Home Blog Page 8398

Krasniqi- Eqrem Kryeziut: Më je dhimbsur deri sot

0

Milazim KrasniqiIsh- anëtari i LDK-së, Milazim Krasniqi, e ka komentuar dorëheqjen e Eqrem Kryeziut nga të gjitha funksionet e LDK-së.

“Më ka çuditur vonesa e saj, meqë e njoh moti Eqën. Kam pas kontribuar shumë në kuvendin e parë themelues të degës së LDK-së në Prizren që ai të zgjidhej kryetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Madje, Krasniqi në këtë shënim në Facebook ka treguar edhe për “burrërinë” që ka, duke treguar se e ka përkrahur Eqën edhe në kohë krizash brenda asaj dege.

“Por, kur u largova nga LDK-ja në vitin 2000, qeshë zhgënjyer shumë me Eqën. Ai po ekzaltohej nga erozioni moral e politik që po e pushtonte partinë. Më qe dhimbsur që u bë mburojë e atij erozioni. Më është dhimbsur deri sot. Mirëserdhe, Eqë”, ka shkruar në fund Krasniqi.

Maxhuni dhe Didi, nesër nënshkruajnë në Prizren për patrullime të përbashkëta

0

Policia e Kosoves dhe e ShqiperiseBashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të vazhdojë edhe në këtë vit. Policët e të dy vendeve do të patrullojnë së bashku gjatë gjithë sezonit veror në territorin e Shqipërisë.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nesër në një ceremoni të përbashkët në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtorët e përgjithshëm të dy policive, Shpend Maxhuni dhe Artan Didi të shoqëruar nga stafi i tyre.

Marrëveshja e patrullimeve të përbashkëta po zbatohet disa vite resht dhe ka të bëj me menaxhimin më efikas të fluksit të madh të shtetasve të Kosovës, që verojnë në bregdetin shqiptar.

Argjentina e lumtur, mban në gjoks të dashurin

0

Argjentina Ramosaj-me te dashurinKëngëtarja bukuroshe, ëndërr e çdo mashkulli, Argjentina Ramosaj ka kohë që ka ndërruar statusin. Ajo tani është në lidhje dashurie, dhe është shumë e lumtur.

Këngëtarja kohë pas kohe poston foto përkrah të dashurit, ndërsa në foton e fundit ajo mban në gjoks atë. Siq shihet edhe nga foto ata duken shumë të dashuruar.

Ndryshe, Argjentina i ka specialitet baladat të cilat i sjellë në mënyrë perfekte.

Braziliania ndjehet me fat që takoi yjet shqiptar

0

Xhaka e Xhemaili me brazilianenNjë tifoze braziliane ka plotësuar ëndrrën e saj pas takimit që pati me yjet e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Blerm Xhemaili.

Të dy këta futbollist gjenden në Brazil me kombëtaren e Zvicrës në kampionatin botëror, ndërsa takimi me ta e ka gëzuar tej mase tifozen Even Aguiar.

“Çfarë fati! Takova futbollistët më të mirë të këtij botërori”, ka shkruar braziliania në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Sharapova i përgjigjet kërkesës për martesë të katër tifozëve

0

Sharapova-parisKatër tifozë rusë u bënë të famshëm me propozimin për martesë që i bënë Maria Sharapovës. E, kjo e fundit dha një përgjigje për të katërtit.

Bukuroshja ruse, Maria Sharapova, mori një propozim interesant martese të enjten mbrëma.

Në sfidën mes Rusisë dhe Algjerisë, katër tifozë rusë shpalosën nga një pankartë që në kombinim formonte shprehjen: “Sharapova, a do të martohesh me mua”.

Sharapova-merry meE, përgjigja e bukuroshes ruse ishte e shpejtë. “Më humbi goli, por kjo jo… A duhet t’i martojë që të katër?”, shkroi në Twitter, Sharapova.

32 deputetë të LDK-së akuzojnë partinë e vet për vjedhje votash

0

Kutite e votimitRreth 60 ankesa të deputetëve i ka pranuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas publikimit të rezultateve, raporton KTV.

Një numër prej 30 deputetësh të partive të ndryshme politike, kryesisht të atyre të LDK-së, nuk janë pajtuar me votat, të cilat i kanë fituar në bazë të rezultatit të publikuar.

Ata pretendojnë se gjatë numërimit u janë vjedhur votat, duke i kaluar personit të caktuar të po të njëjtës parti. 32 ankesa i kanë bërë vetëm deputetët e LDK-së, prej të cilave ka pasur rast që një deputet i ka bërë pesë ankesa.

Paneli Zgjedhor deri tash i ka shqyrtuar pesë ankesa, prej së cilës ka gjetur parregullsi.

Të pakënaqur me rezultatet janë edhe Partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, dhe Partia e Nenad Rashiqit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa ka afat 72 orë për t’i shqyrtuar rreth 60 ankesa, e më do të dalë me vendime.

Ata të cilët nuk pajtohen me vendimin, mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. I gjithë ky proces mund të vonojë certifikimin e zgjedhjeve deri në 10 ditë.

Gashi falënderon ‘Eqën’ për kontributin dhënë LDK-së

0

ArbenGashi-LDKArben Gashi është solidarizuar me dorëheqjen e Eqrem Kryeziut nga postet në LDK. Ai e ka falënderu “Eqën” për kontributin që ka dhënë mbi 24 vite në LDK.

Gashi ka shkruar një postim të shkurtër në Facebook.

“Faleminderit per kontributin mbi 24 vite ne LDK dhe per Kosoven z. Eqrem Kryeziu” ka shkruar ai. /PrizrenPress.com/

Kush e përdor telefonin, pesë vjet i humbet e drejta për të hyrë në Test të Maturës!

0

Suhareke-testi maturesMinistria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë ka marrë vendim që kushdo nga maturantët që e përdor telefonin mobil, gjatë kohës sa i nënshtrohen Testit Shtetëror të Maturës, do ta humbin të drejtën deri në 5 vjet që të mos hyjnë në këtë test.

MASHT ka marrë vendim poashtu që kushdo që flet ose bënë zhurmë gjatë testit të përjashtohet menjëherë nga testi.

Ndërkaq, ata maturantë që do të çohen nga banka, apo nëse ai zihet se ka telefon me vete, do të mund t’i merret e drejta deri në dy vjet të mos ketë të drejtë t’i nënshtrohet Testit Shtetëror të Maturës.

Nesër pritet të mbahet pjesa e dytë e Testit Shtetëror të Maturës.Në pjesën e parë, ndërkaq la pasur shumë parregullsi gjatë Testit Shtetëror të Maturës

Gentën e ndjekin një milion…

0

GentaIsmajli14-12Këngëtarja Genta Ismajli ka arritur një milion ndjekës në rrjetin social “Facebook”, duke thyer kështu rekordin si femra shqiptare më e pëqlyer dhe e klikiuar e të gjitha kohërave.

Këngëtarja aktulisht po shijon pushimet në vendin e largët Australi, ku do të pregaditet për të lansuar më vonë edhe këngën e saj më të re “A je gati?”.

Lajmërohet “pasardhësi” i Eqrem Kryeziut

0

haxhi avdyli ldkNjëri nga anëtarët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili në të njëjtën kohë bën pjesë edhe në Grupin e ekspertëve të Shëndetësisë së kësaj partie, e ka çmuar lartë dorëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së, në Prizren, Eqrem Kryeziut.

Mjeku Haxhi Avdyli, i përfolur si ndër kandidatët më serioz për të marrë timonin e degës së LDK-së, ka thënë se ky akt i Kryeziut duhet të vlerësohet, ndërkohë që ka bërë thirrje për unifikim dhe mobilizim të partisë.

“Vlerësoj lart aktin e përgjegjshmërisë qytetare të një lideri dinjitoz, sic është Prof. Eqrem Kryeziu. Ky akt duhet vlerësuar nga të gjithë, edhe nga ata që nuk janë pajtuar ndonjëherë me të. Ky njeri, sidoqoftë mbetet një figurë emblematike e respektuar për kontributin e tij në ngritjen dhe mbajtjen e shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Edhe ky akt është një kontribut në të mirë të LDK-së dhe shpresojmë që kjo s’do jetë fjala e tij e fundit. Sot, LDK ne Prizren ka nevojë më shumë se kurrë për unifikim, mobilizim, dialog mes nesh, punë dhe kontribut pozitiv të secilit aktivist për një ndryshim që do shkon në të mirë të LDK-së, të qytetit dhe Kosovës”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Eqrem Kryeziu pas humbjes në zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit, dhe në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK. Kryeziu pos që ka qenë kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ka qenë edhe anëtarë i Kryesisë Qendrore të partisë. Gazeta Blic