Home Blog Page 842

Aksion i Antidrogës në Prizren, dy të arrestuar

0

Antidroga i ka arrestuar dy persona në Prizren në një operacion policor.

Atje u konfiskua po ashtu edhe një sasi e drogës.

Detaje lidhur me aksionin do të jepen pas përfundimit të operacionit.

Kështu deklaroi  zëdhënësi Daut Hoxha.

Më herët sot policia e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë të koduar “Tregu”, ku nga Antidroga u arrestua një person.

Po ashtu, gjatë dites edhe në Gjilan siq jeni njoftuar permes komunikatës zyrtare një person është arrestuar per blerje, posedim dhe shpërmdarje te paautorizuar të narkotikëve.

“Dje po ashtu operacioni taktik i antidrogës së Ferizajt i koduar me emrin“TRANSFERI” ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 11 kilogramëve marihuanë në Bernicë të poshtme të Prishtinës, dhe një person ka perfunduar në pranga të Policisë”, tha Hoxha njofton Klankosova.tv

“Siç kemi konfirmuar në vazhdimësi Policia e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe zbatimin e ligjit, parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave penale, ne veqanti luftë e pakompromis po zhvillohet dhe do të zhvillohet ndaj personave të perfshirë në shitblerjen e substancave narkotike apo abuzimit me to”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë nuk do të lejojë që individ apo grupe të ndryshme kriminale të kryejn veprime të kunderligjshme, në veqanti si këto të abuzimit me Droga, të rrezikojnë shëndetin e rinisë sonë dhe të mbesin pa u ndeshkuar”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hasani: Kryeministri e presidentja të kërkojnë nga Trumpi që Gjykata Speciale të përfundojë

0
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, beson që me administratën e Trump do të përshpejtohen procedurat në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Por, sipas tij, e rëndësishme është që krerët e shtetit ta kuptojnë që Gjykata Speciale është e padrejtë dhe të kërkojnë nga Trumpi që ky proces të përfundojë.

“Do të përshpejtojnë procedurat, i kanë 4 vjet prapa grilave. Kur i shohim gjitha këto dhe takimet që ka pas presidenti Thaçi me presidentet amerikanë, ata i shohin si favore politike për zgjidhje. Unë besoj që pavarësisht se kush do të jetë si misionar që do të jetë për dialogun, do ta ketë edhe këtë ndikim. Por e para duhet të jetë që Ministria e Jashtme, kryeministri, presidentja ta kuptojnë që kjo gjykatë është e padrejtë. Dhe këta duhet të kërkojnë nga Trump që ky proces të përfundojë, sepse krijimi i Gjykatë Speciale është bërë nën ndikimin e amerikanëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hasani në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ish-i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grennell, pas zgjedhjeve në ShBA, kishte thënë se nëse i fitojnë zgjedhjet do të punojnë për lirimin e ish-presidentit Thaçi.

Trump ka fituar garën për president të ShBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Zafir Berisha në listën e Nismës për deputet, Limaj beson se është kandidat i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e radhës për deputet që do të jetë Zafir Berisha.

Zafir Berisha edhe në të kaluarën ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga subjekti i NISMA.

 

Për të Limaj tha se është figurë e njohur dhe e respektuar, dhe jo vetëm për angazhimin e tij gjatë luftës.

 

“Me kënaqësi sot kam nderin të prezantoj para jush kandidatin për deputet, ish-bashkëluftëtarin tim dhe ish-deputetin, kryetarin e NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha! Zafir Berisha është një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm për angazhimin e tij të palodhshëm në periudhën e luftës, por edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë viteve të shërbimit të tij si deputet i Kosovës”.

“Duke besuar në vlerat e tij dhe duke pasur besim në vizionin e tij për Kosovën, jam i bindur se Zafir Berisha është i duhuri për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

NISMA Socialdemokrate është në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Deschamps lë Mbappen jashtë liste

0

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Francës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Selektori Didier Deschamps, të enjten e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar kurse ka zbuluar se pas bisedës që e ka pasur me Mbappen, ka vendosur që të mos e ftoj.


Thuhet se Mbappe kohët e fundit po kalon një moment delikat që nuk ka të bëjë me futbollin, ndërsa po ashtu edhe paraqitjet e tij me fanellën e Real Madridit nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Franca këtë muaj do t’i ketë dy ndeshjet e fundit të kësaj kampanje të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Izraelin dhe Italinë, që i takojnë grupit A2 të ligës A.

Me Izraelin, Franca do të luaj më 14 nëntor në shtëpi kurse me Italinë do të përballet në udhëtim tri ditë më vonë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bota e Donald Trump

0

Shkruan: Ben Blushi

Sikur Donald Trump të mos mbajë asnjë nga premtimet që u ka bërë amerikanëve por vetëm të mbyllë luftërat, Amerika mund t’i bëjë botës një nga shërbimet më të mëdha që kur ky vend egziston.

Në 100 vitet e fundit Amerika ka qenë luftënxitësja më e madhe e planetit dhe për fat të keq vazhdon të jetë. Kur shkruaj kështu e di që shumë njerëz do habiten. Si një planet i madh që drejton jetën e satelitëve që sillen rreth saj, Amerika nuk duket njëlloj nga çdo cep i botës.

Ne që jetojmë në një vend i cili edhe me ndihmën e Amerikës, shpëtoi nga komunizmi, besojmë se ajo ka të drejtë të pushtojë në emër të demokracisë. Nëse ushtarët amerikanë do vinin në Shqipëri në vitet 1970, sot ndoshta do ishim duke jetuar më mirë, do ishim një vend më i pasur dhe ndoshta pak më i madh. Por kjo nuk ndodhi. Amerika nuk erdhi.

Në ato vite Amerika shkoi në Vietnam për të luftuar komunizmin. Për fat të keq ky vend sot drejtohet ende nga komunistët dhe aty pluralizmi politik ndalohet me ligj. Nëse i pyet vietnamezët, ata do thonë se kjo është gjëja më e keqe që ju ka ndodhur në histori. Dhe kanë të drejtë.

Pasi ushtria amerikane u tërhoq, Vietnami u stabilizua. Sot ky është një vend i hapur komunist, që lejon turizmin, tregtinë e lirë, investimet e huaja dhe ç’është me rëndësishmja është i bashkuar. Nëse Amerika do e kishte fituar luftën në Vietnam ky vend do ishte i ndarë në dy, mes jugut dhe veriut, njëlloj si Korea. Sot do kishim dy Kore dhe dy Vietnam dhe me siguri një armë bërthamore më shumë, ndërkohë që Vietnami as nuk ka, as nuk kërkon bombë atomike, sepse nuk është në luftë me asnjëri. Vietnami është një vend i bashkuar që mundohet të lëpijë plagët e veta të paharrueshme.
Kur ikën, amerikanët lanë aty 3 milion të vdekur. Të gjithë vietnamezë. Ndërsa në Japoni 250 mijë u vranë në tre ditë.

Thonë që lufta nuk ka rregulla, por ka proporcionalitet, pra edhe kur vret duhet të respektosh disa parime. Duhet të vrasësh me masë. Kur të vrasin ushtarë, nuk mund të vrasësh civilë. Kur Japonia sulmoi një bazë detare të Amerikës në Luftën e Dytë Botërore, vrau 2400 ushtarë. Amerika ju përgjigj me armë bërthamore dhe vrau 250 mijë banorë civilë. Për çdo ushtar amerikan të vrarë u shfarosën 100 japonezë duke shkuar në punë dhe që atë ditë kërcënimi bërthmor nuk i ndahet më botës.

Por, mesa duket demokracia nuk lind mbi varreza. Bilanci luftarak i Amerikës nuk shkëlqen. Vietnami është ende një vend komunist, Koreja është e ndarë në dy pjesë, Afganistanin e morën prapë talebanët, Siria është e shpartalluar, Iraku u bë djep i ISIS dhe sot ka pëfunduar në një kukull të Iranit. Megjithëse këto pushtime u bënë në emër të demokracisë, demokracia nuk ka ardhur askund dhe ky dështim ka një arsye : popujt e pushtuar e refuzuan demokracinë si recetën e pushtuesit.
Njerëzit që thonë se Amerika bën mirë që pushton në emër të demokracisë ngatërrohen sa herë shkojnë në Kubë. Askush nuk e kupton pse Amerika shkon aq larg për të luftuar komunizmin deri në Vietnam dhe Kore por nuk shkon në një ishull me 10 milion banorë, shumica e të cilëve kanë familjet në Amerikë. Tortura e atij populli të braktisur në mes të detit është pasqyra e zhgënjimit. Pse Vietnami dhe jo Kuba? Pushtimi i Kubës do ishte edhe më i lirë sepse ky vend është më afër Amerikës se ç’është Vlora me Brindizin.
Për fat të keq sjellja e Amerikës në pyllin e botës i ngjan sjelljes së luanit. Veprimet e tij ndikojnë tek kafshët e tjera. Kur ai del për gjah të tjerët mbrohen, fshihen, ngjiten nëpër pemë, mbeten pa bukë, acarohen, ulërijnë, nxjerrin kthetrat, sulmojnë dhe vrasin kafshë më të vogla.
Nëse nuk do kishte ndodhur Hiroshima, Vietnami dhe Korea, bota do ishte pa dyshim më paqësore. Kafshët e mëdha që duan të frenojnë luanin nuk do ishin armatosur prandaj Lindja e Mesme do ishte më e qetë, Irani nuk do kishte armë bërthamore, Rusia nuk do financonte një herë talebanët pastaj Iranin, Ukraina nuk do ishte pushtuar për shkak të parimit, ti pushton unë pushtoj, dhe terrorizmi islamik nuk do ishte kthyer në armë të vrasjes në masë.

Kur argumenti i shfarosjes së komunizmit ra, filloi ai i zhdukjes së terrorizmit. Amerika çoi ushtarë për të zhdukur terroristët dhe shtetet e tyre dhe natyrisht në disa raste bëri mirë. Çështja është se edhe para Amerikës ka patur islam, siç ka patur shoqëri fetare dhe shtete muslimane. Ato kanë qenë më të varfëra por nuk vrisnin. Kur Britania dhe Franca kolonizuan Afrikën, Indinë dhe Arabinë nuk pati terrorrizëm islamik.
Ky helm u shpërnda në 30 vitet e fundit, kur fuqitë e mëdha filluan të financojnë grupe islamike kundër njera-tjetrës duke i armatosur me armë dhe me urrejtje. Kështu u krijuan me rradhë Al Kaeda, ISIS, Hezbollahu, Hamasi dhe historia vazhdon në Palestinë që është kthyer në një shoqëri e marrë peng nga terroristët, ndërkohë që Irani është pothuajse një shtet terrorist.

Kjo çështje që vazhdon, ishte një nga tre arsyet kryesore që rrëzuan qeverinë amerikane në zgjedhjet e fundit.

Prandaj ne që jetojmë në këtë pjesë të botës ku komunizmi, fashizmi, nacionalizmi, dhe radikalizmi fetar mund të ndryshojnë kollaj vendet, duke na kaluar një herë në shi, një herë në breshër dhe pastaj në thatësisë, kemi arsye të besojmë se Amerika po ndryshon. Ne duam që Amerika të ndryshojë si ata njerëzit që presin me sytë nga dielli kur dimri i lë vendin pranverës.
Të zgjohesh një ditë dhe të dëgjosh se Amerika nuk do më luftë është njëlloj sikur të shikosh daljen e dritës nga një re që ka zgjatur njëzet vjet. Retë, pra luftërat dhe frika e tyre ka shumë vjet që kanë nxirë horizontin e botës sonë. Për shkak të luftërave çdo gjë ka ndryshuar dhe po ndryshon me shpejtësi.
Për shkak të Ukrainës, çdo centimër beton në Shqipëri është 50 për qind më shtrenjtë se para luftës. Por kështu është me të gjitha çmimet që nga mielli, nafta e deri te perimet të cilat ushqehen me fertilizues që dikur vinin më lirë nga Lindja. Inflacioni që u dy dhe trefishua vazhdon t’i varfërojë të gjithë, jo vetëm më Shqipëri dhe bota para Luftës në Ukrainë duket si një parajsë e humbur e çmimeve të lira që ndoshta nuk do kthehet më kurrë.

Kjo është bota që kemi humbur sepse liberalët amerikanë dhe ata evropianë nuk arritën dot një kompromis me Rusinë. Ata ndoqën fiksimin e tyre të vjetër, se Rusia është armiku që duhet mundur, duke harruar se e kishin mundur një herë në vitin 1990 si Bashkim Sovjetik. Ta rrahësh një qen dy herë për kaq pak kohë, e ke shtyrë të kthehet në ujk dhe të kafshojë siç po bën.

Po kafshon pjesët e buta të Evropës, kofshët e saj të zbuluara.

Fiksimi i liberalëve amerikanë për të shkatërruar Rusinë duke përdorur një herë Vietnamin, pastaj Korenë, pastaj Afganistanin dhe tani Ukrainën e ndau botën, e militarizoi në ekstrem, varfëroi shumë Evropën, forcoi Kinën, inkurajoi Hamasin dhe Iranin, rriti çmimet dhe inflacionin edhe në Amerikë dhe ua humbi atyre zgjedhjet.
Kjo humbje e luftënixëtsve ishte lajmi më i mirë i dy dekadave të fundit.
Prandaj sot Donald Trump është një mundësi për botën tonë. Sjellja e tij me taksat, me gjykatat amerikane, me dokumentat sekretë, me gratë, me abortet dhe me shtypin nuk janë arsye për të shkuar në luftë. Gjatë gjithë fushatës, ishte qesharake të dëgjoje se sa herë ai thoshte do mbyll një luftë, kundërshtarët liberalë i thoshin, nuk duhet ta bësh sepse ke ngacmuar një grua në një dyqan rrobash. Kjo është njëlloj sikur t’i thuash dikujt që po shuan një zjarr, mos e shuaj sepse t’i dikur ke pirë cigare.
Për ne që jetojmë në mes të zjarrit, nuk ka rëndësi as emri i zjarrëfikësit dhe as marrëdhënia e tij me gratë. Ne duam që ai të shuajë zjarrin. Ne duam që Amerika të mbyllë lufërat, sepse nëse do vazhdonte edhe pak fëmijët tanë mund të shkonin ushtarë në frontin e Ukrainës apo në ndonjë front më afër. Për shkak të Ukrainës, Kosova kërcënohet seriozisht dhe yjet që dikur e përkrahnin këtë vend, përfshi Amerikën, kanë ndryshuar pozicion ç’ka na rrezikon bashkarisht.

Ndryshe nga votuesit amerikanë në Texas apo në Pensylvania, ne jetojmë cdo ditë mbi thëngjinj sa herë kërcënohemi nga bomba atomike e Rusisë, nga inflacioni dhe nga dobësimi i pakthyeshëm i Europës e cila nuk na pranon sepse është kaq e dobët.

Dobësimi i Evropës që shkëlqen në mes të reve, është një mundësi e madhe për Amerikën, për t’i mbyllur lufëtrat. Liderët e shëmtuar europianë nuk kanë më fuqi të thonë jo. Prej kohësh ata i thonë Amerikës vetëm po. Edhe kur ajo lufton edhe kur ajo gabon edhe kur ajo ajo pushton edhe kur ajo pushon.
Europianët i ngjajnë sot Këshillit që drejtonte Konstandinopijën kur ajo u pushtua nga turqit. Ata flasin për cilësinë e ujit ndërkohë që flota armike i bombardon nga deti. Liberalët flasin për transgender në kohë lufte, taman si ata priftërinjtë ortodoksë në Kostandinopojë që flisnin për seksin e ëngjëjve dhe këtë e quajnë demokraci, pra një mundësi për të thënë çfarë të dua, kur të dua, sa herë dua.

Donald Trump nuk e kufizon këtë të drejtë, sepse ai thotë vetë çfarë të dojë, kur të dojë, sa herë të dojë dhe kjo është arsyeja që fitoi. Ai është produkt tipik i demokracisë kaotike prandaj kaosi i tij duket sikur nuk i shkon demokracisë. Gjatë mandatit të parë ai nuk mbylli asnjë gazetë, nuk burgosi asnjë kundërshtar, nuk nxorri asnjë parti jashtë ligjit dhe megjithëse nuk njohu zgjedhjet, e lëshoi zyrën dhe shkoi në shtëpi pa përdorur ushtrinë.

Ndryshimi që ai ka me shumë liberalë, është se ai mendon se demokracia nuk është një instrument i mjaftueshëm për të zgjidhur hallet e botës. Dhe ka shumë të drejtë.
Ai të pranon njëlloj edhe nëse je demokrat edhe nëse nuk je, mjafton të kesh diçka në dorë, pra të kesh fuqi. Nëse nuk i bindesh ai të kërcënon me tarifa në vend të bombave dhe kjo është demokratike. Ai i beson më shumë ekonomisë sesa luftës, më shumë dollarit sesa bombës atomike, më shumë sanksioneve sesa pushtimit.
Meqë kryesisht rreziqet vijnë nga Lindja, ai negocion në emër të Perëndimit për të shuar lufëtrat dhe për t’i futur armët në depo. A duhet t’i kërkojmë atëherë, që në vend që të negociojë me Putinin tërheqjen nga Ukraina ta pyesi pse ka anulluar një koncert të një grupi muzikor me emrin Pussy Riot?

Do ishte e tepërt. Do ishte si biseda e priftërinjve në Kostandinopojë. Ndoshta edhe më keq.

Prandaj sot të gjithë ata që besojnë se lufta është kërcëimi më i madh i demokracive tona, kanë shpresë se Amerika ka votuar për të mos shkuar në luftë.

Dhe për këtë ka zgjedhur Presidentin Donald Trump, i cili edhe nëse nuk e do demokracinë, nuk e shkatërron dot atë.

Kështuqë mirevini ne botën e Donald Trump. Është një argëtim që nuk mbaron asnjeherë me luftë.

Shpresoj.

Prokuroria Themelore në Prizren, 11 aktakuza kundër 14 personave

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për një sërë veprash penale.

Aktakuzat e ngritura përfshijnë disa nga krimet më serioze që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të drejtat e individëve.

Veprat penale për të cilat janë ngritur aktakuza:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë vizitoi Komunën e Suharekës

0

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Suharekës, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, dhe Kryetari i Qendrës së Biznesit në Suharekë, Refki Zogaj.

Gjatë kësaj vizite, u diskutuan mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e biznesit dhe turizmit mes dy vendeve.

Vizita e Ambasadorit Bozsik filloi me një takim në zyrën e kryetarit Muharremaj, ku u prezantuan arritjet dhe projektet zhvillimore që po realizohen në Komunën e Suharekës.

Kryetari Muharremaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit, duke shprehur gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet me shtetin hungarez.

Pas takimit, Ambasadori Bozsik dhe bashkëpunëtorët e tij, Aron Kerekgyarto dhe Bojan Janakievski, morën pjesë në një takim me përfaqësues të bizneseve të Komunës së Suharekës, i cili u mbajt në sallën e Bordit të Drejtorëve.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe eksplorimin e mundësive për bashkëpunim të mundshëm ekonomik mes bizneseve të Kosovës dhe Hungarisë.

Ambasadori Bozsik dhe delegacioni vizituan disa nga bizneset e dalluara të Komunës, duke vlerësuar mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm, përfshirë industrinë dhe turizmin.

Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i mundësive për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Komunës së Suharekës dhe Hungarisë, si dhe ndihma për rritjen e mundësive të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fushat e biznesit dhe turizmit.

Ende ka mundësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, u shpreh Ambasadori Bozsik, duke shtuar se Hungaria është e gatshme të mbështesë zhvillimin e rajonit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve të ekspertizës.

 

DokuFest hap thirrjen për edicionin e radhës të shkollës së filmit “Future is Here”

0

DokuFest ka shpallur thirrjen për edicionin e 13-të të shkollës së filmit, “Future is Here”. Ky aktivitet, sipas njoftimit, çdo vit sjellë nxënës nga e gjithë Kosova në Prizren për një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë dhe pasionin e tyre për krijimin e filmave dokumentarë.

“Kampi mbahet në Prizren nga data 2 deri më 8 janar 2025, gjatë pushimeve dimërore, ku “Future is Here’’ transformohet në një udhëtim një-javor për nxënësit të mësojnë aftësitë thelbësore të filmit: kapjen e skenave, editimin dhe lidhjen e tregimeve që reflektojnë me jetën tyre personale”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrësit në këtë kamp, sipas DokuFestit, do të kenë mundësi të njoftohen dhe trajnohen nga profesionistë të industrisë së filmit, pastaj të eksplorojnë pajisjet e filmit dhe të punojnë ngushtë me moshatarët që ndajnë pasionin për filmbërje.

“Çdo ditë do të kemi diçka të re, nga trajnimi praktik për pajisjet që do të përdoren deri te diskutimet për teknikat e tregimit të historive. E bukura e gjithë eksperiencës është se filmat që do të krijohen gjatë kampit do të jenë pjesë e programit të filmave gjatë edicionit të 24-të të DokuFest , duke prezantuar perspektivat unike të rinisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij kampi dimëror, DokuFest ka sqaruar se synon të sjellë në jetë historitë e rinisë kosovare, duke i kthyer përvojat e tyre në filma.

“Njëkohësisht, synojmë të ndërtojmë një bazë më të fortë për industrinë e filmit në vendin tonë, sidomos në fusha si montazhi, dizajni i tingujve dhe post-produksioni, ku mundësitë shpesh janë të kufizuara”, thuhet në njoftim.

57 fermerë të Prizrenit përfitojnë lopë qumështore

0

Sot, 57 fermerë nga Prizreni kanë përfituar lopë qumështore si pjesë e projektit të Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, “Furnizimi me Mëshqerra Gravide”, që ka për qëllim rritjen e prodhimit të qumështit dhe mbështetje të blegtorisë në rajon.

Në një ceremoni të organizuar të enjten, fermerët morën lopët, të cilat janë sjellë kryesisht nga Çekia, si pjesë e një investimi që synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit të fermave të blegtorisë.

Në këtë ngjarje, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi, i cili theksoi angazhimin e administratës lokale për mbështetje të vazhdueshme për fermerët dhe zhvillimin e sektorit të blegtorisë.

“Komuna e Prizrenit po i jep vëmendje të shtuar sektorit të bujqësisë, duke ofruar mbështetje financiare dhe teknike për blegtorët, që do t’i ndihmojë ata të përmirësojnë produktivitetin dhe kushte më të mira për prodhimin e qumështit”, tha Gashi.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Bexhat Bytyçi, theksoi se përfitues të këtij projekti janë 57 fermerë që tashmë kanë grupe të vogla lope (nga 5-10 krerë), dhe që janë të angazhuar seriozisht në veprimtarinë e blegtorisë. Ai shtoi se kostoja totale e projektit është 141,360 euro, ku komuna ka kontribuar me 85% të shumës, ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga vetë fermerët.

“Ne kemi siguruar lopë të cilësisë së lartë, të cilat do të mundësojnë rritje të prodhimit dhe të ardhura më të larta për fermerët tanë. Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të këtij sektori dhe krijimit të mundësive më të mira për fermerët”, tha Bytyçi.

Dy nga fermerët përfitues, Fehim Krasniqi nga Nasheci dhe Rraman Dervishaj nga Billusha, falënderuan organet komunale për mbështetje dhe shprehën nevojën për projekte të tilla, të cilat janë jetike për zhvillimin e fermave të tyre. Ata theksuan se investimet në blegtori ndihmojnë jo vetëm për rritjen e prodhimit, por edhe për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përforcimin e komunitetit bujqësor në rajon./TV Prizreni

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Nuk e zura

0

Skënder Berisha

Me të aguar brodhi një re
Edhe iku me të shpejtë
Më la më la
E nuk e ndesha më

Hapi dita syrin e kthjelltë
E m’u shtri mbi blinjtë e verdhë
Shteg më shteg u solla kot
Renë e re s’e zura dot

7 tetor 2024