Home Blog Page 8376

Korabi bashkon trojet etnike

0

KorabShaqiri-fylliRadhitet tek emrat më të denjë të industrisë së muzikës në vendin tonë. Është ky kompozitori e këngëtari i njohur Korab Shaqiri i cili këtë sezon publikut të vet po i dhuron një këngë me videoklip shumë interesant. Se për çfarë bëhet fjalë më saktësisht ka treguar vetë ai në një bisedë për gazetën Tribuna.

“Është një këngë bashkë me klip i cili promovon të gjithë bukurinë shqiptare. Në të do të prezantohen pothuajse të gjitha trevat shqiptare. Që nga pjesa antike ku është Apolonia p.sh nga Mbretëresha Teuta e deri në Korfuz poshtë. Pastaj kemi shkuar në Guci lartë, Ulqin e pjesët tjera të trevave shqiptare në Mal të Zi. Më pas ka pjesë nga Ohri, Shkupi e vende të tjera, pa lënë anash normalisht edhe pjesë nga vendet në Kosovë e Shqipëri. Ky klip është një promovim i bukurive shqiptare që nga ato detare deri tek ato malore”, ka thënë këngëtari në fillim të bisedës, ndërsa ka treguar se ky projekt në tërësi është i menduar nga vetë ai.

“Muzika e këngës ‘Welcome to Albania’ është krijimtari e imja, orkestrimi po ashtu. Për tekst kam bashkëpunuar me babin , Ilir Shaqirin. Edhe ideja e klipi është po ashtu ide e imja. Si projekt është i menduar në përgjithësi nga unë”, ka zbuluar ai.

Kadare s’ka respekt për Hamitin

0

IsmailKadare6-30“Një tempull, më pak se gjithçka, e duron baltën. Ndaj e kam thënë e përsëritur dhe prapë do ta përsëris, se në tempullin e letërsisë hyhet vetëm me dashuri”. Kështu e përmbyll rrëfimin e tij shkrimtari Ismail Kadare, në librin e autores Aida Tuci, “Një enigmë me disa të panjohura. Rreth dosjes Bilal Xhaferi”.

Në vitin 1968 në Klubin e Shkrimtarëve në Tiranë, do të mbahej një diskutim për romanin “Dasma” të Kadaresë. Ky libër për Xhaferin nuk ishte asgjë tjetër “veçse rryma e Golfstrimit, që përshkon tej e tej oqeanin Atlantik, çka nënkupton frymën e huaj në realizmin socialist”. Pse-të e kritikës së para katër dekadave, marrin përgjigje sot përmes rrëfimeve të njëpasnjëshme të pjesëmarrësve në atë diskutim, që përpos kujtimeve japin edhe një portret psikologjik të Xhaferit, miqësitë e tij, disa shënime mbi familjen dhe më pas arsyet e ikjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa dëshmi nga punonjësit e kufirit, nëse ai u arratis apo u ndihmua të arratisej. Në fund, vetë Kadare flet për njohjen me të, habinë që i shkaktoi kritika, dëmin që mund t’i sillte në atë kohë e jo vetëm. Pwr Xhaferin, shkrimtari flet edhe në librin e tij “Ftesë në studio”. Babanë e tij e cilëson si fashist, prandaj thotë se e kanë vrarë. Kadare shton se Xhaferi e kishte kritikuar ashpër “Dasmën”, për shkak se donte të bëhej i njohur nëpërmjet këtij akti gjë që nuk arriti e prandaj u arratis në SHBA. Por arratisja e Xhaferit në publik njihet ndryshe. Për shkak të kritikave që ia kishte bërë Kadaresë, Xhaferit i ishte hequr e drejta e botimit dhe ishte internuar në fshatin Hamalle të Durrësit. Një vit më vonë ai ishte arratisur nga Shqipëria, për shkak se Sigurimi i Shtetit kishte përgatitur dosjen për arrestimin e tij. Rasti i Xhaferit, bëhet shkas që Kadare të flas për akademikun nga Kosova, Sabri Hamiti. Gazeta sjellë fragmentin nga libri ku shkrimtari shqiptar nuk e vlerëson mirë Hamitin dhe ku shfaq mosrespektin që ka ndaj tij.

Hamiti mosbesues ndaj diskutimit të Xhaferit
Autorja Tuci në fund të bisedës i thotë Kadaresë se akademiku kosovar nuk pranon të jap komente për vlerësimet e Xhaferit kundrejt “Dasmës”, sepse sipas tij, ato deklarata nuk janë të botuara askund.

“Meqenëse jemi në fund të bisedës sonë, jam e detyruar të them se më ka bërë përshtypje pozitive gatishmëria e njerëzve për të dhënë sqarime. Të paktë kanë qenë ata që kanë refuzuar. Ose që nuk kanë treguar fragmente të diskutimit të plotë të B. Xhaferit, që disponojnë. Përshtypja ime është se ato fragmente e rëndojnë më shumë Xhaferin. (Ndër to është për shembull, vërejtja se Kadare tallet me kinezët.) Për sa u përket dëshmitarëve, ata përputhen. I vetmi që ka shfaqur mosbesim ndaj tyre ka qenë akademiku nga Kosova, S. Hamiti, ngaqë, sipas tij, fjalët e B. Xhaferit nuk janë të botuara asgjëkund!”, shkruan Tuci në librin e saj.
Kadare nis përgjigjen e tij ngadalë. Fillimisht nuk pranon të merret me Hamitin, por e ndjen për detyrim që ta arsyetoj mosrespektimin që ka ndaj tij. Por më pak përgjigje ndaj pyetjes së Tucit, Kadare duket sikur më shumë dëshiron t’i laj hesapet më Hamitin.

“S’dua të merrem me gjëra të tilla. As me enigmat e tjera, siç i quani ju, të kësaj ankete. Sa për akademikun që përmendni, së pari po shpjegoj mungesën e nderimit tim për akademikë të tillë.
Me sa duket, s’është e rastit që, pasi ka qenë një nga zelltarët e këtij fabrikimi, ka mbetur mbrojtësi i fundit i tij. Veç kësaj, ngaqë ka qenë dhe vazhdon të jetë për gati dyzet vite rresht poet dhe prozator i Kosovës, më saktë një poet dhe një prozator i rëndomtë i Kosovës, ky njeri ka të drejtë të japë mendime sikurse çdo letrar tjetër, çdo lexues e çdo studiues”, thotë Kadare. Ai shton se ky lloj letrari, siç i referohet Hamitit, nuk mund ta harrojë statusin e tij modest në letërsi dhe të kthehet befas në një ‘arbitër të elegancës’, siç quheshin dikur sistematizuesit, kanonizuesit e letërsisë dhe përcaktuesit e hierarkisë së vlerave.

Intelektualët kosovarë adhuronin Jugosllavinë
Më tutje ai vlerëson se statusi i Hamitit në letërsi është modest, prandaj nuk e lejon në asnjë rast shkeljen e ligjit numër një të artit: kriterin e vlerave.

“Përndryshe do të kishim një model të pastër të asaj që quhet ‘trafik influence’ (ndikimi). Kurse autorët që merren me të, do të ishin trafikantë, po aq të dëmshëm sa gjithë trafikantët. Kjo do të çonte në fitoren e mediokritetit, i cili për letërsinë dhe artet është më i keq se murtaja.
Sundimi i mediokritetit shpallet kur shkrimtari i rëndomtë, bashkë me rolin e arbitrit, merr atë të përjashtuesit nga letërsia të shkrimtarëve më të shquar, pra më të rëndësishëm se ai vetë” shprehet shkrimtari i njohur shqiptar.

Sipas tij, nxjerrja nga letërsia e shkrimtarëve më të mirë është synimi i parë dhe i fundit i mediokritetit. Përjashtimi nga letërsia, shton Kadare, ai që në një rend tiranik bëhet me burg dhe me dekret, në rendet demokratike kryhet me anë të akuzave të rënda, pas të cilave asnjë shkrimtar nuk mund të mbetet pjesë e asnjë letërsie. “Shembull për këtë është rasti kur shkrimtari akuzohet se i kërkon tiranit forcimin e terrorit. Këtu, pas idesë se shkrimtari është më i keq se Hitleri, Stalini ose Hoxha, mbaron diskursi letrar dhe nis kërkesa për rrëzimin e tjetrit. Nuk njihet asnjë shkrimtar në Evropë që t’i jetë bërë një akuzë kaq e egër. Dhe të mendosh se këtë e bën një letrar i Kosovës kundër kolegut nga Shqipëria! Letrarë si ky, duke spekuluar politikisht me ‘realizmin socialist’, përpiqen të mohojnë vazhdimësinë e letërsisë së Shqipërisë histo-rike në shekullin e 20-të, me anë të tezës thellësisht përçarëse se këtë rol e mori letërsia e Kosovës, meqenëse ajo, falë shansit të ‘jugosllavizmit liberal’, mund ta kryente atë rol. S’ishte herë e parë që kjo mahnitje e ky adhurim gjysmë i fshehtë për jugosllavizmin shfaqej te disa intelektualë të Kosovës”, konsideron Kadare.

Stili i Hamitit në nivel të mjerueshëm
Popujt sipas tij, duke përfshirë edhe Kosovën, nuk e fitojnë e as nuk e humbin lirinë e tyre për shkak të letërsisë. Liria e Kosovës, thotë Kadare, përpara se të varej nga përdorimi ose jo i formave kinse “postmoderne”, kishte lidhje me ngjarje dramatike si rebelimi i vitit 1981, i cilësuar si rebelimi i tretë, pas atij të Hungarisë dhe të Polonisë, që u shtyp me armë dhe gjak, siç shtypen kryengritjet.

“Ndërsa letërsia e socrealizmit shqiptar s’ka tagër të jetë paternaliste, ndaj letërsisë së Kosovës të së njëjtës periudhë, po aq kjo e fundit nuk mund ta sfidojë tjetrën. Janë dy socrealizma, njëri shqiptar e tjetri jugosllav, të dy pa arsye për të qenë krenarë. Ideja e Sigurimit shqiptar, për të shkarkuar mbi letërsinë fajet e regjimit, ngjan çuditërisht me idenë e UDB-së jugosllave për t’i veshur merita anës tjetër”, thekson shkrimtari. Megjithëse ka çka të thotë edhe më tepër, Kadare nuk ka dëshirë të zgjatet për Hamitin. Në këtë intervistë ai ia përmend akademikut kosovar edhe akuzat për plagjiaturë, që sipas Kadaresë është më e rënda që mund t’i bëhet një intelektuali.

“Pa përmendur nivelin e mjerueshëm të stilit të S. Hamitit, siç janë përçartjet e mëposhtme që sjell dr. S. Bytyçi: ‘Kritika tematike diferencon terminologjinë e semantikës strukturale në ‘semat nukleare’ dhe ‘semat kontekstuale’ të temës. Atëherë vjen akti i ven-dosjes së temës në tekst duke përdorur intuitën fenomenologjike, me një analizë tekstuale nëpërmjet një udhe strukturale…’. Më falni për dhimbjen e kokës! S’do të doja që ky motiv të ishte pjesë e kësaj bisede, ndaj dhe s’kam dëshirë të zgjatem më tej”, përfundon Kadare. Akademiku kosovar, i cili në vitin 1996 ka shkruar një monografi për Xhaferin “Poeti i nemun”, nuk dëshiron të përfshihet në një debat të tillë me Kadarenë. Ai thotë për gazetën se intervista e shkrimtarit shqiptar nuk përbën nivel dialogu, prandaj “Daja” siç i referohet ai Kadaresë në disa raste, konsideron se nuk ka asgjë tjetër, përveçse një përpjekje për ta ‘larë’ vetën.

Policia në Prizren, arreston 42 lypsarë nga Shqipëria

0

LypsariPolicia në Prizren ka larguar mbrëmë nga rruga 48 lypsarë. Prej tyre 42, ka rezultuar se janë nga Shqipëria.

Aksioni ka filluar në ora 21:00 dhe ka përfunduar në ora 23:00.

“Në këtë aksion janë kapur nga policia 48 lypsarë, në mesin e të cilëve 42 shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa 6 të tjerë shtetas kosovar kryesisht nga komuna e Gjakovës”, konfirmoi për TVPZ, rreshteri i PK-së, Nuridin Begolli.

Sipas tij, lypsarët nga Shqipëria janë dërguar në vendin e vet.”Lypsarët e Shqipërisë i janë dorëzuar policisë të shtetit shqiptar, ndërsa ndaj 6 lypsarëve nga Kosova është ngritur procedurë penale”.

Begolli tha se aksione të ngjashme do të ketë edhe gjatë ditëve të tjera./PrizrenPress.com/PrizrenPress.com/

Të hënën fillon dezinfektimi i bagëtisë në Malishevë

0

MalishevaDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton të gjithë fermerët e Komunës së Malishevës, se duke filluar nga java e ardhshme, të hënën me 7 korrik 2014, nis spërkatja e bagëtisë, gjegjësisht repelimi i bagëtisë. Me këtë lutem blegtorët që ti mbajnë mbyllur bagëtinë nga 6:00 e mëngjesit, deri në ora 12:00 në mesditë dhe të bëjnë mjeljen e tyre.

Repelimi i bagëtisë bëhet me qëllim të parandalimit nga prekja nga rriqrat, me qëllim të mosbartjes së rriqrave nga fushat në stalla. Edhe kjo fushatë e spërkatjes së bagëtisë, është në kuadër të luftimit dhe parandalimit të infektimit me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe është në kuadër të strategjisë nacionale kundër EHKK.

Spërkatje, përkatësisht repelimi i bagëtive, organizohet dhe financohet nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit në Republikën e Kosovës (AVUK). Fushata, planifikohet të nis të hënën në fshatin Burim, ndërsa varësisht prej ecurisë të saj, fshatrat do të njoftohen me kohë përmes mjeteve të komunikimit dhe nga kryetarët e fshatrave. Luten qytetarët që të ndjekin udhëzimet, për mbajtjen mbyllur të bagëtive deri në mesditë dhe mjeljen e tyre./prizrenpress.com

2100 shqiptarë janë kthyer më 2013 nga Italia

0

Capture d’écran 2014-07-05 à 08.12.02Gjatë vitit të shkuar kanë vendosur të lënë Italinë mbi 82 mijë italianë dhe janë kthyer në atdhe rreth 44 mijë të huaj.

Në vitin 2008 këto shifra ishin sa gjysma e atyre të vitit 2013: para gjashtë vjetëve largoheshin 39.5 mijë italianë dhe vetëm 22 mijë të huaj.

Në ardhje-kthimet nuk bëjnë përjashtim, qoftë për uljen e ardhjeve, qoftë për shtimin e largimeve, as shqiptarët.

Edhe pse mbeten komuniteti i dytë i të huajve në Itali, përsa u përket ardhjeve gjatë vitit të shkuar shqiptarët e Italisë renditen të pestët me 12 mijë ardhje, ndërkohë që nga Rumania kanë hyrë rreth 50 mijë njerëz, Maroku mbi 19 mijë, Kina rreth 18 mijë e Ukraina 12,5 mijë.

Në raportin demografik të ISTAT thuhet gjithashtu se krahasuar me vitin 2012, ardhjet e shqiptarëve kanë pësuar një tkurrje prej 12,3%.

Përsa u përket kthimeve në vendlindje shqiptarët renditen të dytët në shifra absolute. Pas rumunëve të Italisë, nga të cilët mbi 10 mijë janë kthyer në vendlindje (21% më shumë se një vit më parë), renditen shqiptarët me 2.100 kthime, me një rritje vjetore në përqindje më të lartë se të tjerët, 23%.

Çfarë shpirti ka Tuna

0

Tuna6-16“Kosovarja”: Në çdo paraqitje në klipe, evenimente, lë përshtypjen e një vajze të vrazhdë, pa tolerancë, sulmuese. Si është Tuna nga brenda?

Tuna: – Mënyra se si është interpretuar karakteri im, qëndrimet e mia nuk janë tamam të tilla. Është një mbrojtës që unë e kam (selfprotected) për të mbrojtur veten nga gjithë ato energji dhe njerëz dhe ky është një qëndrim që unë kam, por në brendësi njerëzit që më njohin e dinë që Tuna… Nuk po them që është perfekte, sepse asnjëri prej nesh nuk është…/Kosovarja/

Shock në Francë: Nëna e nxënëses vret mësuesen në klasë

0

mesuesja-me-familjenMësuesja e një shkolle fillore në jug të Francës u ther për vdekje përpara nxënësve nga nëna e njërit prej tyre.

Sipas BBC, Fabienne Terral- Calmes, 34 vjeç, u sulmua të premten në mëngjes në shkollën Edouard Herriot.

E dyshuara për krimin, një 47- vjeçare, u arrestua më pas në shtëpi.

Mësohet se autorja e krimit po çonte vajzën- pesë ose gjashtë vjeçe- në shkollë.

Por ajo nxori një thikë të gjatë dhe bërtiti “nuk jam hajdute” përpara se të sulmonte.

Ajo i nguli thikën vetëm njëherë në gjoks.

Një prokuror, që shkoi ndër të parët në vendin e ngjarjes, tha se mësuesja ishte në arrest kardiak në klasë, por nuk mbijetoi.

Disa media thonë se autorja e krimit ka deklaruar në polici se e bëri krimin pasi mësuesja sillej keq me vajzën e saj.

Por disa përfaqësues të grupeve të prindërve thonë se nuk ka pasur probleme mes tyre.

Disa media të tjera thonë se gruaja që kreu krimin njihej për neglizhencë ndaj fëmijëve.

Libri biografik për Mitrush Kutelin irriton familjarët: Ka shumë pak të vërteta

0

Mitrush_KuteliLibri “Kuteli, kalvari i një jete plot brenga”, i autorit Tomi Mato, ka indinjuar pa masë familjen e shkrimtarit të madh, Mitrush Kuteli.

Atalanta Pasko deklaroi se në 500 faqet e librit ka shumë pak të vërteta që kanë të bëjnë me qytetin ku lindi Kuteli, shkollën e mesme të kryer në Selanik, studimet e larta në Bukuresht dhe që ndërroi jetë në vitin 1967.

Atalanta tha se ka dhe një të vërtetë tjetër; mbesa e Kutelit u martua në vitin 1962 me vëllain e gruas së Tomi Matos dhe kjo sipas saj është fillesa e krijimit të një alibie nga ana e autorit, për të shkruar ato që ajo i quan ‘përçartje’.

Vajza e Dhimitër Paskos kundërshton autorin e biografisë së Kultelit.

Sipas saj, Mato shkruan në libër për mungesë parash dhe shitje tokash, se familja e Dhimitër Paskos kishte hyrë në borxhe të mëdha për shkak të studimeve të tij, ndërsa personazhe janë bërë edhe Dhimitër Berati, Viktor Eftimiu për t’i gjetur punë Mitrushit, por që kjo është thjesht gënjeshtër.

Por përplasja më e fortë mes familjarëve dhe autorit të librit janë njohja e Kutelit me bashkëshorten.

Tomi Mato shkruan në libër se Kuteli u njoh me gruan e tij në plazh.

Ndërsa, Atalanta Pasko sqaron për GSH-në se babai dhe nëna e saj u njohën në një ngushëllim.

Gjithashtu, Pasko thotë se Mato gënjen për dasmën pasi ajo nuk u bë, për muajin e mjaltit, një fletërrufe vendosur (sipas autorit) Kutelit në vitin 1967 në qendër të Tiranës etj.

Ziadin Sela: Sot në Shkup, si dhuna policore serbe në 1989 në Kosovë

0

Ziadin SelaEdhe kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka mbajtur qëndrimi lidhur me dhunën policore të ushtruar kundër shqiptarëve në Shkup

“Pamje qe te kujtojne vitin 1989″>1989 ne Kosove.Rrahman Morina ishte ulur kembekryq ne qeverine e dhunshme te Sllobodan Millosheviqit.Ai qeverisi vetem disa muaj ndersa “RRAHMANET” tane kane 12 vite qe qeverisin duke shkelur perdite mbi gjakun e te rinjeve dhe te rejave shqiptare. Epilog i tmerrshem i nje proteste paqesore, drejtuar kunder nje institucioni i cili rrin ne kembe fal tatimeve te po ketyre qe sot u rrahen e u malltretuan sepse kerkuan shum pak drejtesi. Dhe kishin plotesisht te drejte te protestojn perpara nje sistemi i cili dy vite me pare bastisi gjysmen e territorit shqiptar ne Maqedoni, ne kerkim te “provave” per krimin dhe qe perfundoj, me proven fjalim te nje prokurore ligsire e qe len shum pikpyetje rreth te vertetes se vrasjes se te rinjeve maqedonas tek liqeni i Smilkoves”, ka shkruar Ziadin Sela.

Megjithatë, ai ka porositur të gjithë shqiptarët që edhe pse ka padrejtësi të tilla të ruajnë gjakftohtësinë.

Publikohet traileri i filmit për Hendrixin

0

20140704224711806600Rolin e Hendrixit e luan André Benjamin, i njohur si Andre 3000 nga gruoi Outkast
Meqë produksioni nuk e kishte marrë të drejtën për muzikën e Jimit, është vendosur që filmi të paraqet jetën e Hendrixit 1 vit para se të bëhet i njohur dhe para se të bëhet krijuesi i një numri të madh të këngëve kult të të gjitha kohërave.

Filmi është vendosur mes viteve 1966 dhe 1967, kur Hendrix ishte një kitarist përcjellës i pa njohur në Nju Jork, në një klub ku e kishte zbuluar një grup muzikor dhe e kishte marrë me vete në Londër.

Skenarin dhe regjinë e “një viti nga jeta e Hendrixit” e ka bërë John Ridley, i cili është shpërblyer me Oscar për filmin “12 Years a Slave” (2013)

Rolin e Hendrixit e luan André Benjamin, i njohur si Andre 3000 nga gruoi Outkast. Premiera e filmi “All is by my side” është përcaktuar të jepet me 26 shtator./ KultPlus.com