5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Rahoveci kujtoi sot 26-vjetorin e rënies heroike të pesë dëshmorëve

Në fillim të nëntorit të vitit 1998, në udhëkryqin e Apterushës së Rahovecit, ranë heroikisht Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Ata u përkujtuan sot nga bashkëluftëtarë, familjarë dhe shumë mysafirë, që nderuan jetën dhe veprën e tyre për liri.

Në Rahovec u përkujtuan dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e 26 vjetorit. Toni, Mici, Hamdiu, Bekteshi dhe Neziri do të mbeten udhërrëfyes të luftës për liri, thanë bashkëluftëtarët e tyre.

“Ka qenë një goditje shumë e rëndë, sepse ranë dy heronjtë më të spikatur të Rahovecit me bashkëluftëtarët nga Vushtrria, të cilët kishin ardhur të armatosur nga Shqipëria, të lodhur e rraskapitur, të cilët pas një ndeshje frontale me forcat serbe ranë heroikisht duke luftuar deri në momentin e fundit të jetës së tyre”, tha Ejup Kabashi, ish-bashkëluftëtar.

“Ruajtja dhe kultivimi i këtyre vlerave, është obligim i yni i përditshëm dhe ne mund ta përmbushim vetëm me punë të mira e që ndershme në dobi të vendit tonë. Kështu të rënëve tanë ua përmbushim amanetin”, tha Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit.

“Detyra e parë është hyrja në NATO, për të siguruar edhe sakrificën edhe lirinë, e gjithsesi të lindë dielli në liri në trojet tona, por të lindë në paqe”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve Ermal Mullabazi, tha se dëshmorët ngelen frymëzim për të vazhduar më tutje drejt unitetit kombëtar.

Me 6 nëntor, te Kryqi i Apterushës tek po ktheheshin nga Rahovecit, pesë dëshmorët bien në pritën e forcave serbe në një afërsi shumë të vogël dhe përjetësinë e marrin Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri.

Që nga ajo kohë në vendin e ngjarjes, automjetet me të cilat udhëtonin pesë dëshmorët, kanë ngelur si një kujtesë e lavdishme ndër breza të qëndresës heroike të bijve dhe bijave kosovare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Lajmet e Fundit