parë duke fituar zgjedhjet dhe tash i jepet mundësia, jo së pari siç e thoni ju, por së pari e së dyti PDK-ja do të qeverisë vendin këtë mandat qeveritar”, tha Mustafa.

Ai ende nuk e ka ndryshuar mendimin se Kosovës i duhet një koalicion i madh, që do të krijohej mes PDK-së dhe LDK-së, për të krijuar numrat e nevojshëm për ta quar Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE.

“I besoj koalicionit të madh PDK-LDK. Pavarësisht se ne kemi edhe mundësi tjera për krijimin e qeverisë, por unë do të doja, sepse koha dhe momenti e kërkon për drejtimin e vendit për Evropë. Na duhet të marrim një mori vendimesh të rëndësishme për këndelljen e vendit, këndelljen e rrugës drejt Evropës. E dëshiroj dhe i besoj koalicionit të madh që do të krijoj stabilitet institucional për vitet e ardhshme për vitet që ne do të rregullojmë shumë segmente të rrugëve për Evropë”, thotë Mustafa.

Kur flet për marrëveshjen LDK-AAK-Nisma, Mustafa thotë se ajo ka ndodhur jashtë praktikave që kanë qenë deri me tani në Kosovë, një marrëveshje që ka ndodhur jashtë procedurave, pa përfunduar procedurat zgjedhore.

Ndërsa, duke folur për takimet me liderët e partive tjera për të diskutuar rreth koalicionit të ardhshëm, Mustafa thotë se ende zyrtarisht nuk kanë filluar ta takojnë askënd, derisa thotë se janë takuar rastësisht dhe miqësisht thuajse me të gjithë liderët e partive tjera.

Mustafa thotë se ka kontakte me të gjitha partitë, e posaçërisht me LDK-në i ka të ruajtura që kur ai ka qenë në LDK, nga koha kur kanë organizuar luftën për lirinë e Kosovës, por sipas tij, ai edhe sot ka lidhje të shëndosha me LDK-në dhe ka biseda.
“Por konkretisht për koalicion ende nuk ka filluar orari dhe ende nuk kanë përfunduar procedura për të filluar bisedimet e qarta konkrete për koalicionin. Mirëpo, kam ndarë opinionin që kam unë me shumë udhëheqës të LDK-së dhe unë shoh mundësi”, theksoi ai.

Mustafa vazhdon të jetë i sigurt që partitë që lidhen koalicion mes vete, pavarësisht humbjes që pësuan, ata duan stabilitetin institucional të vendit dhe duan që të rregullojnë rrugën për shkuarjen në Evropë, dhe për këtë ata do t’i bashkohen koalicionit në ditët në vijim.

Ndërsa, rreth shkrimeve se PDK-ja tashmë ka dal në gjah për të blerë deputetë të partive tjera në mënyrë që t’i bëjë votat për votimin e Qeverisë, Mustafa thotë se ato janë të pavërteta, madje ka një porosi për të gjitha partitë dhe deputetët e tyre.

“Nuk besoj se është e lansuar ndonjë ide e kryeministrit për të shkëputur këdo qoftë nga partitë ekzistuese në opozitë. Nuk është misioni ynë, nuk jam unë njeriu i duhur që të flas për atë punë, unë flas për projekte të mëdha, institucionaliste, për ndërtimin e partive çfarë janë dhe ne jemi duke folur për udhëheqjen e LDK-së, apo udhëheqjen e partive tjera. Nuk flasim asnjëherë, nuk e vëmë asnjëherë vizionin tonë në shërbim të individëve të cilës do parti qofshin ato. Edhe po të ketë ndonjë që do të tenton personalisht apo individualisht t’i bashkëngjitet misionit tonë, unë nuk do t’ia preferoja, për atë do të thosha që të rrinë të qetë të gjithë, PDK-ja nuk ka plane dhe nuk ka angazhime për marrjen e deputetëve veç e veç”, tha Mustafa.

Mustafa shton se do të ketë befasi në krijimin e Qeverisë së re, duke e vlerësuar si shumë normale prishjen e marrëveshjes që kanë mes vete, LDK-AAK-Nisma, për t’iu bashkuar PDK-së në koalicionin qeverisës.

“Duke qenë në politikë që sa kohë, por duke njohur politikat parlamentare që ndodhen në vendet e qytetëruara, e dimë që shumë herë që blloqet që janë krijuar gjatë kohës së zgjedhjeve, apo me vonë apo më herët ato shpesh herë janë thyer dhe janë krijuar befasi. Pse mos të ketë befasi edhe këtu, nuk duhet të ketë betonim nga asnjë parti”, shtoi ai.

Ndërsa, kur flet për befasitë, Mustafa thotë se Nisma është ajo që më së lehti mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.

“Nisma më se lehti, por unë them se lehtë është për të gjitha partitë të cilat synojnë integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe që dëshirojnë përmirësimin e gjendjes në përgjithësi në vendin tonë”, tha Mustafa.

Përkundër asaj që liderët e partive politike tashmë kanë arritur një koalicion për të formuar qeverinë e ardhshme dhe kanë deklaruar se nuk do t’i përgjigjen PDK-së për të diskutuar formimin e Qeverisë së re, Mustafa thotë se asnjëri nga liderët politik, por në veçanti udhëheqësi i LDK-së nuk ka pse t’i ikë takimeve me askënd, e aq me pak me drejtuesit e PDK-së.

Ndërsa, nga çfarëdo diskutimi, Mustafa e ka përjashtuar çështjen e postit të kryeministrit, duke thënë nuk janë në pozitë të negociojnë për postin e të parit, pasi ata dolën fitues të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë, Kreta çon çështjen në Strasburg

0

76983_2Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg pritet të shqyrtojë çështjen e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Mesdhe.

Autoritetet vendore të Kretës kanë vendosur ta ankimojnë këtë çështje, pasi janë të bindur se shkatërrimi i substancave nga procesi hidrolizës në det do të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit dhe do të ketë një ndikim negativ në mjedis.

Sipas autoriteteve vendore të Kretës, arsyeja pse organizatat dhe institucionet do të shkojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është fakti që qeveria nuk pranon të kuptojë se shkatërrimi i lëndëve kimike paraqet shumë rreziqe për qytetarët dhe mjedisin.
“Pas një lufte gjashtë mujore qeveria greke nuk u bind se shkatërrimi i armëve kimike nuk duhet të bëhet në Mesdhe, as në det dhe as në tokë. Procesi i hidrolizës nuk është e sigurt, ndaj apelojmë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe përgatitemi për protesta të tjera”, vuri në dukje një zyrtar lokal.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Shoqatës së Mjekëve të Iraklios theksoi se “ky eksperiment, jo vetëm rrezikon shëndetin e njerëzve dhe mjedisin por gjithashtu shkel të drejtat e njeriut dhe rregullat e vetë organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, i cili ndalon transferimin e kimikateve”.

Natën duke u gdhirë e enjte ngarkesa e arsenalit kimik sirian u transferua nga anija daneze «Ark Futura» në anijen amerikane «Kep Ray», ku ka filluar të shkatërrohet në një proces që pritet të zgjasë disa javë, në ujërat e detit Mesdhe.

E kam ditur fatin

0

West-637x424Ata tashmë janë një ndër çiftet më të përfolur në media. Dhe nuk është asgjë sekrete sa i përket asaj se reperi Kanye West ka ndier një simpati për tashmë gruan e tij Kim, shumë vite më parë.
Kim dhe Kanye, që kanë një vajzë së bashku, ishin miq shumë vite më parë, para se të gjenin dashurinë.

“I kam thënë Kim’it shtatë vjet më parë se do ta martoj atë dhe e realizova. Unë doja të bëja diçka të mahnitshme dhe të ndryshoja botën dhe kjo është ajo çfarë unë planifikoj të bëj”, ka thënë Kanye.

Vlorë, asgjësohen 850 rrënjë kanabis sativa

0

Kanabis sativa-krujeRreth 850 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Vlorës mëngjesin e sotëm. Bimët e kultivuara të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, kishin arritur një lartësi prej 1 metër.

Nga burimet e policisë lokale bëhet e ditur se “Kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatrave Treblovë dhe Penkovë, 25 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike”, transmeton shekulli.

Ndërkohë, policia bëri dokumentimin e plotë ligjor në lidhje me këtë raste dhe filloi procedimin penal për identifikimin e autorëve.

Berisha nuk pajtohet me vlerësimin e OJQ –së “Ec Ma Ndryshe”

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha nuk pajtohet me vlerësimin e Organizatës Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, rreth punimeve që janë duke u zhvilluar në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Ai thotë se vlerësimet e “Ec Ma Ndryshe” nuk janë të qëndrueshme dhe se nuk i shërbejnë qytetarë ve.”Kë to vlerësime nuk janë të qëndrueshme as në aspektin publik,por as në atë ligjor”, ka thënë Berisha për TVO.

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” gjatë muajve maj-qershor ka hulumtuar çështjen e punimeve infrastrukturore të ndërmarra nga komuna e Prizrenit në zonën e parë të rajonit të burimit të Lumëbardhit, që është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Në bazë të informatave që monitoruesit e kësaj organizate kanë siguruar nga njohësit e kësaj fushe del se Komuna e Prizrenit i ka nisur punimet në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”, pa u pajisur me lejet e pëlqimet paraprake të institucioneve kompetente ka filluar projektin për marrjen e ujit nga rajoni i burimit të Lumëbardhit, në zonën e Prevallës të PK Sharri.

Konkretisht, sipas ekspertëve, kryerja e punimeve ka nisur të bëhet pa pëlqim mjedisor, pa leje ujore nga MMPH-ja dhe pa Vlerësim të Ndikimit në Mjedis.

Ata kanë vlerësuar se në këtë rast Komuna e Prizrenit ka bërë shkelje të ligjeve që kanë të bëjnë me Parkun Kombëtar Sharri, atë të Natyrës, Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, etj.

Zë dhë në si Berisha thotë ndërkaq se ky vlerësim i “Ec Ma ndryshe” ë shtë në kundërshtim me interesin e qytetarë ve.

“Organizatat joqeveritare në fondament do të duheshin mbrojtur interesin e qytetarë ve , por kësaj radhe “Ec Ma Ndryshe” bie në kundërshtim më të gjithë qytetarë t e Komunë s së Prizrenit, dhe nevojat e tyre për uj të pijes”/PrizrenPress.com/

Kuçi, kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

0

Kuci-hajredin5-30Njëri nga njerëzit më të afërm dhe më të besueshëm të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi është i kandidati i PDK-së për postin e kryeparlamentarit.

Ndonëse ende ka paqartësi për atë se kush do ta marrë postin e kryeparlamentarit, PDK apo koalicioni LDK- AAK- Nisma që e ka shumicën në Kuvend, burime nga PDK-ja kanë thënë se partia e Hashim Thaçit, tashmë është përcaktuar për emrin e saj për kryeparlamentar.

“Hajredin Kuçi është emri i partisë për postin e kryetarit të Kuvendit. Ne jemi të bindur se posti i kryeparlamentarit na takon neve”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Edhe Hajredin Kuçi para disa ditësh kishte thënë se PDK-së si partia fituese e zgjedhjeve i takon posti i kryeparlamentarit. Madje, ai kishte thënë se pikërisht posti i të parit të Kuvendit do të jetë ai ku do të thuhen shtizat ndërmjet PDK-së e koalicionit LDK- AAK- Nisma. Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se ka ambicie për këtë post.

Ndërkohë, në anën tjetër partitë që e kanë formuar koalicionin, LDK- AAK- Nisma poashtu janë të bindura se atyre do t’u takoj posti i kryeparlamentarit. Këto parti thirren në argumentin se posti i kryeparlamentarit i takon grupit më të madh parlamentar, që në këtë rast është koalicioni LDK- AAK- Nisma me 47 deputetë.

Ndërkohë, zyrtarë nga Brukseli kanë thënë se kush i ka numrat e bënë qeverinë në Kosovë. Pra, sipas tyre në rast se dështon Thaçi ta formoj qeverinë, si mandatari i parë që i ka 15 ditë kohë, atëherë qeverinë do ta bëjë kushdo që e ka shumicën në Kuvend, që në këtë rast i bie koalicioni LDK- AAK- Nisma.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, PDK kishte dalë partia e parë me 30 për qind, e pasuar nga LDK me 25 për qind, VV 13 për qind, AAK 9 për qind dhe Nisma për Kosovën me 5 për qind.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, LDK- AAK- Nisma lidhën një marrëveshje për bashkëqeverisje, që mori mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lënë kështu PDK-në pa asnjë partner shqiptar për bashkëqeverisje.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e kishte dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së Kosovës. Gjykata Kushtetuese kishte dalë me vendim se partisë së parë i takon së pari ta bëjë qeverinë, e në rast se këtë nuk arrin ta bëjë, atëherë presidentja e nominon një kandidat tjetër, i cili i ka 10 ditë kohë ta formoj qeverinë. /Gazeta Blic/

Dhuratë dashurie

0

BoatengNë pushime në Porto Cervo, pas eksperiencës jo të mirë më Ganën në Kampionatin Botëror të Futbollit, e cila u përmbyll me polemika të shumta, Kevin Prince Boateng është duke shijuar pushimet dhe gjithë kënaqësitë që i jep jeta, në praninë e të dashurës së tij, Melissa Satta.

Gruaja e ardhme e lojtarit bukurosh të Schalke 04, për të ngritur moralin e të dashurit, ka menduar t’i bëjë një dhuratë. Në fakt nuk është diçka simbolike, por një dhuratë me shuam vlerë, të cilën askush nuk mund ta marrë çdo ditë.

Bëhet fjalë për një Chevrolet Camaro, rally-sport cabrio, të vitit 1968, të cilën futbollisti e ka marrë sapo ka dalë nga ambientet e tyre të ndenjjes, duke e gjetur të lokalizuar tek dera. E, në fund të fundit, kush nuk do t’i gëzohej një dhurate të tillë?