Home Blog Page 8446

“Me kamerë në shtatë luftëra”, historia e përjetimeve të kameramanit

0

me kamereNë Panairin e Librit “Koha” ka promovuar sot edhe një libër të veçantë, që rrëfen përjetimet e tmerrshme të kameramanit Sylejman Kllokoqit, që kishte mbetur në Sarajevën e rrethuar, të mbuluar nga flakët e luftës në fill të vitet e ’90-ta, në krye të detyrës. Bëhet fjalë për librin “Me kamerë në shtatë luftëra”.

Ky ishte libri i katërt i kësaj shtëpie, pas “Këmbëve të gjarprit” të Veton Surroit, “Kapërcimit të ujit të madh”, të Ibrahim Kadriut, dhe “Fjalorit enciklopedik muzikor” të Bajar Berishës.
Për librin e Kllokoqit foli redaktori i tij, Ibrahim Kadriu. Ai shqoi dramën e përjetimeve të këtij kameramani, të cilin përkushtimi profesional e bëri dëshmitar skenash më rrëqethëse, të përjetësuara nga me kamerën e tij të cilat bënë xhiron e botës.

Kadriu tha se Kllokoqi tani shfaqet jo vetëm mjeshtër i fotografisë, që flet shpesh më shumë se fjala, por edhe i rrëfimit, i ndjenjës së të vërejturit.
Vetë autori, Sylejman Kllokoqi, pasi rrëfeu historinë e idesë së këtij libri, u shpreh se kishte pasur momente kur as ëndrra shprese nuk kishte parë se do të shpëtojë i gjallë ndonjëherë.
“KOHA” në këtë panair ka sjellë 14 tituj ndërmjet panaireve, 6 prej të cilëve janë të rinj.
Panairi i Librit “Prishtina 2014” mbyllet më 8 qershor.

LDK në Prizren anulon aktivitete e fushatës

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale,pas tragjedisë që ka ndodhur me punëtorët e KEK-ut.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime familjeve të viktimave dhe të lënduarve i uron shërim sa ma të shpejtë”
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emër të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të komunës së Prizrenit në këto momente të rënda ndanë dhimbjen me familjet e viktimave”
“Me këtë rast, njoftojmë gjithë qytetarët e komunës sonë, në këto moment dhimbjeje, anulojmë të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të planifikuara në orët e pas ditës së sotme”

|Lutemi, që në këto momente, pavarësisht që përgjegjësia duhet të bie mbi dikë, kjo tragjedi mos të keqpërdorët për qëllime fushate”/

Pushimet e nxehta të Iggy Azalea

0

Iggy AzaleaIggy Azalea është duke kaluar një periudhë të suksesshme në karrierën e saj.

Këngëtarja ndodhet në krye të klasifikimeve në SHBA.

Ajo ndodhet në vendin e parë dhe të dytë të US Billboard Hot 100 charts, diçka që e kanë arritur vetëm legjendarët e Beatles.

Dhe, për ta festuar këtë, së bashku me 24-vjetorin, ajo ka marrë një jaht bashkë me të dashurin e vet, basketbollistin e La Lakers, Nick Young.

Iggy ndërkohë, ka ndarë disa foto të nxehta me fansat e vet, ndërsa është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj.

Dyshohet për 5 të vdekur nga shpërthimi në “Kosova A”

0

KEK-u ne ObiliqNjë burim anonim i Koha.net ka thënë se nga shpërthimi i sotëm në KEK, në “Kosovën A”, kanë vdekur punëtorët me iniciale Sh. M. dhe L. Sh. , ndërsa, po sipas këtij burimi, dyshohet se në vendin e shpërthimit gjenden edhe tre trupa të tjerë të pajetë që ende nuk janë identifikuar.

Më herë ishte dyshuar për vetëm tre të vdekur e këtë numër e kishte konfirmuar edhe drejtori i Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu.

Përfaqësues të Mjekësisë ligjore po tentojnë të hyjnë brenda, në vendin e fatkeqësisë ku dyshohet të ketë ende viktima, mirëpo hyrja është e pamundur për shkak të gazrave që pengojnë në hundë e në sy.

Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën si pasojë e shpërthimit në termocentralin Kosova A.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen e jetës së punëtorëve të KEK-ut dhe lëndimin e disa të tjerëve, si pasojë e shpërthimit që ndodhi paraditen e sotme në Termocentralin Kosova A.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së familjarëve tuaj.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen më të lartë institucionale për familjarët e viktimave, uroj që të lënduarit nga ky shpërthim të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

LDK mohon mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve

0

LDK-logo5-23Zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë mohuar mundësinë e shtyrjeve të zgjedhjeve në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë pëlqimin për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të shpërthimit të KEK.

Zyrtarë të LDK’së kanë thënë për Express në kushte anonimiteti se nuk kanë biseduar për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa anëtari i KQZ’së Florian Dushi ka thënë në Facebook se zgjedhjet mbahen të dielën.

“ Mos spekuloni, zgjehdhjet mbahen me 8 qershor”

Isa Mustafa pajtohet për të shtyrë zgjedhjet, Thaçi pret presidenten

0

HashimThaci-IsaMustafaLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se është i pajtimit që zgjedhjet të shtyhen pas kësaj tragjedie që ka ndodhur sot në KEK e cila ka lënë të vdekur së paku tre persona deri më tani.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se për këtë vendim duhet të vendos presidentja.

Tani pritet që presidentja të dal me një komunikatë nëse do të shtyhen zgjedhjet apo jo.

Edhe PDK në Prizren anulon fushatën elektorale

0

PDK-dega PrizrenEdhe PDK-ja në Prizren ka anuluar të gjitha aktivitetet politike, për shkak tragjedisë ë ka ndodhur në KEK.

” Ju njoftojmë se Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Prizren, anulon të gjitha tubimet publike të parapara për ditën e sotme, në shenjë solidariteti me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë të punëtorëve të KEK-ut”.

“Gjithashtu me këtë rast me të gjithë familjarët ndajmë dhimbjen për këtë fatkeqësi të rëndë, ndërkaq të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt”.

Nisma dhe BD në Prizren anulojnë tumbimin përmbyllës

0

Nisma pë r Kosovë dhe Bashkimi Demokratik në Prizren, kanë anuluar tubimin pë rmbyllë s të fushatë s, i cili ishte paraparë të mbahet sot në ora 18:00

“Njoftojmë strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Prizrenit se tubimi përmyllës i fushatës elektorale të koalicionit NISMA-BD , paraparë të mbahet sot në ora 18:00 .

“Ky tubim anulohet në shenjë solidariteti me familjet e të vdekurve dhe të lënduarve në ketë tragjedi, e cila ka ndodhur sot në Termocentralin Kosova A.”

“NISMA dhe BD ngushllon familjet e punëtorëve që kanë humbur jetën tragjikisht “

Prizren, 14 vjet burgim për vrasjen e dhëndrit

0

Gjykata-qekiqi

14 vjet burgim ia shqiptoi Gjykata Themelore në Prizren të akuzuarit Elez Kadrijaj, për shkak të vrasjes së dhëndrit F. Nuhiaj, përderisa tre djemtë e tij për pjesëmarrje në rrahje janë dënuar me gjobë ne shumën 6 mijë euro.

Gjykatësja Raima Elezi në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda, shpalli fajtor Elez Kadrijaj nga fshati Vërmicë e Prizrenit i cili më 2 janar të vitit të kaluar pas një përleshje pat vrarë me pistoletë dhëndrin e tij, F. Nuhiaj nga fshati Gjonaj.

Mosmarrëveshjet familjare, quan në konflikt ndërmjet Elez Kadriajt dhe djemve të tij, Demir Kadrijaj, Besnik Kadrijaj, Hidajet Kadrijaj

Siç ka vlerësuar Prokuroria e tëra është shktuar për motive të ulta, ndërsa vrasja pat ndodhur në oborrin e qendrës tregtare “Ben-Af” në Prizren, pas një zënke që kishte filluar në brendi të këtij kompleksi afarist.

Me aplikimin e Dispozitave mbi shqiptimin e dënimit unik, Gjykata vendosi që të akuzuarin Elez Kadrijaj për veprën penale të vrasjes ta dënoi me 14 vite, në të cilën dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe do t’i vazhdohet paraburgimi gjerë në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të akuzuarit Demir Kadrija, Besnik Kadrija e Hidajë Kadrijaj, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje janë dënuar me gjobë. Secili prej tyre duhet të paguajë shumën prej 2.000 (dymijë ) euro./Zeri/