Home Blog Page 8397

SHBA, shuhet legjenda e soul-it Bobby Womack

0

Bobby WomackBobby Womack, këngëtari legjendar amerikan me ngjyrë i muzikës soul, ndërroi jetë sot në moshën 70-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende publik, por këngëtari ishte i sëmurë me kancer si edhe vuante nga Alzheimeri, ndërkohë që kishte luftuar edhe kundër përdorimit të rregullt të drogës.

I lindur në Cleveland, Ohio, në një familje muzikantësh, Womack filloi karrierën muzikore gjatë viteve ’50 të shekullit të kaluar me vëllezërit e tij duke krijuar grupin ‘’The Womack brothers’’ dhe më pas grupin ‘’The Valentinos’’.

Në 1964-n debutimi si solist shënoi edhe suksesin e tij të menjëhershëm. Womack ka shkruar edhe këngë R&B mes të cilave “It’s all Over Now”, kënduar nga ‘’Rolling Stones’’.

Genta edhe me një risi

0

GentaIsmajli8-10Genta Ismajli është në përgatitje për të sjellë në treg projektin e saj më të ri.

Kjo shihet mjaft qartë nga fotoja që ka postuar këngëtarja në Instagram, ndërsa paralajmëron fansat për një tjetër hit.

Ndonëse ndjekësit në rrjetin social e kanë pyetur se cila është kënga e re, ende asnjë përgjigje nuk është dhënë nga Genta.

Anisa Petrela shpallet Miss Shqipëria 2014!

0

miss shqiperia 2014Anisa Petrela, bukuroshja nga Tirana është kurorëzuar natën e mbrëmshme nga Kalaja e Ulqinit si Miss Shqipëria 2014.

Për herë të parë këtë vit, organizatorët e çuan spektaklin në një hapësirë shqiptare që nuk është brenda kufijve politikë të Republikës së Shqipërisë, pikërisht në Ulqinin e bukur.

Në garë ishin 31 vajza nga të gjitha hapësirat shqiptare.

UPZ do t’i pranojë tre mijë studentë të rinj

0

UPZ-objektiTre mijë studentë të rinj do të regjistrohen këtë vit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sekretari i UPZ-së, Adem Sallauka tha se vendimi për pranimin e 3 mijë studentëve të rinj është marrë nga Senati i Universtitetit.

“Vetëm në afatin e parë të regjistrimit,do të pranohen 2250 student të rinj”, tha Sallauka për TVPZ.

Ai tha se UPZ është në pritje të akreditimit edhe të 7 programeve të rëndësishme për funksionimin e këtij institucioni.Ai, shrehet i binduar se Agjencioni i Akreditimit do të akreditojë programet e reja në Universitetin e Prizrenit për hapjen e Fakultetit Filologjik me programin e gjuhës shqipe,atë të gjuhës angleze si dhe hapjen e fakultetit të shkencave matematiko-natyrore si dhe 3 programe të reja për master.

“Ky institucion ka kapacitete të mjaftueshme për të funksionuar normalishtë edhe me hapësirat e reja, që do të jenë të gatshme për të plotësuar kërkesat e numrit të studentëve që nga viti i ri akademik pritet të ketë mbi 10 mijë studentë”.

Afati i parë i konkursit për regjistrim në institucionin më të lartë arsimor në Prizren,pritet të mbahet pasi të bëhet shpallja e rezultateve të Testit të Maturës /PrizrenPress.com/

Thaçi premton se do të respektoj verdiktin e Kushtetueses

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se verdikti i Gjykatës Kushtetuese pritet të qartësoj dilemat e panevojshme qe janë ngritur lidhur me mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Ai thotë se ai si kryeministër i vendit e mirëpret dhe publikisht zotohet se do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht cili do jetë ai.

Postimi i plotë:
Zgjedhjet parlamentare të qershorit u zhvilluan me sukses. Qytetarët shprehen vullnetin e tyre lirshëm për të ardhmen e tyre, për Kosovën e zhvilluar dhe të integruar në BE dhe NATO.
Tani procesi i certifikimit të rezultateve po afrohet. Në ndërkohe, pritet që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës t’i jap përgjigje pyetjeve te parashtruara nga Presidentja e vendit. Verdikti i Gjykatës Kushtetuese pritet të qartësoj dilemat e panevojshme qe janë ngritur.
Unë si kryeministër i vendit e mirëpres dhe publikisht zotohem se do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht cili do jete ai. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluarën kur kemi pranuar vendimet e kësaj gjykatë edhe atëherë kur ato kanë qenë në kundërshtim me pritjet tona.
Fundja, çështja thelbësore e gjithë këtij procesi është që Kosova te tregoj maturi institucionale dhe qytetarët tonë te fillojnë ta prekin ndryshimin që do ndodhë me fillimin e zbatimit te Misionit te Ri. HTH. /

Malisheva nesër nis spërkatjen kundër rriqrave

0

Rriqrat6-21?Do të nis nesër në Malishevë, spërkatja nga ajri kundër rriqrave, e cila do të zgjas tre ditë.

Spërkatja do të nis të dielën, më 29 qershor në orën 4:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri në orën 10:00.

Me këtë rast, zyrtarët komunalë të Malishevës, u bëjnë thirrje të gjithë bletarëve, që të kenë kujdes të shtuar dhe mos t’i lëshojnë bletët, së paku deri rreth orës 11:00.

Spërkatja, do të bëhet në katër zona të ndara të territorit të Komunës së Malishevës dhe përfshin të gjitha hapësirat e pabanuara.

Kjo spërkatje bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të etheve hemorragjike krime kongo.

LDK asnjë deputet nga Prizreni!

0

eqa me isenDikur ndër bastionet më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës- qyteti i Prizrenit sot nuk e ka as edhe një përfaqësues në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti. Edhe pse në zgjedhjet e 8 qershorit nga kjo komunë garuan pesë kandidatë për deputetë, asnjëri prej tyre nuk arriti që të marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Pos kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziut, si kandidatë tjerë të LDK-së për deputet nga Prizreni ishin edhe: Hanefi Muharremu, ish- kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Xhavit Ukaj, deputet në mandatin e kaluar të legjislativit, Haziz Hodaj, asamblist i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prizrenit, dhe Mubera Mustafa, dikur zëvendësministre e Shëndetësisë.

Megjithatë, nga këta kandidatë, më i votuari doli të ishte Xhavit Ukaj. Ish- deputeti i LDK-së, arriti të marrë 6620 vota, duke e lënë prapa, Haziz Hodajn me 4 mijë e 900 vota, Eqrem Kryeziun me 4 mijë e 100 vota, Hanefi Muharremin me 3 mijë e 900 vota dhe Mubera Mustafën me 2 mijë e 200 vota.

Xhavit Ukaj, ndonëse ka marrë vota më shumë se të gjithë kandidatët tjerë nga Komuna e Prizrenit, për këtë humbje ai e ka akuzuar degën e LDK-së në Prizren. “Deri të kjo situatë që LDK të mos e ketë asnjë deputet ka ardhur për shkak të gjendjes së krijuar nga dega e LDK-së në Prizren”, ka thënë Ukaj për Gazetën Blic.

Ndërkohë, të premten kryetari i Degës së LDK-së, Eqrem Kryeziu, i cili pos që ka pësuar një debakël në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar përballë Ramadan Mujës në zgjedhjet lokale, ai për deputet nuk ka arritur që të marrë mbi 4 mijë vota.

Pakënaqësitë në këtë degë kanë filluar qysh para disa muajsh. Ndërkaq, kulminacioni ka qenë pas humbjes së LDK-së në Prizren me 3 nëntor, ku një pjesë e madhe e anëtarësisë së kësaj partie në Prizren kërkuan dorëheqjen e Eqrem Kryeziut, i cili shpëtoi falë ndërhyrjes nga qendra. Gazeta Blic

Reagon Mentor Veliu: Unë nuk kam dorë në vrasjen e Pistes

0

mentori me pistenPolicia e Kosovës, ka kryer disa batisje dje në Rahovec, që dyshohej se kanë lidhje me vrasjen e kandidatët për deputet të PDK-së, Elvis Pista.
Gjatë raportimit të mediave për këtë bastisje, është përmendur edhe Mentor Veliu, i cili është shoqëruar për disa orë në Polici. Dje po ashtu është thënë se Veliu dyshohet në vrasjen e Pistes.

Mirëpo, ndaj këtyre lajmeve ka reaguar sot Veliu.

Ai ka thënë për Express së të gjitha këto janë spekulime dhe nuk ka asgjë të vërtet. Veliu ka treguar se e ka njohur mirë Pisten. Bile thotë se e ka pasur edhe mik të mirë.

“Nuk ka të vërtetat këtu asgjë. Unë më të ndjerin kemi qenë miq të mirë. Jemi njohur shumë mes vete. Kemi qenë shokë dhe bashkëpunëtorë. Nuk ka te veletet rreth atyre që janë thënë dje”, ka treguar Veliu.

Ai ka thënë se gjatë ditës se djeshme është shoqëruar në Polici. Mirëpo, thotë se nuk është pyetur si i dyshuar për vrasje. Veliu ka thënë se nuk ka më asnjë ftesë nga Polica për tu paraqitur ne stacion.

“ Nuk jam marrë në pyetje si i dyshuar për vrasje. Polica më ka pyetur si mik i Elvist dhe për çështjet që kanë rrjedh deri tash. Mirëpo, assesi nuk ka pasur pyetje për dyshimet në lidhje me vrasjen”. Ka thënë Veliu.

Ai thotë se është i gatshëm të bashkëpunoj më drejtësinë dhe Policinë e Kosovës, për ta zbardhur sa më shpejt vrasjen e Elvis Pistës.

Elvis Pista u vra më 15 qershor rreth orës 00:45 min në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në rrugën transite. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. Deri me tash nuk ka pasur të arrestuar për vrasjen e Pistës.

Ne, turistët e qebapave

0

Imer MushkolajShkruan: Imer Mushkolaj

Çfarë do të ishte Shqipëria pa turistët nga Kosova? Përgjigjen në këtë pyetje është mirë ta mendojnë të gjithë ata që i shohin me përçmim e me sy jo të mirë kosovarët që harxhojnë para për pushime atje. Pak më shumë respekt nuk do të bënte keq.

Më ankohej një kolege imja nga Shqipëria se vjet pushimet në Dhërmi i kishin shkuar huq. Jo pse moti ishte me shi e as pse shoqëria s’ishte e mirë. Fajtor që ajo nuk i kishte shijuar pushimet siç duhet ishte një kosovar.

“Burri i botës, kishte ardhur e hapur qebaptore aty dhe unë nuk mund ta duroja erën e qebapëve e suxhukut që piqej”, më tha e pezmatuar ajo, për të vazhduar me një varg ankesash të tjera – që nga ajo se Dhërmia nuk ishte vend për qebaptore kosovarësh dhe se një gjë e tillë do ta ulte “nivelin” e “pushimeve ekskluzive” që bëhen aty. Thjesht e mendonte dhe sa nuk e thonte që kosovarët nuk janë të denjë për Dhërmi.

Po të dilte nga goja e një njeriu të zakonshëm një konstatim i tillë, mbase edhe mund të mos i zihej për të madhe. Por, për mua ishte dëshpëruese që kjo gjë thuhej nga një gazetare që pretendonte se ndikonte në opinionin publik në Shqipëri. Nuk ma kishte marrë mendja se do të gjendej dikush, si kolegia ime, që mendon se kosovarët nuk bën të shkojnë në Dhërmi sepse, po sipas saj, nuk është se janë kushedi çfarë turistësh, që shpenzojnë kushedi sa. Logjika e saj diskriminuese sikur dëftonte se kosovarët duhet mbyllur në ndonjë tip rezervati afër deti, aty kah Durrësi diku ose edhe më lart, kah Velipoja a Shëngjini – aty ku mund të kënaqen me “nivelin” e tyre të të bërit pushime dhe qejf.

Po më fliste ajo sikur Shqipëria po lulëzonte nga turizmi, sikur bregdeti i saj po vërshohej nga njerëz nga anembanë bota dhe kosovarët qenkan ata që po prishkan punë. Qenkan ata që po e ndotkan mjedisin turistik atje. Po më fliste sikur kosovarëve po u ofruakan pushime gratis atje, e jo kundrejt shumë miliona eurove që i ndihmojnë sadopak një vendi të varfër.

Unë, thjesht, nuk besoj se qytetarët e Shqipërisë kanë këtë mendim për kosovarët. Në radhë të parë për shkak se është tërësisht iracional dhe fyes ndaj kujtdoqoftë dhe së dyti për shkak se kosovarët përbëjnë shifrën më të madhe të turistëve në Shqipëri – 700-800 mijë çdo vit. Vlerësohet se ata shpenzojnë në bregdetin shqiptar, po brenda vitit, deri në 200 milionë euro.

* * *

Unë i kam kaluar pushimet verore në jugun e Shqipërisë vite me radhë. Madje në ato vite kur jugu ende nuk ishte “zbuluar” nga kosovarë të tjerë ne, një grup shokësh, shkonim çdo vit atje. Përtej mungesave të shumta dhe nivelit të shërbimit që linte për të dëshiruar, ne vazhdonim të mos i ndaheshim jugut. Vazhdonim t’i shihnim vetëm anët e mira të të qenit pushues në Shqipëri – deri atëherë kur vendosëm të mendonim më racionalisht dhe të pyesim veten nëse ia vlente të shpenzonim para për të cilat nuk merrnim shërbimin e duhur. Deri atëherë kur vendosëm të mos vuanim peshën e njëfarë patriotizmi që na mbyllte sytë karshi realitetit që na shfaqej çdo verë.

Vite më radhë pas nesh, të tjerë, qindra-mijëra kosovare mësyejnë bregdetin shqiptar çdo verë. Shumica në gjendje jo fort të mirë ekonomike, vazhdojnë të gjejnë mundësi për t’i kaluar disa ditë në Shqipëri. Dhe, natyrisht, mundësitë e tyre financiare nuk iu lejojnë pushime luksi, por të atilla që të shijojnë rërën dhe ujin e detit, duke e kombinuar me ushqime të përgatitura vetë e ndonjëherë edhe duke shijuar qebapat e atij kosovarit në Dhërmi, që ia ka prishur pushimet koleges sime.

Këto janë mundësitë financiare të shumicës së kosovarëve dhe ata e zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Para se të kritikohen e të shihen me sy jo të mirë, besoj se të paktën duhet të vlerësohen për vendimin e tyre që ta vizitojnë Shipërinë në mënyrë masive. Pavarësisht se jo rrallë ballafaqohen me situata jo fort të këndshme, madje deri në përçmim nga tipa si kolegia ime që ia prishën pushimet në Dhërmi.

* * *

Shqipëria është larg të qenit destinacion i pëlqyer për turistë të huaj e me xhepa të thellë, siç janë vendet bregdetare të rajonit. Madje, për më shumë se njëzet vjet me radhë pas rënies së komunizimit nuk ia ka dalë të kthehet në një destinacion tërheqës për turistë nga mbarë bota. Jo pse mungojnëe plazhet e bukura, por sepse mungon shërbimi i duhur, mungojnë detajet që e bëjnë turizmin turizëm. Nuk është krijuar traditë turizmi.

Kosovarët nuk është se kërkojnë shumë nga Shqipëria. Ata edhe sivjet do të vërshojnë bregdetin shqiptar, nga veriu në jug. Të varfër e më pak të varfër do të gjejnë mundësinë për t’u rrezitur disa ditë në brigjet e Adriatikut e Jonit. Me siguri do t’i shijojnë edhe qebapat e bashkëvendësit të tyre në Dhërmi a gjetiu. Shpresoj të mos ia prishin pushimet koleges sime, nëse sërish ka vendosur të shkojë atje. Por, përpara se t’i shohë me sy të keq qebapat e kosovarëve, ajo është mirë të mendojë vetëm për një çast se si do të ishte vendi i saj pa kosovarët turistë, kështu si janë – të varfër e më pak të varfër, me qebapa e suxhukë? Pak më shumë respekt nuk do të bënte keq.

Irina Shayk tërësisht nudo për ’24 Horas’! (Foto)

0

Irina Shayk-nudo14 Modelja dhe bukuroshja: Irina Shayk ka realizuar një sesion fotografik më provokues se kurrë më parë, ku dhe është shfaqur tërësisht nudo.

Pas setit fotografik në Miami ku ekspozoi pjesën e gjoksit, Irina tashmë ka guxuar edhe më shumë.

Format e saj ishin të përkryera dhe pozat mjaft sensuale.

Irina Shayk-nudo14a Irina Shayk-nudo14b