Home Blog Page 8377

Dushi: Procesi zgjedhor ishte i mirë

0

Florian DushiAnëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka thënëse do të ishte mirë të mos dështonte procesi i formimit të institucioneve të reja, sepse ka alternativa të mjaftueshme që burojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ai ka thënë se do të ishte e papërballueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda disa muajve.

Dushi e ka vlerësuar të mirë dhe demokratik procesin e zgjedhjeve të 8 qershorit, duke thënë se nuk ka pasur vonesa në asnjë segment të organizimit dhe të përmbylljes së procesit zgjedhor./Epoka e re/.

Nuset shqiptare gjallërojnë fshatrat serbe

0

20140705081729270646Në fshatin e tretur të Peshterit tash dy dekada s’ka pasur dasmë e as vaj fëmije, e pastaj… Arritën shtatë nuse shqiptare, të cilat beqarëve ua dhuruan (tash për tash) njëzet vogëlushë të shëndetshëm.

Deri para tetë vjetësh nga Bugjeva, fshat i Komunës së Sjenicës (Serbi), largoheshin me radhë pandërprerë. Kush për shkak të dimrave të egër dhe kushteve të rënda për jetesë, por më shumë për shkak të pamundësisë së djemve të këtushëm, punëtorë të mirë, që të gjejnë nuse dhe të themelojnë familje.

Dy dekada në këtë pjesë të Peshterit s’ka pasur dasmë, as vaj fëmije, shkollën po e kaplonte bari, kurse banorët e tjerë jetonin sot për nesër, pa shpresë për të nesërmen…

S’ka adresë për dosjen e kushtetutëbërjes

0

GjykataKushtetuese e KosovesKurrkush nuk e di me saktësi se ku ndodhet materiali voluminoz që tregon diskutimet në punën përgatitore të hartimit të Kushtetutës së Kosovës. Në Kuvend nuk ndodhet, e në Qeveri nuk dinë me saktësi nëse e kanë diku.
Kur interpreton nene të Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese i hyn në punë ky dokumentacion, që njihet me termin francez “travaux preparatoires”.

Aty përfshihen transkriptet, propozimet e hartuara nga grupet punuese, drafti i Kushtetutës si tërësi, draftet e kapitujve veç e veç, materialet nga udhëtimet jashtë vendit, materialet nga seminaret e punëtoritë, të gjitha transkriptet, e të tjera materiale, shkruan Koha Ditore.

Ky dokumentacion konsiderohet shpesh i dobishëm në sqarimin e qëllimeve të një norme. Kjo për shkakun se ka dy lloje klasike të interpretimeve të një dispozite – interpretimi literal (në germë) dhe interpretimi integral (në frymë). Dhe, për arsye të sanksionimit të parimeve dhe për shkak të kondensimit frazeologjik, kushtetuta, ndryshe nga aktet nënligjore, interpretohet në frymë. Metodika e interpretimit në frymë si burim parësor faktesh ka pikërisht “travaux preparatoires

Zgjedhjet e jashtëzakonshme i rrezikojnë zgjedhjet në LDK

0

LDK-logo5-23Nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo, sipas zyrtarëve të LDK-së, do të bënte që zgjedhjet e brendshme të LDK-së të shtyhen në afat të pacaktuar.

Ndryshe ata shpresojnë se nuk do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa është paralajmëruar se ka zëra të pakënaqur brenda LDK-së, të cilët pritet të “shpërthejnë”, në kohën e zgjedhjeve të këtij subjekti.

Agim Veliu, anëtar i Kryesisë së LDK-së, është shprehur se nuk beson se do të përsëriten zgjedhjet nacionale, për teke të disa individëve. Në këtë mënyrë LDK-ja do të mund t’i kryente zgjedhjet në kohën e caktuar që është fundi i muajit nëntor…tribuna/

Musmurati: Askujt s’po i bëjmë presion

0

BasriMusmurati6-06Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Bsari Musmurati, u është kundërpërgjigjur pretendimeve të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS, se po i bëjnë presion presidentes Atifete Jahjaga për madatim të dyfishtë të PDK-së për formimin e qeverisë së re.

Musmurati ka thënë për “Epoken e re” se partia më e madhe në vend nuk i bën presion asnjë institucioni dhe se deklarimet e këtyre partive janë të pavërteta dhe nuk përmbajnë asnjë bazë.

Bashkësia ndërkombëtare e shqetësuar për dhunën në Maqedoni

0

maqedoniBashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni.

Kjo thirrje është bërë nga ambasada e SHBA-ve, delegacioni i Bashkimit Evropian, OSBE dhe misioni i NATO-s në Shkup, pas protestave të dhunshme në Shkup, kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit që ndodhi më 12 prill 2012.

“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të lëshuar të premten në mbrëmje.

Në deklaratë thuhet se të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pikëpamejet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në akte destruktive dhe të dhunshme.

“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Blerim Kuçi në vend të Ramushit?

0

Blerim KuciNëse Qeveria e re e Kosovës do të themelohet nga koalicioni i krijuar AAK, LDK dhe NISMA dhe kryeministër do të bëhet Ramush Haradinaj, shansin për t’u bërë deputet do ta ketë edhe një kandidat i AAK-së, i cili nuk ka marrë votat e mjaftuara në zgjedhjet e 8 qershorit.

Është ky ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, i cili do të mund të zinte karrige në Kuvendin e Kosovës, nëse partia e tij arrin ta formojë qeverinë.

Sipas votave të fituara, që gjithsej janë 5,015, ai është i renditur menjëherë pas Melihate Tërmkollit, e cila renditet e 11 në listë – aq edhe sa është numri i deputetëve të AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë, kushdo që e formon kabinetin qeveritar, pritet që të ketë ndryshime në deputetë, për shkak të posteve ministrore që mund të ndahen./indeksonline/

Në Prizren gjendet i vdekur një ushtar i KFOR-it

0

kforKonfirmohet lajmi se ka vdekur një ushtar i KFOR-it.

“Këtë mëngjes, në bazën shumëkombëshe të KFOR-it në Prizren është gjetur i vdekur nga shokët e tij një ushtar i KFOR-it.

Aktualisht është duke u kryer një hetim. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së ushtarit dhe shokëve të tij në shërbim”, thuhet në kumtesë e KFOR-it.

Berlusconi: Pas këtij botërori, Balotelin nuk e blen askush

0

Berlusconi baloty“Po çfarë Italie, botërorin e humba unë, pasi isha duke ia shitur Balotelin një skuadre angleze për shumë miliona, por pas këtij botërori kush ma blen më?”. Kështu është shprehur Silvio Berlusconi nga Roma, gjatë Asamblesë së Grupeve Parlamentare të Forza Italia, ku foli për futbollin, botërorin dhe në veçanti për Mario Balotelin. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve “Adnkronos”, që citon informacionet e marra nga disa dëshmitarë. “Adnkronos” në fakt tregon se Silvio Berlusconi ka bërë shaka në lidhje me zhvlerësimin e Mario Balotelit pas aventurës së tij zhgënjyese në Botërorin e Brazilit.

Agjencia e shtypit bën të ditur se, Berlusconi siç tregojnë disa nga njerëzit që kanë qenë të pranishëm, iu ka zbuluar atyre se ishte duke ia shitur Balotelin një ndër klubeve më të mëdha angleze për afërsisht 35 milionë euro, por marrëveshja u ndërpre me eliminimin e Italisë nga botërori.

15-vjeçari shqiptari vrar në SHBA, familja: Fajtori ende i lirë

0

kristjanKristjan Ndoj, 15-vjeç u qëllua për vdekje në 15 mars të këtij viti, në një rrugë pranë një shtëpie në Agawam Trail të qytetit Shelton, Connecticut, ndërkohë që ishte duke shkuar me biçikletë tek një miku i tij për ta takuar.

Djaloshi shqiptar mori plagë të rënda në kokë dhe në këmbë, nga të shtënat që erdhën nga pylli aty afër. Pesë ditë më vonë ai ndërroi jetë.

Menjëherë pas plagosjes, policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen. Gjyshja e 15-vjeçarit deklaroi se ky i fundit kishte marrë disa kërcënime përpara se të plagosej për vdekje.

Policia ishte në dijeni për këtë informacion, ndërkohë që kishte nisur hetimet, por besonte se kjo nuk kishte lidhje me vrasjen e djalit.

Sot, 3 muaj pas vrasjes gjyshja Franga Ndoj, nipi i të cilës u qëllua për vdekje në mars, qëndron ende me një fotografi në duar të nipit, me lot në sy.

“Unë nuk jam ndjerë mirë; muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë”, tha ajo. “Unë mendoj se ata e dinë se kush e bëri atë, por ata nuk tregojnë asgjë. Do të ishte më mirë në qoftë se ne do ta dinim se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”.

Sipas familjarëve është e pamundur, se si në një vend aq të populluar, mund të vrasësh lehtësisht një njeri dhe të vazhdosh të jesh i lirë. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që policia ende nuk ka asnjë pistë, apo as një të dyshuar.