17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK asnjë deputet nga Prizreni!

eqa me isenDikur ndër bastionet më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës- qyteti i Prizrenit sot nuk e ka as edhe një përfaqësues në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti. Edhe pse në zgjedhjet e 8 qershorit nga kjo komunë garuan pesë kandidatë për deputetë, asnjëri prej tyre nuk arriti që të marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Pos kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziut, si kandidatë tjerë të LDK-së për deputet nga Prizreni ishin edhe: Hanefi Muharremu, ish- kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Xhavit Ukaj, deputet në mandatin e kaluar të legjislativit, Haziz Hodaj, asamblist i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prizrenit, dhe Mubera Mustafa, dikur zëvendësministre e Shëndetësisë.

Megjithatë, nga këta kandidatë, më i votuari doli të ishte Xhavit Ukaj. Ish- deputeti i LDK-së, arriti të marrë 6620 vota, duke e lënë prapa, Haziz Hodajn me 4 mijë e 900 vota, Eqrem Kryeziun me 4 mijë e 100 vota, Hanefi Muharremin me 3 mijë e 900 vota dhe Mubera Mustafën me 2 mijë e 200 vota.

Xhavit Ukaj, ndonëse ka marrë vota më shumë se të gjithë kandidatët tjerë nga Komuna e Prizrenit, për këtë humbje ai e ka akuzuar degën e LDK-së në Prizren. “Deri të kjo situatë që LDK të mos e ketë asnjë deputet ka ardhur për shkak të gjendjes së krijuar nga dega e LDK-së në Prizren”, ka thënë Ukaj për Gazetën Blic.

Ndërkohë, të premten kryetari i Degës së LDK-së, Eqrem Kryeziu, i cili pos që ka pësuar një debakël në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar përballë Ramadan Mujës në zgjedhjet lokale, ai për deputet nuk ka arritur që të marrë mbi 4 mijë vota.

Pakënaqësitë në këtë degë kanë filluar qysh para disa muajsh. Ndërkaq, kulminacioni ka qenë pas humbjes së LDK-së në Prizren me 3 nëntor, ku një pjesë e madhe e anëtarësisë së kësaj partie në Prizren kërkuan dorëheqjen e Eqrem Kryeziut, i cili shpëtoi falë ndërhyrjes nga qendra. Gazeta Blic

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit