Home Blog Page 8390

Nicki Minaj ‘pushton’ skenën e BET Awards (Foto)

0

Nicki Minaj-BET AwardsNicki Minaj dhuroi një super spektakël gjatë performancës së saj në Los Anxheles në ceremoninë e ndarjes së cmimeve BET Awards.

Këngëtarja 31-vjeçare zotëroi skenën me veshjen dhe lëvizjet e saj provokuese si formë përshendetëse për cmimet, ku vetë ajo u nderua me cmimin si artistja më e mirë femër në kategorinë muzikore hip hop.

BET Awards është themeluar në vitin 2001 nga Black Entertainment Television dhe vlerëson këngëtarët, aktorët dhe gjithë artistët me ngjyrë.

Nicki Minaj-BET Awards3Nicki Minaj-BET Awards1 Nicki Minaj-BET Awards2Nicki Minaj-BET Awards4

Amy Childs i befason të gjithë në Marbella

0

amyAskush nuk mund të thotë se kur nisin e kur mbarojnë pushimet e Amy Childs, por ylli britanik po kalon një kohë të shkëlqyer në Marbella të Spanjës.

24- vjeçarja i mahniti të gjithë me trupin e saj seksi.

KQZ vendos të rinumërohen 51 vendvotime

0

KQZ-kosoveeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që të rinumërohen 51 vendvotime. Në 38 kuti do të rinumërohen vetëm votat e kandidatëve derisa 13 kuti do të rinumërohen për subjekte.

Rinumërimi do të filloj sot nga ora 11:00. Enis Halimi kordinator i QNR-së tha se rinumërimi mund të përfundoj brenda ditës.

Po ashtu, KQZ është njoftuar me kërkesën e Vlora Çitakut për t’u dorëhequr nga posti i deputetes.

I bie pishman Vlora, nuk do të ulet në “karrigen” e deputetes

0

Vlora CitakuuIndeksonline mëson se ministrja në largim, Vlora Çitaku nuk do të ulet në “karrigen” e deputetes.

Ky vendim është lajmëruar në një mbledhje të KQZ-së por pa u precizuar emri i kësaj deputete.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ-së, Betim Gjoshi ka konfirmuar se, deputetja në fjalë është larguar për shkak të angazhimit të saj profesional.

“Kërkesa e kandidates e cila ka fituar mandatin por ka hequr dorë nga kjo e drejtë e saj dhe kërkon që kur të bëhet certifikimi të zëvendësohet me kandidatë tjetër të radhës. Shkaku është angazhimi i saj profesional ku edhe ka dhënë arsyejt pse është bërë kjo”, ka thënë Gjoshi.

Ndryshe, Indeksonline para disa ditëve pati raportuar se Çitaku do të emërohet së shpejti ambasadore.

AGK dhe GIZ-CDBE shpallin konkurs për gazetari hulumtuese në arsim

0

GazetatAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetje financiare nga GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), e hap konkursin garues për aplikim në “Çmimi për Gazetari Hulumtuese në Arsim” për vitin 2014

Ftohen të gjithë gazetarët e interesuar të fushës së arsimit të aplikojnë në konkursin “Çmimi për Gazetari Hulumtuese në Arsim”.

Edhe këtë vit do të ndahen tri çmime:
Çmimi i parë – 2,500 €
Çmimi i dytë – 1,500 €
Çmimi i tretë – 1,000 €

Këto çmime kanë për qëllim ta promovojnë punën e gazetarëve të arsimit, ngrisin përsosmërinë në gazetari dhe të ndërtojnë të kuptuarit publik për gjendjen e arsimit në Kosovë, sfidat dhe reformat.

Kategoritë:
Medie të shtypura
Portale lajmesh

Kushtet:
Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë deri në 5 artikuj, mirëpo mund të pranojë vetëm një çmim.
Deri në tre bashkautorë për një artikull, nëse ka më shumë se tre kontribuues në artikull, atëherë aplikimi do të refuzohet.
Çmimi do ti jepet një gazetari brenda një medie
Në rast se 2 ose më shumë gazetarë janë të listuar në 2 apo më shumë vende të para dhe i përkasin një gazete apo një portali lajmesh, atëherë vetëm i pari në renditje do të marrë çmimin. Çmimi i radhës në linjë, do të shkojë për gazetarin/en fitues nga media tjetër në radhë.
Vetëm artikujt që janë botuar nga data 1 dhjetor 2013 deri me datën 10 tetor 2014 mund të dorëzohen për aplikim.
Artikulli duhet te përmbajë nga 1000 deri në 5000 fjalë dhe të bazohet në fakte të konfirmuara.
Gazetarët rezident në çdo pjesë të botës dhe të çdo kombësie apo moshe mund të marrin pjesë, artikulli duhet të mbulojë arsimin në Kosovë dhe duhet të jetë botuar në një nga mediat e shkruara apo portalet në Kosovë.
Çdo aplikim duhet të shoqërohet me një deklaratë (me e-mail ose në shkrim) që konfirmohet autorësia e aplikuesit/ve.

Juria e përbërë nga gazetarë profesionistë, akademikë universitarë, ekspert të arsimit dhe shoqëri civile do të monitorohet nga GIZ-CDBE.

Vlerësimi bazohet në këto kritere:
Stili dhe shkathtësia e shkrimit
Vlera e shkrimit dhe ndikimi tek lexuesit në përgjithësi
Qasja unike në fushën e arsimit
Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike
Gjithëpërfshirja e artikullit
Burimet në dispozicion dhe mjetet e përdorura në mbledhjen e informacionit
Të reflektuarit e thellë për cilësinë në arsim fillor

Artikujt duhet të dërgohen deri më 10 tetor 2013 deri në ora 17.00 në format digjital në emailin: [email protected]

Aplikimi duhet të përmbajë:
Emri i plotë i aplikuesit
Data dhe gazeta/portali ku është publikuar artikulli
Screenshot e medias ku artikulli është botuar (jpg, pdf)
Kontakt informacioni
Artikulli ne Word format

Përzgjedhje e fituesve bëhet me date 17.10.2014 në GIZ në prani të bordit të AGK, MASHT dhe GIZ, ku anëtarët e jurisë do të shpalosin poentimet/vlerësimet e tyre.
Ndarja e çmimeve bëhet më 20 tetor 2014 në Bibliotekën Kombëtare duke filluar nga ora 12.00.

Fatmir Memaj: Eqrem Kryeziu e dëmtoi LDK-në në Prizren me 5 mijë vota

0

Fatmir Memaj LDKIsh-asamblisti i LDK-së, Fatmir Memaj vlerëson se ish-kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu, i ka shkaktuar humbje këtij subjekti politik, deri në 5 mijë vota. Ai thotë se dorëheqja e Kryeziut ishte një akt i mir, edhe pse shumë i vonuar.

“Është dashtë më herët Eqa të japë dorëheqje”, thotë ai për “PrizrenPress” .

Memaj, ka qenë njëri nga aktivistët që ka mbledhur nënshkrime për shkarkimin e Kryesisë dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren,Eqrem Kryeziun. Ai thotë se LDK-ja në Prizren,ka pasur nevojë për ndryshime pozitive.

“Natyrisht se unë isha njëri ndër aktivistët në mbledhjen e nënshkrimeve për votëbesimin e kryetarit Eqrem Kryeziut dhe Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren”.

Sipas tij, Eqrem Kryeziu e ka dëmtuar shumë LDK-në në Prizren.

“Sipas vlerësimit tim,Kryeziu na ka dëmtuar me 4000-5000 vota, sepse njerëzit kanë hezituar të japin votën për LDK-në, duke e ditur se ende është kryetar Eqa”.

Ai tregon se votuesit potencial të LDK-së kanë qenë të irrituar me Eqrem Kryeziun.

“Ai nuk ka dashur ta sheh këtë fakt, megjithëse ka qenë i dukshëm, por për këtë nuk ka pasur faj vetëm ai, por edhe qendra, sepse është treguar shumë neglizhente ndaj kësaj çështje”/PrizrenPress.com/

Zgjohu: Tregoni fakte për rastin “Monstra”

0

 

Zgjohu-logoLëvizja qytetare “Zgjohu” ka reaguar ndaj dënimit të 6 shqiptarëve me dënim të përjetshëm në rastin “Monstra”.

Përfaqësues të kësaj lëvizje kanë kërkuar që të paraqiten fakte dhe prova që implikojnë të dyshuarit në vrasje.

Përfundimi i këtij rasti, thuhet në kumtesën e lëvizjes Zgjohu!, u vulos qysh në fillim kur të dyshuarit u shpallën terrorist ende pa filluar faza e hetimit.

“Satanizimi i të dyshuarve vijoj me fjalën e hetuesës famkeqe Geshkovska e cila në mënyrë skandaloze kërkoi dënim kapital duke e arsyetuar këtë kërkesë me trillime dhe shpfije ndaj të dyshuarve, por edhe kombit shqiptar.

Dje, ‘gjykata e pavarur’ veçse e finalizoi këtë skenar. Dje u qartësua edhe arsyeja e mosreagimit të Këshillit të Prokurorëve Zgjohu! pas denoncimit tonë ndaj Geshkovskës. Verdikti maksimal për një krim në të cilin nuk është gjetur as arma me të cilën është kryer akti dhe ku nuk dihet motivi i vrasjes makabre të të rinjve sjell dyshime maksimale rreth kredibilitetit të gjykatës, prokurorisë dhe në përgjithësi sistemit gjyqësor në vend.

Lëvizja Zgjohu! kërkon drejtësi për dorasit e vërtetë. Zgjohu! kërkon të prezentohen dëshmitë mbi të cilat u dënuan 6 persona me burg të përjetshëm.

Zgjohu! kërkon ekspertizë ndërkombëtare për këtë gjykim skandaloz. Zgjohu! fton edhe monitoruesit e OSBE që të prononcohen rreth këtij vendimi të gjykatës.

Lëvizja Qytetare Zgjohu! i fton të gjithë organizatat vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shqiptare dhe maqedonase dhe të tjera, që të ngrejnë zërin fort në mbrojtje të së drejtës dhe dinjitetit të të akuzuarve në këtë rast”, thuhet në kumtesë.

Pos turneut lamtumirës, The Who incizojnë edhe album

0

The Who-rockbandPas njoftimit se bendi legjendar, “The Who”, do të zhvillojë turneun e fundit, vjen lajmi se rokerët do të incizojnë edhe album të ri.

Rokerët duan të incizojnë këngë të reja gjatë kësaj vere, në mënyrë që t’i performojnë disa prej tyre në koncertet që do të mbajnë në Britani të Madhe.

Albumi i fundit i këtij grupi është publikuar në vitin 2006 (“Endless Wire”), ndërsa ata duan të lansojnë këngë të reja për 50 vjetorin e themelimit.

Deri më tash, anëtarët kanë gati tri këngë, ndërsa janë duke punuar edhe në material të ri.

Roger Daltrey (70 vjeç) dhe Pete Townshend (69 vjeç) e mbajnë grupin të bashkuar pas vdekjes së dy anëtarëve të tjerë, Keith Moon (1978) dhe John Entwistle (2002). Sa i përket turneut, koncertet do t’i mbajnë në nëntë qytete, duke filluar nga Glasgou më 30 nëntor dhe do të përfundojnë në Londër më 17 dhjetor.

PDK-ja s’ka vija të kuqe për koalicion

0

Thaci-misioni i ri14Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë për “Epokën e re” se kjo parti nuk ka vija të kuqe për partitë e tjera politike për koalicion qeverisës. Ai ka thënë se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mandej të shikohet se si kryetari i PDK-së dhe Kryesia do të dalin me skenarin.

“Nuk jam prej atyre që parapëlqej këtë parti politike apo atë parti politike. Për ne nuk ka vija të kuqe, pra për asnjë parti politike të mundshme. Ne jemi një parti e cila edhe gjatë këtyre mandatave në pushtet, në asnjë situatë nuk kemi vendosur vija të kuqe apo kritere përjashtuese për asnjë subjekt politik. Kështu që, jemi të hapur për çdo subjekt politik i cili e sheh interesin e vendit në mënyrë që të ulemi dhe ta bisedojmë formimin e qeverisë së ardhshme”, është shprehur Hoxhaj.
Pavarësisht tendencave të opozitës, Hoxhaj ka thënë se nuk do të ketë qeveri të re pa PDK-në. “Unë jam në politikë që 10 vjet, ndërsa i përcjelli zhvillimet politike si studiues dhe akademik që 20 vjet. Për mua çdo ditë e re është ditë e re në politikë. Nuk përcillem me ndonjë naivitet i cili e vlerëson politikën në bazë të disa paradigmave abstrakte, por e shoh politikën si një fushë shumë reale të funksionimit të jetës njerëzore. Kështu që, për mua nuk kanë qenë befasi deklaratat e opozitës. Mendoj se ne jemi në një fazë të një ngërçi politik. Ky ngërç politik duhet të tejkalohet me bashkëveprimin e të gjitha partive politike, të cilat e shohin interesin e shtetit të Kosovës nga një perspektivë më afatgjatë. Ai që i fiton zgjedhjet i takon ta formojë qeverinë. Po ashtu, ai që i fiton zgjedhjet e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nuk mund të ketë situata që të mblidhen dy-tre veta dhe të bëjnë përpjekje për ta kanalizuar në një drejtim krejtësisht të gabuar rezultatin zgjedhor. Kështu që, i takon çdo subjekti politik që brenda vetes të diskutojë se kush i ka humbur zgjedhjet, ndërsa PDK-ja është fituese e mirëfilltë e këtyre zgjedhjeve. Fitorja jonë është historike. Në këtë drejtim ne do të jemi ata që do ta formojmë qeverinë e ardhshme. Dhe nuk ka qeveri të ardhshme pa PDK-në”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse partitë opozitare nuk e kanë ndërmend t’i bishtnojnë marrëveshjes për bashkëqeverisje, e cila është arritur më 10 qershor ndërmjet liderëve të LDK-së, AAK-së dhe NISMËS, si dhe pajtimit të djeshëm që asnjëra prej tyre së bashku edhe me Vetëvendosje!-n të mos t’i përgjigjen ftesës eventuale të partisë fituese, PDK-së, për koalicionin e ardhshëm qeverisës edhe nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ta formuar qeverinë në herë e parë dhe të dytën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për “Epokën e re” se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare si opozitë e bashkuar e jo të hyjnë në koalicion me PDK-në. “Ne tashmë e kemi ndërtuar një kulturë bashkëpunimi, një kulturë koalicioni, bile edhe një emër ia kemi lënë: ‘Kthimi i shpresës për qytetarët e Kosovës’. Dhe do të vazhdojmë të jemi të koordinuar dhe bashkërenduar deri në fund”, ka deklaruar Haziri. Në këtë kontekst, Haziri ka se Gjykata Kushtetuese nuk është e thirrur t’i bëjë favor ndonjë partie politike, por në këtë rast ta bëjë interpretimin e Kushtetutës. “Nuk do të ketë kthim prapa sepse ky koalicion ka grupimin më të madh parlamentar dhe ne po presim vetëm sqarimet nga Gjykata Kushtetuese si kërkesë e presidentes. Gjykata Kushtetuese nuk është për t’i bërë favore asnjë grupimi politik dhe asnjë individi, por është për të bërë interpretime të nenit kushtetues. Ne besojmë se neni kushtetues në këtë rast ka me qenë në favor të interesit të Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, duke mos dashur të flasë shumë rreth vendimit që mund ta sjellë Gjykata kushtetuese, ka thënë për “Epokën e re” se kjo parti do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes së arritur me LDK-në dhe NISMA-n për Kosovën. “Tashmë kemi marrëveshje të nënshkruar me LDK-në dhe NISMA-n. Qeveria Haradinaj nuk ka dilemë. Do të kemi qeveri të fuqizimit të shtetit dhe konsolidimit të demokracisë. Do të vendosim rend dhe ligj, si dhe zhvillim ekonomik për jetë më të mirë për qytetarët. PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe vërtet do të jetë opozitë konstruktive”, është shprehur Ramadani.

I pyetur se a është e gatshme AAK-ja edhe për zgjedhje në rast se Kushtetuesja vendos në favor të PDK-së, Ramadani ka dhënë këtë përgjigje: “Çështja e Qeverisë së ardhshme është e kryer”.

Në anën tjetër edhe anëtari i Kryesisë së NISMËS, Bilall Sherfi, ka thënë për “Epokën e re” se janë të gatshëm edhe për zgjedhje parakohshme parlamentare, në rast se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë në herën e parë dhe të dytë PDK-së për ta formuar Qeverinë. “Kushtetuta është shumë e qartë: mandatin për formimin e qeverisë e merr ai që i ka 61 vota. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos në të dyja rastet në favor të PDK-së, atëherë mund të shprehim vetëm keqardhje për një vendim të gabuar të kësaj gjykate sepse nuk mund ta kontestojmë, pasi nuk kemi instrumente ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Në rast se ndodh kjo, ne do të vazhdojmë drejt përgatitjes së zgjedhjeve si një koalicion i përbashkët opozitar”, ka deklaruar Sherifi, duke shtuar se nuk janë të gatshëm të hyjnë në koalicion me PDK-në.

Edi Mazi: Si ma vranë para syve Artan Santon

0

Edi MaziEduard Mazi, ka parë të vritet para syve, Artan Santon, mikun e tij prej dy dekadash. Në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Panorama”, ish drejtori i TVSH-së tregon vrasjen e ndodhur më 26 qershor në zonën e ish-Bllokut.

Rrëfimi rrënqethës

Kishim lënë që të takoheshim tek zyra e tij te banka “Credins”, rreth orës 09:15 minuta ku të flisim për çështje pune dhe konsulence.

Shkova dhe parkova makinën te hapësira që kishte Tani aty te banka. Duke ecur, sapo ngjita shkallët e bankës më erdhi një SMS e Tanit.

Ishte një mesazh i thjeshtë që më tregonte se kishte arritur para meje dhe po më priste. Kur sa lexova mesazhin, isha duke ngjitur shkallët pashë makinën e Tanit që vinte nga lart, dmth nga Kryesia e Kuvendit dhe hipi mbi trotuar. Tani hapi derën kështu që unë u nisa drejt tij që ta takoja që jashtë duke i dalë te një tabelë me reklamën e bankës që është aty.

Tani po zbriste nga vendi i pasagjerit pas në krahun e djathtë. Në fraksionet e sekondës humba vëmendjen, sepse nuk po e merrja vesh se çfarë ndodhi. Më tepër kujtova se ishin kapsolla, pasi krismat ishim shumë të thata.

Dëgjova 3 krisma. Të paktën kaq më është fiksuar mua, pasi thuhet se kanë qenë 4, por unë 3 mbaj mend. Pashë njerëzit rreth e rrotull që u ulën përtokë duke ulëritur. Kthej shërish sytë nga Tani dhe e pashë duke u përpjekur të vrapojë nga makina ku sapo kishte dalë, drejt bankës.

Sa bëri 3-4 hapa, ai ra përtokë, pranë këmbëve të mia. Mund të them gjysmë metri, plus- minus janë centimetra. Në fillim kishte shenja jete. Ra si anash. Sa për plagët nuk flas dot me përpikmëri, por e kishte në shpatull.

Pavarësisht hutimit se çfarë po ndodhte e pashë Tanin në tokë, bëra të përkulem drejt tij por një njeri i veshur me të zeza dhe skanfandër në kokë, kërceu nga motori që ishte thuajse ngjitur.

I qëlloi në kokë, 2 herë të tjera Tanit dhe pastaj ma drejtoi mua pistoletën. Aty vura re se ishte një pistoletë mulli./Oranews/