5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Dy vatra të reja mbeturinash në Prizren – Komuna premton ndërhyrje të shpejtë

Asnjëherë nuk po vetëdijesohemi për të mos hedhur mbeturina në vende ku është e ndaluar, aq më pak në ato që e shëmtojnë pamjen dhe ndotin ambientin. Në dy lokacione përgjatë rrugës që lidh qytetin e Prizrenit me Nashecin dhe fshatrat përreth, përfshirë zonën e Hasit, individë të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina të ndryshme, duke krijuar pika të reja problematike – një dukuri shqetësuese që ka qenë e pranishme në Prizren prej kohësh.

Për këtë çështje, kemi kontaktuar drejtorin e Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, i cili, pasi u informua nga ekipi i mediumit tonë, shprehu keqardhjen për faktin se disa qytetarë dhe operatorë të papërgjegjshëm vazhdojnë të krijojnë këto vende të zeza me mbeturina në territorin e komunës. Drejtori theksoi se shqetësues mbetet edhe numri i vogël i inspektorëve të mjedisit.

Drejtori Lamaj deklaroi se komuna do të reagojë për largimin e mbeturinave dhe eliminimin e këtyre pikave të zeza. Ai shtoi se do të shqyrtohen edhe forma preventive për parandalimin e kësaj dukurie, përfshirë vendosjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e keqbërësve. Mbeturinat e pranishme pritet të largohen së shpejti nga kompania “Eko Regjioni”, dhe shpresojmë që pamje të tilla të mos përsëriten më, ndërsa të gjithë të kontribuojmë për mbrojtjen e ambientit./tv prizreni/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit tetë aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për shkak të veprës penale "Rrezikimi i trafikut publik" dhe ka ngritur tetë aktakuza...

Dragashi dhe Kukësi shqyrtojnë praktikat efektive kundër dhunës me bazë gjinore

Komuna e Dragashit dhe Bashkia e Kukësit gjatë një takimi të lehtësuar nga OSBE-ja kanë shkëmbyer përvojat lidhur me reagimin efektiv ndaj rasteve të...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit