Home Blog Page 841

Vetëvendosje në Prizren kërkon llogaridhënie për premtimet e papërmbushura të kryetarit Totaj

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka premtuar shumë projekte në fushatën paraelektorale dhe se të njëjtat nuk i ka realizuar gjatë mandatit qeverisës.

“Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, fushatën zgjedhore e nisi dhe e përfundoi me premtime të mëdha dhe pritshmëri të larta! Na premtoi transformimin e parkut të qytetit, një parking nëntokësor për 711 vetura, dhe rregullimin e shtratit të Lumëbardhit – projekte që qytetarët i mirëpritën. Mirëpo, sa kohë ka kaluar dhe ku janë rezultatet?”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

Ky subjekt politik tutje ka shprehur qëndrimin se “Parku i Qytetit vazhdon të mbetet i paprekur e në gjendje të mjerueshme”, pastaj se “parkingu nëntokësor jo vetëm që nuk u realizua por u shndërrua në simbol të premtimeve boshe dhe projekteve të harruara”.

“Rregullimi i shtratit të Lumëbardhit nuk filloi asnjëherë e për më tepër nuk mirëmbahet e nuk e ka kujdesin e duhur”, thuhet në reagim.

Në të njëjtën kohë nënvizohet se premtimet duhet të përmbushen për hir të qytetarëve.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë të shohin përmbushjen e këtyre premtimeve, e jo vetëm fjalë boshe dhe projekte të ngecura në letër. A është ky transformimi që na u paraqit e premtua nga Shaqir Totaj? Prizreni është qytet historik dhe simbol i kulturës. Prizreni ka nevojë për një kryetar që punon, e jo që mashtron!”, thuhet në reagim e LVV-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Deri më 26 dhjetor mund të ndërrohet Qendra e Votimit brenda komunës

0
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati për ata që duan të ndërrojnë Qendrën e Votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, brenda komunës ku jetojnë.

Sipas institucionit që organizon zgjedhjet, gjatë kësaj periudhe e cila përfundon më 26 dhjetor2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Kanë bërë të ditur se parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Gjithashtu, ndërrimi i Qendrës së Votimit, kanë treguar nga KQZ-ja se është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ky është i dyshuari tjetër që u arrestua për fajde në Prizren

0
Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar për fajde, dje në Prizren.

Personi të cilit iu vendosen prangat është 32-vjeçari D. Shigjeqi nga fsahti Planej i Prizrenit, shkruan Indeksonline.

Në raportim thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.

I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shembull i mirë në Prizren, qytetari e gjen portofolin me 530 euro – e dorëzon në polici

0
Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas policisë, në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 530 euro dhe një dollar amerikan.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer”

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

562 vjet nga nënshkrimi i dokumentit të parë të gjuhës shqipe

0
Sot janë bërë 562 vjet që nga nënshkrimi i dokumentit të parë të gjuhës shqipe.

“Formula e Pagëzimit”, u nënshkrua në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 nëntor 1462.

Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit, shkruan KP.

“Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër osmane. Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me germa latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date.

“Formula e pagëzimit” u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

Hapet Qendra e Angazhimit të Komunitetit për Gratë në Dragash

0

Në  Dragash u  përurua Qendra e Angazhimit të Komunitetit për Gratë, një hapësirë e dedikuar mbështetjes dhe fuqizimit të grave. Qendra do të ofrojë mundësi për mblidhje dhe zhvillim aktivitetesh sociale dhe kulturore, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të grave në jetën shoqërore dhe komunitare përmes punëtorive dhe ngjarjeve të tjera.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj qendre për avancimin e të drejtave të grave.

“Kjo qendër është një mundësi e shkëlqyer për gratë e komunitetit tonë. Ajo do të ofrojë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse, ku gratë do të mund të mblidhen dhe të zhvillojnë aktivitete që promovojnë integrimin dhe përfshirjen sociale,” tha Xheladini.

Ai,  gjithashtu theksoi angazhimin e qeverisjes lokale për barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

“Angazhimi ynë për barazi gjinore do të mbetet një prioritet i vazhdueshëm. Me hapjen e kësaj qendre, ne po kontribuojmë në fuqizimin e grave dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës për ta”

Ky projekt është pjesë e iniciativës “Mbështetja e Integrimit të Grave në Komunat Rurale të Kosovës – WIntegra”, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Arbeiter-Samariter-Bund – Deutschland e.V. (ASB), në bashkëpunim me organizatën WEntrepreneur dhe Komunën e Dragashit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj, e cila mori pjesë në ceremoninë e hapjes, e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e komunitetit dhe për avancimin e të drejtave të grave.

“Ky projekt është një mundësi për gratë të ndihen të përfshira dhe të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre. Hapja e kësaj qendre është një hap konkret drejt fuqizimit të gruas dhe integrimit të saj në të gjitha fushat e jetës,” u shpreh Skeraj.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Përmes punëtorive, takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, Qendra e Angazhimit të Komunitetit për Gratë do të krijojë mundësi për zhvillim personal dhe profesional për gratë e Komunës së Dragashit, duke përmirësuar kështu angazhimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe duke promovuar bashkëpunimin dhe solidaritetin në komunitet./PP

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 08.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren1.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:LP 10kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:00 deri 14:00Vendet: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë. bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.Punime në projekte investive1.Nga NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:LP 10kV Hasi 2 (kodi: 30034003) nga ora 08:00 deri 17:00Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.Arsyeja: Projekte investive, tërheqja e kabllos bistek nëpër linjën me tension, energjizimi i rrjetit, zhvendosja e TS me gjithë elementet përcjellëse si dhe punë tjera elektrike në kuadër të LOT14, Hasi 2 Krushë e Madhe.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksioni i antidrogës në Prizren, arrestohen pesë persona

0

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës, Njësia në Prizren pas një pune hetimore më 7 nëntor 2024, ka realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren ku janë arrestuar (pesë) 5 persona të dyshuar dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë
-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84
-5 telefona
-1 automjet

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës dhe vendimet tjera do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me vranësira e intervale me diell

0

Për sot parashihet mot me pak vranësira dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Çeku mburret me qeverisjen, liston 250 investime të kryera dhe në realizim

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku përmes një postimi në Facebook ka listuar investimet në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë, siç tha ai, të përfunduara dhe në realizim.

Ai theksoi se vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit dhe siç tha, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë.

Çeku u shpreh se janë përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa sipas tij, rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit.

“250 investime në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë (të përfunduara dhe në realizim). Me gjithë sfidat nga pandemia e inflacioni në pjesën e parë të mandatit, punët dhe investimet tona në infrastrukturë kulturore e sportive janë të pakrahasueshme me cilëndo periudhë paraprake. Vendi ynë sot ka më shumë qendra të kulturës e palestra të sportit, monumente të mbrojtura e hapësira për të rinjtë. Të gjitha në shërbim të artistit e sportistit, rinisë e fëmijëve, publikut dashamir të artit e sportit”.

“Përgjatë mandatit, kemi përfunduar mbi 110 projekte kapitale, derisa në rreth 80 projekte punimet vazhdojnë dhe janë drejt përfundimit. Gjithashtu, mbi 60 projekte infrastrukturore janë në procedurë projektimi ose prokurimi, ku punimet pritet të nisin së shpejti. Investimet tona janë shtrirë në 31 komuna”, ka shkruar Çeku.

Ai ka listuar projektet e përfunduara dhe ato në realizim: