Home Blog Page 8389

Në Malishevë përfundoi spërkatja nga ajri kundër rriqrave

0

Malisheve-spërkatja kundër rriqraveE organizuar dhe financuar nga Komuna e Malishevës, në harmoni me strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), ka përfunduar spërkatja tre ditore nga ajri (me aeroplan), kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit të EHKK.

Ky projekt, është financuar nga Komuna e Malishevës, me vlerë prej 200 mijë euro dhe është realizuar nga kompania “ALA-CO”, ndërsa e tërë spërkatja ka zgjatur tri ditë, ku është përfshirë i tërë territori i pabanuar i Komunës së Malishevës.
Spërkatja kundër rriqrave, përmes ajrit, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të Komunës së Malishevës, si rezultat i përhapjes së virusit vdekjeprurës i EHKK, ku deri më sot, kanë vdekur 18 qytetar të Komunës së Malishevës.

Kjo spërkatje, bëhet krahas spërkatjes selektive të 39 zonave endemike dhe stallave e bagëtive, duke përfshirë 306 kilometra katrorë të territorit të Komunës së Malishevës.

Sipas drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, i cili krahas zyrtarëve tjerë të kësaj drejtorie, përveç vëzhgimit nga poshtë, gjatë ditës sotme e ka përcjellë spërkatjen nga aeroplani, “e gjithë kjo fushatë ka shkuar mirë dhe pa probleme dhe është realizuar sipas planit të hartuar për spërkatje nga ajri”. Ndërsa nga ana tjetër drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka deklaruar se “deri më tani nuk kemi raste me fatalitet nga infektimi me virusin e EHKK, por janë regjistruar tri raste të infektimit dhe të gjitha këto raste e kanë mbijetuar këtë infektim, si rezultat i trajtimit në klinikën infektive në QKUK”.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me këtë rast, e ka përshëndetur kryerjen me sukses të kësaj spërkatje përmes ajri, e që njëherit është edhe hera e parë, që në Kosovë kryhet një fushatë e tillë, që nga paslufta. “Unë e shfrytëzoj rastin të falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në të gjitha fushatat e spërkatjes kundër rriqrave, si nga toka ashtu edhe ajri, duke përfshirë të gjitha organet komunale, IKSHP-në, ministritë përkatëse që janë të involvuara, pastaj stafin e emergjencës në QKMF të Malishevës, për trajtimin e personave të thumbuar nga rriqrat, si dhe stafin e Klinikës Infektive në QKUK, për trajtimin e rasteve të prekura me EHKK, pasi puna e të gjitha këtyre institucioneve, është heroike në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës”, ka thënë mes tjerash kryetari Bega

Visar Zhiti fitues i “Netëve korçare të poezisë”

0

Visar Zhitiaa“Netët korçare të poezisë”, të organizuara në qytetin e Korçës nga Bashkia dhe Biblioteka “Thimi Mitko” si dhe nga Klubi i shkrimtarëve “Bota e Re”, tashmë janë bërë traditë e njohur në vend.

Poetët e ftuar nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por dhe më gjerë, nga Ballkani, Greqia e Bullgaria, Rumania e Bosnje-Hercegovina, Turqia, etj, mblidhen, njohin Korçën dhe traditat qytetare dhe lexojnë poezitë e tyre gjatë tre netëve. Edicioni i 18-të, tashmë ndërkombëtar, u mbyll me recitime të shumta nga 40 poetët e ftuar. Si zakonisht veprimtaritë ishin të ndryshme, takime e vizita, përurime veprash dhe debate mbi poezinë dhe kohën si dhe dhënie çmimesh e shëtitje nëpër Korçën e bukur.

Fituesi i sivjetshëm i “Kurorës së Poezisë” u shpall shkrimtari Visar Zhiti me motivacionin: “Për shpirtin e palodhur artistik me të cilin është afirmuar në karrierën e gjatë krijuese”. Trofeun ia dha drejtori i festivalit, poeti korçar Skënder Rusi. Sipas ritualit, në prani të të ftuarve, poeti Visar Zhiti mbolli “pemën e poezisë”, aty në pyllin e vogël ku blerojnë dhe pemët e fituesve të mëparshëm në netët e korçare të poezisë, si Dritëro Agolli, Dhori Qirjazi, Moikom Zeqo apo poeti i njohur grek Dinos Kubatis.

“Vetë jeta futet në poezi dhe poezia patjetër që futet në jetë, duke u bërë pjesë e saj”, tha ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti,duke shtuar se deri sa të jetë njeriu, do të jetë dhe poezia e tij. Që në natën e parë të këtij aktiviteti, janë promovuar dy librat e rinj të poetit të njohur korçar Skënder Rusi. Lirikat e tij të veçanta u përcollën nën interpretimin e aktorëve të teatrit “Andon Zako Çajupi” Zamira Kita, Ligoraq Riza, Blerta Belliu e Shkëlqim Jaupi, ndërsa janë duartrokitur mes emocionesh nga pjesëmarrësit.

Arben Gashi, Eqrem Kryeziu dhe pallavrat

0

Arbana XharraShkruan: Arbana Xharra

Garda që ka qëndruar me arrogancë në barrikada të LDK-së, ata që me çdo mjet kanë penguar reformimin e kësaj partie, tek tani, pas zgjedhjeve, ka nisur të shfaqet e pakënaqur. Dyfytyrësia politike u doli në pah pikërisht kur doli në shesh se sa shumë u ka rënë pesha në opinion. E pesha e tyre matet shumë lehtë me votat që kanë marrë në këto zgjedhje, krahasuar me ato të para katër vjetëve.

Arben Gashi dhe Eqrem Kryeziu, ndonëse përfaqësojnë gjenerata të ndryshme, i bashkon një gjë e pështirë: mentaliteti i njëjtë politik dhe ambiciet pothuaj absurde për fuqi brenda partisë. Por, me sa duket kësaj here ata zemërimin e tyre po e drejtojnë kundër figurave qendrore politike në LDK që arritën sukses dhe morën vota. Ndikimi i figurave si Gashi e Kryeziu, po bie për shkak se nuk i afruan asgjë opinionit.

A e mbani në mend të ketë mbajtur ndonjë fjalim në Kuvend Eqrem Kryeziu, ose Arben Gashi? Diçka që mbahet në mendje. Jo. Eqrem Kryeziu ishte kujdestar për humor, Arben Gashi kujdestar për të ruajtur qetësinë dhe heshtjen brenda grupit parlamentar të LDK-së.

Nëse krahasohen votat që kanë marrë në vitin 2010 me ato të 2014, shihet qartë se këta dy zyrtarë të LDK-së dhe disa të tjerë janë ndëshkuar nga elektorati dhe jo me pak vota. Arben Gashi në vitin 2010 ka marrë hiç më pak se 20 mijë e 443 vota, kurse në zgjedhjet e qershorit të sivjetmë 14 mijë e 879 vota. Kurse Eqrem Kryeziu nga 11 mijë e 678 vota ka rënë në vetëm 4 mijë e 182 vota, duke mos e siguruar as pragun për t’u bërë deputetë.

Njëkohësisht kemi ngritjen marramendëse të Vjosa Osmanit, nga 9 mijë e 778 vota sa kishte në vitin 2010, në 39 mijë e 925 vota në zgjedhjet e 2014. Suksesi i Vjosa Osmani është lehtë i shpjegueshëm: qëndrimet e prera, analizat e mençura jo vetëm juridike, maturia, me një fjalë: serioziteti në paraqitje. Gashi e Kryeziu dhe shokët e tyre nuk kishin asnjë nga këto karakteristika.

Fatmirësisht lista e LDK-së jep sinjal për ndërrimin e mentalitetit të votuesit të kësaj partie, ku të konsumuarit që nuk arritën të krijojnë bindjen për ndryshim, kanë rënë nga fundi i listës. Kësaj here së paku një grup i tyre, ka dalë në pension të merituar politik. Do të ishte mirë që pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut të shkonin edhe disa shokë të tij, të cilët kurrë nuk morën përgjegjësi për asnjë dështim. Sabri Hamiti, për shembull, mund të shkojë t’u mbajë ligjërata studentëve nëse e dëgjojnë dhe jo të zërë një karrige në Kuvend pa dhënë asnjë kontribut.

A e keni dëgjuar Hamitin duke thënë diçka në fushatën elektorale? Jo. Sepse me gjasë mendon se mitizimi i vetvetes i sjell vota. Kjo kohë po mbaron. Dhe mirë që po mbaron. Është koha që LDK-ja të hapë rrugë për figura të reja, personalitete me kredibilitet që nuk ndryshojnë qëndrim brenda natës.

Gashi, Kryeziu e disa të tjerë që tek tash nisën të japin deklarata të serta ishin pjesë e zhvillimeve të LDK-së edhe para disa javësh, kur u nënshkrua marrëveshja me partitë tjera për bllokun e shumicës së re parlamentare. E tek tash iu paska rënë ndër mend të reagojnë gjoja se nuk pajtohen me këtë marrëveshje.

Dikur i përkëdheluri i LDK-së, i cili s’i ka lënë vend kujt të ketë hapësirë në medie, Arben Gashi, “rastësisht” pasi që u dhanë rezultatet finale të zgjedhjeve, kur u pa se sa ka rënë me vota, shfaqi pakënaqësi për koalicionin LDK, AAK, Nisma. Ai madje u solidarizua me dorëheqjen e Eqrem Kryeziut për të shprehur tërthorazi pakënaqësinë ndaj kreut të Isa Mustafës.

Por, duhet rikujtuar se ishte pikërisht Isa Mustafa ai i cili i dha mundësinë Gashit që të jetë pjesë e politikës, sepse duke e ditur kapacitetin e tij intelektual sot zor se do ta kalonte pragun. Këtu, ndërkaq, nuk ia vlen të futem në analizë për përrallat e Kryeziut, i cili ka kohë që i ka ardhur vakti të pensionohet.

E pakënaqësisë së tyre publikisht iu bashkëngjit edhe Naser Rugova, duke thënë se brezi i ri nuk hesht. Pyetja është cilit brez i takon Naser Rugova? Çfarë referencash politike, publike dhe profesionale ka? Një emër i famshëm s’thotë gjë. Këtë e kemi parë nga Ukë Rugova. Motra e tij, Teuta Rugova, e cila po hyn në Kuvend me vota sentimentale për babanë e saj, duhet të nxjerrë mësim nga sjelljet e akraballëkut të saj.

Ta zëmë Naser Rugova e ka braktisur ndër të parët LDK-në në vitin 2006 dhe ka kaluar te egoisti primitiv Nexhat Daci. Pastaj Naser Rugova është kthyer në LDK, në fakt ka hyrë kokulur, si anëtar i thjeshtë. Të presësh tash që partia brenda pak muajsh të japë krejt privilegjet është e tepërt. Kritika e tij ndaj LDK-së bazohet në inat personal për mosarritjen e ambicieve personale. LDK-ja vërtet mund të bëhet lokomotivë, por në këtë tren Naser Rugova është vetëm njëri nga udhëtarët në vagonin diku nga fundi.

Të gjitha këto kundërshtime publike ndaj koalicionit të shumicës shqiptare erdhën me vonesë nga një grup brenda LDK-së, të cilët po tentojnë të shfrytëzojnë situatën për përfitime personale. Shumë e thjeshtë, ata kanë mundur të reagojnë qysh para se të nënshkruhej kjo marrëveshje ose menjëherë. Nëse të tillët kanë alternativa të tjera politike le të vazhdojnë rrugëtimin: Hashim Thaçi i pret ata me dyer të hapura dhe me ndonjë qese me para, por karrierë politike s’mund të bëjnë më. Andaj, sa më parë që i lënë pallavrat, aq më mirë.

Turqi, Erdogan garon për President

0

ErdoganiiiRecep Taip Erdogan është kandidati i shpallur nga AKP për kandidat në zgjedhjet që do të mbahen në muajin gusht në Turqi.

Erdogan mban postin e Kryeministrit të vendit që prej vitit 2003, por ligjet vendase e ndalojnë të garojë për një tjetër mandat në këtë post.

Në mesin e akuzave për korrupsion dhe skandaleve të përgjimeve analistët thonë se ai është bërë gjithnjë e më shumë autoritar në pushtetin e tij. Por Erdogan këmbëngul se është viktimë e një puçi të organizuar e drejtuar nga kundërshtarët e tij politikë për ta rrëzuar nga pushteti.

Presidenti në Turqi deri më tani është një post më shumë ceremonial. Ai është zgjedhur nga parlamenti, por me ndryshimet e bëra në Kushtetutë që nga gushti pushteti i Presidentit zgjerohet.

Në prill presidenti aktual, Abdullah Gyl mohoi zërat për një rrokadë pushtetesh mes tij dhe Erdogan, njësoj si precedenti Medvedev-Putin në Rusi.

AKP ka fituar në shumicë dërrmuese gjashtë zgjedhjet e fundit për pushtetin qendror e lokal dike ruajtur bazën e saj; klasën punëtore. Fitorja e fundit e saj ishte në zgjedhjet vendore pak muaj më parë, edhe pse lideri i partisë, Erdogan ishte vendosur në qendër të akuzave për korrupsion dhe për autoritarizëm.

Vendimi i të martës për të emëruar Erdogan si kandidat për president është pritur me brohorima dhe duartrokitje të gjata nga pjesëtarët e partisë në kongresin e zhvilluara në kryeqytetin Ankara. / Top Channel

Në Vërmicë ‘bashkohen’ Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

0

Kufiri ne vermicNë pikën kufitare të Vërmicës, ka filluar implementimi i Memorandumit të Bashkpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Turni i parë i zyrtarëve policor të PK-së, gjegjësisht të njësive rajonale të komunikacionit rrugor, kanë udhëtuar për në Republikën e Shqipërisë,transmeton indeksonline.

Gjatë fillimit të implementimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor kanë marrë pjesë të dy përgjegjësit e Divizionit të Komunikacionit Rrugor të PK-se dhe përgjegjësi i Komunikacionit Rrugor nga Shqipëria.

Prizren: Merrnin ryshfet për patentë shoferi, tre veta në pranga

0

PrangaPolicia në Prizren ka prangosur tre persona të dyshuar për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Arrestimi i tyre është bërë pas marrjes së informatave se të dyshuarit kanë kërkuar nga ankuesi 1300 euro për t’ia mundësura të hyjë për kushëririn në testin e patent shoferit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit kanë kërkuar nga ankuesi 1300 euro për t’i mundësuar të hyjë në test për patentë shofer në vend të kushëririt të tij i cili gjendet në Gjermani”, njofton Policia e Kosovës.

Ankuesi është ndalur duke hyrë në test. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në paraburgim/PrizrenPress.com/

Brukseli të enjten me të “deleguar special” në Prishtinë! Ja si do të ndërtohet koalicioni!

0

BE-flamuri14Brukseli zyrtar të enjten do ta dërgoj një përfaqësues special të saj në Prishtinë, i cili pritet të takohet me liderët e të gjitha partive.

Ky zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, në këto takime me liderët e partive politike kosovare pritet që t’u bëjë të qartë atyre parimet mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohet qeveria e ardhshme e Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime ndërkombëtare të Gazetës Blic.

Sipas këtyre burimeve, ky zyrtar i lartë i BE-së do të përcjell tek liderët kosovare kushtet se si do të ndërtohet koalicioni i ardhshëm. “Si kushti, apo parimi kryesor i Bashkimit Evropian është vazhdimi i bisedimeve me Serbinë. Ky zyrtar i lartë i Brukselit zyrtar do të kërkoj që kushdo që do të vij në qeveri duhet të vazhdoj negociatat me Serbinë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Kusht tjetër shumë i rëndësishëm është edhe krijimi i koalicionit të shumicës, për shkak të disa proceseve të ndjeshme nëpër të cilat do të kaloj Kosova. “BE e sheh shumë të rëndësishme krijimin e një qeverie të shumicës, sidomos në periudhën kur Kosova pritet të kaloj nëpër periudhën e krijimit të Gjykatës Speciale, e ku pritet të ketë arrestime të mëdha”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, kusht tjetër është edhe mos ndërprerja e privatizimit. Mirëpo, për Brukselin zyrtar primare është çështja e bisedimeve me Serbinë.

Megjithatë, ky burim ka thënë se BE nuk do të ndërhyj ndërmjet partive se kush me kë duhet të bëjë koalicion. “Thjesht çështjen e formimit të qeverisë do ta lënë në duar të partive. BE është e interesuar t’ua tregoj liderëve të partive parimet mbi bazën e të cilave duhet të ndërtohet qeveria e re”, tha ky burim.

Ndërkohë, në Prishtinë ende janë në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila edhe pse ka marrë dje vendim për cështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës, nuk e ka publikuar këtë vendim.

Pas zgjedhjeve të 8 qershorit PDK, edhe pse ka dalë partia e parë nuk e ka shumicën në Kuvend, për faktin se partitë tjera shqiptare, LDK- AAK- Nisma kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, të cilët e kanë edhe mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Selmanaj: Legjislatura e re do të përballet me shumë çështje

0

DritonSelmanaj-KDILegjislatura e ardhshme do të trashëgojë shumë çështje që nuk ka arritur t`i zgjidh legjislatura e kaluar. Njohës të cilët e mbikëqyrin punën e Kuvendit, kanë thënë për Radio Kosovën se kjo legjislaturë do të përballet me një barrë të rëndë gjatë marrjes së vendimeve në Parlament.

Çështjet si Gjykata Speciale, bisedimet me Serbinë, krijimi eventual i asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të derivojë ndryshime të nevojshme në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë, janë vetëm disa nga temat e “nxehta” që do të përballet legjislatura e re. Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka monitoruar punën e Kuvendit ka thënë për Radio Kosovën se legjislatura e re do të trashëgojë një barrë të rëndë nga ajo e kaluara.

“Këto do të jenë tema të nxehta që janë lënë në gjysme nga legjislatura e kaluar dhe tani do të jenë barrë edhe për legjislaturën e ardhshme pa i mënjanuar forma tjera të ushtrimit të funksionit të vet, si mbikëqyrja parlamentare e qeverisë së Kosovës, e cila në këtë legjislaturë sikurse edhe në të tjerat, ka lënë shumë për të dëshiruar”.

Selmanaj, veç tjerash, ka përmendur edhe çështjen e reformës zgjedhore si dhe transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Që të dy këto çështje nuk kishin arritur të kalonin në legjislaturën e kaluar.

“Çështje tjetër është edhe reforma zgjedhore e cila filloi në legjislaturën e kaluar dhe dështoi pothuajse në tërësi. Pastaj, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe kualiteti i ligjeve dhe mënyra se si deputetët iu qasen edhe në komisione parlamentare por edhe në seanca plenare”.

Ndryshe Driton Selmanaj potencon se këto çështje do të ndikojnë edhe më tutje ose do të barten edhe në legjislaturat e ardhshme. Pas realizimit në tërësi të këtyre çështjeve atëherë do të mund të flitet për një Kuvend me premisa demokratike dhe të qëndrueshme si institucioni kryesor në vend.

Rita Ora pikturon ylberin në flokë

0

Rita Ora pikturon ylberinPas ndarjes nga i dashuri i saj Calvin Harris, Rita Ora siç duket po ngjyros jetën e saj dhe po e bën atë ndryshe.

Këngëtarja është parë në shoqërinë e miqve të saj dhe e qeshur, 23 vjeçarja ka treguar ngjyra e shumta në flokët bjondë.

Duke u treguar fansave të saj lookun e ri, bukuroshja e ka quajtur foton në Instagram “enjoy the rainbow” (shijojeni ylberin).

Eddie Irvine e mbush jahtin me femra seksi

0

eddieIsh- legjenda e Formula 1, Eddie Irvine, nisi pushimet në Itali, në jahtin që i ka kushtuar 12 milionë sterlina.

48- vjeçari ishte kujdesur që ta mbushte jahtin me femra bukuroshe.

Paparacët e fotografuan atë në shumicën e kohës në telefon, por edhe duke pirë.

Ai është i famshëm për marrëdhëniet e tij me femrat dhe dalja në pension nuk ka ndikuar asgjë në sharmin e tij.