Home Blog Page 843

Në bashkëveprim me një të mitur e sulmuan një person me thikë për t’ia marrë çantën me para, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Një person është arrestuar pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur duke e sulmuar thikë kanë tentuar t’ia marrin një personi tjetër çantën me para.

 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, në Prizren.

Po ashtu në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 06.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur, duke e sulmuar me thikë kanë tentuar t’ia marrin viktimës mashkull  kosovar çantën me para. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Limaj vizitoi konakun e Jemin Destanit në Zojz të Anadrinisë së Prizrenit

0

Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka qëndruar  në konakun e Jemin Destanit, në fshatin Zojz të Anadrinisë së Prizrenit.

Ai ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e  9 shkurtit.

Limaj është shoqëruar nga Kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Ata kanë diskutuar me banorët e zonës për rëndësinë e angazhimit të gjithsecilit në procesin zgjedhor dhe për përpjekjet e Nismës për të sjellë ndryshime pozitive në politikën e Kosovës.

Limaj ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është thelbësore për të forcuar mandatin e Nismës dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë proces dhe të kontribuojnë në drejtimin e vendit drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

0

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të punimeve në sheshin “Shatërvan”.

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren ka njoftuar se, për shkak të punimeve që po realizohen në sheshin “Shatërvan” nga Komuna e Prizrenit, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa zona të qytetit.

Kohëzgjatja e ndërprerjes:

Nga ora 09:00 deri në 17:00, pa ujë do të mbesin këto zona:

1. Rruga e Pushkatarëve

2. Qylani i Vjetër

3. Hotel Kaqinari

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton se  pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në mënyrë të rregullt në këto zona.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Mësohet se sa do të mungoj Neymar pas lëndimit të ri që pësoi

0
Neymar pësoi një dëmtim të radhës në paraqitjen e tij të dytë për Al Hilal, pasi pësoi një dëmtim të ACL që e mbajti jashtë për një vit.
Lëndimi i ri i Neymar është një problem i kofshës, jo gjuri i tij siç konfirmon klubi i tij.

Por ai do të jetë jashtë për të paktën një muaj dhe kjo tanimë është konfirmuar.

“Neymar do t’i nënshtrohet një programi trajtimi dhe rehabilitimi që do të zgjasë katër deri në gjashtë javë”, shkroi Al Hilal në një komunikatë zyrtare të lëshuar.

 

Neymar ka luajtur vetëm shtatë ndeshje që kur nënshkroi për Al Hilal në 2023 për 90 milionë euro nga PSG.

32-vjeçari në shtatë ndeshje të zhvilluara për Al-Hilal ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Handikos në Prizren ofron mbështetje për PAK-të përkundër sfidave aktuale

0

Shoqata Handikos në Prizren ka vazhduar aktivitetet për të mbështetur dhe fuqizuar komunitetin e personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Prizrenit, përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohet në kohët e fundit, veçmas për sigurimin e mjeteve ndihmëse si rezultat i rritjes së kërkesave.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, gjatë tre muajve të fundit janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në këtë drejtim, përfshirë avokimin për punësimin e PAK-ve

“Një nga angazhimet kryesore ka qenë ngritja e çështjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara, sipas ligjit 50/1, por deri tani nuk kemi marrë ende një përgjigje konkrete nga autoritetet”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se gjatë kësaj periudhe kohore 135 persona kanë përfituar mjete ndihmëse dhe 100 të tjerë kanë marrë mjete higjienike, derisa 100 përfitues kanë marrë shërbime psiko-sociale të domosdoshme.

Handikos Prizren ka shprehur mirënjohjen edhe për një donator anonim nga Zvicra, i cili ka sjellë mjete ndihmëse që nga muaji gusht duke mbështetur kësisoj komunitetin e PAK-ve.

Por kjo shoqatë ka pranuar se si rezultat i rritjes së kërkesave po përballet me sfida për sigurimin e mjeteve ndihmëse që janë të domosdoshme për PAK-të.

“Megjithatë, kohët e fundit po përballemi me vështirësi të mëdha dhe mungesë të vazhdueshme të furnizimeve me mjete ndihmëse, për shkak të rritjes së kërkesave nga qytetarët e Prizrenit. Shpresojmë që në të ardhmen të gjejmë një zgjidhje për të vazhduar këtë shërbim jetik, pasi Handikos Prizren mbetet e vetmja OJQ në rajonin e Prizrenit që ofron pajisje dhe mbështetje për të gjithë qytetarët në nevojë”, përfundon njoftimi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Për nëntë muaj, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku

0

Për nëntë muaj, shtatëdhjetë persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se 55 për qind e viktimave në rastet e aksidenteve me fatalitet, janë drejtuesit e automjeteve-shoferët.

“ Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti (2024), (shtatëdhjetë) 70 persona kanë humbur jetën në aksidete të trafikut rrugor dhe rreth 55% prej tyre janë shoferë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se Njësitet patrulluese të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren, me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Ndërsa ka thënë se vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme.

“Kërkojmë sërish nga të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat rrugore, kushtet e rrugës dhe dispozitat tjera ligjore që rrjedhin nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve, që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale. Njësitet tona patrulluese, të rendit, të trafikut dhe ato në autostradë, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve dhe vetem në 24 orët e kaluar nga policia janë shqiptuar 2136 tiketa trafiku për kundervajtje të ndryshme”, ka thënë Hoxha. /Indeksonline

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Noizy u lirua nga paraburgimi në Pejë

0

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, siç duket u lirua nga paraburgimi 48 orësh, pasi u vetë dorëzua të martën në stacionin policor të Pejës.

Ai ka bërë një sërë postimesh në Instagram, duke vërtetuar se është liruar nga paraburgimi.

Noizy fillimisht publikoi një video, duke bërë një lloj përshëndetje për fansat e tij.

Foto: Noizy / Instagram

Për më tepër, ai ka publikuar gjithashtu një fotografi me avokatin e tij, dhe po ashtu bëri një postim tjetër në ‘InstaStory’ për të njoftuar për koncertin e radhës në Prishtinë.

Noizy u vetë-dorëzua të martën në policinë e Pejës për sherrin e bujshëm që ndodhi disa muaj më parë në një klub nate në Pejë.

Foto: Noizy / Instagram

Në këtë përleshje dyshohet se u përfshinë po ashtu edhe reperi Stresi dhe DJ i Noizyt, Dj Crax. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Diell dhe vranësira, temperaturat shkojnë deri në 17 gradë

0

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 17 gradë Celsius, e ato minimalet nga -3 deri në -1 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK-ja.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vrasja me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari pretendon se në procesverbalin e seancës së fundit s‘janë futur disa fjali

0

Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin për vrasjen e M.K., me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari Albert Ademaj dhe avokati i tij Klodian Krasniqi kanë thënë se në procesverbalin nga seanca e fundit të datës 27.09.2024, nuk janë futur disa fjali.Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Krasniqi dhe i mbrojturi i tij Albert Ademaj deklaruan se në procesverbal nuk ishin përshkruar, përkatësisht kërkesa e të akuzuarit Albert Ademaj për përjashtimin e Prokurorit të rastit.I akuzuari Albert Ademaj, tha se ai kishte bërë kërkesën për përjashtimin e prokurorit, Genc Nixha ngase sipas tij i njëjti në seancën e fundit por edhe në seancat e mëhershme i kishte kërcënuar.

Ai tha se prokuroi i ishte drejtuar me fjalët: “mos gabo me kqyr”, “çka po më kqyr”, të cilat fjalë sipas tij nuk ishin cekur në procesverbal.Lidhur me këtë, prokurori Nixha deklaroi se nuk kishte asgjë personale me të akuzuarit, duke shtuar se kërkesa e parashtruar për përjashtimin e tij ishte refuzuar nga ana e kryeprokurorit të shtetit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokati Blerim Mazreku kërkoi nga trupi gjykues, të i njoftonin të njëjtit, nëse në kërkesën për përjashtimin e prokurorit, i kishin bashkangjitur edhe video-incizimet siç kishte kërkuar mbrojtja. Ai shtoi se nëse të njëjtat nuk i ishin bashkangjitur kërkesës në fjalë, kërkoi që të siguroheshin video-incizimet dhe kërkesa për përjashtimin e prokurorit të përsëritej me qëllim që të vendoste kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren.Ndërkaq, avokati Klodian Krasniqi kërkoi që të bëhej verifikimi se a ishte incizuar me audio-incizim seanca e datës 27.09.2024.

Pas kësaj, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Raima Elezi, mori vendim që të sigurohej audio-incizimi nga seanca e datës 27.09.2024.Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në gjykimin e parë, më 28 dhjetor 2023 të akuzuarin Orhan Ademaj e kishte dënuar me 22 vjet burgim, kurse të akuzuarin Albert Ademaj me 13 vjet burgim. Por, ky rast është kthyer në rigjykim me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 3 maj 2024.

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë tani të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëvizë në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rahoveci kujtoi sot 26-vjetorin e rënies heroike të pesë dëshmorëve

0

Në fillim të nëntorit të vitit 1998, në udhëkryqin e Apterushës së Rahovecit, ranë heroikisht Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Ata u përkujtuan sot nga bashkëluftëtarë, familjarë dhe shumë mysafirë, që nderuan jetën dhe veprën e tyre për liri.

Në Rahovec u përkujtuan dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e 26 vjetorit. Toni, Mici, Hamdiu, Bekteshi dhe Neziri do të mbeten udhërrëfyes të luftës për liri, thanë bashkëluftëtarët e tyre.

“Ka qenë një goditje shumë e rëndë, sepse ranë dy heronjtë më të spikatur të Rahovecit me bashkëluftëtarët nga Vushtrria, të cilët kishin ardhur të armatosur nga Shqipëria, të lodhur e rraskapitur, të cilët pas një ndeshje frontale me forcat serbe ranë heroikisht duke luftuar deri në momentin e fundit të jetës së tyre”, tha Ejup Kabashi, ish-bashkëluftëtar.

“Ruajtja dhe kultivimi i këtyre vlerave, është obligim i yni i përditshëm dhe ne mund ta përmbushim vetëm me punë të mira e që ndershme në dobi të vendit tonë. Kështu të rënëve tanë ua përmbushim amanetin”, tha Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit.

“Detyra e parë është hyrja në NATO, për të siguruar edhe sakrificën edhe lirinë, e gjithsesi të lindë dielli në liri në trojet tona, por të lindë në paqe”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve Ermal Mullabazi, tha se dëshmorët ngelen frymëzim për të vazhduar më tutje drejt unitetit kombëtar.

Me 6 nëntor, te Kryqi i Apterushës tek po ktheheshin nga Rahovecit, pesë dëshmorët bien në pritën e forcave serbe në një afërsi shumë të vogël dhe përjetësinë e marrin Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri.

Që nga ajo kohë në vendin e ngjarjes, automjetet me të cilat udhëtonin pesë dëshmorët, kanë ngelur si një kujtesë e lavdishme ndër breza të qëndresës heroike të bijve dhe bijave kosovare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve