Shock në Francë: Nëna e nxënëses vret mësuesen në klasë

mesuesja-me-familjenMësuesja e një shkolle fillore në jug të Francës u ther për vdekje përpara nxënësve nga nëna e njërit prej tyre.

Sipas BBC, Fabienne Terral- Calmes, 34 vjeç, u sulmua të premten në mëngjes në shkollën Edouard Herriot.

E dyshuara për krimin, një 47- vjeçare, u arrestua më pas në shtëpi.

Mësohet se autorja e krimit po çonte vajzën- pesë ose gjashtë vjeçe- në shkollë.

Por ajo nxori një thikë të gjatë dhe bërtiti “nuk jam hajdute” përpara se të sulmonte.

Ajo i nguli thikën vetëm njëherë në gjoks.

Një prokuror, që shkoi ndër të parët në vendin e ngjarjes, tha se mësuesja ishte në arrest kardiak në klasë, por nuk mbijetoi.

Disa media thonë se autorja e krimit ka deklaruar në polici se e bëri krimin pasi mësuesja sillej keq me vajzën e saj.

Por disa përfaqësues të grupeve të prindërve thonë se nuk ka pasur probleme mes tyre.

Disa media të tjera thonë se gruaja që kreu krimin njihej për neglizhencë ndaj fëmijëve.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit